PROVERBS
Chapter 12
Prov | Alb | 12:2 | Njeriu i mirë gëzon përkrahjen e Zotit, por ky do të dënojë njeriun që sajon plane të këqija. | |
Prov | Alb | 12:3 | Njeriu nuk bëhet i qëndrueshëm me pabesinë, por rrënja e të drejtëve nuk do të lëvizet kurrë. | |
Prov | Alb | 12:4 | Gruaja e virtytshme është kurora e burrit të saj, por ajo që e turpëron është si një krimb në kockat e tij. | |
Prov | Alb | 12:6 | Fjalët e të pabesëve rrinë në pritë për të derdhur gjak, por goja e njerëzve të drejtë do t'i çlirojë. | |
Prov | Alb | 12:7 | Të pabesët janë përmbysur dhe nuk janë më, por shtëpia e të drejtëve do të mbetet më këmbë. | |
Prov | Alb | 12:8 | Një njeri lëvdohet për gjykimin e tij, por ai që ka një zemër të çoroditur do të përçmohet. | |
Prov | Alb | 12:9 | Éshtë më mirë të të çmojnë pak dhe të kesh një shërbëtor, se sa të të nderojnë dhe të mos kesh bukë. | |
Prov | Alb | 12:10 | I drejti kujdeset për jetën e bagëtisë së tij, por të përbrendshmet e të pabesëve janë mizore. | |
Prov | Alb | 12:11 | Kush punon tokën e tij do të ngopet me bukë, por ai që shkon pas kotësive është pa mend. | |
Prov | Alb | 12:13 | Njeriu i keq kapet në kurthin e mëkatit të buzëve të tij, por i drejti do t'i shpëtojë fatkeqësisë. | |
Prov | Alb | 12:14 | Njeriu do të ngopet me të mira për frytin e gojës së tij, dhe secili do të marrë shpërblimin simbas veprës së duarve të tij. | |
Prov | Alb | 12:15 | Rruga e budallait është e drejtë para syve të tij, por ai që dëgjon këshillat është i urtë. | |
Prov | Alb | 12:17 | Ai që thotë të vërtetën shpall atë që është e drejtë, por dëshmitari i rremë thotë mashtrime. | |
Prov | Alb | 12:18 | Kush flet pa mend është si ai që shpon me shpatë, por gjuha e të urtëve sjell shërim. | |
Prov | Alb | 12:19 | Buza që thotë të vërtetën, do të bëhet e qëndrueshme përjetë, por gjuha që gënjen zgjat vetëm një çast. | |
Prov | Alb | 12:20 | Mashtrimi është në zemrën e atyre që kurdisin të keqen, por për ata që këshillojnë paqen ka gëzim. | |
Prov | Alb | 12:22 | Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Zotin, por ata që veprojnë me çiltërsi i pëlqejnë atij. | |
Prov | Alb | 12:23 | Njeriu i matur e fsheh diturinë e tij, por zemra e budallenjve shpall budallallëkun e tyre. | |
Prov | Alb | 12:24 | Dora e njeriut të kujdeshëm do të sundojë, por dora e përtacëve do t'i nënshtrohet punës së detyrueshme. | |
Prov | Alb | 12:26 | I drejti e zgjedh me kujdes shokun e tij, por rruga e të pabesëve i bën që të humbasin. | |
Prov | Alb | 12:27 | Përtaci nuk e pjek gjahun e tij, por kujdesi për njeriun është një pasuri e çmueshme. | |