Site uses cookies to provide basic functionality.

OK
Toggle notes
Chapter 1
Psal Alb 1:1  Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit,
Psal Alb 1:2  por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.
Psal Alb 1:3  Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi.
Psal Alb 1:4  Të tillë nuk janë të pabesët; janë si byku që era e shpërndan.
Psal Alb 1:5  Prandaj të pabesët nuk do të përballojnë gjykimin, as mëkatarët në kuvendin e të drejtëve.
Psal Alb 1:6  Sepse Zoti njeh rrugët të drejtëve, por rruga e të pabesëve të çon në shkatërrim.
Chapter 2
Psal Alb 2:1  Pse ziejnë kombet dhe pse popujt kurdisin gjëra të kota?
Psal Alb 2:2  Mbretërit e dheut mblidhen dhe princat këshillohen bashkë kundër Zotit dhe të vajosurit të tij,
Psal Alb 2:3  duke thënë: "Le t'i këputim prangat e tyre dhe t'i heqim qafe litarët e tyre".
Psal Alb 2:4  Ai që ulet në qiejtë do të qeshë, Zoti do të tallet me ta.
Psal Alb 2:5  Atëherë do t'u flasë në zemërimin e tij dhe do t'i trembë në indinjatën e tij të madhe,
Psal Alb 2:6  dhe do të thotë: "E vendosa mbretin tim mbi Sion, malin tim të shenjtë.
Psal Alb 2:7  Do të shpallë dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: "Ti je biri im, sot më linde.
Psal Alb 2:8  Më kërko dhe unë do të jap kombet si trashëgimi për ty dhe mbarë dheun si zotërim tëndin.
Psal Alb 2:9  Ti do t'i copëtosh me një shufër hekuri, do t'i bësh copë-copë si një enë prej argjile"".
Psal Alb 2:10  Tani, pra, o mbretër, tregohuni të urtë; pranoni ndreqjen, o gjyqtarë të dheut.
Psal Alb 2:11  Shërbeni me frikë Zotin dhe gëzohuni me drithma.
Psal Alb 2:12  Nënshtrohuni Birit, që të mos zemërohet dhe të mos vdisni rrugës, sepse zemërimi i tij mund të ndizet në një çast. Lum ata që gjejnë strehë tek ai.
Chapter 3
Psal Alb 3:1  O Zot, sa të shumtë janë armiqtë e mi! Shumë ngrihen kundër meje.
Psal Alb 3:2  Shumë thonë për mua: "Nuk ka shpëtim për të pranë Perëndisë". (Sela)
Psal Alb 3:3  Por ti, o Zot, je një mburoje rreth meje; ti je lavdia ime dhe ai më larton kokën.
Psal Alb 3:4  Me zërin tim i thirra Zotit dhe ai m'u përgjigj nga mali i tij i shenjtë. (Sela)
Psal Alb 3:5  Unë rashë e fjeta; pastaj u zgjova, sepse Zoti më përkrah.
Psal Alb 3:6  Unë do të kem frikë nga mizëri njerëzish që kanë fushuar rreth e qark kundër meje.
Psal Alb 3:7  Çohu, o Zot, më shpëto, o Perëndia im; sepse ti i ke goditur tërë armiqtë e mi në nofull; u ke thyer dhëmbët të pabesëve.
Psal Alb 3:8  Shpëtimi i përket Zotit, bekimi yt qoftë mbi popullin tënd. (Sela)
Chapter 4
Psal Alb 4:1  Kur thërras, përgjigjmu, o Perëndi i drejtësisë sime; kur isha në fatkeqësi, ti më ke ndihmuar; ki mëshirë për mua dhe plotësoje lutjen time.
Psal Alb 4:2  Deri kur, o bij të njerëzve, do të fyhet rëndë lavdia ime? Deri kur do të jepeni pas kotësisë dhe do të shkoni pas gënjeshtrës? (Sela)
Psal Alb 4:3  Por dijeni se Zoti ka zgjedhur një që është i shenjtë; Zoti do të më plotësojë dëshirën kur do t'i thërras atij.
Psal Alb 4:4  Zemërohuni dhe mos mëkatoni; në shtratin tuaj mendohuni shumë në zemër tuaj dhe qëndroni në heshtje. (Sela)
Psal Alb 4:5  Ofroni flijime drejtësie dhe kini besim te Zoti.
Psal Alb 4:6  Shumë thonë: "Kush do të na tregojë të mirën?". O Zot, bëj që të shkëlqejë drita e fytyrës sate mbi ne.
Psal Alb 4:7  Ti më ke shtënë në zemër më tepër gëzim nga sa ndjejnë ata, kur kanë grurë dhe musht me shumicë.
Psal Alb 4:8  Në paqe do të bie dhe në paqe do të fle, sepse ti vetëm, o Zot, më mban në siguri.
Chapter 5
Psal Alb 5:1  Vëru veshin fjalëve të mia, o Zot; dëgjo me vëmendje ankimin tim.
Psal Alb 5:2  Dëgjo zërin e britmës sime, o mbreti im dhe Perëndia im, sepse ty të drejtoj lutjen time.
Psal Alb 5:3  O Zot, ti në mëngjes dëgjon zërin tim; në mëngjes do ta lartoj drejt teje lutjen time dhe do të pres,
Psal Alb 5:4  sepse ti nuk je një Perëndi që kënaqet në pabesinë; te ti nuk mund të zërë vend e keqja.
Psal Alb 5:5  Ata që lëvdojnë vetveten, nuk do të mund të qëndrojnë para syve të tua; ti i urren të gjithë ata që kryejnë padrejtësi.
Psal Alb 5:6  Ti do të zhdukësh gjithë ata që thonë gënjeshtra; Zoti urren njerëzit gjakatarë dhe mashtrues.
Psal Alb 5:7  Por unë, për shkak të mirësisë sate të madhe, do të hyj në shtëpinë tënde dhe do të adhuroj me frikë të madhe, duke u drejtuar në tempullin tënd të shenjtë.
Psal Alb 5:8  O Zot, më udhëhiq për drejtësinë tënde, për shkak të armiqve të mi; bëje të drejtë para meje rrugën tënde,
Psal Alb 5:9  sepse në gojën e tyre nuk ka asnjë drejtësi; zemra e tyre nuk mendon gjë tjetër veç shkatërrimit; gryka e tyre është një varr i hapur; me gjuhën e tyre bëjnë lajka.
Psal Alb 5:10  Dënoji ata, o Perëndi; mos u realizofshin synimet e tyre; përsëri për të këqijat e shumta që kanë kryer sepse kanë ngritur krye kundër teje.
Psal Alb 5:11  Por le të gëzohen tërë ata që kanë strehë te ti, le të nxjerrin klithma gëzimi përjetë, sepse ti i mbron; le të ngazëllohen ata që duan emrin tënd,
Psal Alb 5:12  sepse ti, o Zot, do të bekosh të drejtin; do ta rrethosh me hirin tënd si me mburojë.
Chapter 6
Psal Alb 6:1  O Zot, mos më ndreq në zemërimin tënd dhe mos më dëno në zjarrin e indinjatës sate.
Psal Alb 6:2  Ki mëshirë për mua, o Zot; sepse jam i sfilitur nga e keqja; shëromë, o Zot, sepse kockat e mia po vuajnë.
Psal Alb 6:3  Edhe shpirti im po vuan shumë; po ti, o Zot, deri kur?
Psal Alb 6:4  Sillu nga unë, o Zot, çliroje shpirtin tim; shpëtomë, për hir të mirësisë sate.
Psal Alb 6:5  Sepse në vdekje nuk do të kujtoj njeri; kush do të të kremtojë në Sheol?
Psal Alb 6:6  Unë jam sfilitur duke psherëtirë; çdo natë e lag shtratin me vajin tim dhe bëj që të rrjedhin lotë mbi shtrojen time.
Psal Alb 6:7  Syri im ligështohet nga dhembja dhe plaket për shkak të tërë armiqve të mi.
Psal Alb 6:8  Largohuni nga unë, ju të gjithë shkaktarë të padrejtësisë, sepse Zoti ka dëgjuar zërin e vajit tim.
Psal Alb 6:9  Zoti ka dëgjuar lutjen time; Zoti e ka pranuar lutjen time.
Psal Alb 6:10  Tërë armiqtë e mi do të shushaten dhe do të hutohen; do të kthejnë krahët dhe do të shushaten në çast.
Chapter 7
Psal Alb 7:1  O Zot, Perëndia im, po kërkoj strehim te ti; shpëtomë nga tërë ata që më përndjekin dhe çliromë,
Psal Alb 7:2  që armiku të mos e shqyejë shpirtin tim si një luan, duke copëtuar pa mundur njeri të më çlirojë.
Psal Alb 7:3  O Zot, Perëndia im, në rast se e kam bërë këtë, në qoftë se ka ligësi në duart e mia,
Psal Alb 7:4  në rast se së mirës i jam përgjigjur me të keqen atij që jetonte në paqe me mua, ose në rast se e kam zhveshur armikun tim pa arësye,
Psal Alb 7:5  le të më përndjekë armiku dhe të më arrijë, le ta marrë nëpër këmbë jetën time dhe ta zvarritë në pluhur lavdinë time. (Sela)
Psal Alb 7:6  Çohu, o Zot, në zemërimin tënd; çohu kundër tërbimit të armiqve të mi dhe në favorin tim; ti ke vendosur gjykimin.
Psal Alb 7:7  Kuvendi i popujve do të të rrethojë; kthehu mbi të në një vend të ngritur.
Psal Alb 7:8  Zoti do të gjykojë popujt; gjykomë, o Zot, sipas drejtësisë sime dhe ndershmërisë sime.
Psal Alb 7:9  Jepi fund ligësisë së njerëzve të këqij, por vendos njeriun e drejtë, sepse ti je Perëndia i drejtë, që provon zemrat dhe mendjet.
Psal Alb 7:10  Mburoja ime është te Perëndia, që shpëton ata që janë të drejtë nga zemra.
Psal Alb 7:11  Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet çdo ditë me keqbërësit.
Psal Alb 7:12  Në qoftë se keqbërësi nuk ndryshon, ai do të mprehë shpatën e tij; e ka shtrirë harkun e tij dhe e ka përgatitur.
Psal Alb 7:13  Ai ka përgatitur kundër tij armë vdekjeprurëse, i mban gati shigjetat e tij të zjarrta.
Psal Alb 7:14  Ja, keqbërësi lind padrejtësinë; ai ka konceptuar ligësinë dhe ka për të pjellë mashtrimin.
Psal Alb 7:15  Ai gërmon një gropë dhe e bën të thellë, por bie vetë në gropën që ka bërë.
Psal Alb 7:16  Ligësia e tij do të kthehet mbi kryet e vet dhe dhuna e tij do të bjerë mbi çafkën e kokës.
Psal Alb 7:17  Unë do ta falenderoj Zotin për drejtësinë e tij, dhe do të këndoj lëvdime në emër të Zotit, Shumë të Lartit.
Chapter 8
Psal Alb 8:1  Sa i mrekullueshëm është emri yt mbi gjithë rruzullin, o Zot, Zoti ynë, që vure madhështinë tënde mbi qiejtë!
Psal Alb 8:2  Nga goja e të vegjëlve dhe foshnjave në gji ke vendosur lëvdimin për shkak të armiqve të tu, për t'i mbyllur gojën armikut dhe hakmarrësit.
Psal Alb 8:3  Kur mendoj qiejtë e tu, që janë vepër e gishtërinjve të tu, hënën dhe yjet që ti ke vendosur,
Psal Alb 8:4  çfarë është njeriu, që ta mbash mend, dhe biri i njeriut, që ta vizitosh?
Psal Alb 8:5  Megjithatë ti e bëre pak më të ulët se Perëndia, dhe e kurorëzove me lavdi dhe me nder.
Psal Alb 8:6  E bëre të mbretërojë mbi veprat e duarve të tua dhe vure çdo gjë nën këmbët e tij!
Psal Alb 8:7  Dhentë dhe bagëtitë e tjera, madje bishat e egra,
Psal Alb 8:8  zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit, tërë ato që kalojnë nëpër shtigjet e detit.
Psal Alb 8:9  O Zot, Zoti ynë, sa i mrekullueshëm është emri yt në të gjithë dheun!
Chapter 9
Psal Alb 9:1  Unë do të të kremtoj, o Zot, me gjithë zemër, do të tregoj tërë mrekullitë e tua.
Psal Alb 9:2  Unë do të gëzohem dhe do të kënaqem me ty; do t'i këndoj lëvdime në emrin tënd, o Shumë i Larti.
Psal Alb 9:3  Sepse armiqtë e mi tërhiqen, bien dhe vdesin para teje.
Psal Alb 9:4  Ti në fakt ke përkrahur ndershmërinë time dhe çështjen time; je ulur mbi fronin si një gjyqtar i drejtë.
Psal Alb 9:5  Ke qortuar kombet, ke shkatërruar të pabesin, ke fshirë emrat e tyre për gjithnjë.
Psal Alb 9:6  Armiku është zhdukur, i kapur nga një pikëllim i përjetshëm! Dhe qyteteve që ti ke shkatërruar i është zhdukur edhe kujtimi.
Psal Alb 9:7  Por Zoti mbetet përjetë; ai ka vendosur fronin e tij për të gjykuar.
Psal Alb 9:8  Ai do ta gjykojë botën me drejtësi, do t'i gjykojë popujt me paanësi.
Psal Alb 9:9  Zoti do të jetë strehim i papushtueshëm për të shtypurin, një strehim i papushtueshëm në kohë ngushtice.
Psal Alb 9:10  Dhe ata që e njohin emrin tënd do të kenë besim te ti, sepse ti, o Zot, nuk i braktis ata që të kërkojnë.
Psal Alb 9:11  Këndojini lavde Zotit që banon në Sion; u njoftoni popujve veprat e tij.
Psal Alb 9:12  Sepse ai që kërkon arësyen e gjakut i mban mënd ata; ai nuk e harron britmën e të pikëlluarve.
Psal Alb 9:13  Ki mëshirë për mua, o Zot, ti që më ke rilartuar nga portat e vdekjes, shiko pikëllimin që më shkaktojnë ata që më urrejnë,
Psal Alb 9:14  me qëllim që unë të kem mundësi të tregoj të gjitha lavdet e tua dhe në portat e bijës së Sionit të mund të kremtoj për çlirimin tënd.
Psal Alb 9:15  Kombet janë zhytur në gropën që kishin hapur; këmba e tyre është kapur në rrjetën që kishin fshehur.
Psal Alb 9:16  Zoti u bë i njohur me anë të gjykimit që ka dhënë; i pabesi u kap në lakun e veprës së duarve të tij. (Interlud. Sela)
Psal Alb 9:17  Të pabesët do të zbresin në Sheol; po, të gjitha kombet që harrojnë Perëndinë.
Psal Alb 9:18  Sepse nevojtari nuk do të harrohet përjetë; shpresa e të shtypurve nuk do të zhduket përjetë.
Psal Alb 9:19  Çohu, o Zot, mos lejo që vdekatari të ketë epërsi; kombet të gjykohen para teje.
Psal Alb 9:20  O Zot, kallu frikën; bëj që kombet të pranojnë se janë vetëm vdekatarë. (Sela)
Chapter 10
Psal Alb 10:1  O Zot, pse qëndron larg? Pse fshihesh në kohë fatkeqësish?
Psal Alb 10:2  I pabesi me kryelartësinë e tij ndjek me dhunë të mjerin; ata do të kapen nga vetë kurthet që ata kanë kurdisur,
Psal Alb 10:3  sepse i pabesi mburret me dëshirat e shpirtit të tij, bekon grabitqarin dhe përbuz Zotin.
Psal Alb 10:4  I pabesi, me arrogancën e fytyrës së tij, nuk e kërkon Zotin; tërë mendimet e tij janë: "Perëndia nuk ekziston".
Psal Alb 10:5  Rrugët e tij lulëzojnë në çdo kohë; gjykimet e tua për të janë shumë të larta, larg kuptimit të tyre nga ana e tij; ai përqesh gjithë armiqtë e tij.
Psal Alb 10:6  Ai thotë në zemër të tij: "Mua askush nuk më tund dot kurrë; nuk do të më ndodhë kurrë ndonjë e keqe".
Psal Alb 10:7  Goja e tij është plot mallkime, hile dhe mashtrime; nën gjuhën e tij ka ligësi dhe paudhësi.
Psal Alb 10:8  Ai rri në pritë në fshatra, vret të pafajshmin në vende të fshehta; sytë e tij përgjojnë fatkeqin.
Psal Alb 10:9  Ai rri në pritë në vende të fshehta si luani në strofkën e tij; rri në pritë për të kapur të mjerin; ai e rrëmben të mjerin duke e tërhequr në rrjetën e tij.
Psal Alb 10:10  Ai rri i strukur dhe i mbledhur, dhe fatzinjtë mposhten para forcës së tij.
Psal Alb 10:11  Ai thotë në zemër të tij: "Perëndia harron, fsheh fytyrën e tij, nuk do ta shohë kurrë".
Psal Alb 10:12  Çohu, o Zot; o Perëndi, ngre dorën tënde; mos i harro të mjerët.
Psal Alb 10:13  Pse i pabesi përçmon Perëndinë? Ai thotë në zemër të tij: "Ti nuk do t'i kërkosh llogari".
Psal Alb 10:14  Por ti e ke parë, sepse ti vëren me kujdes ligësinë dhe pikëllimin, për ta larë më pas me dorën tënde; fatkeqi i ka shpresat te ti; ti je ai që ndihmon jetimin.
Psal Alb 10:15  Thyeja krahun të pabesit dhe të ligut; në rast se ti do të kërkosh ligësinë e tij, nuk do ta gjesh më.
Psal Alb 10:16  Zoti është mbret përjetë; kombet janë zhdukur nga toka e tij.
Psal Alb 10:17  O Zot, ti dëgjon dëshirën e njerëzve të përulur; ti e fortëson zemrën e tyre, veshët e tu janë të vëmendshëm,
Psal Alb 10:18  për t'i dhënë të drejtë jetimit dhe të pikëlluarit, me qëllim që njeriu i krijuar nga dheu të mos kallë më tmerr.
Chapter 11
Psal Alb 11:1  Unë gjej strehë te Zoti; si mund t'i thoni shpirtit tim: "Ik në malin tënd, si një zog i vogël"?
Psal Alb 11:2  Sepse ja, të pabesët nderin harkun e tyre, rregullojnë shigjetat mbi kordhëz, për t'i gjuajtur në errësirë kundër atyre që kanë të drejtë nga zemra.
Psal Alb 11:3  Kur themelet janë shkatërruar, çfarë mund të bëjë i drejti?
Psal Alb 11:4  Zoti është në tempullin e tij të shenjtë; Zoti ka fronin e tij në qiejtë; sytë e tij shohin, qepallat e tij vëzhgojnë bijtë e njerëzve,
Psal Alb 11:5  Zoti vë në provë të drejtin, por shpirti i tij urren të pabesin dhe atë që do dhunën.
Psal Alb 11:6  Ai do të bëjë që të bien mbi të pabesët leqe, zjarr, squfur dhe erëra zhuritëse; kjo do të jetë pjesa nga kupa e tyre.
Psal Alb 11:7  Sepse Zoti është i drejtë; ai e do drejtësinë; njerëzit e drejtë do të sodisin fytyrën e tij.
Chapter 12
Psal Alb 12:1  Na shpëto, o Zot, sepse njerëz të devotshëm ka më pak, dhe ata që thonë të vërtetën janë zhdukur në mes të bijve të njerëzve.
Psal Alb 12:2  Secili gënjen të afërmin e tij dhe flet me buzë lajkatare dhe me zemër të zhdyzuar.
Psal Alb 12:3  Zoti i preftë të gjitha buzët lajkatare dhe gjuhën që flet me krenari,
Psal Alb 12:4  të atyre që thonë: "Me gjuhën tonë do të sundojmë; buzët tona na përkasin neve; kush është zot mbi ne?".
Psal Alb 12:5  "Për shkak të shtypjes së të mjerëve dhe të britmës së nevojtarëve, tani do të çohem", thotë Zoti, "dhe do t'i shpëtoj nga ata që u zënë pusi".
Psal Alb 12:6  Fjalët e Zotit janë fjalë të pastra, si argjend i rafinuar në një furrë prej dheu, i pastruar shtatë herë.
Psal Alb 12:7  Ti, o Zot, do t'i mbrosh dhe do t'i ruash, duke filluar nga ky brez përjetë.
Psal Alb 12:8  Të pabesët sillen pa u ndëshkuar kudo, kur midis bijve të njerëzve lavdërohet e keqja.
Chapter 13
Psal Alb 13:1  Deri kur do të më harrosh, o Zot? Vallë kështu do të jetë përjetë? Deri kur do të më fshehësh fytyrën tënde?
Psal Alb 13:2  Deri kur do të marr vendime në shpirtin tim dhe do të kem pikëllim në zemrën time tërë ditën? Deri kur do të ngrihet armiku im mbi mua?
Psal Alb 13:3  Shiko me vëmendje dhe përgjigjmu, o Zot, Perëndia im, ndriço sytë e mi, që të mos më zërë gjumi në gjumin e vdekjes,
Psal Alb 13:4  dhe armiku im të mos thotë: "E munda", dhe armiqtë e mi të mos gëzohen kur unë lëkundem.
Psal Alb 13:5  Por unë kam besim në mirësinë tënde dhe zemra ime do të ngazëllojë në çlirimin tënd;
Psal Alb 13:6  unë do t'i këndoj Zotit, sepse ai më ka trajtuar me shumë shpirtmadhësi.
Chapter 14
Psal Alb 14:1  I pamendi ka thënë në zemër të tij: "Nuk ka Perëndi". Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; nuk ka asnjë që të bëjë të mirën.
Psal Alb 14:2  Zoti shikon nga qielli bijtë e njerëzve për të parë në se ndonjeri prej tyre ka arsye dhe kërkon Perëndinë.
Psal Alb 14:3  Të gjithë kanë devijuar, janë korruptuar; asnjeri nuk bën të mirën, as edhe një.
Psal Alb 14:4  Nuk kanë fare arsye të gjithë ata që kryejnë paudhësi, që hanë popullin tim si të hanin bukë dhe nuk kërkojnë ndihmën e Zotit?
Psal Alb 14:5  Atje do t'i zërë një frikë e madhe, sepse Perëndia është me njerëzit e drejtë.
Psal Alb 14:6  Ju kërkoni të prishni planet e të mjerit, sepse Zoti është streha e tij.
Psal Alb 14:7  Oh! Le të vijë, pra, nga Sioni shpëtimi i Izraelit! Kur Zoti do ta kthejë popullin e tij nga robëria, Jakobi do të ngazëllojë, Izraeli do të gëzohet.
Chapter 15
Psal Alb 15:1  O Zot, kush do të banojë në çadrën tënde? Kush do të banojë në malin tënd të shenjtë?
Psal Alb 15:2  Ai që ecën me ndershmëri dhe bën atë që është e drejtë dhe thotë të vërtetën që ka në zemër,
Psal Alb 15:3  që nuk shan me gjuhën e tij, nuk i bën asnjë të keqe shokut të tij, dhe nuk shpif të afërmin e tij.
Psal Alb 15:4  Në sytë e tij përçmohet njeriu pa vlerë, por ai ndërton ata që kanë frikë nga Zoti; edhe sikur të jetë betuar në dëm të tij, ai nuk tërhiqet;
Psal Alb 15:5  nuk i jep paratë e tij me kamatë dhe nuk pranon dhurata kundër të pafajshmit. Ai që bën këto gjëra nuk do të hiqet kurrë.
Chapter 16
Psal Alb 16:1  Më mbro, o Perëndi, sepse unë po kërkoj strehë te ti.
Psal Alb 16:2  I thashë Zotit: "Ti je Zoti im; nuk kam asnjë të mirë veç teje".
Psal Alb 16:3  Gjithë dashuria ime është vendosur te njerëzit e shenjtë dhe të nderuar që janë mbi tokë.
Psal Alb 16:4  Dhembjet e atyre që turren pas perëndive të tjera do të shumëzohen; unë nuk do t'i derdh libacionet e tyre të gjakut dhe nuk do të shqiptoj me buzët e mia emrat e tyre.
Psal Alb 16:5  Zoti është pjesa ime nga trashëgimia dhe kupa ime; ti, o Zot, ruaje fort atë që më ka rënë në short.
Psal Alb 16:6  Mua fati më ka rënë në vende të këndshme; po, një trashëgimi e bukur më ka rënë.
Psal Alb 16:7  Unë do të bekoj Zotin që më këshillon; zemra ime më mëson edhe natën.
Psal Alb 16:8  Unë e kam vënë vazhdimisht Zotin përpara syve të mi; duke qenë se ai rri në të djathtën time, unë nuk do të hiqem kurrë nga vendi.
Psal Alb 16:9  Prandaj zemra ime gëzohet dhe shpirti im ngazëllon për lavdinë e trashëgimisë sime; edhe mishi im do të qëndrojë tërë besim dhe në siguri,
Psal Alb 16:10  sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Sheol dhe nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë korruptimin.
Psal Alb 16:11  Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka shumë gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi.
Chapter 17
Psal Alb 17:1  O Zot, dëgjo një çështje të drejtë, dëgjo me vëmendej britmën time, dëgjo lutjen time, që nuk vjen nga buzë mashtruese.
Psal Alb 17:2  Ardhtë mbrojtja ime nga prania jote; sytë e tu pafshin atë që është e drejtë.
Psal Alb 17:3  Ti e ke hetuar zemrën time, e ke vizituar natën; më ke vënë në provë dhe nuk ke gjetur asgjë; kam vendosur të mos mëkatoj me gojën time.
Psal Alb 17:4  Përsa u përket veprave të njerëzve, për fjalën e buzëve të tua, jam ruajtur nga rrugët e njerëzve të furishëm.
Psal Alb 17:5  Hapat e mia kanë qëndruar të sigurt në shtigjet e tua dhe këmbët e mia nuk janë lëkundur.
Psal Alb 17:6  Unë të drejtohem ty, o Perëndi, sepse ti m'i plotëson, zgjat veshët e tu ndaj meje, dëgjo fjalët e mia.
Psal Alb 17:7  Tregomë mirësinë tënde të mrekullueshme, ti, që me të djathtën tënde i shpëton nga kundërshtarët e tyre ata që gjejnë strehë pranë teje.
Psal Alb 17:8  Më ruaj si beben e syrit; më mbulo, nën hijen e krahëve të tu,
Psal Alb 17:9  nga të pabesët që më shtypin dhe nga armiqtë për vdekje që më rrethojnë.
Psal Alb 17:10  Zemrat e tyre janë fortësuar, goja e tyre flet me arrogancë.
Psal Alb 17:11  Tani në kanë rrethuar, ndjekin hapat tona; na ngulin sytë e tyre për të na rrëzuar.
