PROVERBS
Chapter 17
Prov | Alb | 17:1 | Éshtë më mirë një copë bukë thatë me paqe se sa një shtëpi plot me kafshë të vrara me grindje. | |
Prov | Alb | 17:2 | Shërbëtori që vepron me urtësi ka për të sunduar mbi të birin që e turpëron dhe do të marrë një pjesë të trashëgimisë bashkë me vëllezërit. | |
Prov | Alb | 17:5 | Ai që përqesh të varfërin fyen Atë që e ka krijuar; ai që kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. | |
Prov | Alb | 17:7 | Budallait nuk i shkon një e folur e bukur, aq më pak princit nuk i shkojnë buzë gënjeshtare, | |
Prov | Alb | 17:8 | Një dhuratë është një gur i çmuar në sytë e atij që e ka; ngado që kthehet, ai ia del. | |
Prov | Alb | 17:9 | Kush mbulon një faj fiton dashuri, por kush i rikthehet përsëri ndan miqtë më të mirë. | |
Prov | Alb | 17:11 | Njeriu i keq nuk kërkon gjë tjetër veç të ngrerë krye, prandaj do të dërgohet kundër tij një lajmëtar mizor. | |
Prov | Alb | 17:12 | Éshtë më mirë të takosh një harushë se cilës i kanë vjedhur këlyshët e vet se sa një budalla në marrëzinë e tij. | |
Prov | Alb | 17:14 | Të fillosh një grindje është sikur t'u çelësh rrugë ujërave; prandaj ndërprite grindjen përpara se të acarohet. | |
Prov | Alb | 17:15 | Ai që nxjerr të pafajshëm fajtorin dhe ai që dënon të drejtin janë që të dy të neveritshëm për Zotin. | |
Prov | Alb | 17:16 | Ç'duhet paraja në duart e budallait? Mos vallë për të blerë dituri, kur ai nuk ka mend fare? | |
Prov | Alb | 17:20 | Njeriu zemërshthurur nuk gjen asnjë të mirë, dhe ai që ka gjuhën e çoroditur bie në telashe. | |
Prov | Alb | 17:21 | Atij që i lind një budalla do t'i vijnë hidhërime dhe ati i një budallai nuk mund të ketë gëzim. | |
Prov | Alb | 17:24 | Dituria qëndron para atij që ka mend, por sytë e budallait enden deri në cepat më të largëta të dheut. | |
Prov | Alb | 17:25 | Biri budalla është një burim vuajtjesh për atin e tij dhe hidhërim për atë që e ka lindur. | |
Prov | Alb | 17:27 | Kush i mat fjalët e veta ka dije, dhe kush ka një shpirt të qetë është njeri i matur. | |