LEVITICUS
Chapter 13
Levi | Alb | 13:2 | "Kur një njeri ka mbi lëkurën e trupit të tij një ënjtje apo një kore ose një njollë të shndritshme, dhe bëhet mbi lëkurën e trupit të tij një shenjë e plagës së lebrës, ai do t'i çohet priftit Aaron apo njërit prej bijve të tij priftërinj. | |
Levi | Alb | 13:3 | Prifti do të shqyrtojë plagën mbi lëkurën e trupit; në qoftë se qimja e plagës është bërë e bardhë dhe plaga duket më e thellë se lëkura e trupit, kemi të bëjmë me plagë të lebrës; prifti, pasi ta shqyrtojë, do ta shpallë të papastër atë njeri. | |
Levi | Alb | 13:4 | Por në qoftë se njolla e shndritshme mbi lëkurën e trupit është e bardhë dhe nuk duket se është më e thellë se lëkura, dhe qimja e saj nuk është bërë e bardhë, prifti do ta izolojë për shtatë ditë atë që ka plagën. | |
Levi | Alb | 13:5 | Ditën e shtatë, prifti do ta ekzaminojë përsëri; dhe në qoftë se plaga duket se është ndalur dhe nuk është përhapur mbi lëkurë, prifti do ta izolojë edhe shtatë ditë të tjera. | |
Levi | Alb | 13:6 | Prifti do ta shqyrtojë përsëri ditën e shtatë; dhe, po të shikojë që plaga është zvogëluar dhe nuk është përhapur mbi lëkurë, prifti do ta shpallë të pastër: ishte vetëm një puçërr me qelb. Ai do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i pastër. | |
Levi | Alb | 13:7 | Por në rast se puçrra është zgjeruar mbi lëkurën pasi ai iu paraqit priftit për t'u shpallur i pastër, ai do të kontrollohet përsëri nga prifti; | |
Levi | Alb | 13:8 | prifti do ta kontrollojë; dhe në rast se shikon që puçrra është zgjeruar mbi lëkurë, prifti do ta shpallë atë të papastër; është lebër. | |
Levi | Alb | 13:10 | Prifti do ta ekzaminojë; dhe në qoftë se ënjtja mbi lëkurë është e bardhë dhe e ka zbardhur qimen, dhe në ënjtje ka pak mish të gjallë, | |
Levi | Alb | 13:11 | kemi një lebër kronike mbi lëkurën e trupit të tij dhe prifti do ta shpallë atë të papastër; nuk do ta izolojë, sepse është i papastër. | |
Levi | Alb | 13:12 | Por në qoftë se lebra përhapet edhe më mbi lëkurë në mënyrë që të mbulojë tërë lëkurën e atij që ka plagën, nga koka deri te këmbët, kudo që shikon prifti, | |
Levi | Alb | 13:13 | prifti do ta kontrollojë; dhe në qoftë se lebra ka mbuluar tërë trupin e tij, do ta shpallë të pastër atë që ka plagën; është bërë i tëri i bardhë, pra, është i pastër. | |
Levi | Alb | 13:15 | Kur prifti ka për të parë mishin e gjallë, do ta shpallë atë të papastër; mishi i gjallë është i papastër; është lebër. | |
Levi | Alb | 13:16 | Por në rast se mishi i gjallë ndryshon përsëri dhe bëhet i bardhë, ai duhet të shkojë te prifti; | |
Levi | Alb | 13:17 | dhe prifti do ta kontrollojë; dhe në qoftë se plaga është bërë e bardhë, prifti do të shpallë të pastër atë që ka plagën; ai është i pastër. | |
Levi | Alb | 13:19 | dhe në vendin e ulcerës formohet një ënjtje e bardhë ose një njollë e shndritshme e bardhë-kuqalashe, kjo duhet t'i tregohet priftit. | |
Levi | Alb | 13:20 | Prifti do ta ekzaminojë; në qoftë se njolla duket më e thellë se lëkura dhe qimja e saj është bërë e bardhë, prifti do ta shpallë atë të papastër; është plagë lebre që ka shpërthyer në ulcerë. | |
