PROVERBS
Chapter 14
Prov | Alb | 14:2 | Kush ecën në drejtësinë e tij ka frikë nga Zoti, por ai që çoroditet në rrugët e tij e përçmon atë. | |
Prov | Alb | 14:3 | Në gojën e budallait gjejmë farën e kryelartësisë, por të urtët e ruajnë gojën e tyre. | |
Prov | Alb | 14:6 | Tallësi kërkon diturinë dhe nuk e gjen, por dija është një gjë e lehtë për atë që ka mend. | |
Prov | Alb | 14:8 | Dituria e njeriut të matur qëndron në të dalluarit e rrugës së tij, por marrëzia e budallenjve është mashtrim. | |
Prov | Alb | 14:10 | Zemra njeh trishtimin e vet, por një i huaj nuk mund të marrë pjesë në gëzimin e saj. | |
Prov | Alb | 14:11 | Shtëpia e të pabesëve do të shkatërrohet, por çadra e njerëzve të drejtë do të lulëzojë. | |
Prov | Alb | 14:12 | Éshtë një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes. | |
Prov | Alb | 14:13 | Edhe kur qesh, zemra mund të jetë e pikëlluar, dhe vetë gëzimi mund të përfundojë në vuajtje. | |
Prov | Alb | 14:14 | Zemërpërdali do të ngopet me rrugët e tij, dhe njeriu i mirë do të ngopet me frytet e tij. | |
Prov | Alb | 14:15 | Budallai i beson çdo fjale, por njeriu i matur tregon kujdes të veçantë për hapat e tij. | |
Prov | Alb | 14:16 | Njeriu i urtë i trëmbet së keqes dhe largohet prej saj, por budallai zemërohet dhe është fodull. | |
Prov | Alb | 14:17 | Ai që zemërohet me lehtësi kryen marrëzi dhe njeriu që ka qëllime të këqija është i urryer. | |
Prov | Alb | 14:19 | Njerëzit e këqij do të përkulen përpara njerëzve të mirë dhe të pabesët në portat e të drejtëve. | |
Prov | Alb | 14:21 | Kush përçmon të afërmin e vet, mëkaton, por ai që ka mëshirë për të varfërit është i lumtur. | |
Prov | Alb | 14:22 | A nuk devijojnë, vallë nga rruga e drejtë ata që kurdisin të keqen? Por ata që mendojnë të mirën kanë për të gjetur mirësi dhe të vërtetën. | |
Prov | Alb | 14:24 | Kurora e njerëzve të urtë është pasuria e tyre, por marrëzia e budallenjve është marrëzi. | |
Prov | Alb | 14:25 | Një dëshmitar që thotë të vërtetën shpëton jetën e njerëzve, por një dëshmitar i rremë thotë gënjeshtra. | |
Prov | Alb | 14:26 | Në frikën e Zotit gjendet një siguri e madhe, dhe bijtë e tij do të kenë një vend strehimi. | |
Prov | Alb | 14:28 | Lavdia e mbretit qëndron në turmën e popullit, por shkatërrimi i princit qëndron në mungesën e njerëzve. | |
Prov | Alb | 14:29 | Kush është i ngadalshëm në zemërim është shumë i matur, por ai që rrëmbehet me lehtësi vë në dukje marrëzinë e tij. | |
Prov | Alb | 14:30 | Një zemër e shëndoshë është jetë për trupin, por lakmia është krimbi brejtës i kockave. | |
Prov | Alb | 14:31 | Kush shtyp të varfërin fyen rëndë atë që e ka bërë, por ai që ka mëshirë për nevojtarin e nderon atë. | |
Prov | Alb | 14:32 | I pabesi përmbyset nga vetë ligësia e tij, por i drejti ka shpresë në vetë vdekjen e tij. | |
Prov | Alb | 14:33 | Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh. | |