PSALMS
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66
67
68
69
70
71
72
73
74
75
76
77
78
79
80
81
82
83
84
85
86
87
88
89
90
91
92
93
94
95
96
97
98
99
100
101
102
103
104
105
106
107
108
109
110
111
112
113
114
115
116
117
118
119
120
121
122
123
124
125
126
127
128
129
130
131
132
133
134
135
136
137
138
139
140
141
142
143
144
145
146
147
148
149
150
Chapter 18
Psal | Alb | 18:2 | Zoti është kështjella ime, fortesa ime dhe çliruesi im, Perëndia im, shkëmbi im ku gjej strehë, mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, streha ime e i lartë. | |
Psal | Alb | 18:3 | Unë i kërkoj ndihmë Zotit, që është i denjë për t'u lëvduar, dhe kështu shpëtoj nga armiqtë e mi. | |
Psal | Alb | 18:4 | Dhembje vdekjeje më kishin pushtuar dhe përrenj njerëzish të kobshëm më kishin tmerruar. | |
Psal | Alb | 18:6 | Në ankthin tim kërkova Zotin dhe i klitha Perëndisë tim; ai e dëgjoi zërin tim nga tempulli i tij dhe zëri im arriti para tij, në veshët e tij. | |
Psal | Alb | 18:7 | Atëherë dheu u trondit dhe u drodh; edhe themelet e maleve luajtën dhe ranë, sepse ai ishte zemëruar shumë. | |
Psal | Alb | 18:8 | Një tym i dilte nga flegrat e tij dhe një zjarr shkatërrimtar dilte nga goja e tij; nga ai shpërthenin thëngjij. | |
Psal | Alb | 18:11 | Me terrin ai kishte bërë velin e tij dhe si shatorre rreth vetes kishte vënë errësirën e ujërave dhe retë e dendura të qiellit. | |
Psal | Alb | 18:13 | Zoti gjëmoi në qiejtë dhe Shumë i Larti bëri që të dëgjohet zëri i tij me breshër dhe me thëngjij. | |
Psal | Alb | 18:14 | Hodhi shigjetat e tij dhe i shpërndau armiqtë; lëshoi një numër të madh rrufesh dhe i bëri të ikin me vrap. | |
Psal | Alb | 18:15 | Në qortimin tënd, o Zot, në shfryrjen e erës nga flegrat e tua, shtretërit e lumenjve u dukën dhe themelet e botës u zbuluan. | |
Psal | Alb | 18:17 | Më çliroi nga armiku im i fuqishëm dhe nga ata që më urrenin, sepse ishin më të fortë se unë. | |
Psal | Alb | 18:20 | Zoti më ka shpërblyer sipas drejtësisë sime dhe më ka dhënë sipas pastërtisë së duarve të mia, | |
Psal | Alb | 18:22 | sepse kam mbajtur para meje tërë ligjet e tij dhe nuk u jam shmangur statuteve të tij. | |
Psal | Alb | 18:24 | Sepse Zoti më ka dhënë sipas drejtësisë sime, sipas pastërtisë së duarve të mia përpara syve të tij. | |
Psal | Alb | 18:28 | ti je në fakt je ai që bën të shkëlqejë llambën time; o Zot, Perëndia im, ti ndriçon errësirën time, | |
Psal | Alb | 18:29 | sepse me ty mund të sulmoj një aradhe dhe me Perëndinë tim mund të kërcej mbi një mur. | |
Psal | Alb | 18:30 | Rruga e Perëndisë është e përsosur; fjala e Zotit është pastruar me anë të zjarrit; ai është mburoja e të gjithë atyre që gjejnë strehë tek ai. | |
Psal | Alb | 18:33 | Ai i bën këmbët e mia të ngjashme me ato të sutave dhe më bën të fortë në vendet e mia të larta; | |
Psal | Alb | 18:34 | ai i mëson duart e mia për betejë, dhe me krahët e mi mund të nderë një hark prej bakri. | |
Psal | Alb | 18:35 | Ti më ke dhënë gjithashtu mburojën e shpëtimit tënd; dora jote e djathtë më ka mbajtur dhe mirësia jote më ka bërë të madh. | |
Psal | Alb | 18:37 | I kam ndjekur armiqtë e mi dhe i kam arritur, nuk jam kthyer prapa para se t'i shkatërroj. | |
Psal | Alb | 18:38 | I kam goditur vazhdimisht dhe ata nuk kanë mundur të ngrihen përsëri; ata kanë rënë nën këmbët e mia. | |
Psal | Alb | 18:39 | Ti më ke dhënë forcë për betejën dhe ke bërë të përulen ata që ngriheshin kundër meje; | |
Psal | Alb | 18:40 | ti ke bërë të kthejnë kurrizin armiqtë e mi, dhe unë kam shkatërruar ata që më urrenin. | |
Psal | Alb | 18:41 | Ata klithën, por nuk pati njeri që t'i shpëtonte; ata i klithën Zotit, por ai nuk u dha përgjigje. | |
Psal | Alb | 18:43 | Ti më ke çliruar nga grindjet e popullit; ti më ke bërë udhëheqës të kombeve; një popull që nuk e njihja më ka shërbyer. | |
Psal | Alb | 18:46 | Rroftë Zoti, qoftë e bekuar Kështjella ime dhe lëvduar qoftë Perëndia i shpëtimit tim! | |
Psal | Alb | 18:48 | ai më çliron nga armiqtë e mi. Ti më larton mbi ata që ngrihen kundër meje dhe më çliron nga njeriu që përdor dhunën. | |