Psal Alb 17:12  Armiku im i përngjan një luani që digjet nga dëshira që të shqyejë, dhe të një luani të vogël që rri në pritë në vënde të fshehta.
Psal Alb 17:13  Çohu, o Zot, përballoje, rrëzoje; çliro shpirtin tim nga i pabesi me shpatën tënde.
Psal Alb 17:14  O Zot, më çliro me dorën tënde nga njerëzit, nga njerëzit e kësaj bote që bën pjesë në këtë jetë, dhe barkun e të cilëve ti e mbush me thesaret e tua të fshehta; bijtë e tyre ngopen dhe u lënë fëmijëve të tyre ato që mbetet nga pasuritë e tyre.
Psal Alb 17:15  Sa për mua, për hir të drejtësisë do të shoh fytyrën tënde; do të ngopem nga prania jote kur të zgjohem.
Chapter 18
Psal Alb 18:2  Zoti është kështjella ime, fortesa ime dhe çliruesi im, Perëndia im, shkëmbi im ku gjej strehë, mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, streha ime e i lartë.
Psal Alb 18:3  Unë i kërkoj ndihmë Zotit, që është i denjë për t'u lëvduar, dhe kështu shpëtoj nga armiqtë e mi.
Psal Alb 18:4  Dhembje vdekjeje më kishin pushtuar dhe përrenj njerëzish të kobshëm më kishin tmerruar.
Psal Alb 18:5  Ankthet e Sheolit më kishin rrethuar dhe leqet e vdekjes më rrinin përpara.
Psal Alb 18:6  Në ankthin tim kërkova Zotin dhe i klitha Perëndisë tim; ai e dëgjoi zërin tim nga tempulli i tij dhe zëri im arriti para tij, në veshët e tij.
Psal Alb 18:7  Atëherë dheu u trondit dhe u drodh; edhe themelet e maleve luajtën dhe ranë, sepse ai ishte zemëruar shumë.
Psal Alb 18:8  Një tym i dilte nga flegrat e tij dhe një zjarr shkatërrimtar dilte nga goja e tij; nga ai shpërthenin thëngjij.
Psal Alb 18:9  Ai i uli qiejtë dhe zbriti me një mjegull të dendur poshtë këmbëve të tij;
Psal Alb 18:10  i kishte hipur një kerubini dhe fluturonte; fluturonte shpejt mbi krahët e erës.
Psal Alb 18:11  Me terrin ai kishte bërë velin e tij dhe si shatorre rreth vetes kishte vënë errësirën e ujërave dhe retë e dendura të qiellit.
Psal Alb 18:12  Nga shkëlqimi që e paraprinte dilnin re të dendura, brësher dhe thëngjij.
Psal Alb 18:13  Zoti gjëmoi në qiejtë dhe Shumë i Larti bëri që të dëgjohet zëri i tij me breshër dhe me thëngjij.
Psal Alb 18:14  Hodhi shigjetat e tij dhe i shpërndau armiqtë; lëshoi një numër të madh rrufesh dhe i bëri të ikin me vrap.
Psal Alb 18:15  Në qortimin tënd, o Zot, në shfryrjen e erës nga flegrat e tua, shtretërit e lumenjve u dukën dhe themelet e botës u zbuluan.
Psal Alb 18:16  Ai nga lart shtriu dorën, më mori dhe më nxori jashtë ujërave të shumta.
Psal Alb 18:17  Më çliroi nga armiku im i fuqishëm dhe nga ata që më urrenin, sepse ishin më të fortë se unë.
Psal Alb 18:18  Ata u vërsulën kundër meje ditën e fatkeqësisë sime, por Zoti mbajti anën time,
Psal Alb 18:19  dhe më nxori jashtë, larg; më çliroi sepse më do.
Psal Alb 18:20  Zoti më ka shpërblyer sipas drejtësisë sime dhe më ka dhënë sipas pastërtisë së duarve të mia,
Psal Alb 18:21  sepse kam ndjekur rrugët e Zotit dhe nuk jam larguar pabesisht nga Perëndia im,
Psal Alb 18:22  sepse kam mbajtur para meje tërë ligjet e tij dhe nuk u jam shmangur statuteve të tij.
Psal Alb 18:23  Kam qenë i ndershëm me të dhe i jam ruajtur paudhësisë.
Psal Alb 18:24  Sepse Zoti më ka dhënë sipas drejtësisë sime, sipas pastërtisë së duarve të mia përpara syve të tij.
Psal Alb 18:25  Ti tregohesh i dhimbshëm ndaj njeriut besimtar dhe i drejtë me njeriun e drejtë.
Psal Alb 18:26  Ti tregohesh i pastër me atë që është i pastër dhe i dinak me të ligun,
Psal Alb 18:27  sepse ti je ai që shpëton njerëzit e pikëlluar dhe ul sytë që janë krenarë;
Psal Alb 18:28  ti je në fakt je ai që bën të shkëlqejë llambën time; o Zot, Perëndia im, ti ndriçon errësirën time,
Psal Alb 18:29  sepse me ty mund të sulmoj një aradhe dhe me Perëndinë tim mund të kërcej mbi një mur.
Psal Alb 18:30  Rruga e Perëndisë është e përsosur; fjala e Zotit është pastruar me anë të zjarrit; ai është mburoja e të gjithë atyre që gjejnë strehë tek ai.
Psal Alb 18:31  Në fakt kush është Perëndi përveç Zotit? Kush është kështjellë përveç Perëndisë tim?
Psal Alb 18:32  Perëndia është ai që më rrethon me forcë dhe që e bën jetën time të përsosur.
Psal Alb 18:33  Ai i bën këmbët e mia të ngjashme me ato të sutave dhe më bën të fortë në vendet e mia të larta;
Psal Alb 18:34  ai i mëson duart e mia për betejë, dhe me krahët e mi mund të nderë një hark prej bakri.
Psal Alb 18:35  Ti më ke dhënë gjithashtu mburojën e shpëtimit tënd; dora jote e djathtë më ka mbajtur dhe mirësia jote më ka bërë të madh.
Psal Alb 18:36  Ti ke zgjeruar hapat e mi nën veten time dhe këmbët e mia nuk janë penguar.
Psal Alb 18:37  I kam ndjekur armiqtë e mi dhe i kam arritur, nuk jam kthyer prapa para se t'i shkatërroj.
Psal Alb 18:38  I kam goditur vazhdimisht dhe ata nuk kanë mundur të ngrihen përsëri; ata kanë rënë nën këmbët e mia.
Psal Alb 18:39  Ti më ke dhënë forcë për betejën dhe ke bërë të përulen ata që ngriheshin kundër meje;
Psal Alb 18:40  ti ke bërë të kthejnë kurrizin armiqtë e mi, dhe unë kam shkatërruar ata që më urrenin.
Psal Alb 18:41  Ata klithën, por nuk pati njeri që t'i shpëtonte; ata i klithën Zotit, por ai nuk u dha përgjigje.
Psal Alb 18:42  I kam shkelur deri sa i bëra si pluhuri para erës; i kam fshirë si balta e rrugëve.
Psal Alb 18:43  Ti më ke çliruar nga grindjet e popullit; ti më ke bërë udhëheqës të kombeve; një popull që nuk e njihja më ka shërbyer.
Psal Alb 18:44  Me të dëgjuar emrin tim, ata më dëgjuan dhe m'u bindën; të huajt m'u nënshtruan.
Psal Alb 18:45  Të huajt u ligështuan dhe dolën duke u dridhur nga fortesat e tyre.
Psal Alb 18:46  Rroftë Zoti, qoftë e bekuar Kështjella ime dhe lëvduar qoftë Perëndia i shpëtimit tim!
Psal Alb 18:47  Ai është Perëndia që hakmerret për mua dhe që më nënshtron popujt;
Psal Alb 18:48  ai më çliron nga armiqtë e mi. Ti më larton mbi ata që ngrihen kundër meje dhe më çliron nga njeriu që përdor dhunën.
Psal Alb 18:49  Prandaj, o Zot, unë do ta kremtoj midis kombeve emrin tënd me këngë.
Psal Alb 18:50  Çlirime të mëdha ai i jep mbretit të tij dhe tregohet dashamirës me Davidin, të vajosurin e tij, dhe me fisin e tij përjetë".
Chapter 19
Psal Alb 19:1  Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij.
Psal Alb 19:2  Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës.
Psal Alb 19:3  Nuk kanë gojë, as fjalë; zëri i tyre nuk dëgjohet;
Psal Alb 19:4  por harmonia e tyre përhapet mbi gjithë dheun dhe mesazhi i tyre arrin deri në skajin e botës; në qiejtë Perëndia ka vënë një çadër për diellin;
Psal Alb 19:5  dhe ai është si një dhëndër që del nga dhoma e tij e martesës; ngazëllon si një trim që përshkon rrugën e tij.
Psal Alb 19:6  Ai del nga një skaj i qiejve dhe rrotullimi e tij arrin deri në skajin tjetër; asgjë nuk mund t'i fshihet nxehtësisë së tij.
Psal Alb 19:7  Ligji i Zotit është i përsosur, ai e përtërin shpirtin; dëshmia e Zotit është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë.
Psal Alb 19:8  Porositë e Zotit janë të drejta dhe e gëzojnë zemrën; urdhërimet e Zotit janë te pastra dhe ndriçojnë sytë.
Psal Alb 19:9  Frika e Zotit është e pastër, mbetet përjetë; gjykimet e Zotit janë të vërteta, të gjitha janë të drejta;
Psal Alb 19:10  janë më të dëshirueshme se ari, po, më tepër se shumë ari i kulluar; janë më të ëmbla se mjalti, nga ai që del nga hojet.
Psal Alb 19:11  Edhe shërbëtori yt mëson prej tyre; ke një shpërblim të madh duke i parë.
Psal Alb 19:12  Kush i njeh gabimet e tij? Pastromë nga ato që nuk i shoh.
Psal Alb 19:13  Përveç kësaj ruaje shërbëtorin tënd nga mëkatet e vullnetit, dhe bëj që ato të mos më sundojnë mua; atëherë unë do të jem i ndershëm dhe i pastër nga shkelje të mëdha.
Psal Alb 19:14  U miratofshin para teje fjalët e gojës sime dhe përsiatjet e zemrës sime, o Zot, kështjella ime dhe shpëtimtari im.
Chapter 20
Psal Alb 20:1  Zoti të dhënte përgjigje ditën e fatkeqësisë; emri i Perëndisë të Jakobit të mbroftë me siguri lart.
Psal Alb 20:2  Të dërgoftë ndihmë nga shenjtërorja dhe të dhëntë përkrahje nga Sioni;
Psal Alb 20:3  Mos i harroftë të gjitha ofertat e tua dhe pranoftë olokaustin tënd. (Sela)
Psal Alb 20:4  Të dhëntë atë që zemra jote dëshëron dhe plotësoftë të gjitha planet e tua.
Psal Alb 20:5  Ne do të këndojmë tërë gaz në çlirimin tënd dhe do të lartojmë flamuret tona në emër të Perëndisë tonë. Zoti i plotësoftë të gjitha kërkesat e tua.
Psal Alb 20:6  Tani e di që Zoti shpëton të vajosurin e tij; do t'i përgjigjet nga qielli i tij i shenjtë me forcën shpëtimtare të dorës së tij të djathtë.
Psal Alb 20:7  Disa kanë besim te qerret dhe të tjerë te kuajt, por ne do të kujtojmë emrin e Zotit, Perëndisë tonë.
Psal Alb 20:8  Ata u përkulën dhe ranë; por ne u ngritëm përsëri dhe mbahemi në këmbë.
Psal Alb 20:9  Shpëtomë, o Zot; mbreti le të na përgjigjet ditën në të cilën do të këlthasim.
Chapter 21
Psal Alb 21:1  O Zot, mbreti do të gëzohet me forcën tënde dhe do të ngazëllojë për shpëtimin tënd!
Psal Alb 21:2  Ti ia plotësove dëshirën e zemrës së tij dhe nuk hodhe poshtë kërkesën e buzëve të tij. (Sela)
Psal Alb 21:3  Sepse ti i dole para me bekime begatie, i vure mbi kokë një kurorë prej ari shumë të kulluar.
Psal Alb 21:4  Ai të kishte kërkuar jetë dhe ti i dhe ditë të gjata në përjetësi.
Psal Alb 21:5  E madhe është lavdia e tij për shpëtimin tënd; ti i dhe madhështi dhe lavdi,
Psal Alb 21:6  sepse ti e bën shumë të bekuar përjetë, e mbush me gëzim në praninë tënde.
Psal Alb 21:7  Duke qenë se mbreti ka besim te Zoti dhe në mirësinë e Shumë të Lartit, ai nuk do të hiqet kurrë.
Psal Alb 21:8  Dora jote do të arrijë tërë armiqtë e tu, dora jote e djathtë do të veprojë kundër atyre që të urrejnë.
Psal Alb 21:9  Ti do t'i bësh si një furrë të zjarrtë kur do të dukesh i zemëruar; në zemërimin e tij Zoti do t'i hedhë në humnerë dhe zjarri do t'i përpijë.
Psal Alb 21:10  Ti do të zhdukësh frytin e tyre nga toka dhe pasardhësit e tyre midis bijve të njerëzve,
Psal Alb 21:11  sepse kanë kurdisur të keqen kundër teje dhe kanë përgatitur plane të këqija, por nuk do t'ia dalin.
Psal Alb 21:12  Sepse ti do të bësh që ata të kthejnë kurrizin dhe do të drejtosh shigjetat e harkut tënd kundër fytyrës së tyre.
Psal Alb 21:13  Çohu, o Zot, me forcën tënde; ne do të këndojmë dhe do të kremtojmë lëvdimet e fuqisë sate.
Chapter 22
Psal Alb 22:1  Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur? Pse më rri kaq larg dhe nuk vjen të më çlirosh, duke dëgjuar fjalët e ofshamës sime?
Psal Alb 22:2  O Perëndia im, unë bërtas ditën, por ti nuk përgjigjesh, edhe natën unë nuk rri në heshtje.
Psal Alb 22:3  Megjithatë ti je i Shenjti, që banon në lëvdimet e Izraelit.
Psal Alb 22:4  Etërit tonë kanë pasur besim te ti; kanë pasur besim te ti dhe ti i ke çliruar.
Psal Alb 22:5  Të klithën ty dhe u çliruan; patën besim te ti dhe nuk u zhgënjyen.
Psal Alb 22:6  Por unë jam një krimb dhe jo një njeri; turpi i njerëzve dhe përçmimi i popullit.
Psal Alb 22:7  Tërë ata që më shohin më përqeshin, zgjatin buzën dhe tundin kokën,
Psal Alb 22:8  duke thënë: "Ai i ka besuar Zotiit; le ta çlirojë, pra, ta ndihmojë, mbasi e do".
Psal Alb 22:9  Me siguri ti je ai që më nxori nga barku i nënes; bëre që të kem besim te ti qysh nga koha kur pushoja mbi sisët e nënes sime.
Psal Alb 22:10  Unë u braktisa te ti qysh nga lindja ime; ti je Perëndia im qysh nga barku i nënes sime.
Psal Alb 22:11  Mos u largo nga unë, sepse ankthi është i afërt, dhe nuk ka asnjë që të më ndihmojë.
Psal Alb 22:12  Dema të mëdhenj më kanë rrethuar, dema të fuqishëm të Bashanit më rrinë përqark;
Psal Alb 22:13  ata hapin gojën e tyre kundër meje, si një luan grabitqar që vrumbullit.
Psal Alb 22:14  Më derdhin si ujë dhe tërë kockat e mia janë të ndrydhura; zemra ime është si dylli që shkrihet në mes të zorrëve të mia.
Psal Alb 22:15  Forca ime është tharë si një enë balte dhe gjuha ime është ngjitur te qiellza; ti më ke vënë në pluhurin e vdekjes.
Psal Alb 22:16  Sepse qentë më kanë rrethuar, një grup keqbërësish më rri rrotull; më kanë shpuar duart dhe këmbët.
Psal Alb 22:17  Unë mund t'i numëroj gjithë kockat e mia; ato më shikojnë dhe më këqyrin.
Psal Alb 22:18  Ndajnë midis tyre rrobat e mia dhe hedhin në short tunikën time.
Psal Alb 22:19  Por ti, o Zot, mos u largo; ti që je forca ime, nxito të më ndihmosh.
Psal Alb 22:20  Çliroje jetën time nga shpata, jetën time të vetme nga këmba e qenit.
Psal Alb 22:21  Shpëtomë nga gryka e luanit dhe nga brirët e buajve. Ti m'u përgjigje.
Psal Alb 22:22  Unë do t'u njoftoj emrin tënd vëllezërve të mi, do të të lëvdoj në mes të kuvendit.
Psal Alb 22:23  Ju që keni frikë nga Zoti, lëvdojeni; dhe ju të gjithë, pasardhës të Jakobit, përlëvdojeni; dhe ju të gjithë, o fis i Izraelit, kini frikë nga ai.
Psal Alb 22:24  Sepse ai nuk ka përçmuar as nuk ka hedhur poshtë vuajtjen e të pikëlluarit, dhe nuk i ka fshehur fytyrën e tij; por kur i ka klithur atij, ai e ka kënaqur.
Psal Alb 22:25  Shkaku i lëvdimit tim në kuvendin e madh je ti; unë do t'i plotësoj zotimet e mia në prani të të gjithë atyre që kanë frikë nga ti.
Psal Alb 22:26  Nevojtarët do të hanë dhe do të ngopen; ata që kërkojnë Zotin do ta lëvdojnë; zemra juaj do të jetojë përjetë.
Psal Alb 22:27  Të gjitha skajet e tokës do ta mbajnë mend Zotin dhe do të kthehen tek ai; dhe të gjitha familjet e kombeve do të adhurojnë përpara teje.
Psal Alb 22:28  Sepse Zotit i përket mbretëria dhe ai sundon mbi kombet.
Psal Alb 22:29  Gjithë të pasurit e dheut do të hanë dhe do të të adhurojnë; të gjithë ata që zbresin në pluhur dhe që nuk arrijnë të mbahen gjallë do të përkulen para teje.
Psal Alb 22:30  Pasardhësit do t'i shërbejnë; do t'i flitet për Zotin brezit të ardhshëm.
Psal Alb 22:31  Ata do të vijnë dhe do t'i shpallin drejtësinë e tij një populli që nuk ka lindur akoma, dhe që ai vetë e ka krijuar.
Chapter 23
Psal Alb 23:1  Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë.
Psal Alb 23:2  Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin.
Psal Alb 23:3  Ai ma përtërin shpirtin, më çon nëpër shtigjet e drejtësisë, nga dashuria që ka për emrin e tij.
Psal Alb 23:4  Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër.
Psal Alb 23:5  Ti shtron para meje tryezën në prani të armiqve të mi; ti vajos kokën time me vaj; kupa ime po derdhet.
Psal Alb 23:6  Me siguri pasuri dhe mirësi do të më shoqërojnë në gjithë ditët e jetës ime; dhe unë do të banoj në shtëpinë e Zotit ditë të gjata.
Chapter 24
Psal Alb 24:1  Zotit i përket toka dhe të gjitha gjërat që janë mbi të, bota dhe banorët e saj.
Psal Alb 24:2  Sepse ai e ka themeluar mbi detet dhe e ka vendosur mbi lumenjtë.
Psal Alb 24:3  Kush do t'i ngjitet malit të Zotit? Kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?
Psal Alb 24:4  Njeriu i pafajshëm nga duart dhe i pastër nga zemra, që nuk e ngre shpirtin për t'u dukur dhe nuk betohet në mënyrë të rreme.
Psal Alb 24:5  Ai do të marrë bekimet e Zotit dhe drejtësinë nga Perëndia e shpëtimit të tij.
Psal Alb 24:6  I tillë është brezi i atyre që e kërkojnë, që kërkojnë fytyrën tënde, o Perëndi e Jakobit. (Sela)
Psal Alb 24:7  O ju porta, çoni kokat tuaja; dhe ju, porta të përjetshme, hapuni krejt dhe Mbreti i lavdisë do të hyjë.
Psal Alb 24:8  Kush është ky Mbret i lavdisë? Éshtë Zoti i fortë dhe i fuqishëm, Zoti i fortë në betejë.
Psal Alb 24:9  O porta, çoni kokat tuaja; hapuni krejt, o porta të përjetshme, dhe Mbreti i lavdisë do të hyjë.
Psal Alb 24:10  Kush është ky Mbret i lavdisë? Éshtë Zoti i ushtrive; ai është Mbreti i lavdisë. (Sela)
Chapter 25
Psal Alb 25:2  O Perëndia im, kam besim te ti; bëj që të mos mbetem i zhgënjyer dhe që armiqtë e mi të mos triumfojnë mbi mua.
Psal Alb 25:3  Po, bëj që asnjë nga ata që kanë besim te ti të mos zhgënjehet; u turpërofshin ata që sillen pabesisht pa shkak.
Psal Alb 25:4  O Zot, më trego rrugët e tua, më mëso shtigjet e tua.
Psal Alb 25:5  Më udhëhiq në të vërtetën tënde dhe më mëso, sepse ti je Perëndia i shpëtimit tim; unë shpresoj shumë te ti gjatë gjithë ditës.
Psal Alb 25:6  Kujto, o Zot, mëshirën tënde dhe miresinë tënde, sepse janë të përhershme.
Psal Alb 25:7  Mos i kujto mëkatet e rinisë sime, as shkeljet e mia; por në dashamirësinë tënde më kujto, o Zot, për hir të mirësisë sate.
Psal Alb 25:8  Zoti është i mirë dhe i drejtë, prandaj ai do t'u mësojë rrugën mëkatarëve.
Psal Alb 25:9  Ai do të udhëheqë njerëzit zemërbutë në drejtësi dhe do t'u mësojë të përulurve rrugën e tij.
Psal Alb 25:10  Të gjitha rrugët e Zotit janë mirësi dhe vërtetësi për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe porositë e tij.
Psal Alb 25:11  Për hir të emrit tënd, o Zot, fale paudhësinë time, sepse ajo është e madhe.
Psal Alb 25:12  Kush është njeriu që ka frikë nga Zoti? Ai do t'i tregojë rrugën që duhet të zgjedhë.
Psal Alb 25:13  Ai do të jetojë në bollëk dhe pasardhësit e tij do të trashëgojnë tokën.
Psal Alb 25:14  Sekreti i Zotit u tregohet atyre që kanë frikë prej tij, dhe ai u bën të njohur atyre besëlidhjen e tij.
Psal Alb 25:15  Sytë e mi drejtohen vazhdimisht te Zoti, sepse ai do të m'i nxjerrë këmbët nga rrjeta.
Psal Alb 25:16  Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, sepse jam vetëm dhe i dëshpëruar.
Psal Alb 25:17  Ankthet e zemrës sime janë shtuar; më çliro nga fatkeqësitë e mia.
Psal Alb 25:18  Shiko pikëllimin tim dhe ankthin tim, dhe fali të gjitha mëkatet e mia.
Psal Alb 25:19  Këqyr armiqtë e mi, sepse janë të shumtë dhe më urrejnë me një urrejtje plot dhunë.
Psal Alb 25:20  Ruaje jetën time dhe më çliro; bëj që të mos jem i pështjelluar, sepse unë po gjej strehë te ti.
Psal Alb 25:21  Pastërtia dhe ndershmëria më mbrofshin, sepse unë shpresoj te ti.
Psal Alb 25:22  O Perëndi, liroje Izraelin nga të gjitha mundimet e tij.
Chapter 26
Psal Alb 26:1  Siguromë drejtësi, o Zot, sepse kam ecur në ndershmërinë time dhe kam pasur besim te Zoti pa u lëkundur.
Psal Alb 26:2  Më heto, o Zot, dhe më vër në provë; pastro me zjarr trurin dhe zemrën time.
Psal Alb 26:3  Sepse mirësia jote më rri përpara syve dhe unë po eci në vërtetësinë tënde.
Psal Alb 26:4  Nuk ulem me njerëz gënjeshtarë dhe nuk shoqërohem me njerëz hipokritë.
Psal Alb 26:5  Unë urrej tubimin e njerëzve të këqij dhe nuk bashkohem me të pabesët.
Psal Alb 26:6  Unë i laj duart e mia në çiltërsi dhe i shkoi rrotull altarit tënd, o Zot,
Psal Alb 26:7  për të shpallur me zë të lartë lavdinë tënde dhe për të treguar tërë mrekullitë e tua.
Psal Alb 26:8  O Zot, unë e dua selinë e shtëpisë sate dhe vendin ku qëndron lavdia jote.
Psal Alb 26:9  Mos e vër shpirtin tim bashkë me atë të mëkatarëve dhe mos më bashko me njerëzit gjakatarë,
Psal Alb 26:10  sepse ata kanë në duart e tyre plane të këqija dhe dora e tyre e djathtë është plot dhurata.
Psal Alb 26:11  Por unë do të eci në ndershmërinë time; më shpengo dhe ki mëshirë për mua.
Psal Alb 26:12  Këmba ime është e qëndrueshme në vënd të sheshtë. Në kuvende unë do të bekoj Zotin.
Chapter 27
Psal Alb 27:1  Zoti është drita ime dhe shpëtimi im; nga kush do të kem frikë? Zoti është kështjella e jetës sime; nga kush do të kem frikë?
Psal Alb 27:2  Kur njerëzit e këqij, armiqtë dhe kundërshtarët e mi më sulmuan për të ngrënë mishin tim, ata vetë u lëkundën dhe ranë.
Psal Alb 27:3  Edhe sikur një ushtri të dilte kundër meje, zemra ime nuk do të kishte frikë; edhe sikur një luftë të pëlciste kundër meje, edhe atëherë do të kisha besim.
Psal Alb 27:4  Një gjë i kërkova Zotit dhe atë kërkoj: të banoj në shtëpinë e Zotit tërë ditët e jetës sime, për të soditur bukurinë e Zotit dhe për të admiruar tempullin e tij.
Psal Alb 27:5  Sepse ditën e fatkeqësisë ai do të më fshehë në çadrën e tij, do të më fshehë në një vend sekret të banesës së tij, do të më lartojë mbi një shkëmb.
Psal Alb 27:6  Dhe tani koka ime do të ngrihet mbi armiqtë e mi që më rrethojnë, dhe do të ofroj në banesën e tij flijime me britma gëzimi; do të këndoj dhe do të kremtoj lëvdimet e Zotit.
Psal Alb 27:7  O Zot, dëgjo zërin tim, kur të këlthas ty; ki mëshirë për mua dhe përgjigjmu.
Psal Alb 27:8  Zemra ime më thotë nga ana jote: "Kërkoni fytyrën time". Unë kërkoj fytyrën tënde, o Zot.
Psal Alb 27:9  Mos ma fshih fytyrën tënde, mos e hidh poshtë me zemërim shërbëtorin tënd; ti ke qenë ndihma ime; mos më lër dhe mos më braktis, o Përendi e shpëtimit tim.
