PROVERBS
Chapter 20
Prov | Alb | 20:1 | Vera është tallëse, pija dehëse është e turbullt dhe kush jepet pas tyre nuk është i urtë. | |
Prov | Alb | 20:2 | Frika e mbretit është si ulërima e luanit; kush ia nxit zemërimin mëkaton kundër vetë jetës së vet. | |
Prov | Alb | 20:4 | Përtaci nuk lëron për shkak të të ftohtit; për pasojë do të lypë në kohën e vjeljeve, por nuk do të ketë asgjë. | |
Prov | Alb | 20:5 | Këshilla në zemrën e njeriut është si uji i thellë, por njeriu me mend do të dijë të mbushë nga ai ujë. | |
Prov | Alb | 20:10 | Peshimi i dyfishtë dhe matja e dyfishtë janë që të dyja gjëra të neveritshme për Zotin. | |
Prov | Alb | 20:13 | Mos e duaj gjumin që të mos varfërohesh; mbaji sytë hapur dhe do të kesh bukë sa të ngopesh. | |
Prov | Alb | 20:14 | "Éshtë i keq, është i keq", thotë blerësi; por mbasi ai ka ikur, lavdërohet për blerjen. | |
Prov | Alb | 20:15 | Ka flori dhe margaritarë të shumtë, por buzët e pasura me dije janë një xhevahir i çmuar. | |
Prov | Alb | 20:16 | Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj, dhe mbaje si peng për gruan e huaj. | |
Prov | Alb | 20:17 | Buka e nxjerrë me hile është e ëmbël për njeriun, por pastaj goja e tij do të mbushet me zaje. | |
Prov | Alb | 20:19 | Ai që shkon poshtë e lart duke përfolur tregon sekretet; prandaj mos u shoqëro me atë që flet tepër. | |
Prov | Alb | 20:22 | Mos thuaj: "Do t'i përgjigjem së keqes me të keqen"; ki shpresë te Zoti dhe ai do të të shpëtojë. | |
Prov | Alb | 20:23 | Peshimi i dyfishtë është i neveritshëm për Zotin dhe peshorja e pasaktë nuk është një gjë e mirë. | |
Prov | Alb | 20:25 | Éshtë një kurth për njeriun të marrë një zotim pa e matur mirë dhe, mbasi ta ketë marrë, të mendohet. | |
Prov | Alb | 20:27 | Shpirti i njeriut është llamba e Zotit, që vëzhgon tërë skutat më të fshehta të zemrës. | |
Prov | Alb | 20:28 | Mirësia dhe besnikëria ruajnë mbretin; ai e bën të qëndrueshëm fronin e tij me anë të mirësisë. | |