Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
MATTHEW
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 24
Matt Alb 24:1  Tani kur Jezusi doli nga tempulli dhe po largohej, dishepujt e tij iu afruan për t'i treguar ndërtesat e tempullit.
Matt Alb 24:2  Por Jezusi u tha atyre: ''A nuk i shikoni ju të gjitha këto? Në të vërtetë po ju them se këtu nuk do të mbetet asnjë gur mbi gur që nuk do të rrënohet''.
Matt Alb 24:3  Pastaj, kur ai u ul të rrinte në malin e Ullinjve, dishepujt e vet iu afruan mënjanë dhe i thanë: ''Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra? Dhe cila do të jetë shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit të botës?''.
Matt Alb 24:4  Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: ''Ruhuni se mos ju mashtron ndokush!
Matt Alb 24:5  Sepse shumë do të vijnë në emrin tim, duke thënë: "Unë jam Krishti" dhe do të mashtrojnë shumë njërëz.
Matt Alb 24:6  Atëherë do të dëgjoni të flitet për lufta dhe për ushtima luftash; ruhuni të mos shqetësoheni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin, por ende mbarimi nuk do të ketë ardhur.
Matt Alb 24:7  Do të ngrihet, pra, popull kundër populli dhe mbretëri kundër mbretërie; do të ketë zi buke, murtajë dhe tërmete në vende të ndryshme.
Matt Alb 24:8  Por të gjitha këto gjëra do të jenë vetëm fillimi i dhembjeve të lindjes.
Matt Alb 24:9  Atëherë do t'ju dorëzojnë në mundime dhe do t'ju vrasin; dhe të gjithë kombet do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim.
Matt Alb 24:10  Atëherë shumë do të skandalizohen, do ta tradhëtojnë njeri tjetrin dhe do të urrejnë njeri tjetrin.
Matt Alb 24:11  Dhe do të dalin shumë profetë të rremë, dhe do të mashtrojnë shumë njerëz.
Matt Alb 24:12  Dhe, duke qenë se paudhësia do të shumohet, shumëkujt do t'i ftohet dashuria;
Matt Alb 24:13  por ai që do të ngulmojë deri në fund do të shpëtohet.
Matt Alb 24:14  Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi''.
Matt Alb 24:15  ''Kur të shihni, pra, neverinë e shkretimit, që është parathënë nga profeti Daniel, që ka zënë vend në vendin e shenjtë (kush lexon le ta kuptojë),
Matt Alb 24:16  atëherë ata që janë në Jude, le të ikin ndër male.
Matt Alb 24:17  Kush ndodhet mbi taracën e shtëpisë, të mos zbresë për të marrë diçka në shtëpinë e vet;
Matt Alb 24:18  dhe kush është ndër ara, të mos kthehet për të marrë mantelin e tij.
Matt Alb 24:19  Por mjerë gratë shtatzëna dhe ato që do t'u japin gji fëmijëve në ato ditë!
Matt Alb 24:20  Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër, as të shtunën,
Matt Alb 24:21  sepse atëherë do të ketë një mundim aq të madh, sa nuk ka ndodhur kurrë që nga krijimi i botës e deri më sot, dhe as nuk do të ketë më kurrë!
Matt Alb 24:22  Dhe, po të mos shkurtoheshin ato ditë, asnjë mish nuk do të shpëtonte; por për shkak të të zgjedhurve, ato ditë do të shkurtohen.
Matt Alb 24:23  Atëherë, në qoftë se dikush do t'ju thotë: "Ja, Krishti është këtu", ose "Éshtë atje", mos i besoni.
Matt Alb 24:24  Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t'i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit.
Matt Alb 24:26  Pra, në qoftë se ju thonë: "Ja, është në shkretëtirë", mos shkoni atje: "Ja, është në dhomat e fshehta", mos u besoni.
Matt Alb 24:27  Sepse, si vetëtima që del nga lindja dhe flakëron deri në perëndim, kështu do të jetë ardhja e Birit të njeriut.
Matt Alb 24:28  Sepse ku të ketë kërma, aty do të mblidhen shqiponjat''.
Matt Alb 24:29  ''Tani, fill pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiejve do të tronditen.
Matt Alb 24:30  Dhe atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; dhe të gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe.
Matt Alb 24:31  Ai do t'i dërgojë engjëjt e vet me tinguj të fuqishëm borie; dhe ata do t'i mbledhin të zgjedhurit e tij nga të katër erërat, nga një skaj i qiellit te tjetri.
Matt Alb 24:32  Tani mësoni nga fiku këtë shëmbëlltyrë: kur tashmë degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethet, ta dini se vera është afër.
Matt Alb 24:33  Kështu edhe ju, kur t'i shihni të gjitha këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera.
Matt Alb 24:34  Në të vërtetë po ju them se ky brez nuk do të kalojë, pa u realizuar të gjitha këto.
Matt Alb 24:35  Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë.
Matt Alb 24:36  Tani sa për atë ditë dhe për atë orë, askush s'e di, as engjëjt e qieive, por vetëm Ati im.
Matt Alb 24:37  Por, ashtu si qe në ditët e Noeut, kështu do të jetë edhe në ardhjen e Birit të njeriut.
Matt Alb 24:38  Sepse, ashtu si në ditët përpara përmbytjes, njerëzit hanin dhe pinin, martoheshin dhe martonin, derisa Noeu hyri në arkë;
Matt Alb 24:39  dhe nuk kuptuan asgjë, deri sa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë; kështu do të ndodhë në ardhjen e Birit të njeriut.
Matt Alb 24:40  Atëherë dy do të jenë në arë, një do të merret dhe tjetri do të lihet.
Matt Alb 24:41  dy gra do të bluajnë në mulli, një do të merret dhe tjetra do të lihet.
Matt Alb 24:42  Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini në cilën orë do të vijë Zoti juaj.
Matt Alb 24:43  Por dijeni këtë, se ta dinte i zoti i shtëpisë në çfarë orë të natës do të vijë vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të lejonte t'i shpërthehej shtëpia.
Matt Alb 24:44  Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju nuk mendoni''.
Matt Alb 24:45  ''Cili është, pra, ai shërbëtor besnik dhe i mençur, që zotëria e tij e caktoi përmbi shtëpiarët e vet, për t'u dhënë atyre ushqimin në kohën e duhur?
Matt Alb 24:46  Lum ai shërbëtor që, kur të kthehet zotëria e tij, e gjen duke bërë kështu.
Matt Alb 24:47  Në të vërtetë po ju them se ai do t'ia besojë administrimin e gjithë pasurisë së vet.
Matt Alb 24:48  Por, në qoftë se ky shërbëtor i mbrapshtë, thotë në zemër të vet: "Zotëria ime vonon të vijë",
Matt Alb 24:49  dhe fillon t'i rrahë shokët e vet dhe të hajë e të pijë me pijanecët;
Matt Alb 24:50  zotëria e këtij shërbëtori do të vijë në atë ditë kur ai nuk e pret dhe në atë orë kur ai nuk e di;
Matt Alb 24:51  do ta ndëshkojë rëndë dhe do t'i rezervojë fatin e hipokritëve. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh''.