Psal Alb 27:10  Edhe sikur babai im dhe nëna ime të më kishin braktisur, Zoti do të më pranonte.
Psal Alb 27:11  O Zot, më mëso rrugën tënde dhe më udhëhiq në një shteg të sheshtë, për shkak të armiqve të mi.
Psal Alb 27:12  Mos më braktis në dëshirat e armiqve të mi, sepse kanë dalë kundër meje dëshmitarë të rremë, njerëz që duan dhunën.
Psal Alb 27:13  Oh, sikur të mos isha i sigurt të shoh mirësinë e Zotit në dheun e të gjallëve!
Psal Alb 27:14  Ki besim të madh te Zoti; ji i fortë, ki zemër; ki besim të madh te Zoti.
Chapter 28
Psal Alb 28:1  Ty të këlthas, o Zot, o kështjella ime; mos rri në heshtje, sepse po të mos flasësh ti, unë bëhem njëlloj si ata që zbresin në gropë.
Psal Alb 28:2  Dëgjo zërin e lutjeve të mia kur të këlthas ty për ndihmë, kur ngre duart në drejtim të vendit tënd shumë të shenjtë.
Psal Alb 28:3  Mos më tërhiq bashkë me të pabesët dhe ata që kryejnë paudhësi, të cilët flasin për paqe me të afërmit e tyre, por kanë shpirtligësi në zemër.
Psal Alb 28:4  Jepu atyre sipas veprave që kanë kryer dhe sipas ligësisë së veprimeve të tyre; jepu atyre sipas veprës së duarve të tyre; jepu atyre hakun që meritojnë.
Psal Alb 28:5  Duke qenë se ata nuk i çmojnë veprat e Zotit dhe atë që duart e tij kanë bërë, ai do t'i mposhtë dhe nuk do t'i lërë të begatohen.
Psal Alb 28:6  I bekuar qoftë Zoti, sepse ka dëgjuar zërin e lutjeve të mia.
Psal Alb 28:7  Zoti është forca ime dhe mburoja ime; zemra ime ka pasur besim tek ai dhe unë u ndihmova; prandaj zemra ime ngazëllen dhe unë do ta kremtoj këtë me këngën time.
Psal Alb 28:8  Zoti është forca e popullit të tij, dhe streha e shpëtimit për të vajosurin e tij.
Psal Alb 28:9  Shpëto popullin tënd dhe beko trashëgiminë tënde; ushqeji dhe përkrahi përjetë.
Chapter 29
Psal Alb 29:1  I jepni Zotit, o bij të të fuqishmëve, i jepni Zotit lavdi dhe forcë.
Psal Alb 29:2  I jepni Zotit lavdinë që i përket emrit të tij; adhuroni Zotin në shkëlqimin e shenjtërisë së tij.
Psal Alb 29:3  Zëri i Zotit është mbi ujërat; Perëndia i lavdisë gjëmon; Zoti është mbi ujërat e mëdha.
Psal Alb 29:4  Zëri i Zotit është i fuqishëm, zëri i Zotit është i madhërishëm.
Psal Alb 29:5  Zëri i Zotit thyen kedrat; po, Zoti thyen kedrat e Libanit;
Psal Alb 29:6  i bën të hidhen si një viç, Libanin dhe Sirionin, si një buall i ri.
Psal Alb 29:8  Zëri i Zotit e bën shkretëtirën të dridhet; Zoti bën që të dridhet shkretëtira e Kadeshit.
Psal Alb 29:9  Zëri i Zotit bën që të lindin sutat dhe i lë pyjet pa gjethe; dhe në tempullin e tij çdo gjë thotë: "Lavdi!".
Psal Alb 29:10  Zoti rrinte ulur në fron përmbi përmbytjen; po, Zoti rri ulur si mbret në përjetësi.
Psal Alb 29:11  Zoti do t'i japë forcë popullit të tij; Zoti do të bekojë popullin e tij me paqe.
Chapter 30
Psal Alb 30:1  Do të të lëvdoj, o Zot, sepse ti më ngrite lart, dhe nuk i lejove armiqtë e mi të tallen me mua.
Psal Alb 30:2  O Zot, Perëndia im, unë të kam klithur ty, dhe ti më ke shëruar.
Psal Alb 30:3  O Zot, ti e ke nxjerrë shpirtin tim jashtë Sheolit, më ke mbajtur gjallë që të mos zbrisja në gropë.
Psal Alb 30:4  I këndoni lavde Zotit, ju, shenjtorë të tij, dhe kremtoni shenjtërinë e tij,
Psal Alb 30:5  sepse zemërimi im mban vetëm një çast, por mirësia e tij mban një jetë të tërë. Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.
Psal Alb 30:6  Kur kisha bollëk thoja: "Unë nuk do të prekem kurrë".
Psal Alb 30:7  O Zot, për hirin tënd e kishe fortësuar malin tim, ti e fshehe fytyrën tënde, dhe unë mbeta i trembur.
Psal Alb 30:8  Unë të klitha ty, o Zot, iu luta fort Zotit,
Psal Alb 30:9  duke thënë: "Çfarë dobie do të kesh nga gjaku im po të jetë se zbres në gropë? A mundet pluhuri të të kremtojë? A mundet ai të shpallë të vërtetën tënde?
Psal Alb 30:10  Dëgjo, o Zot, dhe ki mëshirë për mua, o Zot, bëhu ti ndihma ime".
Psal Alb 30:11  Ti e ke kthyer vajtimin tim në valle; ma ke hequr grethoren dhe më ke mbushur me gëzim,
Psal Alb 30:12  me qëllim që shpirti im të mund të të këndojë lavdi pa pushim. O Zot, Perëndia im, unë do të të kremtoj përjetë.
Chapter 31
Psal Alb 31:1  Gjeta strehë te ti, o Zot; bëj që unë të mos ngatërrohem kurrë; çliromë për drejtësinë tënde.
Psal Alb 31:2  Ma vër veshin, nxito të më çlirosh; bëhu për mua një kështjellë e fortë dhe një vend i fortifikuar që të më shpëtosh.
Psal Alb 31:3  Sepse ti je kështjella ime dhe kalaja ime; për hir të emrit tënd më udhëhiq dhe tregomë udhën.
Psal Alb 31:4  Nxirrmë jashtë rrjetës që më kanë ngritur fshehurazi, sepse ti je kështjella ime.
Psal Alb 31:5  Në duart e tua unë e besoj frymën time; ti më shpengove, o Zot, Perëndi e së vërtetës.
Psal Alb 31:6  Unë i urrej ata që kanë dëshirë për t'u dukur, por kam besim te Zoti.
Psal Alb 31:7  Unë do të ngazëlloj dhe do të kënaqem me mirësinë tënde, sepse ti ke parë pikëllimin tim dhe i ke kuptuar ankthet e shpirtit tim,
Psal Alb 31:8  dhe nuk më dorëzove në duart e armikut, por m'i vure këmbët në një vend të gjerë.
Psal Alb 31:9  Ki mëshirë për mua, o Zot, sepse jam me ankth; syri im, shpirti im dhe të përbrendshmet e mia po treten nga dhembja,
Psal Alb 31:10  sepse jeta ime po mpaket nga pikëllimi dhe vitet e mia nga të qarat; forca ime po mpaket për shkak të mëkatit tim dhe kockat e mia po treten.
Psal Alb 31:11  Jam bërë një turp për tërë armiqtë e mi, veçanërisht për të afërmit e mi dhe një tmer për të njohurit e mi; ata që më shohin rrugës, ikin larg meje.
Psal Alb 31:12  Zemra e tyre më ka harruar si të isha një njeri i vdekur; i përngjaj një vazoje të thyer.
Psal Alb 31:13  Sepse dëgjoi shpifjet e shumë njerëzve; rreth e qark sundon tmerri, ndërsa ata këshillohen midis tyre kundër meje dhe kurdisin komplote për të më zhdukur.
Psal Alb 31:14  Por unë kam besim te ti, o Zot; kam thënë: "Ti je Perëndia im".
Psal Alb 31:15  Ditët e mia janë në dorën tëndë; çliromë nga duart e armiqve të mi dhe të atyre që më përndjekin.
Psal Alb 31:16  Bëj që të shkelqejë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd; shpëtomë për hir të mirësisë sate.
Psal Alb 31:17  O Zot, bëj që unë të mos jem i pështjelluar, pse të kam kërkuar; u pështjellofshin të pabesët dhe rënçin në heshtje në Sheol.
Psal Alb 31:18  Mbeçin pa fjalë buzët gënjeshtare, që flasin pa turp kundër të drejtit, me mëndjemadhësi dhe përçmim.
Psal Alb 31:19  Sa e madhe është mirësia jote që ti u rezervon atyre që kanë frikë nga ti, dhe që ti përdor në prani të bijve të njerëzve ndaj atyre që gjejnë strehë te ti!
Psal Alb 31:20  Ti i fsheh në strehën e fshehtë të pranisë sate nga grackat e njerëzve, ti i ruan në një çadër të mbrojtur nga grindjet me fjalë.
Psal Alb 31:21  Qoftë i bekuar Zoti, sepse më është treguar shumë dashamirës, duke më vendosur si në një vend të fortifikuar.
Psal Alb 31:22  Kurse unë, në hutimin tim, thoja: "Më kanë larguar nga prania jote"; por ti dëgjove zërin e lutjeve të mia kur të klitha ty.
Psal Alb 31:23  Duajeni Zotin, ju, gjithë shenjtorë të tij! Zoti i mbron besnikët dhe i shpaguan gjerësisht ata që veprojnë me kryelartësi.
Psal Alb 31:24  Qofshi të fortë, mbarë ju që shpresoni tek Zoti, dhe ai do ta bëjë të patundur zemrën tuaj.
Chapter 32
Psal Alb 32:1  Lum ai të cilit i kanë falur shkeljen, ai të cilit i kanë mbuluar mëkatin!
Psal Alb 32:2  Lum ai njeri të cilin Zoti nuk e padit për paudhësi dhe në frymën e të cilit nuk ka vend mashtrimi.
Psal Alb 32:3  Ndërsa po heshtja, kockat e mia treteshin midis rënkimeve që kisha tërë ditën.
Psal Alb 32:4  Sepse ditë e natë dora jote rëndonte mbi mua, fuqia ime i përngjante thatësisë së verës. (Sela)
Psal Alb 32:5  Para teje pranova mëkatin tim, nuk e fsheha paudhësinë time. Thashë: "Do t'ia rrëfej shkeljet e mia Zotit", dhe ti e ke falur paudhësinë e mëkatit tim. (Sela)
Psal Alb 32:6  Prandaj çdo njeri i përshpirtshëm do të të thërrase në kohën që mund të gjendesh; edhe sikur ujërat e mëdha të vërshojnë, ato nuk do të arrijnë deri tek ai.
Psal Alb 32:7  Ti je vendi im i strehimit, ti do të më ruash nga fatkeqësia, ti do të më rrethosh me këngë çlirimi. (Sela)
Psal Alb 32:8  Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën, nëpër të cilën duhet të ecësh; unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin tim mbi ty.
Psal Alb 32:9  Mos u bëni si kali dhe si mushka që nuk kanë mend, goja e të cilëve duhet të mbahet me fre dhe me kapistër, përndryshe nuk të afrohen.
Psal Alb 32:10  Të shumta janë dhembjet e të pabesit, por ai që ka besim tek Zoti do të rrethohet nga mirësia e tij.
Psal Alb 32:11  Gëzohuni tek Zoti dhe ngazëlloni, o njerëz të drejtë; lëshoni britma gëzimi, ju të gjithë, o njerëz me zemër të drejtë.
Chapter 33
Psal Alb 33:1  Ngazëlloni, o njerëz të drejtë, tek Zoti; lëvdimi u shkon për shtat njerëzve të drejtë.
Psal Alb 33:2  Kremtojeni Zotin me qeste; këndojini atij me harpën me dhjetë tela.
Psal Alb 33:3  Këndojini një kantik të ri, bjerini me mjeshtëri veglës dhe brohoritni.
Psal Alb 33:4  Sepse fjala e Zotit është e drejtë dhe të gjithë veprat e tij janë bërë me saktësi.
Psal Alb 33:5  Ai e do drejtësinë dhe barazinë; toka është e mbushur nga mirësitë e Zotit.
Psal Alb 33:6  Qiejtë u bënë me anë të fjalës së Zotit dhe tërë ushtria e tyre me anë të frymës së gojës së tij.
Psal Alb 33:7  Ai mblodhi ujërat në një tog dhe vendosi thellësitë e tyre të mëdha si rezervuare.
Psal Alb 33:8  Tërë toka le të ketë frikë nga Zoti dhe le të dridhen para tij tërë banorët e botës.
Psal Alb 33:9  Sepse ai foli dhe gjëja u bë; ai udhëroi dhe gjëja u shfaq.
Psal Alb 33:10  Zoti e bën të dështojë planin e kombeve dhe asgjeson synimet e popujve.
Psal Alb 33:11  Plani i Zotit mbetet përjetë dhe qëllimet e zemrës së tij për çdo brez.
Psal Alb 33:12  Lum ai komb që ka Perëndinë Zotin; lum populli që ai ka zgjedhur për trashëgim të tij.
Psal Alb 33:13  Zoti shikon nga qielli; ai shikon tërë bijtë e njerëzve.
Psal Alb 33:14  Nga vendi i banimit të tij ai këqyr tërë banorët e tokës.
Psal Alb 33:15  Ai e ka formuar zemrën e të gjithëve, që kupton tërë veprat e tyre.
Psal Alb 33:16  Mbreti nuk shpëtohet nga një ushtri e madhe; trimi nuk shpëton për shkak të forcës së tij të madhe.
Psal Alb 33:17  Kali është një shpresë e kotë shpëtimi, dhe me forcën e tij të madhe nuk mund të shpëtojë asnjeri nga rreziku.
Psal Alb 33:18  Ja, syri i Zotit është mbi ata që kanë frikë para tij, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij,
Psal Alb 33:19  për ta çliruar shpirtin e tyre nga vdekja dhe për t'i mbajtur të gjallë në kohë urie.
Psal Alb 33:20  Shpirti ynë pret Zotin; ai është ndihma jonë dhe mburoja jonë.
Psal Alb 33:21  Po, zemra jonë do të gëzohet tek ai, sepse kemi besim, në emrin e tij të shenjtë.
Psal Alb 33:22  Mirësia jote qoftë mbi ne, o Zot, sepse kemi pasur shpresë te ti.
Chapter 34
Psal Alb 34:1  Unë do ta bekoj Zotin në çdo kohë; lëvdimi i tij do të jetë gjithnjë në gojën time.
Psal Alb 34:2  Shpirti im do të krenohet me Zotin; njerëzit e përulur do ta dëgjojnë dhe do të gëzohen.
Psal Alb 34:3  Lartojeni Zotin bashkë me mua, dhe të lëvdojnë të gjithë emrin e tij.
Psal Alb 34:4  Unë e kërkova Zotin, dhe ai m'u përgjigj dhe më çliroi nga të gjitha tmerret e mia.
Psal Alb 34:5  Ata e shikuan atë dhe u ndriçuan, dhe fytyrat e tyre nuk u turpëruan.
Psal Alb 34:6  Ky i pikëlluar klithi dhe Zoti e plotësoi, e shpëtoi nga të gjitha fatkeqësitë e tij.
Psal Alb 34:7  Engjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej tij dhe i çliron.
Psal Alb 34:8  Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai.
Psal Alb 34:9  Kini frikë nga Zoti, ju shenjtorë të tij, sepse asgjë nuk u mungon atyre që kanë frikë prej tij.
Psal Alb 34:10  Luanët e vegjël vuajnë nga mungesa e madhe dhe nga uria, por atyre që kërkojnë Zotin nuk u mungon asgjë.
Psal Alb 34:11  Ejani, o bij, dëgjomëni; unë do t'ju mësoj frikën e Zotit.
Psal Alb 34:12  Cili është ai njeri që dëshiron jetën dhe do ditë të gjata për të parë të mirën?
Psal Alb 34:13  Mbaje gjuhën tënde larg së keqes dhe buzët e tua të mos thonë gënjeshtra.
Psal Alb 34:14  Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, kërko paqen dhe siguroje.
Psal Alb 34:15  Sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë të vëmendshëm të kapin britmën e tyre.
Psal Alb 34:16  Fytyra e Zotit është kundër atyre që sillen keq, për të çrrënjosur kujtimin e tyre nga faqja e dheut.
Psal Alb 34:17  Të drejtët bërtasin dhe Zoti i dëgjon dhe i çliron nga të gjitha fatkeqësitë e tyre.
Psal Alb 34:18  Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar.
Psal Alb 34:19  Të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë, por Zoti e çliron nga të gjitha.
Psal Alb 34:20  Ai i ruan tërë kockat e tij, dhe asnjë prej tyre nuk copëtohet.
Psal Alb 34:21  Ligësia do të vrasë të keqin, dhe ata që urrejnë të drejtin do të shkatërrohen.
Psal Alb 34:22  Zoti shpengon jetën e shërbëtorëve të tij, dhe asnjë nga ata që gjejnë strehë te ai nuk do të shkatërrohet.
Chapter 35
Psal Alb 35:1  O Zot, përleshu me ata që përleshen me mua; lufto me ata që luftojnë kundër meje.
Psal Alb 35:2  Merr mburojën dhe parzmoren dhe çohu të më ndihmosh.
Psal Alb 35:3  Nxirre shtizën dhe zëru rrugën atyre që më përndjekin; thuaji shpirtit tim: "Unë jam shpëtimi yt".
Psal Alb 35:4  Mbetshin të shushatur dhe të turpëruar ata që kërkojnë jetën time; kthefshin kurrizin dhe mbetshin të shushatur ata që kurdisin të keqen kundër meje.
Psal Alb 35:5  U shpërndafshin si byku nga era dhe engjëlli i Zotit i dëboftë.
Psal Alb 35:6  Qoftë rruga e tyre e errët dhe me shkarje, dhe Engjëlli i Zotit i përndjektë.
Psal Alb 35:7  Sepse pa pasur arsye më kanë ngritur fshehurazi rrjetën e tyre; pa pasur arsye ma kanë hapur gropën.
Psal Alb 35:8  Një shkatërrim i papritur u rëntë mbi krye, i zëntë rrjeta që kanë fshehur dhe rënçin në gropën që kanë përgatitur për shkatërimin tim.
Psal Alb 35:9  Atëherë shpirti im do të ngazëllejë tek Zoti dhe do të gëzohet për shpëtimin e tij.
Psal Alb 35:10  Të gjitha kockat e mia do të thonë: "O Zot, kush është si ti, që e çliron të mjerin nga ai që është më i fortë se ai, të mjerin dhe nevojtarin nga ai që plaçkit?".
Psal Alb 35:11  Dëshmitarë të pamëshirshëm ngrihen kundër meje dhe më pyesin për gjëra për të cilat unë nuk di asgjë.
Psal Alb 35:12  Të mirën e shpërblejnë me të keqen, duke e lënë kështu të pangushëlluar jetën time.
Psal Alb 35:13  Megjithatë, kur ishin të sëmurë, unë vesha grathoren dhe e mundova shpirtin tim me agjerim, dhe lutesha me kokën e përkulur mbi gjoks.
Psal Alb 35:14  Shkoja rreth e rrotull, sikur të ishte fjala për një shok o për vëllanë tim; shkoja fort i kërrusur nga dhembja, ashtu si një njeri që mban zi për të ëmën.
Psal Alb 35:15  Por kur u pengova, ata u gëzuan dhe u mblodhën bashkë; u mblodhën kundër meje disa shpifës, të cilët nuk i njihja; më kanë shqyer pa pushim.
Psal Alb 35:16  Bashkë me disa palaço zemërkatranë kërcëllijnë dhëmbët kundër meje.
Psal Alb 35:17  O Zot, deri kur do të vazhdosh të shikosh? Shpëto jetën time nga shkatërrimet e kurdisura prej tyre, të vetmen pasuri që kam nga dhëmbët e luanëve.
Psal Alb 35:18  Unë do të të kremtoj në kuvendin e madh, do të lavdëroj në mes të një populli të shumtë.
Psal Alb 35:19  Mos u gëzofshin me mua ata që pa hak më janë bërë armiq, mos e shkelshin syrin ata që më urrejnë pa arsye,
Psal Alb 35:20  sepse nuk flasin kurrë për paqe, por kurdisin mashtrime kundër njerëzve paqësorë të vendit.
Psal Alb 35:21  Po, e hapin gojën e tyre kundër meje dhe thonë: "Ah, ah! E kemi parë me sytë tanë".
Psal Alb 35:22  O Zot, ti i ke parë këto gjëra, mos hesht; o Zot, mos u largo nga unë.
Psal Alb 35:23  Zgjohu dhe çohu, për të më siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur çështjen time, o Perëndi dhe Zoti im.
Psal Alb 35:24  Gjykomë sipas drejtësisë sate, o Zot, Perëndia im, dhe bëj ata të mos kënaqen me mua,
Psal Alb 35:25  dhe të mos thonë në zemër të tyre: "Ah, pikërisht ashtu siç e donim"; dhe të mos thonë: "E gëlltitëm".
Psal Alb 35:26  U turpërofshin dhe u pështjellofshin gjihë ata që gezohen nga e keqja ime; u mbulofshin me turp dhe me fyerje ata që ekzaltohen kundër meje.
Psal Alb 35:27  Këndofshin dhe gëzofshin ata që kanë në zemër çështjen time të drejtë dhe thënçin vazhdimisht: "Lëvduar qoftë Zoti, që e do paqen e shërbëtorit të tij".
Psal Alb 35:28  Gjuha ime do të kremojë drejtësinë tënde dhe do të këndojë lëvdimin tënd tërë ditën.
Chapter 36
Psal Alb 36:1  Mëkati i të pabesit i thotë zemrës sime: "Nuk ekziston asnjë frikë nga Perëndia përpara syve të tij.
Psal Alb 36:2  Sepse ai gënjen veten e tij në kërkimin e fajit që ka kryer në urrejtjen ndaj tij.
Psal Alb 36:3  Fjalët e gojës së tij janë paudhësi dhe mashtrim; ai ka pushuar së qeni i urtë dhe nuk bën më të mira.
Psal Alb 36:4  Ai thur paudhësi në shtratin e tij; vihet në një rrugë që nuk është e mirë dhe që nuk e dënon të keqen".
Psal Alb 36:5  O Zot, mirësia jote arrin deri në qiell dhe besnikëria jote deri te retë.
Psal Alb 36:6  Drejtësia jote është si malet e Perëndisë, dhe gjykimet e tua janë si një humnerë e madhe. O Zot, ti ruan njerëz dhe kafshë.
Psal Alb 36:7  O Perëndi, sa e çmuar është mirësia jote! Prandaj bijtë e njerëzve gjejnë strehë nën hijen e krahëve të tu;
Psal Alb 36:8  ata ngopen me bollëkun e shtëpisë sate, dhe ti u heq etjen në përroin e kënaqësive të tua.
Psal Alb 36:9  Sepse pranë teje është burimi i jetës, dhe me anë të dritës sate ne shohim dritën.
Psal Alb 36:10  Zgjate mirësinë tënde ndaj atyre që të njohin dhe drejtësinë tënde ndaj atyre që janë të drejtë nga zemra.
Psal Alb 36:11  Mos më vëntë këmbën kryelarti dhe dora e të pabesit mos më marrtë me vete.
Psal Alb 36:12  Ja, ata që kryejnë paudhësi kanë rënë; i kanë rrëzuar për tokë dhe nuk mund të ringjallen përsëri.
Chapter 37
Psal Alb 37:1  Mos u dëshpëro për shkak të njerëzve të këqij; mos ki smirë ata që veprojnë me ligësi,
Psal Alb 37:2  sepse ata shpejt do të kositen si bari dhe do të thahen si bari i blertë.
Psal Alb 37:3  Ki besim tek Zoti dhe bëj të mira; bano vendin dhe shto besnikërinë.
Psal Alb 37:4  Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate.
Psal Alb 37:5  Vendose fatin tënd tek Zoti, ki besim tek ai dhe ai ka për të vepruar.
Psal Alb 37:6  Ai do të bëjë të shkëlqejë drejtësia jote si drita dhe ndershmëria e saj si mesdita.
Psal Alb 37:7  Rri në heshtje para Zotit dhe prite atë; mos u hidhëro për atë që i shkojnë mbarë punët e veta, për njeriun që ndjek planet e këqija të tij.
Psal Alb 37:8  Hiq dorë nga zemërimi dhe lëre përbuzjen; mos u dëshpëro; kjo do të të çonte edhe ty të bëje të keqen.
Psal Alb 37:9  Sepse njerëzit e këqij do të shfarosen, por ata që shpresojnë tek Zoti do të bëhen zotër të tokës.
Psal Alb 37:10  Edhe pak dhe i pabesi nuk do të jetë më; po, ti do të kërkosh me kujdes vendin e tij dhe ai nuk do të jetë më.
Psal Alb 37:11  Por zemërbutët do të zotërojnë tokën dhe do të gëzojnë një paqe të madhe.
Psal Alb 37:12  I pabesi komploton kundër të drejtit dhe kërcëllin dhëmbët kundër tij.
Psal Alb 37:13  Zoti qesh me të, sepse e sheh që vjen dita e tij.
Psal Alb 37:14  Të pabesët kanë nxjerrë shpatën dhe kanë nderur harkun e tyre për të rrëzuar të mjerin dhe nevojtarin, për të vrarë ata që ecën drejt në rrugën e tyre.
Psal Alb 37:15  Shpata e tyre do të hyjë në zemrën e tyre dhe harqet e tyre do të thyhen.
Psal Alb 37:16  Vlen më tepër e pakta e të drejtit se sa bollëku i shumë të pabesëve.
Psal Alb 37:17  Sepse krahët e të pabesëve do të thyhen, por Zoti i përkrah të drejtët.
Psal Alb 37:18  Zoti i njeh ditët e njerëzve të ndershëm dhe trashëgimia e tyre do të vazhdojë përjetë.
Psal Alb 37:19  Ata nuk do të ngatërrohen në kohën e fatkeqësisë dhe në ditët e zisë do të ngopen.
Psal Alb 37:20  Por të pabesët do të vdesin dhe armiqtë e Zotit do të konsumohen dhe do të bëhen tym si dhjami i qengjave.
Psal Alb 37:21  I pabesi merr hua dhe nuk e kthen, por i drejti ka mëshirë dhe dhuron.
Psal Alb 37:22  Sepse të bekuarit nga Zoti do të trashëgojnë tokën, por ata që janë mallkuar prej tij do të shfarosen.
Psal Alb 37:23  Hapat e njeriut i drejton Zoti, kur atij i pëlqejnë rrugët e tij.
Psal Alb 37:24  Por kur njeriu rrëzohet, nuk shtrihet për tokë, sepse Zoti e mban për dore.
