PROVERBS
Chapter 11
Prov | Alb | 11:3 | Njerëzit e drejtë udhëhiqen nga ndershmëria, por ligësia e të pabesëve do t'i shkatërrojë këta. | |
Prov | Alb | 11:5 | Drejtësia e njeriut të ndershëm i hap rrugën, por i pabesi bie për shkak të paudhësisë së tij. | |
Prov | Alb | 11:6 | Drejtësia e njerëzve të drejtë i çliron këta, por njerëzit e pabesë do të kapen nga vetë ligësia e tyre. | |
Prov | Alb | 11:7 | Kur vdes një i pabesë, shpresa e tij humb dhe shpresa e njerëzve të padrejtë davaritet. | |
Prov | Alb | 11:9 | Me gojën e tij hipokriti shkatërron të afërmin e tij, por të drejtët çlirohen për shkak të dijes së tyre. | |
Prov | Alb | 11:10 | Kur të drejtët begatohen, qyteti gëzohet; por kur vdesin të pabesët, dëgjohen britma gëzimi. | |
Prov | Alb | 11:11 | Nga bekimi i njerëzve të drejtë qyteti ngrihet, por goja e të pafeve e çon në shkatërrim. | |
Prov | Alb | 11:13 | Kush shkon rreth e qark duke përfolur, nxjerr sekretet, por ai që ka një shpirt besnik i fsheh ato. | |
Prov | Alb | 11:14 | Pa një udhëheqje të urtë populli bie, por gjen shpëtim në numrin e madh të këshilltarëve. | |
Prov | Alb | 11:15 | Kush bëhet garant për një të huaj do të pësojë dëmet e këtij veprimi, por ai që refuzon të japë dorën si garant është i sigurt. | |
Prov | Alb | 11:18 | I pabesi realizon një fitim të rremë, por ai që mbjell drejtësi do të ketë një shpërblim të sigurt. | |
Prov | Alb | 11:20 | Të çoroditurit nga zemra janë të neveritur për Zotin, por ata që janë të ndershëm në sjelljen e tyre pëlqehen nga ai. | |
Prov | Alb | 11:21 | Edhe kur i shtrëngon dorën një tjetri për një besëlidhje, njeriu i keq nuk do të mbetet i pandëshkuar, por pasardhësit e të drejtëve do të shpëtojnë. | |
Prov | Alb | 11:22 | Si një unazë ari në feçkën e një derri, kështu është një grua e bukur që nuk ka mend. | |
Prov | Alb | 11:24 | Ka nga ata që shkapërderdhin bujari dhe bëhen më të pasur, dhe ka nga ata që kursejnë më tepër se duhet dhe bëhen gjithnjë e më të varfër. | |
Prov | Alb | 11:26 | Populli mallkon atë që nuk pranon të japë grurin, por bekimi bie mbi kokën e atij që e shet. | |
Prov | Alb | 11:27 | Kush kërkon me zell të mirën fiton dashamirësinë, por ai që kërkon të keqen, kjo do t'i bjerë mbi të. | |
Prov | Alb | 11:28 | Kush ka besim në pasuritë e tij do të rrëzohet, por të drejtët do të çelin si gjethe. | |
Prov | Alb | 11:29 | Ai që bën rrëmujë në shtëpinë e vet do të trashëgojë erën, dhe budallai do të jetë shërbëtori i atij që është i urtë nga zemra. | |
Prov | Alb | 11:30 | Fryti i të drejtit është një dru i jetës, dhe ai që shtie në dorë shpirtërat është i urtë. | |