Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
NEHEMIAH
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 7
Nehe Alb 7:1  Kur muret përfunduan dhe unë vura në vend portat, dhe derëtarët, këngëtarët dhe Levitët u caktuan në funksionet e tyre,
Nehe Alb 7:2  komandën e Jeruzalemit ia dhashë Hananit, vëllait tim, dhe Hananiahut, qeveritarit të fortesës, sepse ishte njeri besnik dhe kishte frikë nga Perëndia më tepër se shumë të tjerë.
Nehe Alb 7:3  Dhe u thashë atyre: "Portat e Jeruzalemit nuk duhet të hapen deri sa të fillojë të djegë dielli; dhe ndërsa rojet janë akoma në vendroje, portat të mbahen të mbyllura dhe me shufra. Të vendosen roje nga banorët e Jeruzalemit, disa në vendin e tyre mbi muret dhe të tjerë përpara shtëpisë së tyre".
Nehe Alb 7:4  Qyteti ishte i madh dhe i gjerë, por brenda tij kishte pak njerëz dhe nuk ndërtoheshin shtëpi.
Nehe Alb 7:5  Atëherë Perëndia im më vuri në zemër detyrën të mbledh parinë, gjyqtarët dhe popullin, për t'i regjistruar sipas gjenealogjive të tyre. Dhe gjeta regjistrin gjenealogjik të atyre që ishin kthyer nga
Nehe Alb 7:6  Këta janë ata të krahinës që u kthyen nga robëria, ata që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, kishte internuar dhe që ishin kthyer në Jeruzalem dhe në Judë, secili në qytetin e tij.
Nehe Alb 7:7  Këta janë ata që u kthyen me Zorobabelin, Jeshuan, Nehemian, Azarian, Raamiahun, Nahamanin, Mardokeon, Bilshanin, Misperethin, Bigvain, Nehumin dhe Banaahun. Numri i njerëzve të popullit të Izraelit:
Nehe Alb 7:8  bijtë e Paroshit, dy mijë e njëqind shtatëdhjetë e dy veta.
Nehe Alb 7:9  Bijtë e Shefatiahut, treqind e shtatëdhjetë e dy veta.
Nehe Alb 7:10  Bijtë e Arahut, gjashtëqind e pesëdhjetë e dy veta.
Nehe Alb 7:11  Bijtë e Pahath-Moabit, bijtë e Jeshuas dhe të Joabit, dy mijë e tetëqind e tetëmbëdhjetë veta.
Nehe Alb 7:12  Bijtë e Elamit, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër veta.
Nehe Alb 7:13  Bijtë e Zatujit, tetëqind e dyzet e pesë veta.
Nehe Alb 7:14  Bijtë e Zakait, shtatëqind e gjashtëdhjetë veta.
Nehe Alb 7:15  Bijtë e Binuit, gjashtëqind e dyzet e tetë veta.
Nehe Alb 7:16  Bijtë e Bebait, gjashtëqind e njëzet e tetë veta.
Nehe Alb 7:17  Bijtë e Azgadit, dy mijë e treqind e njëzet e dy veta.
Nehe Alb 7:18  Bijtë e Adonikamit, gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë veta.
Nehe Alb 7:19  Bijtë e Bigvait, dy mijë e gjashtëdhjetë e shtatë veta.
Nehe Alb 7:20  Bijtë e Adinit, gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë veta.
Nehe Alb 7:21  Bijtë e Aterit, nga familja e Ezekias, nëntëdhjetë e tetë veta.
Nehe Alb 7:22  Bijtë e Hashumit, treqind e njëzet e tetë veta.
Nehe Alb 7:23  Bijtë e Bezait, treqind e njëzet e katër veta.
Nehe Alb 7:24  Bijtë e Harifit, njëqind e dymbëdhjetë veta.
Nehe Alb 7:25  Bijtë e Gabaonit, nëntëdhjetë e pesë veta.
Nehe Alb 7:26  Burrat e Betlemit dhe të Netofahut, njëqind e tetëdhjetë e tetë veta.
Nehe Alb 7:27  Burrat e Anathothit, njëqind e njëzet e tetë veta.
Nehe Alb 7:29  Burrat e Kirjath-Jearimit, të Kefirahut dhe të Beerothit, shtatëqind e dyzet e tre veta.
Nehe Alb 7:30  Burrat e Ramahut dhe të Gebës, gjashtëqind e njëzet e një veta.
Nehe Alb 7:31  Burrat e Mikmasit, njëqind e njëzet e dy veta.
Nehe Alb 7:32  Burrat e Bethelit dhe të Ait, njëqind e njëzet e tre veta.
Nehe Alb 7:33  Burrat e një Nebos tjetër, pesëdhjetë e dy veta.
Nehe Alb 7:34  Bijtë e një Elami tjetër, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër veta.
Nehe Alb 7:36  Bijtë e Jerikos, treqind e dyzet e pesë veta.
Nehe Alb 7:37  Bijtë e Lodit, të Hadidit dhe të Onos, shtatëqind e njëzet e një veta.
Nehe Alb 7:38  Bijtë e Senaahut, tre mijë e nëntëqind e tridhjetë veta.
Nehe Alb 7:39  Priftërinjtë: bijtë e Jedajahut, nga shtëpia e Jeshuas, nëntëqind e gjashtëdhjetë e tre veta.