Psal Alb 37:25  Unë kam qenë fëmijë dhe tani jam plakur, por nuk e kam parë kurrë të drejtin të braktisur dhe pasardhësit e tij të lypin bukë.
Psal Alb 37:26  Ai ka mëshirë dhe jep kurdoherë hua; dhe pasardhësit e tij janë në bekim.
Psal Alb 37:27  Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, dhe do të kesh një banesë të përjetshme.
Psal Alb 37:28  Sepse Zoti e do drejtësinë dhe nuk ka për t'i braktisur kurrë shenjtorët e tij; ata do të ruhen përjetë, ndërsa pasardhësit e të pabesëve do të shfarosen.
Psal Alb 37:29  Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë gjithnjë mbi të.
Psal Alb 37:30  Nga goja e të drejtit del dituri dhe gjuha e tij flet për drejtësi.
Psal Alb 37:31  Ligji i Perëndisë të tij është në zemrën e tij; hapat e tij nuk do të lëkunden.
Psal Alb 37:32  I pabesi spiunon të drejtin dhe përpiqet ta vrasë.
Psal Alb 37:33  Zoti nuk do ta lërë në duart e tij dhe nuk do të lejojë që të dënohet, kur të gjykohet.
Psal Alb 37:34  Ki shpresë të patundur tek Zoti dhe ndiq rrugën tij, dhe ai do të të lartojë me qëllim që ti të trashëgosh tokën; kur të pabesët të jenë të shfarosur, ti do ta shikosh.
Psal Alb 37:35  E pashë njeriun e pushtetshëm dhe të furishëm të begatohet si një pemë e gjelbër në tokën e tij të lindjes,
Psal Alb 37:36  por pastaj u zhduk; dhe ja, nuk është më; e kërkova, por nuk e gjeta më.
Psal Alb 37:37  Ki kujdes për njeriun e ndershëm dhe këqyr njeriun e drejtë, sepse e ardhmja e këtij njeriu do të jetë paqja.
Psal Alb 37:38  Por shkelësit do të shkatërrohen të gjithë; në fund të pabesët do të dërrmohen.
Psal Alb 37:39  Por shpëtimi i të drejtëve vjen nga Zoti; ai është kështjella e tyre në kohën e fatkeqësisë.
Psal Alb 37:40  Dhe Zoti i ndihmon dhe i çliron; i çliron nga të pabesët dhe i shpëton, sepse kanë gjetur strehë tek ai.
Chapter 38
Psal Alb 38:1  O Zot, mos më shaj në indinjatën tënde dhe mos më dëno në zemërimin tënd.
Psal Alb 38:2  Sepse shigjtat e tua më kanë shpuar dhe dora jote më shtyp.
Psal Alb 38:3  Nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim për shkak të zemërimit tënd; nuk ka qetësi në kockat e mia për shkak të mëkatit tim.
Psal Alb 38:4  Paudhësitë e mia e kalojnë në fakt kohën time, janë si një barrë e madhe, shumë e rëndë për mua.
Psal Alb 38:5  Plagët e mia janë të fëlliqura dhe të qelbëzuara nga marrëzia ime.
Psal Alb 38:6  Jam krejt i kërrusur dhe i dëshpëruar; sillem tërë ditën rreth e qark duke mbajtur zi,
Psal Alb 38:7  sepse ijet e mia janë të pezmatuara dhe nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim.
Psal Alb 38:8  Jam i sfilitur dhe i vrarë; vrumbulloj nga drithma e zemrës sime.
Psal Alb 38:9  O Zot, çdo dëshirë që kam është para teje dhe psherëtimat e mia nuk të janë fshehur.
Psal Alb 38:10  Zemra ime rreh, fuqia po më lë; vetë drita e syve të mi ka ikur.
Psal Alb 38:11  Miqtë e mi dhe shokët e mi rrinë larg plagës sime, dhe fqinjët e mi ndalojnë larg meje.
Psal Alb 38:12  Ata që kërkojnë jetën time më ngrejnë kurthe dhe ata që duan të më bëjnë të keqen flasin për shkatërrimin dhe mendojnë mashtrime tërë ditën.
Psal Alb 38:13  Por unë jam si një i shurdhër që nuk dëgjon dhe një memec që nuk e hap gojën.
Psal Alb 38:14  Po, jam si një njeri që nuk dëgjon dhe që nuk mund të përgjigjet me gojën e tij.
Psal Alb 38:15  Sepse shpresoj te ti, o Zot, ti do të përgjigjesh, o Zot, Perëndia im.
Psal Alb 38:16  Sepse kam thënë: "U gëzofshin me mua, dhe kur këmba ime pengohet, mos u çofshin kundër meje".
Psal Alb 38:17  Ndërsa jam duke rënë dhe dhembja ime është vazhdimisht para meje,
Psal Alb 38:18  ndërsa rrëfej mëkatin tim dhe jam tepër i shqetësuar për mëkatin,
Psal Alb 38:19  armiqtë e mi janë tërë gjallëri dhe janë të fortë, dhe ata që më urrejnë pa shkak shumohen.
Psal Alb 38:20  Edhe ata që ma shpërblejnë të mirën me të keqen më përndjekin, sepse unë ndjek rrugën e së mirës.
Psal Alb 38:21  O Zot, mos më braktis; Perëndia im, mos u largo nga unë.
Psal Alb 38:22  Nxito të më ndihmosh, o Zot, o shpëtimi im.
Chapter 39
Psal Alb 39:1  Unë thoja: "Do të kujdesem për sjelljen time që të mos kryej mëkate me gjuhën time; do t'i vë një fre gojës sime, sa kohë që i pabesi rri para meje".
Psal Alb 39:2  Kam qëndruar i heshtur dhe i qetë, i jam përmbajtur pikërisht së mirës, dhe dhembja ime është ashpërsuar.
Psal Alb 39:3  Zemra më digjte përbrenda; ndërsa mendohesha, një zjarr u ndez; atëherë fola me gjuhën time:
Psal Alb 39:4  "O Zot, bëmë të njohur fundin tim dhe cila është masa e ditëve të mia; vepro në mënyrë që unë të di sa i brishtë jam.
Psal Alb 39:5  Ja, ti i ke pakësuar ditët e mia aq sa është e gjatë një pëllëmbë, dhe zgjatja e jetës sime është si asgjë para teje; po, çdo njeri në gjendjen e tij më të mirë nuk është veçse avull. (Sela)
Psal Alb 39:6  Po, njeriu sillet rreth e qark si një hije; po më kot lodhen të gjithë dhe grumbullojnë pasuri pa ditur kush do t'i mbledhë!
Psal Alb 39:7  Por tani, o Zot, çfarë pres? Shpresa ime është te ti.
Psal Alb 39:8  Çliromë nga të gjitha fajet e mia; bëj që të mos jem objekt i talljes nga njeriu pa mend.
Psal Alb 39:9  Do të qëndroj në heshtje, nuk kam për të hapur gojën, sepse ti je ai që vepron.
Psal Alb 39:10  Largo nga unë fshikullin tënd; unë po marr fund nën goditjet e dorës sate.
Psal Alb 39:11  Ti e korrigjon njeriun duke dënuar mëkatin e tij dhe konsumon si një krimb atë që për të është e çmuar. Po, çdo njeri nuk është veçse kotësi. (Sela)
Psal Alb 39:12  O Zot, dëgjo lutjen time dhe vëri veshin britmës sime; mos u trego i shurdhër ndaj lotëve të mi, sepse para teje unë jam një i huaj dhe një shtegtar si të gjithë etërit e mi.
Psal Alb 39:13  Hiqe shikimin tënd nga unë, me qëllim që unë të marr përsëri fuqi para se të iki dhe të mos jem më".
Chapter 40
Psal Alb 40:1  Unë kam pritur me ngulm dhe me durim Zotin, dhe ai u përkul mbi mua dhe dëgjoi britmën time.
Psal Alb 40:2  Më nxorri jashtë një grope shkatërrimi, nga balta e moçalit, i vendosi këmbët e mia mbi një shkëmb dhe i ka bërë të qëndrueshme hapat e mia.
Psal Alb 40:3  Ai vuri në gojën time një kantik të ri për të lëvduar Perëndinë tonë; shumë njerëz kanë për ta parë këtë, do të dridhen dhe do t'i besojnë Zotit.
Psal Alb 40:4  Lum ai njeri që i beson Zotit dhe nuk u drejtohet krenarëve dhe as atyre që marrin rrugë të keqe duke u dhënë pas gënjeshtrës.
Psal Alb 40:5  O Zot, Perëndia im, të shumta janë mrekullitë që ke bërë, dhe askush nuk mund të numërojë gjërat që ke menduar për ne. Po të duhej t'i shpallja dhe t'i tregoja, do të ishin tepër për t'i radhitur.
Psal Alb 40:6  Ti nuk kënaqesh as me flijime as me oferta; më ke shpuar veshët. Ti nuk ke kërkuar as olokauste as flijime për mëkatin.
Psal Alb 40:7  Atëherë unë thashë: "Ja, po vij. Në rrotullin e librit shkruhet për mua.
Psal Alb 40:8  Perëndia im, unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd dhe ligji yt është në zemrën time".
Psal Alb 40:9  E shpalla drejtësinë tënde në kuvendin e madh; ja, unë nuk i mbaj buzët të mbyllura, o Zot, ti e di këtë.
Psal Alb 40:10  Nuk e kam fshehur drejtësinë tënde në zemrën time; kam shpallur besnikërinë tënde dhe shpëtimin tënd; nuk e kam fshehur mirësinë tënde as të vërtetën tënde para kuvendit të madh.
Psal Alb 40:11  Mos më moho, o Zot, mëshirën zemërbutë; mirësia jote dhe e vërteta jote më mbrofshin gjithnjë.
Psal Alb 40:12  Sepse të këqija të panumërta më rrethojnë; paudhësitë e mia më kanë zënë dhe nuk mund të shikoj; janë më të shumta se flokët e kokës sime, dhe zemra po më ligështohet.
Psal Alb 40:13  Prano, o Zot, të më çlirosh. O Zot, nxito të më ndihmosh.
Psal Alb 40:14  U turpërofshin dhe u pështjellofshin ata që duan të shkatërrojnë jetën time. Rënçin poshtë të mbuluar nga turpi ata që gëzohen me fatkeqësitë e mia.
Psal Alb 40:15  U trëmbshin për turp të tyre ata që më thonë: "Ah, ah...!".
Psal Alb 40:16  U gëzofshin dhe ngazëllofshin te ti të gjithë ata që të kërkojnë, ata që duan shpëtimin tënd thënçin: "Lëvduar qoftë Zoti".
Psal Alb 40:17  Sa për mua, unë jam i varfër dhe nevojtar, por Zoti kujdeset për mua. Ti je mbështetja ime dhe çlirimtari im; Perëndia im, mos u vono.
Chapter 41
Psal Alb 41:1  Lum ai që kujdeset për të varfërin; Zoti do ta çlirojë ditën e fatkeqësisë.
Psal Alb 41:2  Zoti do ta ruajë dhe do ta mbajë të gjallë; ai do të jetë i lumtur mbi tokë dhe ti nuk do ta lësh në duart e armiqve të tij.
Psal Alb 41:3  Zoti do ta ndihmojë në shtratin e sëmundjes; gjatë sëmundjes së tij, o Zot, ti do ta transformosh plotësisht shtratin e tij.
Psal Alb 41:4  Unë kam thënë: "O Zot, ki mëshirë për mua, ma shëro shpirtin, sepse kam mëkatuar kundër teje".
Psal Alb 41:5  Armiqtë e mi ndjellin të keqen, duke thënë: "Kur do të vdesë dhe kur do të zhduket emri i tij?".
Psal Alb 41:6  Në rast se dikush prej tyre vjen të më shikojë, gënjen, ndërsa zemra e tij mbledh paudhësi; pastaj del jashtë dhe e përhap rreth e rrotull.
Psal Alb 41:7  Të gjithë ata që më urrejnë, pëshpëritin bashkë kundër meje; kundër meje kurdisin të keqen,
Psal Alb 41:8  duke thënë: "Një e keqe e tmerrshme e ka zënë dhe ai nuk do të ngrihet kurrë më nga vendi ku dergjet".
Psal Alb 41:9  Madje edhe miku im i ngushtë, tek i cili kisha besim dhe që hante bukën time, ka ngritur kundër meje thembrën e tij.
Psal Alb 41:10  Por ti, o Zot, ki mëshirë për mua dhe më ço në këmbë që të mund t'ua shpaguaj.
Psal Alb 41:11  Nga kjo e di që ti më pëlqen, në rast se armiku im nuk triumfon mbi mua.
Psal Alb 41:12  Sa për mua, më ke përkrahur në ndershmërinë time dhe më ke vendosur në praninë tënde për gjithnjë.
Psal Alb 41:13  Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Izraelit, përjetë. Amen, amen.
Chapter 42
Psal Alb 42:1  Ashtu si suta ka një dëshirë të madhe për rrëketë e ujit, kështu shpirti im ka një dëshirë të zjarrtë për ty, o Perëndi.
Psal Alb 42:2  Shpirti im ka një etje të madhe për Perëndinë, për Perëndinë e gjallë. Kur do të vij dhe do të paraqitem para Perëndisë?
Psal Alb 42:3  Lotët e mia janë bërë ushqimi im ditë e natë, ndërsa më thonë vazhdimisht: "Ku është Perëndia yt?".
Psal Alb 42:4  Duke kujtuar këto gjëra, brenda vetes sime i jap shfrim të lirë shpirtit tim, sepse kisha zakon të shkoja me turmën, duke e udhëhequr në shtëpinë e Perëndisë, në mes të këngëve të gëzimit dhe të lëvdimit të një turme në festë.
Psal Alb 42:5  Pse ligështohesh, o shpirti im, pse vajton brënda trupit tim? Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma për çlirimin e pranisë së tij.
Psal Alb 42:6  O Perëndia im, shpirti më është ligështuar përbrenda; prandaj më kujtohesh ti nga vendi i Jordanit dhe nga majat e Hermonit, nga mali i Mitsarit.
Psal Alb 42:7  Një hon thërret një hon tjetër në zhurmën e ujërave të tua; të gjitha dallgët e tua dhe valët e tua kanë kaluar përmbi mua.
Psal Alb 42:8  Ditën Zoti më jep mirësinë e tij, dhe natën i ngre atij një kantik, një lutje Perëndisë të jetës sime.
Psal Alb 42:9  Unë do t'i them Perëndisë, kështjellës sime: "Pse më harrove? Pse endem i veshur me rroba zie për shkak të shtypjes nga ana e armikut?".
Psal Alb 42:10  Kockat e mia po vuajnë për vdekje për shkak të fyerjeve nga ana e armive të mi, që më thonë vazhdimisht: "Ku është Perëndia yt?".
Psal Alb 42:11  Pse ligështohesh, shpirti im, pse rënkon përbrenda meje? Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma; ai është shpëtimi im dhe Perëndia im.
Chapter 43
Psal Alb 43:1  Siguromë drejtësi, o Perëndi, dhe mbro çështjen time nga njerëzit e këqij; më çliro nga njeriu i rremë dhe i lig.
Psal Alb 43:2  Mbasi ti je Perëndia që më jep forcë, pse më ke kthyer? Pse shkoj i veshur me rroba zie për shkak të shtypjes nga ana e armikut?
Psal Alb 43:3  Dërgo dritën tënde dhe të vërtetën tënde; këto le të më udhëheqin dhe të më çojnë në malin tënd të shenjtë dhe në vendin e banesës sate.
Psal Alb 43:4  Atëherë un do të vij tek altari i Perëndisë, te Perëndia, që është gëzimi im dhe kënaqësia ime; do të të kremtoj me qeste, o Perëndi, Perëndia im.
Psal Alb 43:5  Pse ligështohesh, shpirti im, pse rënkon brenda meje? Ki shpresë te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma, sepse ai është shpëtimi im dhe Perëndia im.
Chapter 44
Psal Alb 44:1  O Perëndi, e kemi dëgjuar me veshët tona, etërit tanë na kanë treguar veprën që ti ke bërë në ditët e tyre në kohërat e lashta.
Psal Alb 44:2  Për t'i vendosur me dorën tënde ti ke shpronësuar kombet, ke çrrënjosur popuj për t'u bërë vend atyre. Në fakt nuk e pushtuan vendin me shpatën e tyre dhe nuk qe krahu i tyre që i shpëtoi, por ishte dora jote e djathtë, krahu yt dhe drita e fytyr
Psal Alb 44:4  Ti je mbreti im, o Perëndi, që vendos fitoret për Jakobin.
Psal Alb 44:5  Me anën tënde do të përmbysim armiqtë tanë; në emër tënd do të shkelim ata që ngrihen kundër nesh.
Psal Alb 44:6  Sepse nuk kam besim tek harku im dhe nuk do të jetë shpata ime ajo që do të më shpëtojë.
Psal Alb 44:7  Por je ti ai që na shpëton nga armiqtë tanë dhe që i mbulon me turp ata që na urrejnë.
Psal Alb 44:8  Ne do të lëvdojmë çdo ditë Perëndinë dhe do të kremtojmë emrin tënd përjetë. (Sela)
Psal Alb 44:9  Por ti na dëbove dhe na mbulove me turp, dhe nuk del më me ushtritë tona.
Psal Alb 44:10  Ti ke bërë të kthejmë kurrizin përpara armikut, dhe ata që na urrejnë na kanë grabitur.
Psal Alb 44:11  Ti na ke dhënë si dele për therje dhe na ke shpërndarë midis kombeve.
Psal Alb 44:12  Ti e ke shitur popullin tënd për asgjë dhe nuk ke nxjerrë asnjë fitim nga shitja e tij.
Psal Alb 44:13  Ti na bëre për turp me fqinjët tanë, u bëmë gazi dhe tallja e atyre që rrijnë rreth nesh.
Psal Alb 44:14  Ti na ke bërë të jemi gazi i kombëve; përsa na përket neve, popujt tundin kokën.
Psal Alb 44:15  Turpi im më rri gjithmonë përpara, dhe fytyra ime është e mbuluar nga turpi,
Psal Alb 44:16  për shkak të atij që më fyen dhe më poshtëron, për shkak të armikut dhe atij që kërkon hakmarrje.
Psal Alb 44:17  Të tëra këto na kanë rënë mbi kurriz, por ne nuk kemi harruar dhe nuk kemi tradhëtuar besëlidhjen tënde.
Psal Alb 44:18  Zemra jonë nuk është kthyer prapa dhe hapat tona nuk janë larguar nga rruga jote,
Psal Alb 44:19  por ti na ke copëtuar, duke na futur në vende çakejsh dhe duke na mbuluar me hijen e vdekjes.
Psal Alb 44:20  Po të kishim harruar emrin e Perëndisë tonë dhe po t'i kishim shtrirë duart tona drejt një perëndie të huaj,
Psal Alb 44:21  a nuk do ta kishte zbuluar Perëndia këtë gjë? Në fakt ai i njeh sekretet e zemrës.
Psal Alb 44:22  Po, për shkakun tënd ne vritemi çdo ditë dhe konsiderohemi si dele.
Psal Alb 44:23  Zgjohu! Pse fle, o Zot? Çohu, mos na kthe për gjithnjë.
Psal Alb 44:24  Pse e fsheh fytyrën tënde, dhe harron pikëllimin tonë dhe shtypjen tonë?
Psal Alb 44:25  Sepse shpirtërat tona janë ulur deri te pluhuri dhe trupi ynë i është ngjitur tokës.
Psal Alb 44:26  Çohu të na ndihmosh dhe na shpëto për hir të mirësisë sate.
Chapter 45
Psal Alb 45:1  Më burojnë nga zemra fjalë shumë të ëmbla; unë i këndoj mbretit poemën time. Gjuha ime do të jetë si pena e një shkruesi të shpejtë.
Psal Alb 45:2  Ti je shumë i bukur ndër të gjithë bijtë e njerëzve; buzët e tua janë plot nur, prandaj Perëndia të ka bekuar në përjetësi.
Psal Alb 45:3  Ngjeshe shpatën në brezin tënd, o trim, i rrethuar nga shkëlqimi yt dhe nga madhështia jote,
Psal Alb 45:4  dhe në madhështinë tënde shko përpara mbi qerren fitimtare për çështjen e së vërtetës, të shpirtmadhësisë dhe të drejtësisë, dhe dora jote e djathtë do të të tregojë vepra të tmerrshme.
Psal Alb 45:5  Shigjetat e tua janë të mprehta; popujt do të bien poshtë teje; ato do të hyjnë në zemërën e armiqve të mbretit.
Psal Alb 45:6  Froni yt, o Perëndi, vazhdon në përjetësi; skeptri i mbretërisë sate është një skeptër drejtësie.
Psal Alb 45:7  Ti e do drejtësinë dhe urren mbrapshtinë; prandaj Perëndia, Perëndia yt, të ka vajosur me vaj gëzimi përmbi shokët e tu.
Psal Alb 45:8  Tërë rrobat e tua mbajnë erë mirre, aloe dhe kasie; nga pallatet e fildishta veglat muzikore me tela të gëzojnë.
Psal Alb 45:9  Midis zonjave të nderit që të rrethojnë ka bija mbretërish; në të djathtën tënde është mbretëresha, e zbukuruar me ar Ofiri.
Psal Alb 45:10  Dëgjo, vashë, shiko dhe vër veshin; harro populin tënd dhe shtëpinë e atit tënd,
Psal Alb 45:11  dhe mbreti do të dëshirojë me të madhe bukurinë tënde; bjer përmbys para tij, sepse ai është Zoti yt.
Psal Alb 45:12  Bija e Tiros do të të sjellë disa dhurata dhe të pasurit e popullit do të kërkojnë favoret e tua.
Psal Alb 45:13  Tërë shkëlqim është brenda e bija e mbretit; rrobat e saj janë të qëndisura me ar.
Psal Alb 45:14  Atë do ta çojnë te mbreti me rroba të qëndisura, të shoqëruar nga virgjëresha shoqe të saj, që do të të paraqiten ty.
Psal Alb 45:15  Ato do t'i çojnë me gëzim dhe hare dhe do të hyjnë në pallatin e mbretit.
Psal Alb 45:16  Bijtë e tu do të zënë vendin e etërve të tu; ti do t'i bësh princa për tërë tokën.
Psal Alb 45:17  Unë do të shpall kujtimin e emrit tënd për të gjitha brezat; prandaj popujt do të të kremtojnë në përjetësim, përjetë.
Chapter 46
Psal Alb 46:1  Perëndia është për ne një streh dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi.
Psal Alb 46:2  Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit,
Psal Alb 46:3  dhe ujërat e tij të tërbohen dhe të shkumojnë, dhe malet të dridhen në fryerjen e tij. (Sela)
Psal Alb 46:4  Éshtë një lumë brigjet e të cilit mbushin me gëzim qytetin e Perëndisë, vendin e shenjtë ku banon shumë i Larti.
Psal Alb 46:5  Perëndia është në mes të tij, ai nuk do të luajë nga vendi; Perëndia do ta ndihmojë në dritat e para të mëngjesit.
Psal Alb 46:6  Kombet do të ziejnë, mbretëritë do të tronditen; ai dërgoi jashtë zërin e tij, toka u shkri.
Psal Alb 46:7  Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)
Psal Alb 46:8  Ejani dhe admironi veprat e Zotit, që ka bërë mrekulli mbi tokë.
Psal Alb 46:9  Ai bën që të pushojnë luftërat deri në skajet e tokës; ai prish harqet dhe thyen shtizat, dhe djeg qerret me zjarr.
Psal Alb 46:10  Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi; do të ngrihem lart midis kombeve, do të ngrihem lart mbi tokë.
Psal Alb 46:11  Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)
Chapter 47
Psal Alb 47:1  Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perëndinë me britma triumfi.
Psal Alb 47:2  Sepse Zoti, Shumë i Larti, është i tmerrshëm, një mbret i madh mbi gjithë dheun.
Psal Alb 47:3  Ai do të na nënshtrojë popujt dhe kombet do t'i vërë nën këmbët tona.
Psal Alb 47:4  Ai do të zgjedhë për ne trashëgiminë tonë, lavdinë e Jakobit që ai e do. (Sela)
Psal Alb 47:5  Perëndia është ngritur në mes brohoritjesh gëzimi, Zoti me tingujt e borive.
Psal Alb 47:6  Këndojini lavde Perëndisë tonë, këndojini lavde! Këndojini lavde mbretit tonë, këndojini lavde!
Psal Alb 47:7  Sepse Perëndia është mbreti i gjithë dheut, këndojini lavde me zotësi.
Psal Alb 47:8  Perëndia mbretëron mbi kombet; Perëndia ulet mbi fronin e tij të shenjtë.
Psal Alb 47:9  Princat e popujve, populli i Perëndisë të Abrahamit, janë mbledhur bashkë; sepse Perëndisë i përkasin mburojat e tokës; atë e lëvdojnë me të madhe.
Chapter 48
Psal Alb 48:1  I madh është Zoti dhe meriton të lëvdohet në kulm në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.
Psal Alb 48:2  I bukur për nga lartësia e tij, gëzimi i gjithë dheut është mali i Sionit, nga ana e veriut, qyteti i Mbretit të madh.
Psal Alb 48:3  Në pallatet e tij Perëndia u bë i njohur si një kala e papushtueshme.
Psal Alb 48:4  Ja, mbretërit ishin mbledhur dhe shikonin përpara bashkarisht,
Psal Alb 48:5  por sa e panë, mbetën të shushatur dhe ikën të tmerruar.
Psal Alb 48:6  Atje i zunë drithmat dhe si të prerat e lindjes,
Psal Alb 48:7  në të njëjtën mënyrë si era e lindjes që i bën copë-copë anijet e Tarshishit.
Psal Alb 48:8  Siç e kishim dëgjuar, ashtu pamë në qytetin e Zotit disa ushtri, në qytetin e Perëndisë tonë; Perëndia do ta bëjë të qëndrueshëm përjetë.
Psal Alb 48:9  Në tempullin tënd, o Perëndi, ne kemi rënë në mendime mbi mirësinë tënde.
Psal Alb 48:10  Ashtu si emri yt, o Perëndi, kështu lëvdimi yt arrin deri në skajet e tokës; dora jote e djathtë është tërë drejtësi.
Psal Alb 48:11  Le të gëzohet mali Sion, le të ngazëllojnë vajzat e Judës për gjykimet e tua.
Psal Alb 48:12  I bini rrotull Sionit, vizitojeni, numëroni kullat e tij,
Psal Alb 48:13  këqyrni fortesat e tij, admironi pallatet e tij, me qëllim që të mund t'ia tregoni brezave që do të vijnë.
Psal Alb 48:14  Sepse ky Perëndi është Perëndia ynë në përjetësi, përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje.
