Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
LUKE
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 1
Luke Alb 1:1  Mbasi shumë vetë ndërmorën të renditin tregimin e ngjarjeve që ndodhën në mesin tonë,
Luke Alb 1:2  ashtu si na i përcollën ata që ishin bërë nga fillimi dëshmitarë okularë dhe shërbyes të fjalës,
Luke Alb 1:3  m'u duk e mirë edhe mua, pasi i hetova të gjitha gjërat me kujdes që nga fillimi, të t'i shkruaj sipas radhës, fort i nderuari Teofil,
Luke Alb 1:4  që ti të njohësh vërtetësinë e gjërave që të kanë mësuar.
Luke Alb 1:5  Në ditën e Herodit, mbretit të Judesë, ishte një prift me emër Zakaria, nga rendi i Abias; gruaja e tij ishte pasardhëse e Aaronit dhe quhej Elizabetë.
Luke Alb 1:6  Që të dy ishin të drejtë në sytë e Perëndisë, duke ecur pa të metë në të gjitha urdhërimet dhe ligjet e Zotit.
Luke Alb 1:7  Por nuk kishin fëmijë, sepse Elizabeta ishte shterpe, dhe të dy ishin të kaluar në moshë.
Luke Alb 1:8  Ndodhi që, kur Zakaria po ushtronte detyrën e tij priftërore para Perëndisë sipas rregullit të rendit të vet,
Luke Alb 1:9  sipas zakonit të shërbesës priftërore, i ra shorti të hyjë në tempullin e Zotit për të djegur temjanin.
Luke Alb 1:10  Ndërkaq mbarë turma e popullit rrinte jashtë e lutej, në orën e temjanit.
Luke Alb 1:11  Atëherë një engëll i Zotit iu shfaq duke qëndruar në këmbë në të djathtën e altarit të temjanit.
Luke Alb 1:12  Zakaria, kur e pa, u trondit dhe e zuri frika.
Luke Alb 1:13  Por engjëlli i tha: ''Mos u tremb, Zakaria, sepse lutja jote u plotësua dhe gruaja jote Elizabeta do të lindë një djalë, të cilit do t'ia vësh emrin Gjon.
Luke Alb 1:14  Dhe ai do të jetë për ty shkak gëzimi dhe hareje, dhe shumë vetë do të gëzohen për lindjen e tij.
Luke Alb 1:15  Sepse ai do të jetë i madh përpara Zotit; nuk do të pijë as verë as pije dehëse dhe do të jetë i përplotë me Frymën e Shenjtë që në barkun e s'ëmës.
Luke Alb 1:16  Dhe do t'i kthejë shumë prej bijve të Izraelit te Zoti, Perëndia i tyre.
Luke Alb 1:17  Dhe do të shkojë përpara tij në frymë dhe pushtet të Elias, për t'i kthyer zemrat e prindërve te fëmijët dhe rebelët në urtinë e të drejtëve, për t'ia bërë gati Zotit një popull të përgatitur mirë''.
Luke Alb 1:18  Dhe Zakaria i tha engjëllit: ''Nga se do ta njoh këtë? Sepse unë jam plak dhe gruaja ime është e kaluar në moshë''.
Luke Alb 1:19  Dhe engjëlli, duke iu përgjigjur, i tha: ''Unë jam Gabrieli që rri në prani të Perëndisë, dhe më kanë dërguar që të flas me ty dhe të të njoftoj këto lajme të mira.
Luke Alb 1:20  Dhe ja, ti do të jesh i pagojë dhe nuk do të mund të flasësh deri në atë ditë kur do të ndodhin këto gjëra, sepse nuk u ke besuar fjalëve të mia, të cilat do të përmbushen në kohën e tyre''.
Luke Alb 1:21  Ndërkaq populli po priste Zakarian dhe çuditej që ai po vonohej aq shumë brenda tempullit.
Luke Alb 1:22  Por, kur doli, nuk mundi t'u flasë atyre; atëherë ata e kuptuan se ai kishte pasur një vegim në tempull; ai u bënte shenja atyre, por mbeti i pagojë.
