PROVERBS
Chapter 3
Prov | Alb | 3:3 | Mirësia dhe e vërteta mos të lënçin kurrë; lidhi rreth qafës, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate; | |
Prov | Alb | 3:10 | hambarët e tu të grurit do të jenë plot e përplot dhe vozat e tua do të gufojnë me musht. | |
Prov | Alb | 3:14 | Sepse fitimi i tij është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar. | |
Prov | Alb | 3:15 | Ajo është më e çmuar se perlat dhe mbarë gjërat më të këndshme nuk mund të barazohen me të. | |
Prov | Alb | 3:21 | Biri im, këto gjëra mos u largofshin kurrë nga sytë e tu. Mbaje diturinë dhe të menduarit. | |
Prov | Alb | 3:24 | Kur do të biesh për të fjetur, nuk do të kesh frikë; po, do të biesh dhe gjumi yt do të jetë i ëmbël. | |
Prov | Alb | 3:25 | Nuk do të druash llahtarën e papritur, as shkatërrimin e të pabesëve kur do të ndodhë, | |
Prov | Alb | 3:26 | sepse Zoti do të jetë pranë teje dhe do të pengojë që këmba jote të kapet në ndonjë lak. | |
Prov | Alb | 3:28 | Mos i thuaj të afërmit tënd: "Shko dhe kthehu; do të të jap nesër", kur e ke me vete gjënë e nevojshme. | |
Prov | Alb | 3:29 | Mos kurdis asnjë të keqe kundër të afërmit tënd, ndërsa ai banon me besim bashkë me ty. | |
Prov | Alb | 3:32 | sepse Zoti e neverit njeriun e çoroditur, por këshilla e tij është për njerëzit e ndershëm. | |