Chapter 49
Psal Alb 49:1  Dëgjoni gjithë popujt, vini veshin, o banorë të botës,
Psal Alb 49:2  qofshin njerëz të popullit dhe fisnikë, të pasur dhe të varfër tok.
Psal Alb 49:3  Nga goja ime do të dalin fjalë diturie dhe kredhja në mendime e zemrës sime do të sjellë mirëkuptim.
Psal Alb 49:4  Unë do ta ndjek një proverb, do ta paraqes enigmën time me harpë.
Psal Alb 49:5  Pse duhet të kem frikë nga ditët e fatkeqësisë, kur më rrethon ligësia e kundërshtarëve të mi,
Psal Alb 49:6  ata që kanë besim në pasuritë e tyre dhe mburren me bollëkun e pasurisë së tyre?
Psal Alb 49:7  Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t'i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij,
Psal Alb 49:8  sepse shpengimi i shpirtit të tij është shumë i shtrenjtë, dhe çmimi i saj nuk do të mjaftonte kurrë,
Psal Alb 49:9  për të bërë që ai të jetojë përjetë dhe të mos shohë gropën.
Psal Alb 49:10  Në fakt të gjithë shohin që njerëzit e urtë vdesin dhe që po në atë mënyrë vdesin njerëzit e pamend a mendjeshkurtër, duke ua lënë të tjerëve pasuritë e tyre.
Psal Alb 49:11  Me mendjen e tyre ata pandehin se shtëpitë e tyre do të qëndrojnë për gjithnjë, që banesat e tyre janë të përjetshme; dhe kështu u vënë tokave emrin e tyre.
Psal Alb 49:12  Megjithatë edhe njeriu që jeton në mes të pasurive nuk e ka të gjatë; ai është njëlloj si kafshët që mbarojnë.
Psal Alb 49:13  Kjo është sjellja e njerëzve pa mend dhe e atyre që u shkojnë dhe miratojnë fjalimet e tyre. (Sela)
Psal Alb 49:14  Shtyhen si dele në drejtim të Sheolit; vdekja do t'i përpijë dhe në mëngjes njerëzit e drejtë do të sundojnë mbi ta. Luksi i tyre do të marrë fund në Sheol, larg banesës së tyre.
Psal Alb 49:15  Por Perëndia im do ta shpengojë shpirtin tim nga pushteti i Sheolit, sepse ai do të më pranojë. (Sela)
Psal Alb 49:16  Mos kij frikë kur dikush pasurohet, kur lavdia e shtëpisë së tij rritet,
Psal Alb 49:17  sepse kur do të vdesë, nuk do të marrë asgjë me vete; lavdia e tij nuk do të zbresë pas tij.
Psal Alb 49:18  Edhe në se në jetë e ndjente veten të lumtur (në fakt njerëzia të lavdëron kur pasurohesh),
Psal Alb 49:19  ai do të arrijë brezin e etërve të tij, që nuk do ta shohin kurrë më dritën.
Psal Alb 49:20  Njeriu që jeton në mes të pasurive pa pasur gjykim është njëlloj si kafshët që zhduken.
Chapter 50
Psal Alb 50:1  Perëndia i plotfuqishëm, Zoti ka folur dhe ka thirrur në mbledhje gjithë dheun, nga lindja në perëndim.
Psal Alb 50:2  Nga Sioni, përsosmëri e bukurisë, Perëndia shkëlqen.
Psal Alb 50:3  Perëndia ynë do të vijë dhe nuk do të rijë në heshtje; do të paraprihet nga një zjarr shkatërrimtar dhe rreth tij do të ketë një furtunë të madhe.
Psal Alb 50:4  Ai do të thërresë qiejtë nga lart dhe tokën për të gjykuar popullin e tij,
Psal Alb 50:5  dhe do të thotë: "Mblidhni shenjtorët e mi, që kanë lidhur një besëlidhje me mua me anë të flijimit".
Psal Alb 50:6  Dhe qiejtë do të shpallin drejtësinë e tij, sepse vetë Perëndia është gjykatësi. (Sela)
Psal Alb 50:7  "Dëgjo, o populli im, dhe unë do të flas; dëgjo, o Izrael, dhe unë do të dëshmoj kundër teje. Unë jam Perëndia, Perëndia yt.
Psal Alb 50:8  Nuk do të të qortoj për flijimet e tua as për olokaustet e tua që më rrijnë gjithnjë përpara.
Psal Alb 50:9  Nuk do të marr asnjë dem nga shtëpia jote dhe asnjë cjap nga vathët e tua.
Psal Alb 50:10  Të mia janë në fakt tërë kafshët e pyllit; imja është bagëtia që ndodhet me mijëra ndër male.
Psal Alb 50:11  I njohim tërë zogjtë e maleve; dhe të gjitha ato që lëvizin në fushat janë të miat.
Psal Alb 50:12  Po të kisha uri, nuk do ta thoja; sepse bota dhe sa ajo përmban janë të miat.
Psal Alb 50:13  A ha unë vallë mish demi ose a pi gjak cjapi?
Psal Alb 50:14  Dhuroji Perëndisë flijime lëvdimi dhe plotëso zotimet e tua që i ke bërë Shumë të Lartit.
Psal Alb 50:15  Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh".
Psal Alb 50:16  Por të pabesit Perëndia i thotë: "Çfarë të drejte ke ti të përmëndësh statutet e mia dhe të kesh mbi buzët e tua besëlidhjen time,
Psal Alb 50:17  ti që e urren korrigjimin dhe i hedh pas kurrizit fjalët e mia?
Psal Alb 50:18  Në rast se sheh një vjedhës, bashkohesh me të me gjithë qejf, dhe bëhesh shok i atyre që shkelin kurorën.
Psal Alb 50:19  Ti gojën ia lë së keqes dhe gjuha jote kurdis mashtrime.
Psal Alb 50:20  Ti ulesh, flet kundër vëllait tënd dhe shpif kundër birit të nënës sate.
Psal Alb 50:21  Ti i ke bërë këto gjëra dhe unë kam heshtur; ti ke menduar që unë jam krejt i ngjashëm me ty. Por unë do të të përgjigjem dhe do të vë çdo gjë para syve të tu.
Psal Alb 50:22  Tani kuptoni këtë gjë ju që harroni Perëndinë, që unë të mos ju bëjë copë-copë dhe askush të mos ju çlirojë dot.
Psal Alb 50:23  Ai që ofron flijime lëvdimi më përlëvdon dhe atij që sillet drejt do t'i tregoj shpëtimin e Perëndisë".
Chapter 51
Psal Alb 51:1  Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembushurinë e madhe që ke fshiji të ligat që kam bërë.
Psal Alb 51:2  Më pastro tërësisht nga paudhësia ime dhe më pastro nga mëkati im,
Psal Alb 51:3  Sepse i pranoj të ligat që kam bërë, dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara.
Psal Alb 51:4  Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon.
Psal Alb 51:5  Ja, unë jam mbruajtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka lindur në mëkat.
Psal Alb 51:6  Por ty të pëlqen e vërteta që qëndron në thelb, dhe më mëson diturinë në sekretin e zemrës.
Psal Alb 51:7  Më pastro me hisop dhe do të jem i pastruar; më laj dhe do të jem më i bardhë se bora.
Psal Alb 51:8  Bëj që të ndjej gëzim dhe ngazëllim; bëj që kockat që ke thyer të kremtojnë edhe ato.
Psal Alb 51:9  Fshih fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe fshi të tëra paudhësitë e mia.
Psal Alb 51:10  O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur.
Psal Alb 51:11  Mos më largo nga prania jote dhe mos më hiq Frymën tënde të shenjtë.
Psal Alb 51:12  Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkahmë me frymë dashamirës.
Psal Alb 51:13  Atëherë do t'u mësoj rrugët e tua shkelësve dhe mëkatarët do të kthehen drejt teje.
Psal Alb 51:14  Çliromë nga gjaku i derdhur, o Perëndi, Perëndi i shpëtimit tim, dhe gjuha ime do të kremtojë tërë gaz drejtësinë tënde.
Psal Alb 51:15  O Zot, hap buzët e mia, dhe goja ime do të shpallë lëvdimin tënd.
Psal Alb 51:16  Ti në fakt nuk ndjen ndonjë kënaqësi në flijim, përndryshe do ta ofroja, nuk të pëlqen as olokausti.
Psal Alb 51:17  Flijimet e Perëndisë janë frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar.
Psal Alb 51:18  Bëj të mirën Sionit për dashamirësinë tënde, ndërto muret e Jeruzalemit.
Psal Alb 51:19  Atëherë do të gëzohesh në flijimet e drejtësisë, në olokaustet dhe në ofertat që digjen tërësisht; atëherë do të ofrohen dema të rinj mbi altarin tënd.
Chapter 52
Psal Alb 52:1  Pse mburresh me të keqen, o njeri i fuqishëm? Mirësia e Perëndisë është e përjetshme.
Psal Alb 52:2  Gjuha jote shkakton rrënim; ajo është si një brisk i mprehur, o veprues mashtrimesh.
Psal Alb 52:3  Ty të pëlqen e keqja ndaj së mirës, gënjeshtra më tepër se e folura drejt. (Sela)
Psal Alb 52:4  Ty të pëlqen çdo fjalë shkatërrimi, o gjuhë hileqare.
Psal Alb 52:5  Prandaj Perëndia do të të shkatërrojë për gjithnjë; ai do të të kapë, do të të heqë nga çadra jote dhe do të të shkulë nga toka e të gjallëve. (Sela)
Psal Alb 52:6  Të drejtët do ta shohin, do të kenë frikë dhe do ta përqeshin atë, duke thënë:
Psal Alb 52:7  "Ky është njeriu që nuk e kishte bërë Perëndinë kështjellë të tij; por kishte besim në bollëkun e pasurive të tij dhe bëhej i fortë nga ligësia e tij".
Psal Alb 52:8  Por unë jam si një dru ulliri që gjelbëron në shtëpinë e Perëndisë; kam besim gjithnjë në mirësinë e Perëndisë.
Psal Alb 52:9  Do të të kremtoj gjithnjë për sa ke bërë, dhe në prani të shenjtorëve të tu do të kem shpresë të patundur në emrin tënd, sepse ai është i mirë.
Chapter 53
Psal Alb 53:1  Njeriu i pamend në zemër të vet ka thënë: "Perëndi nuk ka". Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; s'ka njeri që të bëjë të mirën.
Psal Alb 53:2  Perëndia shikon nga qielli bijtë e njerëzve, për të parë në se ndonjë prej tyre ka mend dhe kërkon Perëndinë.
Psal Alb 53:3  Të gjithë janë shmangur, të gjithë janë prishur; nuk ka njeri që të bëjë të mirën, as edhe një.
Psal Alb 53:4  Nuk kanë asnjë dije këta veprues të paudhësisë që gllabërojnë popullin tim sikur të hanin bukë, dhe nuk kërkojnë Perëndinë?
Psal Alb 53:5  Sepse i ka zënë një frikë e madhe, aty kur nuk kishte arsye për frikë, sepse Perëndia i ka shpërndarë eshtrat e atyre që ngrihen kundër teje. Ti e mbulove me turp, sepse Perëndia i ka hedhur poshtë.
Psal Alb 53:6  Kush do të dërgojë nga Sioni shpëtimin e Izraelit? Kur Perëndia do të rivendosë fatin e popullit të tij në robëri, Jakobi do të ngazëllojë, Izraeli do të gëzohet.
Chapter 54
Psal Alb 54:1  O Perëndia im, më shpëto me emrin tënd dhe siguromë drejtësi me fuqinë tënde.
Psal Alb 54:2  O Perëndia im, dëgjo lutjen time dhe vëru veshin fjalëve të gojës sime.
Psal Alb 54:3  Sepse disa të huaj janë ngritur kundër meje dhe njerëz të furishëm kërkojnë jetën time, njerëz që nuk e kanë Perëndinë para syve të tyre. (Sela)
Psal Alb 54:4  Ja, Perëndia është ndihma ime, Zoti e përkrah jetën time.
Psal Alb 54:5  Ai do t'i ndëshkojë armiqtë e mi për të keqen që më kanë bërë; në besnikërinë tënde shkatërroji.
Psal Alb 54:6  Me gjithë zemër do të ofroj flijime; do të kremtoj emrin tënd, o Zot, sepse është i mirë;
Psal Alb 54:7  sepse më ke çliruar nga çdo ankth, sytë e mi kanë parë mbi armiqtë e mi atë që unë dëshiroja.
Chapter 55
Psal Alb 55:1  O Perëndi, vëri veshin lutjes sime dhe ki parasysh kërkesën time.
Psal Alb 55:2  Dëgjo kërkesën time dhe përgjigjmu; ankohem vazhdimisht dhe rënkoj,
Psal Alb 55:3  për zërin e armikut, për shtypjen e të pabesit; sepse më bien mbi kurriz disa fatkeqësi dhe në zemërimin e tyre më ndjekin këmba këmbës.
Psal Alb 55:4  Zemra ime është e shqetësuar në trupin tim dhe tmerre që shkaktojnë vdekjen kanë rënë mbi mua.
Psal Alb 55:5  Frika dhe të drithma më kanë sulmuar dhe tmerri më ka mposhtur.
Psal Alb 55:6  Prandaj kam thënë: "Ah, sikur të kisha krahë si një pëllumb! Do të fluturoja larg për të gjetur prehje.
Psal Alb 55:7  Ja, do të ikja larg dhe do të qëndroja në shkretëtirë. (Sela)
Psal Alb 55:8  Do të shpejtoja për të gjetur një strehë nga era e furishme dhe nga furtuna".
Psal Alb 55:9  Shkatërroji, o Zot, ngatërro gjuhët e tyre, sepse kam parë dhunë dhe kacafytje në qytet.
Psal Alb 55:10  Ditën dhe natën sillen mbi muret e tij; brenda tij sundojnë e keqja dhe çoroditja.
Psal Alb 55:11  Në mes të tij është lakmia; shtypja dhe gënjeshtra janë të zakonshme në rrugët e tij.
Psal Alb 55:12  Sepse nuk ka qenë një armiku im që tallej me mua, përndryshe do ta kisha duruar; nuk ka qenë një që më urrente ai që u ngrit kundër meje, ndryshe do t'i isha fshehur atij.
Psal Alb 55:13  Por ke qenë ti, një njeri si unë, shoku im dhe miku im i ngushtë.
Psal Alb 55:14  Bënim bashkë biseda të këndshme dhe shkonim bashkë në shtëpinë e Perëndisë.
Psal Alb 55:15  I zëntë befas vdekja, u ulshin të gjallë në Sheol, sepse në banesat e tyre dhe në mes tyre nuk ka veçse ligësi.
Psal Alb 55:16  Sa për mua, do t'i kërkoj ndihmë Perëndisë, dhe Zoti do të më shpëtojë.
Psal Alb 55:17  Në mbrëmje, në mëngjes dhe në mesditë do të ankohem dhe do të rënkoj, dhe ai do të dëgjojë zërin tim.
Psal Alb 55:18  Ai do ta shpengojë jetën time dhe do ta sigurojë nga lufta që bëhet kundër meje, sepse janë të shumtë ata që janë ngritur kundër meje.
Psal Alb 55:19  Perëndia do të më dëgjojë dhe ka për t'i poshtëruar, ai që ulet si sovran gjithnjë, sepse ata nuk ndryshojnë dhe nuk kanë frikë nga Perëndia. (Sela)
Psal Alb 55:20  Ai ka shtrirë duart kundër atyre që jetonin në paqe me të, ka shkelur besëlidhjen e tij.
Psal Alb 55:21  Goja e tij ishte më e ëmbël se gjalpi, por në zemër ai kishte luftën; fjalët e tij ishin më të buta se vaji, por ishin shpata të zhveshura.
Psal Alb 55:22  Hidh mbi Zotin barrën tënde, dha ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet.
Psal Alb 55:23  Por ti, o Perëndi, do t'i zbresësh këta në pusin e humbjes; njerëzit gjakatarë dhe hileqarë nuk do të arrijnë në gjysmën e ditëve të tyre; por unë do të kem besim te ti.
Chapter 56
Psal Alb 56:1  Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sepse njerëzit do të donin të më përpijnë; më luftojnë vazhdimisht me sulmet e tyre.
Psal Alb 56:2  Armiqtë e mi do të donin vazhdimisht të më përpijnë. Po, janë të shumtë ata që më luftojnë në kryelartësinë e tyre.
Psal Alb 56:3  Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti.
Psal Alb 56:4  Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu?
Psal Alb 56:5  Ata i shtrëmbërojnë vazhdimisht fjalët e mia; gjithë mendimet e tyre synojnë të më bëjnë të keq.
Psal Alb 56:6  Mblidhen tok, rrinë në pritë; ruajnë hepat e mia, në pritje që të më marrin jatën.
Psal Alb 56:7  Ata mendojnë të shpëtojnë me anë të ligësisë; në zemërimin tënd, o Perëndi, hidhi për tokë popujt.
Psal Alb 56:8  Ti i ke numëruar hapat e bredhjes sime; vendosi lotët e mia në calikun tënd; a nuk i ke regjistruar në librin tënd?
Psal Alb 56:9  Ditën që do të të thërrasë ty, armiqtë e mi do të kthejnë krahët. Këtë e di, sepse Perëndia është për mua.
Psal Alb 56:10  Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; me ndihmën e Zotit do të kremtoj fjalën e tij.
Psal Alb 56:11  Kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu?
Psal Alb 56:12  Kushtet që kam lidhur me ty, o Perëndi, më detyrojnë. Do të të lëvdoj.
Psal Alb 56:13  Sepse ti ke çliruar shpirtin tim nga vdekja dhe ke ruajtur këmbët e mia nga rënia, në mënyrë që unë të eci përpara Perëndisë në dritën e të gjallëve.
Chapter 57
Psal Alb 57:1  Ki mëshirë për mua, o Perëndi, ki mëshirë për mua, sepse shpirti im gjen strehë te ti; gjej strehë në hijen e krahëve të tu deri sa të kalojnë fatkeqësitë.
Psal Alb 57:2  Unë do t'i thërras Perëndisë, Shumë të Lartit, Perëndisë që kryen çdo gjë për mua.
Psal Alb 57:3  Ai do të dërgojë nga qielli për të më shpëtuar, ai qorton ashpër atë që dëshiron të më përpijë. (Sela) Perëndia do të dërgoj mirësinë e tij dhe të vërtetën e tij.
Psal Alb 57:4  Shpirti im është si në mes të luanëve; banoj midis njerëzve që vjellin zjarr, midis njerëzve dhëmbët e të cilëve janë shtiza dhe shigjeta, dhe gjuha e tyre është një shpatë e mprehur mirë.
Psal Alb 57:5  U lartofsh mbi qiejtë, o Perëndi; shkëlqeftë lavdia jote mbi të gjithë tokën.
Psal Alb 57:6  Ata kanë shtrirë një rrjetë mbi hapat e mia; unë jam i tëri i kërrusur; kanë hapur një gropë para meje, por ata vetë ranë brenda. (Sela)
Psal Alb 57:7  Zemra ime është e prirur mirë, o Perëndi, zemra ime është e prirur mirë; unë do të këndoj dhe do të lëvdoj.
Psal Alb 57:8  Rizgjohu, fryma ime; rizgjohuni, psaltir dhe qeste; unë do të rizgjoj agimin.
Psal Alb 57:9  Do të të kremtoj midis popujve, o Zot, do të këndoj lavdet e tua midis kombeve,
Psal Alb 57:10  sepse e madhe deri në qiell është mirësia jote, dhe e vërteta jote arrin deri në retë.
Psal Alb 57:11  U lartofsh mbi qiejtë, o Perëndi; lavdia jote shkëlqeftë mbi të gjithë tokën.
Chapter 58
Psal Alb 58:1  A flisni pikërisht sipas drejtësisë ju, o të fuqishëm? A gjykoni ju drejt, o bij të njerëzve?
Psal Alb 58:2  Në zemrën tuaj ju bluani përkundrazi të keqen; duart tuaja përhapin dhunën mbi tokë.
Psal Alb 58:3  Këta të pabesë janë prishur që në barkun e nënës; këta gënjeshtarë kanë marrë rrugë të keqe që në lindje.
Psal Alb 58:4  Helmi i tyre i ngjan helmit të gjarprit; janë si gjarpri helmues i shurdhër që i zë veshët e vet,
Psal Alb 58:5  për të mos dëgjuar zërin e magjistarëve apo të atij që është i aftë të bëjë magji.
Psal Alb 58:6  O Perëndi, thyej dhëmbët e tyre në gojë; o Zot, thyej dhëmbët e luanëve.
Psal Alb 58:7  U shkrifshin si uji që rrjedh. Kur gjuan shigjetat e tij, ato u bëfshin si shigjeta pa majë.
Psal Alb 58:8  U bëfshin si kërmilli që shkrihet ndërsa po shkon; si dështimi i gruas mos pafshin diellin.
Psal Alb 58:9  Para se tenxheret tuaja të ndjejnë zjarrin e ferrishteve, qofshin këto të blerta apo të ndezura, ai do t'i heqë tutje si një vorbull.
Psal Alb 58:10  I drejti do të gëzohet duke parë hakmarrjen; do të lajë këmbët në gjakun e të pabesit.
Psal Alb 58:11  Dhe njerëzia do të thotë: "Me siguri ka një shpërblim për të drejtin; me siguri ka një Perëndi që gjykon mbi tokë".
Chapter 59
Psal Alb 59:1  Më çliro nga armiqtë e mi, o Perëndia im; më vër në një vend të sigurt aty lart, larg atyre që ngrihen kundër meje.
Psal Alb 59:2  Më çliro nga ata që bëjnë paudhësi dhe më shpëto nga njerëzit gjakatarë.
Psal Alb 59:3  Sepse, ja, ata më ngrejnë prita; njerëz të fuqishëm mblidhen kundër meje pa ekzistuar, o Zot, ndonjë faj apo mëkat nga ana ime.
Psal Alb 59:4  Megjithëse nuk ekziston ndonjë gabim nga ana ime, ata nxitojnë dhe përgatiten; zgjohu që të më vish në ndihmë dhe shiko.
Psal Alb 59:5  Prandaj ti, o Zot, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit, zgjohu, për të ndëshkuar tërë kombet; mos fal asnjë prej atyre që veprojnë në mënyrë të pabesë. (Sela)
Psal Alb 59:6  Ata kthehen në mbrëmje, ulërijnë si qentë dhe sillen nëpër qytet.
Psal Alb 59:7  Ja, ata nxjerrin fyerje nga goja e tyre; kanë shpata mbi buzët e tyre dhe thonë: "Kush na dëgjon?".
Psal Alb 59:8  Por ti, o Zot, do të qeshësh me ta; do të tallesh me të gjitha kombet.
Psal Alb 59:9  O forca ime, do të shikoj ty, sepse Perëndia është kështjella ime.
Psal Alb 59:10  Perëndia im i dhembshur do të më dalë përballë; Perëndia im do të më bëjë të shoh atë që dëshiroj mbi armiqtë e mi.
Psal Alb 59:11  Mos i vrit, që populli im të mos harrojë; në sajë të fuqisë sate lëri të enden dhe rrëzoji, o Zot, mburoja jonë.
Psal Alb 59:12  Për mëkatin e gojës së tyre dhe për fjalët e buzëve të tyre i zëntë laku i kryelartësisë së tyre, për shkak të mallkimeve dhe të gënjeshtrave që thonë.
Psal Alb 59:13  Asgjesoji në zemërimin tënd, asgjesoji dhe mos qofshin më; dhe le të dinë që Perëndia mbretëron te Jakobi dhe deri në kufijtë e tokës. (Sela)
Psal Alb 59:14  Në mbrëmje ata kthehen, ulërijnë si qentë dhe sillen nëpër qytet.
Psal Alb 59:15  Enden për të kërkuar ushqim dhe po të jetë se nuk e gjejnë për të ngrënë, e kalojnë natën duke u ankuar.
Psal Alb 59:16  Por unë do të kremtoj fuqinë tënde dhe në mëngjes do të lëvdoj me zë të lartë mirësinë tënde, sepse ti ke qenë për mua një kështjellë dhe një strehë ditën e fatkeqësisë.
Psal Alb 59:17  O forca ime, ty do të këndoj lavdet, sepse ti, o Perëndi, je kështjella ime, Perëndia që ka mëshirë për mua.
Chapter 60
Psal Alb 60:1  O Perëndi, ti na ke prapsur, na ke shpërndarë, je zemëruar; tani na rivendos.
Psal Alb 60:2  Ti ke bërë që të dridhet toka, e ke çarë; shëro thyerjet e saj, sepse ajo lëkundet.
Psal Alb 60:3  Ti e ke ngarkuar popullin tënd me gjëra të rënda; na ke dhënë të pimë verë që të trullos.
Psal Alb 60:4  Por tani u ke dhënë atyre që të kanë frikë një flamur, që ta ngrenë në favor të së vërtetës. (Sela)
Psal Alb 60:5  Shpëto me dorën tënde të djathtë dhe përgjigjmu, me qëllim që ata që ti i do të çlirohen.
Psal Alb 60:6  Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do të ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit.
Psal Alb 60:7  Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjëvënësi im;
Psal Alb 60:8  Moabi është legeni në të cilin lahem; mbi Edomin do të hedh sandalin tim; mbi Filistejtë do të ngre britma fitoreje".
Psal Alb 60:9  Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom?
Psal Alb 60:10  A nuk do të jesh pikërisht ti, o Perëndi, që na ke prapsur? Nuk do të dalësh më, o Perëndi, me ushtritë tona?
Psal Alb 60:11  Na ndihmo kundër armikut, sepse është e kotë ndihma e njeriut.
Psal Alb 60:12  Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe ai do të shkelë armiqtë tanë.
Chapter 61
Psal Alb 61:1  O Perëndi, dëgjo britmën time; dëgjo me vëmendje lutjen time.
Psal Alb 61:2  Nga skaji i tokës unë të bërtas ty, ndërsa zemra ime po shkrihet; më ço në shkëmbin që është më i lartë se unë,
Psal Alb 61:3  sepse ti ke qenë një strehë për mua dhe një kështjellë e fortifikuar para armikut.
Psal Alb 61:4  Unë do të banoj në çadrën tënde për gjithnjë, do të kërkoj strehë në hijen e krahëve të tu. (Sela)
Psal Alb 61:5  Sepse ti, o Perëndi, ke plotësuar kërkesat e mia, më ke dhënë trashëgiminë e atyre që kanë frikë nga emri yt.
Psal Alb 61:6  Ti do t'i shtosh ditë të tjera jetës së mbretit; vitet e tij vazhdofshin për shumë breza.
Psal Alb 61:7  Ai do të qëndrojë për gjithnjë në prani të Perëndisë; jepi urdhër mirësisë dhe së vërtetës ta ruajnë.
Psal Alb 61:8  Kështu do t'i këndoj përjetë lavde emrit tënd dhe do t'i plotësoj zotimet e mia ditë për ditë.
