JOB
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
Chapter 39
Job | Alb | 39:2 | A di ti të numërosh muajt kur merr fund barra e tyre, apo njeh ti kohën kur duhet të pjellin? | |
Job | Alb | 39:4 | Të vegjlit e tyre bëhen të fortë, rriten jashtë, shkëputen dhe nuk kthehen më pranë tyre. | |
Job | Alb | 39:8 | Hapësirat e gjera të maleve janë kullota e tij, dhe ai shkon dhe kërkon çdo gjë që është e gjelbër. | |
Job | Alb | 39:10 | A mund ta lidhësh vallë buallin me litar që të lërojë tokën në hulli, ose të lesojë luginat pas teje? | |
Job | Alb | 39:11 | A do t'i kesh besim atij, sepse forca e tij është e madhe, ose do t'ia lësh atij punën tënde? | |
Job | Alb | 39:13 | Krahët e strucit rrahin tërë gaz, por ato nuk janë me siguri krahët dhe pendët e lejlekut. | |
Job | Alb | 39:16 | I trajton ashpër të vegjlit e tij, sikur të mos ishin të vetët; por lodhja e tij pa asnjë interes është e kotë, | |
Job | Alb | 39:20 | A je ti ai që e bën të kërcejë si një karkalec? Hingëllima e tij krenare të kall tmerr. | |
Job | Alb | 39:21 | Çukërmon në luginë duke u kënaqur nga forca e tij; sulet në mes të kacafytjes me armë. | |
Job | Alb | 39:25 | Që në dëgjimin e parë të burisë, ai thotë: "Aha"!, dhe e nuhat nga larg betejën, zërin kumbues të kapitenëve dhe britmën e luftës. | |
Job | Alb | 39:26 | Mos vallë për shkak të zgjuarsisë sate ngrihet e fluturon krahathati dhe i hap krahët e tij drejt jugut? | |
Job | Alb | 39:27 | Éshtë vallë nën komandën tënde që shqiponja ngrihet lart dhe e bën folenë e saj në vende të larta? | |