Levi | Alb | 13:21 | Por në rast se prifti, duke e ekzaminuar, sheh që në njollë nuk ka qime të bardha dhe që ajo nuk është më e thellë se lëkura dhe është pakësuar, ai do ta izolojë shtatë ditë. | |
Levi | Alb | 13:22 | Në rast se njolla zgjerohet mbi lëkurë, prifti do ta shpallë të papastër; është një plagë lebre. | |
Levi | Alb | 13:23 | Por në rast se njolla ka mbetur në vend dhe nuk është zgjeruar, ajo është mbresë e ulcerës dhe prifti do ta shpallë të pastër. | |
Levi | Alb | 13:24 | Në rast se dikush pëson mbi lëkurën e tij një djegie të shkaktuar nga zjarri, dhe mishi i gjallë i djegies bëhet një njollë e shndritshme, e bardhë-kuqalashe, ose e bardhë, | |
Levi | Alb | 13:25 | prifti do ta shqyrtojë; dhe në qoftë se qimja e njollës është bërë e bardhë dhe njolla duket më e thellë se lëkura, është lebër që ka shpërthyer në djegien. Prifti do ta shpallë të papastër; është plagë lebre. | |
Levi | Alb | 13:26 | Por në rast se prifti, duke shqyrtuar, sheh që nuk ka qime të bardhë në njollë dhe që kjo nuk është më e thellë se lëkura, por është pakësuar, prifti do ta izolojë shtatë ditë atë njeri. | |
Levi | Alb | 13:27 | Ditën e shtatë, prifti do ta kontrollojë; dhe në qoftë se njolla është përhapur edhe më mbi lëkurë, prifti do ta shpallë të papastër; është plagë lebre. | |
Levi | Alb | 13:28 | Në qoftë se njolla e shndritshme ka mbetur përkundrazi në të njëjtin vend dhe nuk është përhapur mbi lëkurë, por është pakësuar, është një ënjtje shkaktuar nga djegia; prifti do ta shpallë të pastër, sepse është mbresa e djegies. | |
Levi | Alb | 13:30 | prifti do të ekzaminojë plagën; në rast se duket më e thellë se lëkura dhe në të ka qime të verdha dhe të holla, prifti do ta shpallë atë të papastër; është qere, domethënë lebër e kokës apo e mjekrës. | |
Levi | Alb | 13:31 | Në qoftë se përkundrazi prifti shqyrton plagën e qeres, dhe kjo nuk duket më e thellë se lëkura dhe në të nuk ka qime të zeza, prifti do ta izolojë shtatë ditë atë që ka plagën e qeres. | |
Levi | Alb | 13:32 | Ditën e shtatë prifti do të kontrollojë plagën dhe, po të jetë se qerja nuk është përhapur dhe nuk ka në të qime të verdha, dhe qerja nuk duket më e thellë se lëkura, | |
Levi | Alb | 13:33 | ai person do të rruhet, por nuk do të rruajë pjesën e prekur nga qerja; dhe prifti do ta izolojë shtatë ditë të tjera atë që ka qeren. | |
Levi | Alb | 13:34 | Ditën e shtatë prifti do të kontrollojë qeren; dhe në qoftë se qerja nuk është përhapur mbi lëkurë dhe nuk duket më e thellë se lëkura, prifti do ta shpallë të pastër; ai do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i pastër. | |
Levi | Alb | 13:36 | prifti do ta kontrollojë atë; në qoftë se qerja është përhapur mbi lëkurë, prifti nuk duhet të kërkojë qimen e verdhë; ai është i papastër. | |
Levi | Alb | 13:37 | Por në qoftë se qerja duket se është ndaluar dhe në të janë rritur qime të zeza, qerja është shëruar; ai është i pastër dhe prifti do ta shpallë të pastër. | |
Levi | Alb | 13:38 | Në rast se një burrë apo një grua ka mbi lëkurën e trupit të tij njolla të shndritshme, veçanërisht njolla të shndritshme bardhoshe, | |