Chapter 62
Psal Alb 62:1  Shpirti im gjen prehje vetëm te Perëndia; nga ai vjen shpëtimi im.
Psal Alb 62:2  Vetëm ai është kështjella ime dhe shpëtimi im, ai është streha ime e lartë; unë nuk do të luaj kurrë.
Psal Alb 62:3  Deri kur do të vërtiteni kundër një njeriu, për të kërkuar të gjithë së bashku ta vrisni, ashtu si bëhet me një mur që bën bark dhe një gardh që lëkundet?
Psal Alb 62:4  Ata mendojnë vetëm ta rrëzojnë nga lartësia e tij, gjejnë kënaqësi në gënjeshtër, bekojnë me gojën e tyre, por në zemrat e tyre mallkojnë. (Sela)
Psal Alb 62:5  Shpirti im, gjej prehje vetëm te Perëndia, sepse shpresa ime vjen nga ai.
Psal Alb 62:6  Vetëm ai është kështjella ime dhe shpëtimi im; ai është streha ime e lartë; unë nuk do të luaj kurrë.
Psal Alb 62:7  Te Perëndia është shpëtimi im dhe lavdia ime; kështjella ime e fortë dhe streha ime janë te Perëndia.
Psal Alb 62:8  Ki besim tek ai vazhdimisht, o popull, hap zemrën tënde para tij; Perëndia është streha jonë. (Sela)
Psal Alb 62:9  Me siguri, njerëzit e shtresës së ulët nuk janë veçse avull dhe njerëzit e shtresës së lartë nuk janë veçse gënjeshtarë; po t'i vësh mbi peshore të gjithë së bashku janë më të lehtë se vetë avulli.
Psal Alb 62:10  Mos kini besim te zhvatja dhe mos ushqeni shpresa të kota te grabitja; mos shkoni mbas kotësisë; në rast se pasuritë janë të bollshme, mos u kushtoni zemrën.
Psal Alb 62:11  Perëndia ka folur një herë; dy herë kam dëgjuar këtë, që fuqia i përket Perëndisë;
Psal Alb 62:12  edhe ty, o Zot, të përket mirësia, sepse do të shpërblesh cilindo sipas veprave të tij.
Chapter 63
Psal Alb 63:1  O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë.
Psal Alb 63:2  Kështu të admirova në shenjtërore, duke soditur forcën tënde dhe lavdinë tënde.
Psal Alb 63:3  Me qenë se mirësia jote vlen më tepër se jeta, buzët e mia do të të lëvdojnë.
Psal Alb 63:4  Kështu do të të bekoj deri sa të jetoj dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia.
Psal Alb 63:5  Shpirti im do të ngopet si të kishte ngrënë palcë dhe dhjamë, dhe goja ime do të të lëvdojë me buzë të gëzuara.
Psal Alb 63:6  Të kujtoj në shtratin tim, të mendoj kur rri zgjuar natën.
Psal Alb 63:7  Duke qenë se ti ke qenë ndihma ime, unë këndoj tërë gëzim në hijen e krahëve të tu.
Psal Alb 63:8  Shpirti im mbahet ngushtë te ti; dora jote e djathtë më mban.
Psal Alb 63:9  Por ata që kërkojnë jetën time për ta shkatërruar, do të zbresin në pjesët më të ulta të tokës.
Psal Alb 63:10  Ata do t'i dorëzohen pushtetit të shpatës dhe do të bëhen pre e çakejve.
Psal Alb 63:11  Por mbreti do të gëzohet te Perëndia; kushdo që betohet për të do të përlëvdohet, sepse goja e gënjeshtrave do të detyrohet të mbyllet.
Chapter 64
Psal Alb 64:1  Dëgjo zërin tim, o Perëndi, në vajtimin që të drejtoj ty; ruaje jetën time nga tmerri i armikut.
Psal Alb 64:2  Më fshih nga dredhitë e njerëzve të këqij dhe nga turma zhurmëmadhe e atyre që kryejnë paudhësi.
Psal Alb 64:3  Këta e mprehin gjuhën e tyre si një shpatë, dhe në vend të shigjetave lëshojnë fjalë të hidhura
Psal Alb 64:4  për të goditur fshehurazi të pafajmin; e godasin papritur pa asnjë frikë.
Psal Alb 64:5  I japin zemër njeri tjetrit në veprime të liga; flasin si të na vënë kurthe dhe thonë: "Kush ka për t'i parë?".
Psal Alb 64:6  Kurdisin gjëra të këqija dhe thonë: "Kemi përgatitur një plan të përsosur". Mendimet e fshehura dhe zemra e njeriut janë të panjohëshme.
Psal Alb 64:7  Por Perëndia do të hedhë kundër tyre shigjetat e tij dhe ata do të rrëzohen papritur.
Psal Alb 64:8  Ata do të bien dhe e keqja që kanë bërë gjuhët e tyre do të bjerë mbi ta; kushdo që ka për t'i parë do të tundë kokën.
Psal Alb 64:9  Atëherë tërë njerëzit do të kenë frikë dhe do të tregojnë veprën e Perëndisë, dhe do të njohin atë që ai ka bërë.
Psal Alb 64:10  I drejti do të gëzohet tek Zoti dhe do të kërkojë strehë tek ai, dhe të gjihë të drejtët nga zemra do të përlëvdohen.
Chapter 65
Psal Alb 65:1  Ty, o Perëndi, të përket lëvdimi në Sion; dhe do të kryhen zotimet para teje.
Psal Alb 65:2  Te ti, që plotëson lutjen, do të vijë çdo krijesë.
Psal Alb 65:3  Mëkatet më kishin mundur, por ti siguron faljen për shkeljet tona.
Psal Alb 65:4  Lum ai njeri që ti e zgjedh dhe e afron pranë vetes, që të banojë në oborret e tua; ne do të ngopemi me të mirat e shtëpisë sate, me gjërat e shenjta të tempullit tënd.
Psal Alb 65:5  Në drejtësinë tënde, ti na përgjigjesh me vepra të tmerrshme, o Perëndia i shpëtimit tonë, ti që je shpresa e skajeve të tokës dhe e deteve të largëta.
Psal Alb 65:6  Me fuqinë tënde i ke bërë malet të patundshëm dhe i ke ngjeshur me forcë.
Psal Alb 65:7  Ti qetëson zhurmën e deteve, zhurmën e valëve të tyre dhe trazirën e popujve.
Psal Alb 65:8  Dhe ata që banojnë në skajet e tokës kanë frikë nga mrekullitë e tua; ti bën që të shpërthejnë britma gëzimi nga lindja dhe nga perëndimi.
Psal Alb 65:9  Ti e viziton tokën dhe bën që ajo të prodhojë më tepër, e pasuron në një masë të madhe; lumi i Perëndisë është plot ujë; ti u siguron njerëzve grurin e tyre, mbasi e ke përgatitur tokën.
Psal Alb 65:10  Ti i mbush me ujë brazdat e saj, sheshon plisat, e zbut me shirat dhe bekon filizat.
Psal Alb 65:11  Ti e kurorëzon motin me bujarinë tënde të madhe dhe gjurmët e tua dallohen me bollëkun e të mirave.
Psal Alb 65:12  Kullotat e shkretëtirës janë plot me ujë, dhe kodrinat janë mbuluar me gëzim.
Psal Alb 65:13  Kullotat mbulohen me kope dhe luginat mbulohen me grurë; ato lëshojnë britma gëzimi dhe këndojnë.
Chapter 66
Psal Alb 66:1  Lëshoni klithma gëzimi Perëndisë, ju të gjithë banorë të tokës;
Psal Alb 66:2  i këndoni himne lavdisë së emrit të tij; bëjeni zulmëmadh lëvdimin e tij.
Psal Alb 66:3  I thoni Perëndisë: "Sa të tmerrshme janë veprat e tua! Për shkak të madhështisë së fuqisë sate armiqtë e tu do të të nënshtrohen ty.
Psal Alb 66:4  Tërë toka do të të adhurojë dhe do të këndojë për ty, do të këndojë lëvdimet e emrit tënd. (Sela)
Psal Alb 66:5  Ejani dhe admironi atë që Perëndia ka bërë; ai është i tmerrshëm në veprat tij për bijtë e njerëzve.
Psal Alb 66:6  Ai e ndryshoi detin në tokë të thatë; populli i tij e kaloi lumin me këmbë të thata; le të gëzohemi, pra, bashkë me të.
Psal Alb 66:7  Me fuqinë e tij ai mbretëron në përjetësi; sytë e tij këqyrin kombet. Mos lejoni që rebelët të ngrenë krye. (Sela)
Psal Alb 66:8  Ju o popuj, bekoni Perëndinë tonë; dhe shpallni me zë të lartë lëvdimin e tij.
Psal Alb 66:9  Ai na mban gjallë dhe nuk lejon që këmbët tona të pengohen.
Psal Alb 66:10  Sepse ti na ke vënë në provë, o Perëndi, na ke pastruar ashtu si pastrohet argjendi.
Psal Alb 66:11  Na ke bërë të biem në rrjetë, ke vënë një barrë të rëndë mbi kurrizet tona.
Psal Alb 66:12  Ke bërë që njerëzit të ecin me kalë mbi kokën tonë; kemi kaluar nëpër zjarr dhe nëpër ujë, por ti na ke nxjerrë jashtë në një vend të freskët.
Psal Alb 66:13  Unë do të hyj në shtëpinë tënde me olokauste; do të plotësoj zotimet e mia,
Psal Alb 66:14  që buzët e mia kanë formuluar dhe që goja ime ka shqiptuar kur kaloja fatkeqësi.
Psal Alb 66:15  Do të të ofroj olokauste kafshësh të majme, me erën e këndshme të deshve; do të flijoj qe dhe cjep. (Sela)
Psal Alb 66:16  Ejani dhe dëgjoni, ju të gjithë që i trëmbeni Perëndisë, dhe unë do t'ju tregoj atë që ai bëri për shpirtin tim.
Psal Alb 66:17  I thirra atij me gojën time dhe e përlëvdova me gjuhën time.
Psal Alb 66:18  Po të kisha ruajtur të keqen në zemrën time, Zoti nuk do të më kishte dëgjuar.
Psal Alb 66:19  Por Perëndia më dëgjoi dhe i kushtoi kujdes zërit të lutjes sime.
Psal Alb 66:20  Qoftë i bekuar Perëndia, që nuk e hodhi poshtë lutjen time dhe nuk më mohoi mirësinë e tij.
Chapter 67
Psal Alb 67:1  Perëndia pastë mëshirë për ne dhe na bekoftë; Perëndia e bëftë fytyrën e tij të shkëlqejë mbi ne, (Sela)
Psal Alb 67:2  me qëllim që mbi tokë të njihet rruga jote dhe shpëtimi yt midis gjithë kombeve.
Psal Alb 67:3  Popujt do të të kremtojnë, o Perëndi, të gjithë popujt do të të kremtojnë.
Psal Alb 67:4  Kombet do të gëzohen dhe do të ngazëllojnë, sepse ti do t'i gjykosh drejt popujt dhe do t'i udhëheqësh kombet mbi tokë. (Sela)
Psal Alb 67:5  Le të të lëvdojnë popujt, o Perëndi, le të të lëvdojnë tërë popujt.
Psal Alb 67:6  Toka do të prodhojë frytin e vet; Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë.
Psal Alb 67:7  Perëndia do të na bekojë dhe tërë skajet e tokës do ta kenë frikë.
Chapter 68
Psal Alb 68:1  Perëndia u çoftë dhe u shpërndafshin armiqtë e tij, dhe ata që e urrejnë ikshin para tij.
Psal Alb 68:2  Ti do t'i shpërndash ashtu si zhdavaritet tymi, ashtu si shkrihet dylli para zjarrit; kështu do të vdesin të pabesët përpara Perëndisë.
Psal Alb 68:3  Por të drejtët do të gëzohen, do të ngazëllohen përpara Perëndisë dhe do të galdojnë me këngë gëzimi.
Psal Alb 68:4  Këndojini Perëndisë, këndojini lavde emrit të tij; pregatitini rrugën atij që kalon me kalë në shkretëtirë; emri i tij është Zoti; ngazëlloni para tij.
Psal Alb 68:5  Perëndia në banesën e tij të shenjtë është babai i jetimëve dhe mbrojtësi i të vejave.
Psal Alb 68:6  Perëndia bën që i vetmuari të banojë në një familje, çliron të burgosurit dhe siguron begatinë; por rebelët mbeten në tokë të djegur.
Psal Alb 68:7  O Perëndi, kur dole përpara popullit tënd, kur marshove nëpër shkretëtirë. (Sela)
Psal Alb 68:8  toka u drodh; edhe qiejtë lëshuan ujë në prani të Perëndisë, vetë Sinai u drodh në prani të Perëndisë, Perëndisë të Izraelit.
Psal Alb 68:9  Ti ke derdhur një shi të bollshëm, o Perëndi, dhe i ke dhënë përsëri fuqi trashëgimisë sate.
Psal Alb 68:10  Kopeja jote gjeti një banesë dhe në mirësinë tënde, o Perëndi, je kujdesur për të varfërit.
Psal Alb 68:11  Zoti shpalli fjalën dhe i madh ishte numri i atyre që e kanë shpallur:
Psal Alb 68:12  "Mbretërit e ushtrive ikin me ngut, ndërsa kush ka mbetur në shtëpi ndan plaçkën.
Psal Alb 68:13  Edhe në se keni mbetur për të pushuar ndër vatha, ju jeni si krahët e pëllumbeshës të mbuluara me argjend dhe si pendët e saj të arta që shkëlqejnë".
Psal Alb 68:14  Kur i Plotfuqishmi i shpërndau mbretërit në vend, Tsalmoni u mbulua me borë.
Psal Alb 68:15  Një mal i Perëndisë është mali i Bashanit, një mal me shumë maja është mali i Bashanit.
Psal Alb 68:16  O male me shumë maja pse shikoni me zili malin që Perëndia ka zgjedhur për banesë të tij? Po, Zoti do të banojë atje përjetë.
Psal Alb 68:17  Qerret e Perëndisë janë një mori, mijëra e mijëra, Zoti është midis tyre ashtu si në Sinai, në shenjtërinë e tij.
Psal Alb 68:18  Ti je ngjitur lart, ke burgosur robërinë, ke marrë dhurata nga njerëzit edhe nga rebelët, me qëllim që ti, o Zot Perëndi të mund të qëndrosh atje.
Psal Alb 68:19  I bekuar qoftë Zoti, që për ditë mbart barrat tona; ai është Perëndia i shpëtimit tonë. (Sela)
Psal Alb 68:20  Perëndia është për ne Perëndia që çliron, dhe Zotit, Zotit, i përket çlirimi nga vdekja.
Psal Alb 68:21  Po, Perëndia do të shtypë kokën e armiqve të tij, kokën me flokë të gjata të atyre që ecin në mëkat të tij.
Psal Alb 68:22  Zoti ka thënë: "Do t'i kthej nga Bashani, do t'i kthej nga humnerat e detit,
Psal Alb 68:23  me qëllim që ti të dërrmosh armiqtë e tu, duke futur thellë këmbën tënde në gjakun e tyre, dhe gjuha e qenve të tu të ketë pjesën që i takon".
Psal Alb 68:24  Ata kanë parë varganin tënd, o Perëndi, varganin e Perëndisë tim, e Mbretit tim në shenjtërore.
Psal Alb 68:25  Këngëtarët ecnin përpara, ata që u binin veglave vinin në fund, dhe në mes qëndronin vajzat që u binin dajreve.
Psal Alb 68:26  Bekoni Perëndinë në kuvendet; bekoni Zotin ju që jeni nga gurra e Izraelit.
Psal Alb 68:27  Ja, Beniamini, më i vogli, por udhëheqësi i tyre, princat e Judës me trupat e tyre, princat e Zabulonit, princat e Neftalit.
Psal Alb 68:28  Perëndia yt ka vendosur forcën tënde; forco, o Perëndi, sa ke bërë për ne.
Psal Alb 68:29  Për shkak të tempullit tënd në Jeruzalem, mbretërit do të të sjellin dhurata.
Psal Alb 68:30  Shaj kafshën e kallamishteve, tufën e demave me viçat e popujve, deri sa të poshtërohen duke sjellë shufra argjendi; shpërndaji popujt që kënaqen duke bërë luftë.
Psal Alb 68:31  Nga Egjipti do të sjellin metal që shkëlqen, Etiopia do të nxitojë t'i shtrijë Perëndisë duart e saj.
Psal Alb 68:32  O mbretëri të tokës, këndojini Perëndisë; këndojini lavde Zotit, (Sela)
Psal Alb 68:33  atij që shkon me kalë mbi qiejtë e qiejve të përjetshme, ai nxjerr zërin e tij, një zë të fuqishëm.
Psal Alb 68:34  Pranoni fuqinë e Perëndisë, madhështia e tij qëndron mbi Izraelin dhe fuqia e tij është në qiejtë.
Psal Alb 68:35  O Perëndi, ti je i tmerrshëm nga shenjtorja jote; Perëndia i Izraelit është ai që i jep forcë dhe fuqi popullit. I bekuar qoftë Perëndia!
Chapter 69
Psal Alb 69:1  Shpëtomë, o Perëndi, se ujërat më kanë arritur deri në grykë.
Psal Alb 69:2  Jam zhytur në një batak të thellë dhe nuk gjej asnjë pikë mbështetjeje; kam arritur në ujëra të thella dhe rryma më rrëmben me vete.
Psal Alb 69:3  Jam lodhur duke bërtitur, gryka më është tharë; sytë e mi konsumohen në pritje të Perëndisë tim.
Psal Alb 69:4  Ata që më urrejnë pa shkak janë më të shumtë se flokët e mi; janë të fuqishëm ata që duan të më shkatërrojnë dhe që janë pa të drejtë armiq të mi; jam i detyruar të kthej atë që nuk kam vjedhur.
Psal Alb 69:5  O Perëndi, ti e di marrëzinë time dhe fajet e mia nuk të janë fshehur.
Psal Alb 69:6  Mos u ngatërrofshin për shkakun tim ata që kanë shpresë te ti, o Zot, Zoti i ushtrive; mos u turpërofshin për shkakun tim ata që të kërkojnë, o Perëndi i Izraelit.
Psal Alb 69:7  Për hir të dashurisë sate unë po heq një poshtërim dhe turpi më mbulon fytyrën.
Psal Alb 69:8  Unë jam i bërë një i huaj për vëllezërit e mi dhe për bijtë e nënes sime.
Psal Alb 69:9  Sepse zelli i shtëpisë sate më ka përpirë dhe fyerjet e rënda të atij që të fyen kanë rënë mbi mua.
Psal Alb 69:10  Kam qarë duke pikëlluar shpirtin tim me agjërim, por kjo më ka sjellë çnderim.
Psal Alb 69:11  Kam veshur madje si rroba një thes, por u bëra për ta objekt talljeje.
Psal Alb 69:12  Ata që ulen te porta flasin për mua, dhe u bëra kënga e pijanecëve.
Psal Alb 69:13  Por sa për mua, o Zot, lutja ime të drejtohet ty, o Zot, në kohë të pranueshme; në dhembshurinë tënde të madhe përgjigjmu, o Perëndi, në shpëtimin tënd të siguruar.
Psal Alb 69:14  Më nxirr nga bataku që të mos fundosem në të, dhe bëj që të çlirohem nga ata që më urrejnë dhe nga ujërat e thella.
Psal Alb 69:15  Mos më mbuloftë rryma e ujërave, mos më përpiftë humnera dhe mos u mbylltë gryka e pusit mbi mua.
Psal Alb 69:16  Përgjigjmu, o Zot, sepse mirësia jote është e çmuar; në dhembshuritë e tua të mëdha sillu nga unë.
Psal Alb 69:17  Mos e fshih fytyrën tënde nga shërbëtori yt, sepse jam në ankth; nxito të më përgjigjesh.
Psal Alb 69:18  Afrohu te unë dhe më shpjego; çliromë nga armiqtë e mi.
Psal Alb 69:19  Ti e njeh poshtërsinë time, turpin tim dhe çnderimin tim; armiqtë e mi janë të gjithë para teje.
Psal Alb 69:20  Fyerja e rëndë më ka copëtuar zemrën dhe jam plot hidhërime; prita dikë që të më përdëllentë por më kot; prita dikë që të më ngushëllonte, por nuk u paraqit asnjë.
Psal Alb 69:21  Më dhanë përkundrazi vrer në vend të ushqimit dhe për të ma shuar etjen më dhanë për të pirë uthull.
Psal Alb 69:22  U bëftë tryeza e tyre një lak para tyre, dhe begatia e tyre një kurth.
Psal Alb 69:23  Ju errshin sytë atyre kështu që të mos shohin më, dhe bëj që ijët e tyre të lëkunden vazhdimisht.
Psal Alb 69:24  Zbraz mbi ta zemërimin tënd dhe i zëntë zjarri i indinjatës sate.
Psal Alb 69:25  Banesa e tyre u shkretoftë dhe askush mos banoftë në çadrat e tyre,
Psal Alb 69:26  sepse përndjekin atë që ti ke goditur dhe flasin me kënaqësi për dhembjen e atyre që ti ke plagosur.
Psal Alb 69:27  Shto këtë faj fajit të tyre dhe mos arrifshin kurrë të kenë pjesë në drejtësinë tënde.
Psal Alb 69:28  U shofshin nga libri i jetës dhe mos u shkrofshin midis të drejtëve.
Psal Alb 69:29  Tani jam i hidhëruar dhe i dëshpëruar; shpëtimi yt, o Perëndi, më lartoftë.
Psal Alb 69:30  Unë do ta kremtoj emrin e Perëndisë me një këngë, dhe do ta madhështoj me lavde.
Psal Alb 69:31  Dhe kjo do t'i pëlqejë Zotit më tepër se një ka o një dem me brirë dhe thonj.
Psal Alb 69:32  Njerëzit e përulur do të shohin dhe do të gëzohen; dhe për ju që kërkoni Perëndinë, u përtëriftë zemra juaj.
Psal Alb 69:33  Sepse Zoti kënaq nevojtarët dhe nuk përçmon robërit e tij.
Psal Alb 69:34  E mburrshin qiejtë dhe toka, detet dhe gjithçka lëviz në to.
Psal Alb 69:35  Sepse Perëndia do të shpëtojë Sionin dhe do të rindërtojë qytetet e Judës; atëherë ata do të banojnë në to dhe do t'i zotërojnë.
Psal Alb 69:36  Dhe pasardhësit e shërbëtorëve të tij do të kenë trashëgiminë dhe ata që e duan emrin e tij do të banojnë aty.
Chapter 70
Psal Alb 70:1  O Perëndi, nxito të më çlirosh. O Zot, nxito të më ndihmosh.
Psal Alb 70:2  U turpërofshin dhe u hutofshin ata që kërkojnë jetën time; kthefshin kurrizin dhe u mbulofshin me turp ata që kërkojnë të keqen time.
Psal Alb 70:3  Kthefshin kurrizin për shkak të turpit të tyre ata që thonë: "Ah, ah!".
Psal Alb 70:4  U gëzofshin dhe ngazëllofshin te ti të gjithë ata që të kërkojnë, dhe ata që duan shpëtimin tënd thënçin vazhdimisht: "U përlëvdoftë Perëndia!".
Psal Alb 70:5  Por unë jam i varfër dhe nevojtar; o Perëndi, nxito të më vish në ndihmë; ti je ndihma ime dhe çlirimtari im; o Zot, mos vono.
Chapter 71
Psal Alb 71:1  Unë po gjej strehë te ti, o Zot, bëj që të mos hutohem kurrë.
Psal Alb 71:2  Në emër të drejtësisë sate, më çliro dhe më shpëto; zgjate veshin tënd ndaj meje dhe më shpëto.
Psal Alb 71:3  Ti je për mua një kështjellë shpëtimi, ku unë mund të shkoj gjithnjë; ti ke urdhëruar shpëtimin tim, sepse je shkëmbi dhe kështjella ime.
Psal Alb 71:4  Perëndia im, më çliro nga dora e të pabesit, nga dora e të çoroditurit dhe të atij që përdor dhunën.
Psal Alb 71:5  Sepse ti je shpresa ime, o Zot, o Zot, besimi im që kurse isha fëmijë.
Psal Alb 71:6  Ti ke qenë përkrahja ime qysh në bark të nënes sime; ti më nxore nga barku i nënës sime; ty do të drejtohet gjithnjë lëvdimi im.
Psal Alb 71:7  Jam bërë për shumë njerëz si një mrekulli, por ti je streha e fortë.
Psal Alb 71:8  Goja ime është plot me lëvdimet e tua dhe shpall lavdinë tënde tërë ditën.
Psal Alb 71:9  Mos më hidh poshtë në kohën e pleqërisë; mos më braktis kur forca ime po pakësohet.
Psal Alb 71:10  Sepse armiqtë e mi flasin kundër meje, dhe ata që kanë ngritur pusi kundër jetës sime thurrin komplote bashkë,
Psal Alb 71:11  duke thënë: "Perëndia e ka braktisur; ndiqeni dhe kapeni, sepse nuk ka njeri që ta çlirojë".
Psal Alb 71:12  O Perëndi, mos u largo nga unë; Perëndia im, nxito të më ndihmosh.
Psal Alb 71:13  U ngatërrofshin dhe u asgjesofshin kundërshtarët e jetës sime; u mbulofshin me poshtërsi dhe me turp ata që dëshërojnë të më bëjnë të keqen.
Psal Alb 71:14  Por unë do të kem shpresa gjithnjë dhe do të të lëvdoj gjithnjë e më tepër.
Psal Alb 71:15  Goja ime do të tregojë tërë ditën drejtësinë tënde dhe çlirimet e tua, sepse nuk njoh numrin e tyre.
Psal Alb 71:16  Do të thellohem në veprat e fuqishme të Zotit, të Zotit, dhe do të kujtoj drejtësinë tënde, vetëm tënden.
Psal Alb 71:17  O Perëndi, ti më ke mësuar që në fëmijëri; dhe deri më sot unë kam shpallur mrekullitë e tua.
Psal Alb 71:18  Edhe tani që jam plakur dhe jam thinjur, o Perëndi, mos më braktis deri sa t'i kem treguar këtij brezi fuqinë tënde dhe mrekullitë e tua gjithë atyre që do të vijnë.
Psal Alb 71:19  Edhe drejtësia jote, o Perëndi, arrin deri në lartësitë e qiejve; ti ke bërë gjëra të mëdha. O Perëndi, kush të përngjan ty?
Psal Alb 71:20  Ti, që më bëre të provoj shumë fatkeqësira, të rënda, do të më japësh përsëri jetën dhe do të më bësh të ngrihem lart nga humnerat e tokës.
Psal Alb 71:21  Ti do të rritesh madhështinë time dhe do të kthehesh të më ngushëllosh.