Nehe Alb 7:40  Bijtë e Imerit, një mijë e pesëdhjetë e dy veta.
Nehe Alb 7:41  Bijtë e Pashurit, një mijë e dyqind e dyzet e shtatë veta.
Nehe Alb 7:42  Bijtë e Harimit, një mijë e shtatëmbëdhjetë veta.
Nehe Alb 7:43  Levitët: bijtë e Jeshuas, nga familja e Kadmielit, bijtë e Hodevahut, shtatëdhjetë e katër veta.
Nehe Alb 7:44  Këngëtarët: bijtë e Asafit, njëqind e dyzet e tetë veta.
Nehe Alb 7:45  Derëtarët: bijtë e Shalumit, bijtë e Aterit, bijtë e Talmonit, bijtë e Akubit, bijtë e Hatitas, bijtë e Shobait, njëqind e tridhjetë e tetë veta.
Nehe Alb 7:46  Nethinejtë: bijtë e Tsihas, bijtë e Hasufas, bijtë e Taboathit,
Nehe Alb 7:47  bijtë e Keros, bijtë e Sias, bijtë e Padonit,
Nehe Alb 7:48  bijtë e Lebanas, bijtë e Hagabas, bijtë e Salmait,
Nehe Alb 7:49  bijtë e Hananit, bijtë e Gidelit, bijtë e Gaharit,
Nehe Alb 7:50  bijtë e Reajahut, bijtë e Retsinit, bijtë e Nekodës,
Nehe Alb 7:51  bijtë e Gazamit, bijtë e Uzas, bijtë e Paseahut,
Nehe Alb 7:52  bijtë e Besait, bijtë e Meunimit, bijtë e Nefishesimit,
Nehe Alb 7:53  bijtë e Bakbukut, bijtë e Hakufas, bijtë e Harhurit,
Nehe Alb 7:54  bijtë e Bazlithit, bijtë e Mehidas, bijtë e Harshas,
Nehe Alb 7:55  bijtë e Barkos, bijtë e Siseras, bijtë e Tamahut,
Nehe Alb 7:57  Bijtë e shërbëtorëve të Salomonit: bijtë e Sotait, bijtë e Soferethit, bijtë e Peridas,
Nehe Alb 7:58  bijtë e Jaalas, bijtë e Darkonit, bijtë e Gidelit,
Nehe Alb 7:59  bijtë e Shefatiahut, bijtë e Hatilit, bijtë e Pokerethit nga Tsebaimi, bijtë e Amonit.
Nehe Alb 7:60  Shuma e Nethinejve dhe bijve të shërbëtorëve të Salomonit, treqind e nëntëdhjetë e dy veta.
Nehe Alb 7:61  Këta janë ata që u kthyen nga Tel-Melahu, nga Tel-Harsha, nga Kerubi, nga Adoni dhe nga Imeri, dhe që nuk qenë në gjendje të përcaktonin shtëpinë e tyre atërore ose pasardhjen e tyre, për të vërtetuar që i përkisnin Izraelit;
Nehe Alb 7:62  bijtë e Delajahut, bijtë e Tobiahut, bijtë e Nekodas, gjashtëqind e dyzet e dy veta.
Nehe Alb 7:63  Midis priftërinjve: bijtë e Habajahut, bijtë e Kotsit, bijtë e Barzilait; i cili ishte martuar me një nga bijat e Barzijlait, Galaaditit, dhe mori emrin e tyre.
Nehe Alb 7:64  Këta kërkuan listat e tyre midis atyre që ishin regjistruar në gjenealogjitë, por nuk i gjetën; prandaj u përjashtuan nga priftëria si të papastër;
Nehe Alb 7:65  qeveritari i urdhëroi që të mos hanin gjëra shumë të shenjta deri sa të paraqitej një prift me Urimin dhe me Thumimin.
Nehe Alb 7:66  E tërë asambleja kishte gjithsej dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë veta,
Nehe Alb 7:67  përveç shërbëtorëve të tyre dhe shërbëtoreve të tyre, që ishin shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë veta. Kishin gjithashtu dyqind e dyzet e pesë këngëtarë dhe këngëtare.
Nehe Alb 7:68  Kishin shtatëqind e tridhjetë e gjashtë kuaj, dyqind e dyzet e pesë mushka,
Nehe Alb 7:69  katërqind e tridhjetë e pesë deve dhe gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet gomarë.
Nehe Alb 7:70  Disa të parë të shtëpive atërore bënë dhurata për punën e ndërtimit. Qeveritari i dha thesarit një mijë darikë ari, pesëdhjetë kupa, pesëqind e tridhjetë rroba priftërinjsh.
Nehe Alb 7:71  Disa të parë të shtëpive atërore i dhanë thesarit për punën e ndërtimit njëzet mijë darikë ari dhe dy mijë mina argjendi.
Nehe Alb 7:72  Pjesa tjetër e popullit dha njëzet mijë darikë ari, dy mijë mina argjendi dhe gjashtëdhjetë e shtatë rroba priftërinjsh.
Nehe Alb 7:73  Kështu priftërinjtë, Levitët, derëtarët, këngëtarët, disa nga populli, Nethinejtë dhe tërë Izraelitët u vendosën në qytetet e tyre. Kur arriti muaji i shtatë, bijtë e Izraelit ishin në qytetet e tyre.