Levi | Alb | 13:39 | prifti do t'i shqyrtojë; dhe në qoftë se njollat e shndritshme mbi lëkurën e trupit të tyre kanë një ngjyrë të bardhë të zbehtë, është një erupsion të lëkurës; ai është i pastër. | |
Levi | Alb | 13:42 | Por në rast se në pjesën tullace të kokës ose të ballit shfaqet një plagë e bardhë-kuqalashe, është lebër, që ka shpërthyer mbi kokë apo mbi ballë. | |
Levi | Alb | 13:43 | Prifti do ta shqyrtojë; dhe në qoftë se ënjtja e plagës mbi pjesën tullace të kokës apo të ballit është e bardhë-kuqalashe, njëlloj si lebra mbi lëkurën e trupit, | |
Levi | Alb | 13:44 | është lebroz; është i papastër, dhe prifti do ta shpallë atë të papastër, për shkak të plagës mbi kokën e tij. | |
Levi | Alb | 13:45 | Lebrozi, i prekur nga kjo plagë, do të veshë rroba të grisura dhe do ta mbajë kokën të zbuluar; do të mbulojë mjekrën e tij dhe do të bërtasë: "papastër, papastër". | |
Levi | Alb | 13:46 | Do të jetë i papastër tërë kohën që do të ketë plagën; është i papastër; do të jetojë vetëm; do të banojë jashtë kampit. | |
Levi | Alb | 13:47 | Në qoftë se ka një plagë lebre mbi një palë rroba, qoftë rrobë leshi apo një rrobë liri, | |
Levi | Alb | 13:48 | një stofë o një punë me shtiza, prej liri ose leshi, në lëkurë apo në çfarëdo sendi prej lëkure, | |
Levi | Alb | 13:49 | në se plaga është e gjelbëruar ose kuqalashe mbi rrobat apo mbi lëkurën, mbi stofin ose mbi punën e bërë me shtiza, ose mbi çfarëdo tjetër sendi të punuar me lëkurë, është plagë lebre, dhe do t'i tregohet priftit. | |
Levi | Alb | 13:51 | Ditën e shtatë do të ekzaminojë plagën; dhe në qoftë se plaga është përhapur mbi rrobat, o mbi stofën, o mbi trikotazhin, o mbi lëkurën apo mbi çfarëdo sendi të punuar me lëkurë, është një plagë lebre të keqe; është një gjë e papastër. | |
Levi | Alb | 13:52 | Ai do t'i djegë këto rroba o stofin ose trikotazhin prej leshi a prej liri ose çfarëdo sendi të bërë me lëkurë, mbi të cilin ndodhet plaga, sepse është një lebër e keqe; do të digjen në zjarr. | |
Levi | Alb | 13:53 | Por në rast se prifti ekzaminon plagën, dhe kjo nuk është përhapur mbi rrobat o mbi stofin, o mbi trikotazhin ose mbi çdo send prej lëkure, | |
Levi | Alb | 13:54 | prifti do të urdhërojë që të lahet sendi mbi të cilin është kjo plagë, dhe do ta izolojë personin për shtatë ditë të tjera. | |
Levi | Alb | 13:55 | Prifti do të ekzaminojë plagën, mbasi të jetë larë; në qoftë se plaga nuk ka ndryshuar ngjyrë, edhe sikur të mos jetë përhapur, është gjë e papastër; do ta djegësh në zjarr; ajo vazhdon të hajë nga brenda apo nga jashtë. | |
Levi | Alb | 13:56 | Në qoftë se prifti e ekzaminon dhe plaga, pasi është larë, është përmirësuar, do ta shkulë nga rrobat, a nga lëkura, a nga stofi apo nga trikotazhi. | |
Levi | Alb | 13:57 | Por në rast se duket ende mbi rrobat, stofin, trikotazhin, ose mbi çdo send tjetër prej lëkure, është një e keqe që po përhapet; do të djegësh me zjarr sendin mbi të cilin ndodhet plaga. | |
Levi | Alb | 13:58 | Rrobat, o stofi, o trikotazhi ose çdo send tjetër i bërë me lëkurë që ke larë dhe nga i cili është zhdukur plaga, do të lahet një herë të dytë dhe do të jetë i pastër. | |