PROVERBS
Chapter 10
Prov | Alb | 10:1 | Fjalët e urta të Salomonit. Një fëmijë e urtë e gëzon të atin, por një fëmijë budalla i shkakton vuajtje nënes së vet. | |
Prov | Alb | 10:3 | Zoti nuk do të lejojë që i drejti të vuajë nga uria, por hedh poshtë dëshirën e të pabesëve. | |
Prov | Alb | 10:4 | Kush punon me dorë përtace varfërohet, por dora e njerëzve të zellshëm të bën të pasurohesh. | |
Prov | Alb | 10:5 | Ai që mbledh gjatë verës është një bir i matur, por ai që fle në kohën e korrjeve është një bir që të mbulon me turp. | |
Prov | Alb | 10:9 | Ai që ecën në ndershmëri ecën i sigurt, por ai që ndjek rrugë dredharake ka për t'u zbuluar. | |
Prov | Alb | 10:13 | Dituria gjendet mbi buzët e atyre që kanë mendje, por shkopi është për kurrizin e atyre që nuk kanë mend. | |
Prov | Alb | 10:15 | Begatia e të pasurit është qyteti i tij i fortë; shkatërrimi i të varfërit është varfëria e tyre. | |
Prov | Alb | 10:21 | Buzët e të drejtit ushqejnë mjaft njerëz, por budallenjtë vdesin sepse nuk kanë mend. | |
Prov | Alb | 10:23 | Kryerja e një kobi për budallanë është si një zbavitje; kështu është dituria për njeriun që ka mend. | |
Prov | Alb | 10:24 | Të pabesit i ndodh ajo nga e cila trembet, por njerëzve të drejtë u jepet ajo që dëshirojnë. | |
Prov | Alb | 10:26 | Ashtu si uthulla për dhëmbët dhe tymi për sytë, kështu është dembeli për ata që e dërgojnë. | |
Prov | Alb | 10:29 | Rruga e Zotit është një kala për njeriun e ndershëm, por është shkatërrim për ata që kryejnë padrejtësi. | |