Luke Alb 1:23  Dhe ndodhi që, kur u plotësuan ditët e shërbesës së tij, ai u kthye në shtëpinë e vet.
Luke Alb 1:24  Dhe, pas atyre ditëve Elizabeta, gruaja e tij, u ngjiz; dhe u fsheh pesë muaj dhe thoshte:
Luke Alb 1:25  ''Ja ç'më bëri Zoti, në ato ditë kur e ktheu vështrimin e tij mbi mua për të më hequr turpin përpara njerëzve''.
Luke Alb 1:26  Në muajin e gjashtë, engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret,
Luke Alb 1:27  te një e virgjër, që ishte e fejuar me një njeri që quhej Jozef, nga shtëpia e Davidit; dhe emri i virgjëreshës ishte Maria.
Luke Alb 1:28  Dhe engëlli hyri te ajo dhe tha: ''Tungjatjeta, o hirplote, Zoti është me ty; ti je e bekuar ndër gratë''.
Luke Alb 1:29  Por kur e pa atë, ajo mbeti e shqetësuar nga fjalët e tij, dhe pyeste vetveten çfarë kuptimi mund të kishte një përshëndetje e tillë.
Luke Alb 1:30  Dhe engjëlli i tha: ''Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë.
Luke Alb 1:31  Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t'ia vesh emrin Jezus.
Luke Alb 1:32  Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t'i japë fronin e Davidit, atit të tij;
Luke Alb 1:33  dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përjetë, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur''.
Luke Alb 1:34  Dhe Maria i tha engjëllit: ''Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?''.
Luke Alb 1:35  Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: ''Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë.
Luke Alb 1:36  Dhe ja, Elizabeta, e afërmja jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, mbeti shtatzënë me një djalë; dhe ky është muaji i gjashtë për të, që e quanin shterpë,
Luke Alb 1:37  sepse me Perëndinë asgjë s'është e pamundshme''.
Luke Alb 1:38  Atëherë Maria tha: ''Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë sipas fjalës sate''. Dhe engjëlli u largua prej saj.
Luke Alb 1:39  Dhe në ato ditë Maria u ngrit dhe shkoi me nxitim në krahinën malore, në një qytet të Judesë,
Luke Alb 1:40  dhe hyri në shtëpinë e Zakarias e përshëndeti Elizabetën.
Luke Alb 1:41  Dhe ndodhi që, sapo Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Maries, fëmija i kërceu në bark, dhe Elizabeta u mbush me Frymën e Shenjtë,
Luke Alb 1:42  dhe thërriti me zë të lartë, duke thënë: ''Ti je e bekuar ndër gratë dhe i bekuar është fryti i barkut tënd.
Luke Alb 1:43  Dhe përse po më ndodh kjo, që nëna e Zotit tim të vijë tek unë?
Luke Alb 1:44  Sepse, ja, sapo arriti në veshët e mi zëri i përshëndetjes sate, fëmija nga gëzimi kërceu në barkun tim.
Luke Alb 1:45  Tani, e lumur është ajo që besoi, sepse gjërat që i janë thënë nga ana e Zotit do të realizohen!''.
Luke Alb 1:46  Dhe Maria tha: ''Shpirti im e madhëron Zotin,
Luke Alb 1:47  dhe fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim,
Luke Alb 1:48  sepse ai e shikoi me pëlqim ultësinë e shërbëtores së tij; sepse ja, tani e tutje të gjitha brezat do të më shpallin të lume,
Luke Alb 1:49  sepse i Pushtetshmi më bëri gjëra të mëdha, dhe i Shenjtë është emri i tij!
Luke Alb 1:50  Dhe mëshira e tij shtrihet nga brezi në brez për ata që e druajnë.
Luke Alb 1:51  Ai veproi pushtetshëm me krahun e vet; i shpërndau krenarët me mendimet e zemrave të tyre;
Luke Alb 1:52  i përmbysi pushtetarët nga fronat e tyre dhe i ngriti të përulurit;
Luke Alb 1:53  i mbushi me të mira të uriturit dhe i ktheu duarbosh të pasurit.
