Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
I CHRONICLES
Prev Up Next Toggle notes
Chapter 6
I Ch Alb 6:1  Bijtë e Levit ishin Gershomi, Kehathi dhe Merari.
I Ch Alb 6:2  Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli.
I Ch Alb 6:3  Bijtë e Amramit ishin Aaroni, Moisiu dhe Miriami. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.
I Ch Alb 6:4  Eleazarit i lindi Finehasi; Finehasit i lindi Abishua;
I Ch Alb 6:6  Uzit i lindi Zerahiahu; Zerahiahut i lindi Merajothi;
I Ch Alb 6:7  Merajothit i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi;
I Ch Alb 6:8  Ahitubit i lindi Tsadoku; Tsadokut i lindi Ahimaatsi.
I Ch Alb 6:9  Ahimaatsit i lindi Azariahu; Azariahut i lindi Johanani.
I Ch Alb 6:10  Johananit i lindi Azariahu (ai shërbeu si prift në tempullin që Salomoni ndërtoi në Jeruzalem);
I Ch Alb 6:11  Azariahut i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi;
I Ch Alb 6:12  Ahitubit i lindi Tsadoku; Tsadokut i lindi Shalumi;
I Ch Alb 6:13  Shalumit i lindi Hilkiahu; Hilkiahut i lindi Azariahu;
I Ch Alb 6:14  Azariahut i lindi Serajahu; Serajahut i lindi Jehotsadaku;
I Ch Alb 6:15  Jehotsadaku shkoi në mërgim, kur Zoti çoi në robëri Judën dhe Jeruzalemin me anë të Nebukadnetsarit.
I Ch Alb 6:16  Bijtë e Levit ishin Gershomi, Kehathi dhe Merari.
I Ch Alb 6:17  Këta janë emrat e bijve të Gershomit: Libni dhe Shimei.
I Ch Alb 6:18  Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli.
I Ch Alb 6:19  Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi. Këto janë familjet e Levit, sipas etërve të tyre.
I Ch Alb 6:20  Gershomi pati si djalë Libnin, bir i të cilit ishte Jahathi, bir i të cilit ishte Zimahu,
I Ch Alb 6:21  bir i të cilit ishte Joabi, bir i të cilit ishte Ido, biri të cilit ishte Zerahu, bir i të cilit ishte Jeatherai.
I Ch Alb 6:22  Bijtë e Kehathit ishin Aminadabi, bir i të cilit ishte Koreu, bir i të cilit ishte Asiri,
I Ch Alb 6:23  bir i të cilit ishte Elkanahu, bir i të cilit ishte Ebiasaf, biri të cilit ishte Asiri,
I Ch Alb 6:24  bir i të cilit ishte Tahathi, bir i të cilit ishte Uriel, biri të cilit ishte Uziahu, bir i të cilit ishte Shauli.
I Ch Alb 6:25  Bijtë e Elkanahut ishin Amasai dhe Ahimothi,
I Ch Alb 6:26  bir i të cilit ishte Elkanah, bir i të cilit ishte Cofaj, biri i të cilit ishte Nahathi,
I Ch Alb 6:27  biri i të cilit ishte Eliab, bir i të cilit ishte Jerohami, bir i të cilit ishte Elkanahu.
I Ch Alb 6:28  Bijtë e Samuelit ishin Joeli, i parëlinduri, dhe Abia, i dyti.
I Ch Alb 6:29  Bijtë e Merarit ishin Mahli, bir i të cilit ishte Libni, bir i të cilit ishte Shimei, bir i të cilit ishte Uzahu,
I Ch Alb 6:30  bir i të cilit ishte Shimea, bir i të cilit ishte Haghiah, bir i të cilit ishte Asajahu.
I Ch Alb 6:31  Këta janë ata që Davidi caktoi për shërbimin e këngës në shtëpinë e Zotit, mbasi iu gjet një vend prehjeje arkës.
I Ch Alb 6:32  Ata ushtruan shërbimin e tyre me këngë përpara tabernakullit të çadrës së mbledhjes, deri sa Salomoni ndërtoi shtëpinë e Zotit në Jeruzalem; dhe shërbenin sipas rregullores që u ishte caktuar.
