Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
LAMENTATIONS
1 2 3 4 5
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 3
Lame Alb 3:1  Unë jam njeriu që pa hidhërimin nën thuprën e tërbimit të tij.
Lame Alb 3:2  Ai më ka udhëhequr dhe më ka bërë të eci nëpër terr dhe jo në dritë.
Lame Alb 3:3  Po, kundër meje ai ka kthyer disa herë dorën e tij tërë ditën.
Lame Alb 3:4  Ai ka konsumuar mishin tim dhe lëkurën time, ka coptuar kockat e mia.
Lame Alb 3:5  Ka ndërtuar fortesa kundër meje, më ka rrethuar me hidhërim dhe me ankth.
Lame Alb 3:6  Ka bërë që unë të banoj në vende plot errësirë, ashtu si të vdekurit prej shumë kohe.
Lame Alb 3:7  Më ka ndërtuar një mur rreth e qark, me qëllim që unë të mos dal; e ka bërë të rëndë zinxhirin tim.
Lame Alb 3:8  Edhe kur bërtas dhe kërkoj ndihmë me zë të lartë, ai nuk pranon të dëgjojë lutjen time.
Lame Alb 3:9  Ai i ka mbyllur rrugët e mia me gurë të prerë, i ka bërë shtigjet e mia plot me prita.
Lame Alb 3:10  Ai ka qenë për mua si një ari në pritë, si një luan në vende të fshehta.
Lame Alb 3:11  Ka devijuar rrugët e mia, më ka coptuar dhe më ka dëshpëruar.
Lame Alb 3:12  Ka nderur harkun e tij dhe më ka bërë objekt të shigjetave të tij.
Lame Alb 3:13  Ka bërë të depërtojnë në zemrën time shigjetat e kukurës së tij.
Lame Alb 3:14  Jam bërë tallja e tërë popullit tim, kënga e tij e tërë ditës.
Lame Alb 3:15  Më ka ngopur me hidhërim, më ka bërë të pij pelin.
Lame Alb 3:16  Më ka coptuar dhëmbët me zall, më ka mbuluar me hi.
Lame Alb 3:17  Ke larguar shpirtin tim nga paqja, kam harruar mirëqënien.
Lame Alb 3:18  Kam thënë: "Éshtë zhdukur besimi im dhe shpresa ime tek Zoti".
Lame Alb 3:19  Kujtohu për pikëllimin dhe për endjen time, për pelinin dhe hidhërimin.
Lame Alb 3:20  Shpirti im kujtohet gjithnjë për këtë dhe është i rrëzuar brenda meje.
Lame Alb 3:21  Këtë dua ta sjell në mëndje dhe prandaj dua të shpresoj.
Lame Alb 3:22  Éshtë një hir i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht.
Lame Alb 3:23  Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikeria jote.
Lame Alb 3:24  "Zoti është pjesa ime", thotë shpirti im, "prandaj do të kem shpresë tek ai.
Lame Alb 3:25  Zoti është i mirë me ata që kanë shpresë tek ai, me shpirtin që e kërkon.
Lame Alb 3:26  Gjë e mirë është të presësh në heshtje shpëtimin e Zotit.
Lame Alb 3:27  Gjë e mirë është për njeriun të mbajë zgjedhën në rininë e tij.
Lame Alb 3:28  Le të ulet i vetmuar dhe të qëndrojë në heshtje kur Perëndia ia imponon.
Lame Alb 3:29  Le ta vërë gojën e tij në pluhur, ndofta ka ende shpresë.
Lame Alb 3:30  Le ti japë faqen atij që e godet, të ngopet me fyerje.
Lame Alb 3:32  por, në rast se të hidhëron, do ti vijë keq sipas shumicës së zemërmirësive të tij,
Lame Alb 3:33  sepse nuk e bën me kënaqësi poshtërimin dhe hidhërimin e bijve të njerëzve.
Lame Alb 3:34  Kur dikush shtyp nën këmbët e tij tërë robërit e dheut,
Lame Alb 3:35  kur dikush shtrëmbëron të drejtën e një njeriu në prani të Më të Lartit,
Lame Alb 3:36  kur dikujt i bëhet një padrejtësi në çështjen e tij, a nuk e shikon Zoti?
Lame Alb 3:37  Vallë kush thotë diçka që më pas realizohet, në rast se Zoti nuk e ka urdhëruar?
Lame Alb 3:38  E keqja dhe e mira a nuk vijnë vallë nga goja e Më të Lartit?
Lame Alb 3:39  Pse vallë ankohet një njeri i gjallë, një njeri për ndëshkimin e mëkateve të tij?
Lame Alb 3:40  Le të shqyrtojmë rrugët tona, t'i hetojmë dhe të kthehemi tek Zoti.
Lame Alb 3:41  Le të ngremë lart zemrat tona dhe duart tona në drejtim të Perëndisë të qiejve.
Lame Alb 3:42  Ne kemi kryer mëkate, kemi qënë rebelë dhe ti nuk na ke falur.
Lame Alb 3:43  Je mbështjellë në zëmërimin tënd dhe na ke ndjekur, na ke vrarë pa mëshirë.
Lame Alb 3:44  Ti je mbështjellë në një re, në mënyrë që asnjë lutje të mos kalonte dot.
Lame Alb 3:45  Na ke bërë plehra dhe mbeturina në mes të popujve.
Lame Alb 3:46  Tërë armiqtë tanë kanë hapur gojën kundër nesh.
Lame Alb 3:47  Na ka rënë mbi trup tmerri, laku, dëshpërimi i thellë dhe shkatërrimi.
Lame Alb 3:48  Rrëke uji rrjedhin nga sytë e mi për shkatërrimin e bijës së popullit tim.
Lame Alb 3:50  deri sa Zoti të mos vështrojë nga qielli dhe të mos shikojë.
Lame Alb 3:51  Syri im i sjell dhembje shpirtit tim për të gjitha bijat e qytetit tim.
Lame Alb 3:52  Ata që më urrejnë pa shkak më kanë gjuajtur si të isha zog.
Lame Alb 3:53  Kanë shkatërruar jetën time në gropë, më kanë hedhur gurë.
Lame Alb 3:54  Ujrat rrjedhin mbi kokën time, unë thoja: "Ka marrë fund për mua".
Lame Alb 3:55  Përmenda emrin tënd, o Zot, nga thellësia e gropës.
Lame Alb 3:56  Ti e dëgjove zërin tim; mos ia fshih veshin tënd psherëtimës sime, thirrjes time për ndihmë.
Lame Alb 3:57  Kur të kam thirrur ti je afruar; ke thënë: "Mos ki frikë!"
Lame Alb 3:58  O Zot ti ke mbrojtur çështjen e shpirtit tim, ti ke çliruar jetën time.
Lame Alb 3:59  O Zot, ti ke parë dëmin që kam pësuar, prandaj mbro çështjen time!
Lame Alb 3:60  Ti ke parë tërë frymën e tyre të hakmarrjes, intrigat e tyre kundër meje.
Lame Alb 3:61  Ti ke dëgjuar fyerjet e tyre, o Zot, tërë intrigat e tyre kundër meje,
Lame Alb 3:62  fjalimet e tyre që ngrihen kundër meje, atë që mendojnë kundër meje tërë ditën.
Lame Alb 3:63  Vër re kur ulen dhe kur ngrihen, unë jam kënga e tyre.
Lame Alb 3:64  Shpërbleji, o Zot, sipas veprës së duarve të tyre.
Lame Alb 3:66  Ndiqi në zemërimin tënd dhe shkatërroi poshtë qiejve të Zotit.