Luke Alb 1:54  Ai e ndihmoi Izraelin, shërbëtorin e vet, duke i kujtuar për mëshirën e tij,
Luke Alb 1:55  ashtu si ua pati deklaruar etërve tanë, Abrahamit dhe pasardhësve të tij, për gjithmonë''.
Luke Alb 1:56  Dhe Maria ndenji me Elizabetën gati tre muaj, pastaj u kthye në shtëpinë e vet.
Luke Alb 1:57  Dhe Elizabetës i erdhi koha që të lindë dhe të nxjerrë në dritë një djalë.
Luke Alb 1:58  Fqinjët e saj dhe të afërmit, kur dëgjuan se Zoti kishte treguar mëshirë të madhe ndaj saj, u gëzuan me të.
Luke Alb 1:59  Dhe ndodhi që të tetën ditë erdhën për ta rrethprerë djalin, dhe donin t'ia quanin Zakaria, me emrin e atit të tij;
Luke Alb 1:60  por e ëma ndërhyri dhe tha: ''Jo, por përkundrazi do të quhet Gjon''.
Luke Alb 1:61  Dhe ata i thanë: ''S'ka njeri në fisin tënd që të quhet me këtë emër''.
Luke Alb 1:62  Kështu me shenja e pyetën të atin, si donte që t'i quhej.
Luke Alb 1:63  Ai atëherë kërkoi një tabelë shkrimi dhe shkroi mbi të: ''Emri i tij është Gjon''. Dhe të gjithë u mrrekulluan.
Luke Alb 1:64  Në atë çast goja e tij u hap dhe gjuha e tij u zgjidh, dhe fliste duke bekuar Perëndinë.
Luke Alb 1:65  Dhe të gjithë fqinjëve të tyre u hyri druajtja, dhe të gjitha këto gjëra u përhapën nëpër krejt krahinën malore të Judesë.
Luke Alb 1:66  Të gjitha ata që i dëgjuan, i vunë në zemrën e tyre duke thënë: ''Vallë kush do të jetë ky fëmijë?''. Dhe dora e Zotit ishte me të.
Luke Alb 1:67  Dhe Zakaria, ati i tij, u mbush me Frymën e Shenjtë dhe profetizoi, duke thënë:
Luke Alb 1:68  Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, sepse e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet;
Luke Alb 1:69  dhe na ngriti një shpëtim të pushtetshëm në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,
Luke Alb 1:70  ashtu si ai e kishte deklaruar nëpërmjet gojës së profetëve të tij të shenjtë që nga kohët e lashta, që ne të shpëtojmë
Luke Alb 1:71  prej armiqve tanë dhe prej dorës së gjithë atyre që na urrejnë,
Luke Alb 1:72  për të treguar mëshirë tek etërit tanë e për t'u kujtuar për besëlidhjen e tij të shenjtë,
Luke Alb 1:74  për të na lejuar që, pasi të çlirohemi nga duart e armiqve tanë, të mund t'i shërbejmë pa frikë,
Luke Alb 1:75  në shenjtëri e në drejtësi përpara atij, të gjitha ditët e jetës sonë.
Luke Alb 1:76  Dhe ti, o fëmijë i vogël, do të quhesh profet nga Shumë i Larti, sepse ti do të shkosh përpara fytyrës së Zotit për të përgatitur udhët e tij,
Luke Alb 1:77  për t'i dhënë popullit të tij njohjen e shpëtimit, në faljen e mëkateve të tyre;
Luke Alb 1:78  për hir të thellësisë së mëshirës së Perëndisë sonë, për të cilën agimi nga lart na ka vizituar,
Luke Alb 1:79  për të ndriçuar ata që dergjeshin në errësirë dhe në hijen e vdekjes, për të udhëhequr hapat tona në udhën e paqes''.
Luke Alb 1:80  Ndërkaq fëmija rritej dhe forcohej në frymë: dhe qëndroi në shkretëtirë deri në atë ditë, kur ai duhej t'i zbulohej Izraelit.