Psal Alb 71:22  Dhe unë do të lëvdoj me harpe për besnikërinë tënde, o Perëndia im, dhe do të këndoj lavdet e tua me qeste, o i Shenjti i Izraelit.
Psal Alb 71:23  Buzët e mia do të ngazëllojnë kur do të këndoj lavdet e tua bashkë me shpirtin tim, që ti ke shpenguar.
Psal Alb 71:24  Edhe gjuha ime do të flasë tërë ditën për drejtësinë tënde, sepse janë turpëruar dhe janë hutuar ata që kërkonin të më bënin të keqen.
Chapter 72
Psal Alb 72:1  O Perëndi, paraqit mendimet e tua mbretit dhe drejtësinë tënde birit të mbretit,
Psal Alb 72:2  dhe ai do të gjykojë popullin tënd me drejtësi dhe të pikëlluarit e tu me saktësi.
Psal Alb 72:3  Malet do t'i sjellin paqen popullit dhe kodrat drejtësinë.
Psal Alb 72:4  Ai do t'u sigurojë drejtësi të pikëlluarve të popullit, do të shpëtojë bijtë e nevojtarëve dhe do të dërrmojë shtypësin.
Psal Alb 72:5  Ata do të të kenë frikë deri sa të ketë diell dhe hënë, për të gjitha brezat.
Psal Alb 72:6  Ai do të zbresë si shiu mbi barin e kositur, si një rrebesh që vadit tokën.
Psal Alb 72:7  Në ditët e tij i drejti do të lulëzojë dhe ka për të patur shumë paqe deri sa të mos ketë më hënë.
Psal Alb 72:8  Ai do të mbretërojë nga një det te tjetri dhe nga lumi deri në skajet e tokës.
Psal Alb 72:9  Banorët e shkretëtirës do të përkulen para tij, dhe armiqtë e tij do të lëpijnë pluhurin.
Psal Alb 72:10  Mbretërit e Tarshishit dhe të ishujve do t'i paguajnë haraçin, mbretërit e Shebas dhe ai i Sabas do t'i ofrojnë dhurata.
Psal Alb 72:11  Po, gjithë mbretërit do ta adhurojnë dhe gjithë kombet do t'i shërbejnë.
Psal Alb 72:12  Sepse ai do ta çlirojë nevojtarin që bërtet dhe të mjerin që nuk ka se kush ta ndihmojë.
Psal Alb 72:13  Atij do t'i vijë keq për të dobëtin dhe për nevojtarin dhe do të shpëtojë jetën e nevojtarëve.
Psal Alb 72:14  Ai do të çlirojë jetën e tyre nga shtypja dhe nga dhuna, dhe gjaku i tyre do të jetë i çmuar para syve të tij.
Psal Alb 72:15  Dhe ai do të jetojë; dhe do t'i jepet ari i Shebas, do të bëhen vazhdimisht lutje për të dhe do të bekohet tërë ditën.
Psal Alb 72:16  Do të ketë bollëk gruri mbi tokë, në majat e maleve; kallinjtë e tij do të valëviten si drurët e Libanit, dhe banorët e qyteteve do të lulëzojnë si bari i tokës.
Psal Alb 72:17  Emri i tij do të vazhdojë përjetë, emri i tij do të përhapet deri sa të ketë diell; dhe tërë kombet do të bekohen në të dhe do ta shpallin të lumtur.
Psal Alb 72:18  I bekuar qoftë Zoti Perëndia, Perëndia i Izraelit; vetëm ai bën mrekulli.
Psal Alb 72:19  Qoftë i bekuar përjetë emri i tij i lavdishëm, dhe tërë toka qoftë e mbushur me lavdinë e tij. Amen, amen.
Psal Alb 72:20  Këtu mbarojnë lutjet e Davidit, birit të Isait.
Chapter 73
Psal Alb 73:1  Me siguri Perëndia është i mirë me Izraelin, me ata që janë të pastër nga zemra.
Psal Alb 73:2  Por, sa për mua, gati gati po më pengoheshin këmbët dhe për pak hapat e mia do të shkisnin.
Psal Alb 73:3  Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë mirëqënien e njerëzve të këqij.
Psal Alb 73:4  Sepse nuk ka dhembje në vdekjen e tyre, dhe trupi i tyre është i majmë.
Psal Alb 73:5  Ata nuk po heqin si vdekatarët e tjerë, as pësojnë goditje si njerëzit e tjerë.
Psal Alb 73:6  Prandaj kryelartësia i rrethon si një gjerdan dhe dhuna i mbështjell si një rrobe.
Psal Alb 73:7  Sytë u dalin jashtë nga dhjami dhe përfytyrimet e çoroditura të zemrës së tyre vërshojnë.
Psal Alb 73:8  Ata tallen dhe kurdisin me pabesi shtypjen, flasin me arrogancë.
Psal Alb 73:9  E drejtojnë gojën e tyre kundër qiellit dhe gjuha e tyre përshkon tokën.
Psal Alb 73:10  Prandaj njerëzit e tyre kthehen nga ajo anë dhe pijnë me të madhe ujërat e tyre,
Psal Alb 73:11  dhe thonë: "Si është e mundur që Perëndia të dijë çdo gjë dhe të ketë njohuri te Shumë i Larti?".
Psal Alb 73:12  Ja, këta janë të pabesë; megjithatë janë gjithnjë të qetë dhe i shtojnë pasuritë e tyre.
Psal Alb 73:13  Më kot, pra, pastrova zemrën time dhe i lava duart në pafajësinë time.
Psal Alb 73:14  Sepse jam goditur tërë ditën dhe jam ndëshkuar çdo mëngjes.
Psal Alb 73:15  Sikur të kisha thënë: "Do të flas edhe unë kështu", ja, do të kisha mohuar brezin e bijve të tu.
Psal Alb 73:16  Atëherë kërkova ta kuptoj këtë gjë, por ajo m'u duk shumë e vështirë.
Psal Alb 73:17  Deri sa hyra në shenjtoren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre.
Psal Alb 73:18  Me siguri, ti i vë në vënde të rrëshqitshme dhe kështu i bën që të bien në shkatërrim.
Psal Alb 73:19  Si u shkatërruan në një çast! Ata vdiqën të konsumuar nga tmerri!
Psal Alb 73:20  Ashtu si në një ëndërr, kur zgjohesh, kështu edhe ti, o Zot, kur të zgjohesh, do të përbuzësh pamjen e tyre të kotë.
Psal Alb 73:21  Kur zemra ime acarohej dhe e ndjeja veten sikur më shponin nga brenda,
Psal Alb 73:22  unë isha pa mend dhe pa kuptim; para teje isha si një kafshë.
Psal Alb 73:23  Por megjithatë unë jam gjithnjë me ty; ti më ke kapur nga dora e djathtë.
Psal Alb 73:24  Ti do të më udhëheqësh me këshillën tënde dhe do të më çosh pastaj në lavdi.
Psal Alb 73:25  Cilin kam në qiell veç teje? Dhe mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje.
Psal Alb 73:26  Mishi im dhe zemra ime nuk mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi.
Psal Alb 73:27  Sepse ja, ata që largohen prej teje do të vdesin; ti shkatërron tërë ata që, duke kurvëruar, largohen prej teje.
Psal Alb 73:28  Por sa për mua, e mira është t'i afrohem Perëndisë; e kam bërë Zotin tim, Zotin, strehën time, për të treguar gjithë veprat e tua.
Chapter 74
Psal Alb 74:1  O Perëndi, pse na ke hedhur poshtë për gjithnjë? Pse vlon zemërimi yt kundër kopesë së kullotës sate?
Psal Alb 74:2  Kujto popullin tënd, që dikur e more, që ti e shpengove që të ishte fisi i trashëgimisë sate, të këtij mali të Sionit, mbi të cilin ke banuar.
Psal Alb 74:3  Drejto hapat e tua në këto rrënoja të pandreqshme; armiku i ka prishur të gjitha në shenjtërore.
Psal Alb 74:4  Armiqtë e tu vrumbullojnë në vendin e kuvendeve të tua; kanë vënë aty shenjat e tyre si flamuj.
Psal Alb 74:5  Dukej sikur godisnin me sëpata në pjesën e dëndur të një pylli.
Psal Alb 74:6  Dhe tani me sqeparë dhe çekane po prishin tërë skulpturat e tij.
Psal Alb 74:7  I kanë vënë zjarrin shenjtërores sate; kanë përdhosur banesën që mban emrin tënd, duke e hedhur poshtë.
Psal Alb 74:8  Kanë thënë në zemër të tyre: "T'i shkatërrojmë të gjithë"; kanë djegur tërë qendrat e kuvendeve të shenjta në vend.
Psal Alb 74:9  Ne nuk i shohim më shenjat tona; nuk ka më profet dhe midis nesh nuk ka asnjë që të dijë deri kur.
Psal Alb 74:10  Deri kur, o Perëndi, kundërshtari do të fyejë? Armiku vallë, do ta përçmojë emrin tënd përjetë?
Psal Alb 74:11  Pse e tërheq dorën tënde, pikërisht të djathtën? Nxirre nga gjiri yt dhe shkatërroji.
Psal Alb 74:12  Por Perëndia është mbreti im qysh prej kohëve të lashta; ai sjell shpëtimin mbi tokë.
Psal Alb 74:13  Me forcën tënde ndave detin dhe shtype kokën e përbindëshve të detit në ujërat.
Psal Alb 74:14  Copëtove kokat e Levitanëve dhe ia dhe për të ngrënë popullit të shkretëtirës.
Psal Alb 74:15  Bëre që të dalin burime dhe përrenj dhe thave lumenj të përhershëm.
Psal Alb 74:16  Jotja është dita, jotja është edhe nata; ti ke vendosur dritën dhe diellin.
Psal Alb 74:17  Ti ke caktuar tërë kufijtë e tokës dhe ke bërë verën dhe dimrin.
Psal Alb 74:18  Mbaje mend këtë, o Zot, që armiku të ka fyer dhe që një popull i pamend ka përbuzur emrin tënd.
Psal Alb 74:19  Mos ia braktis bishave jetën e turtulleshës sate; mos harro përjetë jetën e të përvuajturve të tu.
Psal Alb 74:20  Respekto besëlidhjen, sepse vendet e errëta të tokës janë plot me strofka dhune.
Psal Alb 74:21  Mos lejo që i shtypuri të kthehet i turpëruar; bëj që i përvuajturi dhe nevojtari të lëvdojnë emrin tënd.
Psal Alb 74:22  Çohu o Perëndi, mbro kauzën tënde! Mos harro që i pamendi të fyen tërë ditën.
Psal Alb 74:23  Mos harro britmën e armiqve të tu; zhurma e tyre që ngrihen kundër teje ngjitet vazhdimisht në qiell.
Chapter 75
Psal Alb 75:1  Ne të lëvdojmë, o Perëndi, ne të lëvdojmë, sepse emri yt na është i afërt; njeriu tregon mrekullitë e tua.
Psal Alb 75:2  Kur do të vijë koha e caktuar, unë do të gjykoj me drejtësi.
Psal Alb 75:3  Toka dhe tërë banorët e saj shkrihen, por unë i bëj të qëndrueshme shtyllat e saj. (Sela)
Psal Alb 75:4  U kam thënë fodullëve: "Mos u mburrni!", dhe të pabesëve: "Mos u bëni hundëpërpjetë!
Psal Alb 75:5  Mos e ngrini lart kokën, mos flisni me qafë të fortë".
Psal Alb 75:6  Sepse lëvdimi nuk vjen as nga lindja, as nga perëndimi, as edhe nga shkretëtira.
Psal Alb 75:7  Sepse Perëndia është ai që gjykon; ai ul njerin dhe ngre tjetrin.
Psal Alb 75:8  Sepse Zoti ka në dorë një kupë vere që shkumon dhe plot me erëza, që ai e zbraz. Me siguri tërë të pabesët e dheut do ta kullojnë dhe do të pinë deri llumin.
Psal Alb 75:9  Por unë do të shpall përjetë dhe do t'i këndoj lavde Perëndisë të Jakobit.
Psal Alb 75:10  Dhe do të dërrmoj tërë fuqinë e të pabesëve, por fuqia e të drejtëve do të përlëvdohet.
Chapter 76
Psal Alb 76:1  Perëndia njihet mirë në Judë, emri i tij është i madh në Izrael.
Psal Alb 76:2  Tabernakulli i tij është në Salem dhe ai banon në Sion.
Psal Alb 76:3  Këtu ai ka copëtuar shigjetat e zjarrta të harkut, mburojën dhe shpatën e luftës. (Sela)
Psal Alb 76:4  Ti dukesh i lavdishëm dhe i fuqishëm mbi malet e presë.
Psal Alb 76:5  Trimat i kanë zhveshur, i ka zënë gjumi, dhe asnjë prej atyre trimave nuk ka mundur të përdorë duart e tij.
Psal Alb 76:6  Mbas qortimit tënd, o Perëndia i Jakobit, qerret dhe kuajt mbetën të shushatur.
Psal Alb 76:7  Nga ti, pikërisht nga ti, duhet të kenë frikë; dhe kush mund të rezistojë para teje kur zemërohesh?
Psal Alb 76:8  Ti ke bërë që të dëgjohet nga qielli vendimi yt, tokën e zuri frika dhe heshti,
Psal Alb 76:9  kur Perëndia u ngrit për të gjykuar, për të çliruar tërë nevojtarët e tokës. (Sela)
Psal Alb 76:10  Edhe zemërimi i njerëzve do të shndrrohet në lavdi për ty, dhe ti do të rrethohesh me vetë mbeturinat e zemërimi të tyre.
Psal Alb 76:11  Bëjini zotime Zotit, Perëndisë tuaj, dhe plotësojini; tërë ata që rinë rreth tij t'i çojnë dhurata të Tmerrshmit.
Psal Alb 76:12  Ai u heq frymën qeveritarëve, nga ai druhen mbretërit e tokës.
Chapter 77
Psal Alb 77:1  Zëri im lartohet te Perëndia dhe unë bërtas; zëri im lartohet te Perëndia dhe ai ka për të më dëgjuar.
Psal Alb 77:2  Ditën e fatkeqësisë sime kërkova Zotin; gjatë natës dora ime mbeti e nderur pa u lodhur dhe shpirti im nuk pranoi të ngushëllohet.
Psal Alb 77:3  Më kujtohet Perëndia dhe rrënkoj; vajtoj dhe fryma ime dobësohet. (Sela)
Psal Alb 77:4  Ti m'i mban të hapura qepallat; jam aq i turbulluar sa nuk mund të flas.
Psal Alb 77:5  Sjell ndërmënd përsëri ditët e lashta, vitet e kohëve të shkuara.
Psal Alb 77:6  Gjatë natës më kthehet në mendje kënga ime, mendoj thellë në zemrën time dhe fryma ime bën kërkime.
Psal Alb 77:7  A do të më hedhë poshtë për gjithnjë Zoti? E nuk do të më pëlqejë më kurrë?
Psal Alb 77:8  Dhe mirësia e tij ka marrë fund për gjithnjë dhe falja e tij ka munguar për brezat e ardhshme?
Psal Alb 77:9  Vallë Perëndia e ka harruar mëshirën dhe në zemërimin e tij u ka dhënë fund dhembshurive të tij? (Sela)
Psal Alb 77:10  Unë kam thënë: "Shkaku i hidhërimit tim është se dora e djathtë e Shumë të Lartit ka ndryshuar".
Psal Alb 77:11  Do t'i kujtoj veprat e Zotit; po, do të kujtoj mrekullitë e tua të kohëve të kaluara,
Psal Alb 77:12  do të mendohem thellë për gjithë veprat e tua dhe do të kem parasysh bëmat e tua.
Psal Alb 77:13  O Perëndi, jeta jote është e shenjtë; cili Perëndi është i madh si Perëndia?
Psal Alb 77:14  Ti je Perëndia që kryen mrekulli; ti ke bërë të njihet forca jote midis popujve.
Psal Alb 77:15  Me krahun tënd ke shpenguar popullin tënd, bijtë e Jakobit dhe të Jozefit. (Sela)
Psal Alb 77:16  Ujërat të panë, o Perëndi, ujërat të panë dhe u trëmbën; edhe humnerat u drithtuan.
Psal Alb 77:17  Retë derdhën përmbytje uji, qiejtë gjëmuan dhe shigjetat e tua vepruan.
Psal Alb 77:18  Gjëmimi i bubullimës sate ishte në vorbullën, vetëtimat ndriçuan botën dhe toka u tund dhe u drodh.
Psal Alb 77:19  Ti e hape rrugën tënde në mes të detit, shtegun tënd në mes të ujërave të mëdha, dhe gjurmët e tua nuk u njohën.
Psal Alb 77:20  Ti e udhëheq popullin tënd si një kope me dorën e Moisiut dhe të Aaronit.
Chapter 78
Psal Alb 78:1  Kushtoji kujdes, o populli im, ligjit tim; dëgjo fjalët e gojës sime.
Psal Alb 78:2  Do të hap gojën time për të thënë shëmbëlltyra, dhe kam për të paraqitur misteret e kohërave të lashta.
Psal Alb 78:3  Atë që ne kemi dëgjuar dhe kemi njohur, dhe që etërit tanë na kanë treguar,
Psal Alb 78:4  nuk do t'ua fshehim bijve të tyre, por do t'i tregojmë brezit të ardhshëm lavdet e Zotit, fuqinë e tij dhe mrekullinë që ai ka bërë.
Psal Alb 78:5  Ai ka vendosur një dëshmi te Jakobi dhe ka vënë një ligj në Izrael, dhe ka urdhëruar etërit tanë që t'ua bëjnë të njohura bijve të tyre,
Psal Alb 78:6  me qëllim që brezi i ardhshëm t'i njohë së bashku me bijtë që do të lindin; dhe këta nga ana e tyre t'ua tregojnë bijve të tyre,
Psal Alb 78:7  dhe të vendosin te Perëndia besimin e tyre dhe të mos harrojnë veprat e Perëndisë, por të respektojnë urdhërimet e tij;
Psal Alb 78:8  dhe të mos jenë si etërit e tyre, një brez kokëfortë dhe rebel, një brez me zemër të paqëndrueshme dhe me një frymë jo besnike ndaj Perëndisë.
Psal Alb 78:9  Bijtë e Efraimit, njerëz të luftës, harkëtarë të zotë, kthyen shpinën ditën e betejës,
Psal Alb 78:10  nuk respektuan besëlidhjen e Perëndisë dhe nuk pranuan të ecnin sipas ligjit të tij,
Psal Alb 78:11  harruan veprat e tij dhe mrekullitë që u kishte treguar.
Psal Alb 78:12  Ai bëri mrekulli në prani të etërve të tyre, në vendin e Egjiptit dhe në fushën e Tsoanit.
Psal Alb 78:13  Ai e ndau detin dhe i bëri të kalojnë në mes të tij, dhe i mblodhi ujërat si një grumbull.
Psal Alb 78:14  Ditën drejtoi me anë të resë dhe tërë natën me një dritë zjarri.
Psal Alb 78:15  I çau shkëmbinjtë në shkretëtirë dhe i bëri të pijnë boll, si të ishte uji i humnerës së madhe.
Psal Alb 78:16  Nxori rrëket nga shkëmbi dhe bëri që të rridhnin ujëra si lumenj.
Psal Alb 78:17  Por ata vazhduan të mëkatojnë kundër tij dhe të ngrejnë krye kundër Shumë të Lartit në shkretëtirë,
Psal Alb 78:18  dhe e tunduan Perëndinë në zemër të tyre, duke kërkuar ushqim sipas dëshirave të tyre.
Psal Alb 78:19  Dhe folën kundër Perëndisë, duke thënë: "A mund të shtrojë Perëndia një sofër në shkretëtirë?
Psal Alb 78:20  Ja, ai e goditi shkëmbin dhe prej tij dolën ujëra dhe vërshuan përrenj. A mund t'i japë bukë dhe mish popullit të tij?
Psal Alb 78:21  Dhe kështu Zoti i dëgjoi dhe u zemërua fort, dhe një zjarr u ndez kundër Jakobit dhe zemërimi kundër Izraelit u ndez,
Psal Alb 78:22  sepse nuk i kishin besuar Perëndisë dhe nuk kishin pasur besim në shpëtimin prej tij.
Psal Alb 78:23  Megjithatë ai i urdhëroi retë e sipërme dhe hapi dyert e qiellit,
Psal Alb 78:24  dhe bëri që mbi ta të binte mana për të ngrënë dhe u dha atyre grurin e qiellit.
Psal Alb 78:25  Njeriu hëngri bukën e engjëjve; ai u dërgoi atyre ushqime sa të ngopeshin.
Psal Alb 78:26  Ai bëri të ngrihet në qiell era e lindjes dhe në sajë të fuqisë së tij bëri të ngrihet era e jugut,
Psal Alb 78:27  bëri të binin mbi ta mish si pluhuri dhe zogj si rëra e detit.
Psal Alb 78:28  Bëri që këto të binin në mes të kampit të tyre, rreth çadrave të tyre.
Psal Alb 78:29  Kështu ata hëngrën sa u ngopën, sepse Perëndia u kishte siguruar atyre atë që ata kishin dëshiruar.
Psal Alb 78:30  Ata nuk kishin akoma kënaqur pangopësinë e tyre dhe kishin akoma ushqim në gojë,
Psal Alb 78:31  kur zemërimi i Perëndisë shpërtheu kundër tyre, vrau më të fuqishmit prej tyre dhe rrëzoi më të mirët e Izraelit.
Psal Alb 78:32  Megjithatë ata vazhduan të mëkatojnë dhe nuk u besuan mrekullive të tij.
Psal Alb 78:33  Atëherë ai harxhoi ditët e tyre në kotësi dhe vitet e tyre në tmerre të papritura.
Psal Alb 78:34  Kur i vriste, ata e kërkonin dhe ktheheshin të kërkonin Perëndinë me zell.
Psal Alb 78:35  Kujtoheshin që Perëndia ishte Kështjella e tyre dhe që Perëndia shumë i larti ishte Shpëtimtari i tyre.
Psal Alb 78:36  Por ata e mashtronin me gojën e tyre dhe e gënjenin me gjuhën e tyre.
Psal Alb 78:37  Në fakt zemra e tyre nuk ishte e qëndrueshme ndaj tij dhe ata nuk ishin besnikë ndaj besëlidhjes së tij.
Psal Alb 78:38  Por ai, që është i mëshirshëm, ua fali paudhësinë e tyre dhe nuk i shkatërroi, dhe shumë herë përmbajti zemërimin e tij dhe nuk e la indinjatën e tij të shpërthejë,
Psal Alb 78:39  duke mbajtur mend që ata ishin mish, një frymë që kalon dhe nuk kthehet më.
Psal Alb 78:40  Sa herë provokuan indinjatën e tij në shkretëtirë dhe e hidhëruar në vetmi!
Psal Alb 78:41  Po, ata iu drejtuan Perëndisë shumë herë dhe përsëri e provokuan të Shenjtin e Izraelit.
Psal Alb 78:42  Nuk e kujtuan më fuqinë e tij as ditën që i kishte çliruar nga armiku,
Psal Alb 78:43  kur ai kishte bërë mrekullitë e tij në Egjipt dhe në fushën e Tsoanit;
Psal Alb 78:44  i kishte shndërruar lumenjtë dhe rrjedhat e ujit të Egjiptasve në gjak, me qëllim që të mos pinin dot.
Psal Alb 78:45  Kishte dërguar kundër tyre mizëri mizash që t'i hanin dhe bretkosa që t'i shkatërronin.
Psal Alb 78:46  Ua kishte dhënë të korrat e tyre krimbave dhe frytin e mundit të tyre karkalecave.
Psal Alb 78:47  I kishte shkatërruar vreshtat e tyre me breshër dhe fiqtë e tyre të Egjiptit me ngrica.
Psal Alb 78:48  Kishte braktisur bagëtinë e tyre në mëshirë të breshërit dhe kopetë e tyre në mëshirë të rrufeve.
Psal Alb 78:49  Kishte lëshuar mbi ta zjarrin e zemërimit të tij, indinjatën, inatin dhe fatkeqësinë, një turmë lajmëtarësh të fatkeqësisë.
Psal Alb 78:50  I kishte hapur udhën zemërimit të tij dhe nuk i kishte kursyer nga vdekja, por ia kishte braktisur jetën e tyre murtajës.
Psal Alb 78:51  I kishte goditur në Egjipt gjithë të parëlindurit dhe prodhimet e para në çadrat e Kamit.
Psal Alb 78:52  Por e kishte bërë popullin e tij të ikte si bagëtia dhe e kishte çuar nëpër shkretëtirë sikur të ishte një kope.
Psal Alb 78:53  I kishte udhëhequr me siguri dhe ata nuk patën frikë, por deti i kishte përpirë armiqtë e tyre.
Psal Alb 78:54  Dhe ai i solli kështu në tokën e tij të shenjtë, në malin që dora e djathtë e tij kishte pushtuar.
Psal Alb 78:55  I dëboi kombet para tyre dhe u caktoi atyre me short trashëgiminë, dhe bëri që fiset e Izraelit të banonin në çadrat e tyre.
Psal Alb 78:56  Por ata u orvatën dhe provokuan indinjatën e Perëndisë shumë të lartë dhe nuk respektuan statutet e tij.
Psal Alb 78:57  U tërhoqën madje prapa dhe u suallën në mënyrë të pabesë ashtu si etërit e tyre, dhe devijuan si një hark që gabon;
Psal Alb 78:58  provokuan zemërimin e tij me vendet e tyre të larta dhe e bënë ziliqar me skulpturat e tyre.
Psal Alb 78:59  Perëndia dëgjoi dhe u zemërua, dhe ndjeu një neveri të madhe për Izraelin.
Psal Alb 78:60  Kështu ai braktisi tabernakullin e Shilohut, çadrën që kishte ngritur midis njerëzve;
Psal Alb 78:61  dhe e la forcën e tij të bjerë rob dhe lavdinë e tij në dorë të armikut.
Psal Alb 78:62  Ia braktisi popullin e tij shpatës dhe u zemërua shumë kundër trashëgimisë së tij.
Psal Alb 78:63  Zjarri i konsumoi të rinjtë e tyre dhe virgjëreshat e tyre nuk patën asnjë këngë dasme.
Psal Alb 78:64  Priftërinjtë e tyre u vranë nga shpata dhe gratë e reja nuk mbajtën zi.
Psal Alb 78:65  Pastaj Zoti u zgjua si nga gjumi, ashtu si një trim që bërtet nën ndikimin e verës.
Psal Alb 78:66  I goditi armiqtë e tij në kurriz dhe i mbuloi me një turp të përjetshëm.
Psal Alb 78:67  Hodhi poshtë çadrën e Jozefit dhe nuk zgjodhi fisin e Efraimit,
Psal Alb 78:68  por zgjodhi fisin e Judës, malin e Sionit, që ai e do.