I Ch Alb 6:33  Këta janë ata që kryenin shërbimin dhe këta bijtë e tyre: Nga bijtë e Kehathitit ishte Hemani, këngëtari, bir i Joelit, bir i Samuelit,
I Ch Alb 6:34  bir i Elkanahut, bir i Jerohamit, bir i Elielit, bir i Toahut,
I Ch Alb 6:35  bir i Tsufit, bir i Elkanahut, bir i Mahathit, bir i Amasait,
I Ch Alb 6:36  bir i Elkanahut, bir i Joelit, bir i Azariahut, bir i Sofonias,
I Ch Alb 6:37  bir i Tahathit, bir i Asirit, bir i Ebiasafit, bir i Koreut,
I Ch Alb 6:38  bir i Itsharit, bir i Kehathit, bir i Levit, bir i Izraelit.
I Ch Alb 6:39  Pastaj vinte i vëllai Asaf, që rrinte në të djathtë të tij; Asafi, bir i Berekiahut, bir i Shimeut,
I Ch Alb 6:40  bir i Mikaelit, bir i Baasejahut, bir i Malkijahut,
I Ch Alb 6:43  bir i Jahathit, bir i Ghershomit, bir i Levit.
I Ch Alb 6:44  Bijtë e Merarit, vëllezërit e tyre, qëndronin në të majtë dhe ishin Ethsani, bir i Kishit, bir i Abdiut, bir i Mallukut,
I Ch Alb 6:45  bir i Hadshabiahut, bir i Amatsiahut, bir i Hilkiahut,
I Ch Alb 6:47  bir i Mahlit, bir i Mushit, bir i Merarit, bir i Levit.
I Ch Alb 6:48  Vëllezërit e tyre, Levitët, ishin caktuar për çdo lloj shërbimi në tabernakullin e shtëpisë së Perëndisë.
I Ch Alb 6:49  Por Aaroni dhe bijtë e tij ofronin flijime mbi altarin e olokausteve dhe mbi altarin e temjanit, duke e bërë gjithë shërbimin në vendin shumë të shenjtë, dhe për të bërë shlyerjen për Izraelin, sipas gjithë atyre që kishte urdhëruar Moisiu, shërbëtor i Perëndisë.
I Ch Alb 6:50  Këta ishin bijtë e Aaronit: Eleazari, bir i të cilit ishte Finehasi, bir i të cilit ishte Abishua,
I Ch Alb 6:51  bir i të cilit ishte Buki, bir i të cilit ishte Uzi, bir i të cilit ishte Zerahiah,
I Ch Alb 6:52  bir i të cilit ishte Merajothi, bir i të cilit ishte Amariahu, bir i të cilit ishte Ahitubi,
I Ch Alb 6:53  bir i të cilit ishte Tsadoku, bir i të cilit ishte Ahimaatsi.
I Ch Alb 6:54  Këto ishin vendet e banesave të tyre, sipas ngulimeve të tyre në territoret e tyre, që iu dhanë me short bijve të Aaronit të familjes së Kehathitëve;
I Ch Alb 6:55  atyre iu dha Hebroni në vendin e Judës me tokat përreth për të kullotur;
I Ch Alb 6:56  por arat e qyteti dhe fshatrat e tij iu dhanë Kalebit, birit të Jefunehut.
I Ch Alb 6:57  Bijve të Aaronit iu dha Hebroni, një ndër qytetet e strehimit, Libnahu me tokat e tij për kullotë, Jatiri, Eshteoma me tokat e tij për kullotë,
I Ch Alb 6:58  Hileni me tokat e tij për kullotë, Debiri me tokat e tij për kullotë,
I Ch Alb 6:59  Ashani me tokat e tij për kullotë, Beth-Semeshu me tokat e tij për kullotë.
I Ch Alb 6:60  Nga fisi i Beniaminëve morën Gebën me tokat e tij për kullotë, Alemethin me tokat e tij për kullotë dhe Anathothin me tokat e tij për kullotë. Të gjitha qytetet që u ndanë midis familjeve të tyre ishin gjithsej trembëdhjetë.
