PROVERBS
Chapter 15
Prov | Alb | 15:2 | Gjuha e të urtëve përdor dijen ndershmërisht, por goja e budallenjve nxjerr marrëzira. | |
Prov | Alb | 15:5 | Budallai e përçmon korrigjimin e atit të tij, por ai që e çmon kritikën vepron me zgjuarsi. | |
Prov | Alb | 15:6 | Në shtëpinë e të drejtit ka bollëk të madh, por në të ardhurat e të pabesit ka telashe. | |
Prov | Alb | 15:8 | Sakrifica e të pabesëve është një neveri për Zotin, por lutja e njerëzve të drejtë i pëlqen atij. | |
Prov | Alb | 15:10 | Një qortim i rëndë pret atë që braktis rrugën e drejtë, ai që urren kritikën ka për të vdekur. | |
Prov | Alb | 15:13 | Një zemër e gëzuar e bën të lumtur fytyrën, por nga pikëllimi i zemrës fryma dërrmohet. | |
Prov | Alb | 15:15 | Të gjitha ditët e të varfërit janë të këqija, por për një zemër të kënaqur ka festë përherë. | |
Prov | Alb | 15:17 | Më mirë një pjatë me perime në të cilën ka dashuri se sa një ka i majmur në të cilin ka urrejtje. | |
Prov | Alb | 15:19 | Rruga e përtacit është si një gardh ferrash, por shtegu i njerëzve të drejtë është i sheshtë. | |
Prov | Alb | 15:23 | Një njeri ndjen gëzim kur mund të jap një përgjigje dhe sa e mirë është fjala që thuhet në kohën e duhur! | |
Prov | Alb | 15:25 | Zoti do të shkatërrojë shtëpinë e krenarëve, por do t'i bëjë të qëndrueshëm kufijtë e gruas së ve. | |
Prov | Alb | 15:27 | Kush lakmon fitime vë në rrezik shtëpinë e vet, por ai që i urren dhuratat ka për të jetuar. | |
Prov | Alb | 15:28 | Zemra e të drejtit mendon thellë se si duhet të përgjigjet, por goja e të pabesit vjell gjëra të këqija. | |
Prov | Alb | 15:32 | Kush nuk pranon qortimin e përçmon vetë shpirtin e tij, por ai që dëgjon qortimin bëhet më i urtë. | |