PROVERBS
Chapter 31
Prov | Alb | 31:2 | Çfarë të të them, biri im? Çfarë të të them, biri i barkut tim? Çfarë të të them, bir i zotimeve të mia? | |
Prov | Alb | 31:4 | Nuk u shkon mbretërve, o Lemuel, nuk u shkon mbretërve të pinë verë as princave të dëshirojnë pije dehëse, | |
Prov | Alb | 31:5 | sepse duke pirë të mos harrojnë ligjin dhe të mos shtrembërojnë të drejtën e të pikëlluarve. | |
Prov | Alb | 31:6 | Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar. | |
Prov | Alb | 31:8 | Hape gojën tënde në favor të memecit, në mbrojtje të të gjithë atyre që janë lënë pas dore. | |
Prov | Alb | 31:10 | Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve. | |
Prov | Alb | 31:15 | Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj. | |
Prov | Alb | 31:21 | Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë. | |
Prov | Alb | 31:22 | Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta. | |
Prov | Alb | 31:30 | Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet. | |