I Ch Alb 6:61  Pjesës tjetër të bijve të Kehathit iu dhanë me short dhjetë qytete nga ana e familjes së fisit, që iu morën gjysmës së fisit, domethënë nga gjysma e fisit të Manasit.
I Ch Alb 6:62  Bijve të Ghershomit, sipas familjeve të tyre, iu dhanë trembëdhjetë qytete, që iu morën fisit të Isakar, nga fisi i Asherit, fisit të Neftalit dhe fisit të Manasët në Bashanit.
I Ch Alb 6:63  Bijve të Merarit, sipas familjeve të tyre, iu dhanë me short dymbëdhjetë qytete, që iu morën fisit të Rubenit, fisit të Gadit dhe fisit të Zabulonit.
I Ch Alb 6:64  Kështu bijtë e Izraelit u dhanë Levitëve këto qytete bashkë me toket e tyre për kullotë.
I Ch Alb 6:65  Ata ua dhanë me short këto qytete, që janë përmëndur me emrin dhe që u janë marrë fisit të bijve të Judës, fisit të bijve të Simeonit dhe fisit të bijve të Beniaminit.
I Ch Alb 6:66  Disa familje të bijve të Kehathit patën qytete në territorin që iu caktua atyre dhe që u morën nga fisi i Efraimit.
I Ch Alb 6:67  Ata u dhanë atyre edhe Sikemin, një ndër qytetet e strehimit, me tokat e tij për kullotë në krahinën malore të Efraimit, dhe Ghezerin me tokat e tij për kullotë,
I Ch Alb 6:68  Jokmeamin me tokat e tij për kullotë, Beth-Horonin me tokat e tij për kullotë,
I Ch Alb 6:69  Ajalonin me tokat e tij për kullotë, Gath-Rimonin me tokat e tij për kullotë.
I Ch Alb 6:70  Dhe nga gjysma e fisit të Manasit, Anerin me tokat e tij për kullotë, Bileamin me tokat e tij për kullotë iu dha pjesës tjetër së familjes së bijve të Kehathit.
I Ch Alb 6:71  Bijve të Gershonit iu dhanë, duke i marrë nga familja e gjysmës së fisit të Manasit, Golanin në Bashan me tokat e tij për kullotë dhe Ashtarothin me tokat e tij për kullotë.
I Ch Alb 6:72  Nga fisi i Isakarit: Kedeshi me tokat e tij për kullotë, Daberathi me tokat e tij për kullotë,
I Ch Alb 6:73  Ramothi me tokat e tij për kullotë dhe Anemi me tokat e tij për kullotë.
I Ch Alb 6:74  Nga fisi i Asherit: Mashalin me tokat e tij për kullotë, Abdonin me tokat e tij për kullotë,
I Ch Alb 6:75  Hukokun me tokat e tij për kullotë dhe Rehobin me tokat e tij për kullotë.
I Ch Alb 6:76  Nga fisi i Neftalit: Kedeshin në Galile me tokat e tij për kullotë, Hamonin me tokat e tij për kullotë dhe Kirjathaimin me tokat e tij për kullotë.
I Ch Alb 6:77  Bijve të tjerë të Merarit iu dhanë, nga fisi i Zabulonit, Rimonin me tokat e tij për kullotë dhe Taborin me tokat e tij për kullotë.
I Ch Alb 6:78  Matanë Jordanit, pranë Jerikos, në lindje të Jordanit, nga fisi i Rubenit: Betserin në shkretëtirë me tokat e tij për kullotë dhe Jahatsahu me tokat e tij për kullotë,
I Ch Alb 6:79  Kedemothi me tokat e tij për kullotë dhe Mefaathi me tokat e tij për kullotë.
I Ch Alb 6:80  Nga fisi i Gadit: Ramothi në Galaad me tokat e tij për kullotë, Mahanbim me tokat e tij për kullotë,
I Ch Alb 6:81  Heshboni me tokat e tij për kullotë dhe Jazeri me tokat e tij për kullotë.