ACTS
Chapter 8
Acts | Alb | 8:1 | Por Sauli e kishte miratuar vrasjen e tij. Në atë kohë u bë një përndjekje e madhe kundër kishës që ishte në Jeruzalem; dhe të gjithë u shpërndanë nëpër krahinat e Judesë dhe të Samarisë, me përjashtim të apostujve. | |
Acts | Alb | 8:3 | Por Sauli po shkatërronte kishën: hynte shtëpi më shtëpi, merrte me vete burra dhe gra dhe i fuste në burg. | |
Acts | Alb | 8:6 | Dhe turmat, me një mendje të vetme, dëgjonin me vëmendje gjërat që thoshte Filipi, duke dëgjuar dhe duke parë mrekullitë që ai bënte. | |
Acts | Alb | 8:7 | Frymëra të ndyra, pra, dilnin nga shumë të idemonizuar, duke bërtitur me zë të lartë; dhe shumë të paralizuar e të çalë shëroheshin. | |
Acts | Alb | 8:9 | Prej kohësh në atë qytet ishte një njeri që quhej Simon, i cili merrej me magji dhe i bënte të çuditeshin njerëzit e Samarisë, gjoja sikur ishte njeri i madh. | |
Acts | Alb | 8:10 | Dhe të gjithë, nga më i madhi te më i vogli, ia vinin veshin, duke thënë: ''Ky është fuqia e madhe e Perëndisë''. | |
Acts | Alb | 8:11 | Dhe e dëgjonin, sepse prej një kohe të gjatë ai i kishte mahnitur me mjeshtrinë e tij prej magjistari. | |
Acts | Alb | 8:12 | Por, kur i besuan Filipit, që shpalli lajmin e mirë të gjërave të mbretërisë së Perëndisë dhe emrin e Jezu Krishtit, burra dhe gra u pagëzuan. | |
Acts | Alb | 8:13 | Besoi edhe Simoni dhe, mbasi u pagëzua, rrinte vazhdimisht me Filipin; dhe, duke parë veprat e fuqishme dhe shenjat që ishin bërë, mbeti i çuditur. | |
Acts | Alb | 8:14 | Por kur apostujt dëgjuan në Jeruzalem se Samaria kishte pranuar fjalën e Perëndisë, i dërguan atyre Pjetrin dhe Gjonin. | |
Acts | Alb | 8:16 | sepse ende nuk kishte zbritur mbi asnjë prej tyre, por ata vetëm ishin pagëzuar në emër të Zotit Jezus. | |
Acts | Alb | 8:18 | Dhe Simoni, kur pa se me vënien e duarve të apostujve jepej Fryma e Shenjtë, u ofroi atyre para, | |
Acts | Alb | 8:19 | duke thënë: ''Ma jepni edhe mua këtë pushtet, që ai të cilit do t'i vë duart, të marrë Frymën e Shenjtë''. | |
Acts | Alb | 8:20 | Por Pjetri i tha: ''Le të humbasë paraja jote dhe ti bashkë me të, sepse ti mendove se mund ta blesh me para dhuratën e Perëndisë. | |
Acts | Alb | 8:21 | Ti nuk ke as pjesë as short në këtë gjë, sepse zemra jote nuk është e drejtë përpara Perëndisë. | |
Acts | Alb | 8:22 | Pendohu, pra, për këtë ligësi që ke dhe lutju Perëndisë që, po të jetë e mundur, të të falet mendimi i zemrës sate. | |
Acts | Alb | 8:24 | Dhe Simoni, duke u përgjigjur, tha: ''Lutjuni ju Zotit për mua, që të mos më ndodhë asgjë nga ato që thatë''. | |
Acts | Alb | 8:25 | Ata, pra, pasi dhanë dëshmi dhe predikuan fjalën e Zotit, u kthyen në Jeruzalem, mbasi ungjillzuan shumë fshatra të Samaritanëve. | |
Acts | Alb | 8:26 | Dhe një engjëll i Zotit i foli Filipit, duke i thënë: ''Çohu dhe shko drejt jugut, në rrugën që nga Jeruzalemi zbret në Gaza; ajo është e shkretë''. | |
Acts | Alb | 8:27 | Ai u ngrit dhe u nis; dhe ja, një njeri Etiopas, eunuk, një zyrtar i lartë i Kandaces, mbretëreshës së Etiopisë, përgjegjës i të gjitha thesareve të saj, i cili kishte ardhur në Jeruzalem për të adhuruar. | |
Acts | Alb | 8:30 | Filipi iu turr afër dhe, duke dëgjuar se po lexonte profetin Isaia, i tha: ''A e kupton atë që lexon?''. | |
Acts | Alb | 8:31 | Ai tha: ''E si do të mundja, po s'pata një që të më udhëzojë?''. Pastaj iu lut Filipit të hipë dhe të ulet pranë tij. | |
Acts | Alb | 8:32 | Por pjesa e Shkrimit që ai po lexonte ishte kjo: ''Atë e çuan si delja në thertore; dhe ashtu si qengji është memec përpara qethtarit, kështu ai nuk e hapi gojën e vet. | |
Acts | Alb | 8:33 | Në përuljen e tij iu mohua çfarëdolloj drejtësie; po kush do të mund ta përshkruajë brezin e tij? Sepse jeta e tij u hoq nga toka''. | |
Acts | Alb | 8:34 | Dhe eunuku iu kthye Filipit dhe tha: ''Të lutem, për kë e thotë profeti këtë? Për veten e vet apo për ndonjë tjetër?''. | |
Acts | Alb | 8:36 | Dhe, ndërsa po vazhdonin rrugën, arritën në një vend me ujë. Dhe eunuku tha: ''Ja uji! Çfarë më pengon të pagëzohem?''. | |
Acts | Alb | 8:37 | Dhe Filipi tha: ''Nëse ti beson me gjithë zemër, mund ta bësh''. Dhe ai u përgjigj duke thënë: ''Unë besoj se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë''. | |
Acts | Alb | 8:38 | Urdhëroi atëherë të ndalet karroca, dhe të dy, Filipi dhe eunuku, zbritën në ujë dhe ai e pagëzoi. | |
Acts | Alb | 8:39 | Kur dolën nga uji, Fryma e Zotit e rrëmbeu Filipin dhe eunuku nuk e pa më; por e vazhdoi rrugën e tij me plot gëzim. | |