Psal Alb 78:69  Ndërtoi shenjtëroren e tij, ashtu si vëndet shumë të larta, ashtu si tokat që ka krijuar përjetë.
Psal Alb 78:70  Dhe zgjodhi Davidin, shërbëtorin e tij, dhe e mori nga vatha e dhenve,
Psal Alb 78:71  dhe e mori nga delet që mëndnin për të kullotur Jakobin, popullin e tij dhe Izraelin, trashëgiminë e tij.
Psal Alb 78:72  Dhe ai bëri që të kullosnin me ndershmërinë e zemrës së tyre dhe i udhëhoqi me shkathtësinë e duarve të tij.
Chapter 79
Psal Alb 79:1  O Perëndi, kombet kanë hyrë në trashëgiminë tënde, kanë përdhosur tempullin tënd të shenjtë, e kanë katandisur Jeruzalemin në një grumbull gërmadhash.
Psal Alb 79:2  Trupat e vdekur të shërbëtorëve të tu ua dhanë për të ngrënë shpendëve të qiellit dhe mishin e shenjtorëve të tu bishave të fushave.
Psal Alb 79:3  Kanë derdhur gjakun e tyre si ujë rreth Jeruzalemit, në mënyrë që asnjeri të mos i varroste.
Psal Alb 79:4  Jemi bërë një turp për fqinjët tanë, tallja dhe gazi i atyre që na rrinë rreth e qark.
Psal Alb 79:5  Deri kur, o Zot? A do të jesh i zemëruar përjetë? A do të flakërojë smira jote si një zjarr?
Psal Alb 79:6  Lësho zemërimin tënd mbi kombet që nuk të njohin dhe mbi mbretëritë që nuk përmendin emrin tënd,
Psal Alb 79:7  sepse kanë gllabëruar Jakobin dhe kanë shkretuar banesën e tij.
Psal Alb 79:8  Mos kujto kundër nesh fajet e të pabesëve tanë; nxito të na dalësh para me dhembshuritë e tua, sepse jemi shumë të vuajtur.
Psal Alb 79:9  Na ndihmo, o Perëndi i shpëtimit, për lavdinë e emrit tënd, dhe na çliro dhe na fal mëkatet tona për hir të emrit tënd.
Psal Alb 79:10  Sepse kombet do të thonin: "Ku është Perëndia i tyre?". Para syve tona bëju të njohur kombeve hakmarrjen e gjakut të derdhur të shërbëtorëve të tu.
Psal Alb 79:11  Le të arrijë deri tek ti rrënkimi i robërve; sipas fuqisë së krahut tënd, shpëto ata që janë të dënuar me vdekje.
Psal Alb 79:12  Dhe ktheju fqinjëve tonë shtatëfish të zezën që të kanë bërë o Zot.
Psal Alb 79:13  Dhe ne populli yt dhe kopeja e kullotës sate, do të të kremtojmë përjetë dhe do të shpallim lavdinë tënde brez pas brezi.
Chapter 80
Psal Alb 80:1  Dëgjo, o bari i Izraelit, që udhëheq Jozefin si një kope; ti që rrin mbi Kerubinët, shkëlqe në lavdinë tënde.
Psal Alb 80:2  Rizgjoje fuqinë tënde përpara Efraimit, Beniaminit dhe Manasit, dhe eja të na çlirosh.
Psal Alb 80:3  O Perëndi, na përtëri fuqitë, bëje fytyrën tënde të shkëlqejë dhe ne do të shpëtojmë.
Psal Alb 80:4  O Zot, Perëndi i ushtrive, deri kur do të jesh i zemëruar kundër lutjes së popullit tënd?
Psal Alb 80:5  Ti u ke dhënë për të ngrënë bukë të njomur me lot, dhe u ke dhënë për të pirë lot me shumicë.
Psal Alb 80:6  Ti na ke bërë objekt mosmarëveshjeje për fqinjët tanë, dhe armiqtë tanë qeshin njeri me tjetrin.
Psal Alb 80:7  O Perëndi i ushtrive, na përtëri forcat tona; bëje fytyrën tënde të shkëlqejë përsëri dhe do të shpëtojmë.
Psal Alb 80:8  Ti çove jashtë Egjiptit një hardhi; i dëbove kombet dhe e mbolle.
Psal Alb 80:9  Ti e pastrove dheun para saj dhe ajo lëshoi rrënjë dhe e mbushi dheun.
Psal Alb 80:10  Malet u mbuluan nga hija e saj dhe kedrat e Perëndisë me degët e saj.
Psal Alb 80:11  I zgjati degët e saj deri në det dhe llastarët deri te lumi.
Psal Alb 80:12  Pse i prishe gjerdhet e saj dhe kështu tërë kalimtarët kanë mundësi të korrin frytet e saj?
Psal Alb 80:13  Derri i egër i pyllit e shkreton dhe egërsirat e fushës kullotin aty.
Psal Alb 80:14  O Perëndi i ushtrive, të lutemi kthehu; shiko nga qielli, vështro dhe vizito këtë vresht
Psal Alb 80:15  dhe drurët që mbolli e djathta jote dhe filizin që e ke forcuar për ty.
Psal Alb 80:16  Ajo u dogj nga zjarri dhe është prerë; ata vdesin para kërcënimit të fytyrës sate.
Psal Alb 80:17  Dora jote qoftë mbi njeriun e të djathtë tënde, mbi njeriun që ti e ke bërë të fortë për ty.
Psal Alb 80:18  Kështu ne nuk do të largohemi më prej teje. Na ngjall dhe ne do të kërkojmë emrin tënd.
Psal Alb 80:19  O Zot, Perëndia i ushtrive, na përtëri; bëje fytyrën tënde të shkëlqejë dhe do të shpëtojmë.
Chapter 81
Psal Alb 81:1  I këndoni me gëzim Perëndisë, forcës sonë; lëshoni britma gëzimi për Perëndinë e Jakobit.
Psal Alb 81:2  Lartoni një këngë dhe i bini dajres, harpës melodioze bashkë me lirën.
Psal Alb 81:3  I bini borisë ditën e hënës së re, ditën e hënës së plotë, ditën e festës sonë.
Psal Alb 81:4  Sepse ky është një statut për Izraelin, një ligj i Perëndisë të Jakobit.
Psal Alb 81:5  Ai e caktoi si një dëshmi te Jozefi, kur doli kundër vendit të Egjiptit. Atëherë unë dëgjova një gjuhë që nuk e kuptoja;
Psal Alb 81:6  "O Izrael, unë e hoqa barrën nga shpatullat e tua; duart e tua e kanë lënë shportën.
Psal Alb 81:7  Kur ishe keq ti më klithe mua dhe unë të çlirova; t'u përgjigja i fshehur në bubullimë, të vura në provë në ujërat e Meribas. (Sela)
Psal Alb 81:8  Dëgjo, o populli im, dhe unë do të qortoj. O Izrael, sikur ti të më dëgjoje!
Psal Alb 81:9  Mos pastë në mesin tënd asnjë perëndi të huaj dhe mos adhuro asnjë perëndi të huaj.
Psal Alb 81:10  Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit; hap gojën tënde dhe unë do të ta mbush.
Psal Alb 81:11  Por populli im nuk e ka dëgjuar zërin tim dhe Izraeli nuk më është bindur.
Psal Alb 81:12  Prandaj i braktisa në ashpërsinë e zemrës së tyre, me qëllim që të ecnin sipas bindjeve të tyre.
Psal Alb 81:13  Ah, sikur populli im të më dëgjonte, sikur Izraeli të ecte në rrugët e mia!
Psal Alb 81:14  Do të poshtëroja menjëherë armiqtë e tij dhe do ta ktheja dorën time kundër kundërshtarëve të tij.
Psal Alb 81:15  Ata që urrejnë Zotin do t'i nënshtroheshin dhe fati i tyre do të caktohej përjetë.
Psal Alb 81:16  Dhe unë do ta ushqeja (Izraelin) me grurin më të mirë dhe do ta ngopja me mjaltin që pikon nga shkëmbi".
Chapter 82
Psal Alb 82:1  Perëndia rri në kuvendin e Perëndisë, ai gjykon në mes të perëndive.
Psal Alb 82:2  Deri kur do të gjykoni padrejtësisht dhe do të mbani anët e të pabesëve? (Sela)
Psal Alb 82:3  Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfërit.
Psal Alb 82:4  Çlironi të mjerin dhe nevojtarin; shpëtojeni nga dora e të pabesit.
Psal Alb 82:5  Ata nuk dinë asgjë dhe nuk kuptojnë asgjë, dhe ecin në terr; të gjitha themelet e tokës po luajnë.
Psal Alb 82:6  Unë kam thënë: "Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit.
Psal Alb 82:7  Megjithatë ju do të vdisni si njerëzit e tjerë dhe do të bini si çdo i fuqishëm tjetër".
Psal Alb 82:8  Çohu, o Perëndi, gjyko tokën, sepse ti do të trashëgosh tërë kombet.
Chapter 83
Psal Alb 83:1  O Perëndi, mos rri në heshtje! Mos mbyll gojën, mos rri i qetë, o Perëndi!
Psal Alb 83:2  Sepse, ja, armiqtë e tu po ziejnë dhe ata që të urrejnë ngrenë kokën.
Psal Alb 83:3  Thurrin gracka kundër popullit tënd dhe bëjnë komplote kundër atyre që ti mbron.
Psal Alb 83:4  Ata thonë: "Ejani t'i shkatërrojmë si komb, emri i Izraelit të mos kujtohet më".
Psal Alb 83:5  Sepse kanë komplotuar së bashku me një mendje dhe kanë lidhur një besëlidhje kundër teje.
Psal Alb 83:6  Çadrat e Edomit dhe Ismaelitët, Moabi dhe Hagarenët,
Psal Alb 83:7  Gebali, Amoni dhe Amaleku, Filistia me banorët e Tiros;
Psal Alb 83:8  dhe Asiria është bashkuar me ta për të ndihmuar bijtë e Lotit. (Sela)
Psal Alb 83:9  Vepro me ta ashtu si bëre me Madianin, me Siseran dhe me Jabinin pranë përroit të Kishonit,
Psal Alb 83:10  të cilët u shkatërruan në Endor dhe u bënë si pleh për tokën.
Psal Alb 83:11  Bëj që krerët e tyre të jenë si Orebi dhe Zeebi, dhe tërë princat e tyre si Zebahu dhe Tsalmuna,
Psal Alb 83:12  sepse ata thanë: "Të shtiem në dorë kullotat e Perëndisë".
Psal Alb 83:13  O Perëndia im, bëji njëlloj si pluhuri i vorbullës, si kashta në mëshirë të erës.
Psal Alb 83:14  Ashtu si zjarri djeg pyllin dhe flaka gllabëron malet,
Psal Alb 83:15  kështu ndiqi me furtunën tënde dhe trëmbi me uraganin tënd.
Psal Alb 83:16  Mbulo fytyrat e tyre me turp, me qëllim që të kërkojnë emrin tënd, o Zot.
Psal Alb 83:17  U turpërofshin dhe u tmerrofshin përjetë, u ngatërrofshin dhe vdekshin;
Psal Alb 83:18  dhe ta dijnë se ti vetëm, që quhesh Zoti, je Shumë i Larti mbi gjithë dheun.
Chapter 84
Psal Alb 84:1  Oh, sa të dashura janë banesat e tua, o Zot i ushtrive!
Psal Alb 84:2  Shpirti im dëshiron me zjarr dhe shkrihet për oborret e Zotit; zemra ime dhe mishi im i dërgojnë britma gëzimi Perëndisë të gjallë.
Psal Alb 84:3  Edhe rabecka gjen një shtëpi dhe dallëndyshja një fole, ku të vërë të vegjëlit e saj pranë altarëve të tu, o Zot i ushtrive, Mbreti im dhe Perëndia im.
Psal Alb 84:4  Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde dhe të lëvdojnë vazhdimisht. (Sela)
Psal Alb 84:5  Lum ata që e vënë forcën e tyre te ti dhe kanë në zemër rrugët e tua!
Psal Alb 84:6  Kur kalojnë luginën e Bakas, e shndërrojnë atë në një vend burimesh, dhe shiu i parë e mbulon me bekime.
Psal Alb 84:7  Ata kalojnë nga një forcë te tjetra dhe në fund paraqiten para Perëndisë në Sion.
Psal Alb 84:8  O Zot, Perëndi i ushtrive, dëgjo lutjen time; vëri veshin, o Perëndi i Jakobit. (Sela)
Psal Alb 84:9  Shiko, o Perëndi, mburojën tonë, dhe shiko fytyrën e të vajosurit tënd.
Psal Alb 84:10  Po, një ditë në oborret e tua vlen më tepër se një mijë gjetiu; mua më pëlqen më tepër të qëndroj në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim, se sa të banoj në çadrat e të pabesëve.
Psal Alb 84:11  Sepse Zoti Perëndi është diell dhe mburojë; Zoti do të japë hir dhe lavdi; ai nuk u refuzon asnjë të mirë atyre që ecin drejt.
Psal Alb 84:12  O Zot i ushtrive, lum njeriu që ka besim te ti!
Chapter 85
Psal Alb 85:1  O Zot, ti ke qenë i mbarë për tokën tënde dhe e ke kthyer Jakobin nga robëria.
Psal Alb 85:2  Ti ke falur paudhësinë e popullit tënd dhe ke mbuluar tërë mëkatet e tyre. (Sela)
Psal Alb 85:3  Ti ke larguar gjithë indinjatën tënde dhe ke lënë mënjanë zemërimin tënd të zjarrtë.
Psal Alb 85:4  Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë, dhe jepi fund indinjatës sate kundër nesh.
Psal Alb 85:5  A do të mbetesh i zemëruar me ne përjetë? A do ta vazhdosh zemërimin tënd brez pas brezi?
Psal Alb 85:6  A nuk do të na japësh përsëri jetën, me qëllim që populli yt të mund të gëzohet te ti?
Psal Alb 85:7  Tregona, o Zot, mirësinë tënde dhe falna shpëtimin tënd.
Psal Alb 85:8  Una kam për të dëgjuar atë që Perëndia, Zoti, ka për të thënë; me siguri ai do t'i flasë për paqe popullit të tij dhe shenjtorëve të tij, por nuk do të lejojë që ata të jetojnë përsëri si njerëz pa mend.
Psal Alb 85:9  Me siguri shpëtimi i tij është afër atyre që kanë frikë prej tij, sepse lavdia e tij mund të banojë në vendin tonë.
Psal Alb 85:10  Mirësia dhe e vërteta u takuan; drejtësia dhe paqja janë puthur njera me tjetrën.
Psal Alb 85:11  E vërteta do të mbijë nga toka dhe drejtësia do të shikojë nga qielli.
Psal Alb 85:12  Po, Zoti do të japë atë që është e mirë, dhe toka jonë do të prodhojë frytin e saj.
Psal Alb 85:13  Drejtësia do të ecë para tij dhe do të përgatisë udhën për hapat e tij.
Chapter 86
Psal Alb 86:1  Vëri veshin, o Zot, dhe përgjigjmu, sepse jam i dëshpëruar dhe nevojtar.
Psal Alb 86:2  Ruaje jetën time sepse jam i shenjtë; ti je Perëndia im; shpëtoje shërbëtorin tënd që ka besim te ti.
Psal Alb 86:3  Ki mëshirë për mua, o Zot, sepse të këlthas ty tërë ditën.
Psal Alb 86:4  Gëzoje shërbëtorin tënd, sepse te ti, o Zot e lartoj shpirtin tim.
Psal Alb 86:5  Sepse ti, o Zot, je i mirë dhe i gatshëm të falësh, dhe tregon mirësi të madhe ndaj gjithë atyre që të kërkojnë.
Psal Alb 86:6  Vëri veshin, o Zot, lutjes time, dhe trego kujdes për britmën e përgjërimeve të mia.
Psal Alb 86:7  Unë të kërkoj në ditën e fatkeqësisë sime, sepse ti do të më përgjigjesh.
Psal Alb 86:8  Nuk ka asnjë të barabartë me ty midis perëndive, o Zot, as ka vepra të njëllojta me të tuat.
Psal Alb 86:9  Tërë kombet që ti ke krijuar do të vinë të bien përmbys para teje, o Zot, dhe do të përlëvdojnë emrin tënd.
Psal Alb 86:10  Sepse ti je i madh dhe kryen mrekulli; vetëm ti je Perëndia.
Psal Alb 86:11  Mësomë rrugën tënde, o Zot, dhe unë do të ec në të vërtetën tënde; bashkoje zemrën time me frikën e emrit tënd.
Psal Alb 86:12  Unë do të të lëvdoj, o Zot, Perëndia im, me gjithë zemër, dhe do ta përlëvdoj emrin tënd përjetë.
Psal Alb 86:13  Sepse e madhe është mirësia jote ndaj meje; ti ke shpëtuar shpirtin tim nga Sheoli.
Psal Alb 86:14  O Perëndi, njerëz kryelartë kanë dalë kundër meje dhe një turmë njerëzish të dhunës kërkojnë jetën time dhe nuk të vë ty para syve të tyre.
Psal Alb 86:15  Por ti, o Zot, je një Perëndi i mëshirshëm dhe i dhembshur që zemërohet ngadalë dhe që ka shumë mirësi dhe të vërtetë.
Psal Alb 86:16  Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua; jepi forcën tënde shërbëtorit tënd dhe shpëto birin e shërbëtores sate.
Psal Alb 86:17  Tregomë një shenjë të dashamirësisë sate, me qëllim që ata që më urrejnë ta shohin dhe të mbeten të shushatur, duke parë që ti, o Zot, më ke ndihmuar dhe më ke ngushëlluar.
Chapter 87
Psal Alb 87:1  Ai i vuri themelet e tij mbi malet e shenjta.
Psal Alb 87:2  Zoti i do portat e Sionit më tepër se të gjitha banesat e Jakobit.
Psal Alb 87:3  Gjëra të lavdishme thuhen për ty, o qytet i Perëndisë. (Sela)
Psal Alb 87:4  Do të përmend Egjiptin dhe Babiloninë ndër ata që më njohin. Ja Filistia dhe Tiro, së bashku me Etiopinë: "Ky ka lindur atje".
Psal Alb 87:5  Dhe do të thuhet për Sionin: "Ky dhe ai kanë lindur tek ai; dhe vetë Shumë i Larti do ta bëjë të qëndrueshëm".
Psal Alb 87:6  Zoti duke shqyrtuar popujt, do të regjistrojë: "Ky ka lindur atje". (Sela)
Psal Alb 87:7  Dhe këngëtarët dhe ata që u bien veglave do të thonë: "Të gjitha burimet e mia të jetës dhe të gëzimit janë te ti".
Chapter 88
Psal Alb 88:1  O Zot, Perëndi i shpëtimit tim, unë bërtas ditë e natë para teje.
Psal Alb 88:2  Arriftë deri te ti lutja ime, vëri veshin britmës time,
Psal Alb 88:3  sepse shpirti im është ngopur me të keqen, dhe jeta ime ka arritur deri në Sheol.
Psal Alb 88:4  Tanimë përfshihem ndër ata që do të zbresin në gropë, jam si një njeri që nuk ka më forcë.
Psal Alb 88:5  Jam braktisur midis të vdekurve ashtu si të vrarët që janë në varr, të cilët ti nuk i mban mend dhe që janë prerë e janë larguar nga dora jote.
Psal Alb 88:6  Ti më ke shtënë në gropën më të thellë, në vënde të errëta, në humnerat.
Psal Alb 88:7  Mbi mua ka shpërthyer zemërimi yt, dhe ti më ke marrë me vete megjithë valët tua. (Sela)
Psal Alb 88:8  Ti më ke lënë pa miqtë e mi; më ke bërë për ta një objekt të neveritshëm; jam mbyllur dhe nuk mund të dal.
Psal Alb 88:9  Syri im venitet nga dhembja; të kërkoj çdo ditë, o Zot, dhe i zgjat drejt teje duart e mia.
Psal Alb 88:10  A do të bësh vallë mrekulli për të vdekurit? A do të ringjallen të vdekurit për të të lëvduar? (Sela)
Psal Alb 88:11  A do të kremtohet mirësia jote në varr dhe besnikëria jote në vendin e shkatërrimit?
Psal Alb 88:12  A do të njihen mrekullitë e tua në terr dhe drejtësia jote mbi tokën e harresës?
Psal Alb 88:13  Por unë të këlthas ty, o Zot, dhe lutja ime të drejtohet në mëngjes.
Psal Alb 88:14  Pse më refuzon, o Zot, pse më fsheh fytyrën tënde?
Psal Alb 88:15  Kam qenë i pikëlluar dhe duke vdekur qysh në rini; kam vuajtur nga tmerret e tua dhe e kam humbur.
Psal Alb 88:16  Mbi mua ka kaluar zemërimi yt i zjarrtë; tmerret e tua më kanë asgjesuar,
Psal Alb 88:17  më kanë rrethuar si ujërat gjatë gjithë ditës dhe të gjitha së bashku më kanë mbytur.
Psal Alb 88:18  Ke larguar nga unë miqtë dhe të njohurit e mi; miku im më i ngushtë është errësira.
Chapter 89
Psal Alb 89:1  Unë do të këndoj përjetë mirësitë e Zotit, me gojën time do t'u shpall besnikërinë tënde të gjitha brezave.
Psal Alb 89:2  Sepse kam thënë: "Mirësia jote do të ekzistojë përjetë, ti do të vendosësh besnikërinë tënde në vetë qiejtë".
Psal Alb 89:3  "Unë kam lidhur një besëlidhje me të zgjedhurin tim, i jam betuar Davidit, shërbëtorit tim, duke thënë:
Psal Alb 89:4  "Do t'i vendos pasardhësit e tu përjetë dhe do të ndërtoj fronin tënd për të gjitha brezat"". (Sela)
Psal Alb 89:5  Dhe qiejtë do të kremtojnë mrekullitë e tua, o Zot, dhe besnikërinë tënde në kuvendin e shenjtorëve.
Psal Alb 89:6  Sepse kush mund të krahasohet në qiell me Zotin? Dhe kush është i njëllojtë me Zotin midis bijve të të Fuqishmit?
Psal Alb 89:7  Perëndisë ia kanë frikën shumë në kuvendin e shenjtorëve, dhe respektohet thellë nga tërë ata që e rrethojnë.
Psal Alb 89:8  O Zot, Perëndi i ushtrive, kush është i fuqishëm si ti, o Zot? Besnikëria jote të rrethon kudo.
Psal Alb 89:9  Ti e sundon tërbimin e detit; kur valët e tij ngrihen, ti i qetëson.
Psal Alb 89:10  Ti e ke bërë copë-copë Egjiptin, duke e plagosur për vdekje; me krah të fuqishëm ke shpërndarë armiqtë e tu.
Psal Alb 89:11  Qiejtë janë të tutë, edhe toka është jotja; ti e ke krijuar botën dhe të gjitha atë që janë në të.
Psal Alb 89:12  Ti ke krijuar veriun dhe jugun; Tabori dhe Hermoni lëshojnë britma gëzimi kur dëgjojnë emrin tënd.
Psal Alb 89:13  Ti ke krah të fuqishëm; dora jote është e fortë, e djathta jote ngrihet në qiell.
Psal Alb 89:14  Drejtësia dhe e drejta përbëjnë bazën e fronit tënd; mirësia dhe e vërteta shkojnë përpara fytyrës sate.
Psal Alb 89:15  Lum ai popull që njeh britmën e gëzimit, o Zot, sepse ai do të ecë në dritën e fytyrës sate;
Psal Alb 89:16  do të ngazëllojë tërë ditën me emrin tënd dhe do të gëzohet shumë në drejtësinë tënde.
Psal Alb 89:17  Po, ti je mburrja e forcës së tyre, dhe me favorin tënd ti e shton fuqinë tonë.
Psal Alb 89:18  Sepse mburoja jonë i përket Zotit dhe mbreti ynë të Shenjtit të Izraelit.
Psal Alb 89:19  Ti i fole atëherë në vegim të dashurit tënd dhe the: "Ndihmova një të fuqishëm, përlëvdova një të zgjedhur nga populli.
Psal Alb 89:20  Gjeta Davidin, shërbëtorin tim, dhe e vajosa me vajin tim të shenjtë.
Psal Alb 89:21  Dora ime do ta përkrahë me vendosmëri dhe krahu im do ta forcojë.
Psal Alb 89:22  Armiku nuk do ta shtypë dhe i ligu nuk do ta pikëllojë.
Psal Alb 89:23  Do të asgjesoj para tij armiqtë e tij dhe do të godas ata që e urrejnë.
Psal Alb 89:24  Besnikëria ime dhe mirësia ime do të jenë me të, dhe me emrin tim do të bëhet i fuqishëm.
Psal Alb 89:25  Do ta shtrij dorën e tij mbi detin dhe dorën e djathtë të tij mbi lumenjtë.
Psal Alb 89:26  Ai do të kërkojë ndihmën time, duke thënë: "Ti je Ati im, Perëndia im dhe Kështjella ime e shpëtimit".
Psal Alb 89:27  Do ta bëj gjithashtu të parëlindurin tim, më të shkëlqyerin ndër mbretërit e dheut.
Psal Alb 89:28  Do të përdor mirësi ndaj tij përjetë, dhe besëlidhja ime me të do të mbetet e qëndrueshme.
Psal Alb 89:29  Do t'i bëj gjithashtu pasardhësit e tij të përjetshem dhe fronin e tij si ditët e qiejve.
Psal Alb 89:30  Në rast se bijtë e tij braktisin ligjin tim dhe nuk ecin, sipas urdhërimeve të mia,
Psal Alb 89:31  në rast se shkelin statutet e mia dhe nuk respektojnë urdhërimet e mia,
Psal Alb 89:32  unë do ta dënoj shkeljen e tyre me shufër dhe paudhësinë e tyre me të rrahura,
Psal Alb 89:33  por nuk do ta heq mirësinë time prej tij dhe nuk do të lë që besnikëria ime të jetë e mangët.
Psal Alb 89:34  Nuk do të shkel besëlidhjen time dhe nuk do t'i ndryshoj fjalët që kanë dalë nga goja ime.
Psal Alb 89:35  Jam betuar një herë për shenjtërinë time dhe nuk do ta gënjej Davidin;
Psal Alb 89:36  pasardhësit e tij do të jenë përjetë dhe froni i tij do të jetë si dielli para meje,
Psal Alb 89:37  do të jenë të qëndrueshëm si hëna, dhe dëshmitari në qiell është besnik". (Sela)
Psal Alb 89:38  Por ti na ke braktisur dhe na ke kthyer; je zemëruar shumë kundër të vajosurin tënd.
Psal Alb 89:39  Ti ke përçmuar besëlidhjen e lidhur me shërbëtorin tënd dhe ke përdhosur kurorën e tij, duke bërë që të bjerë për tokë.
Psal Alb 89:40  Ke shembur gjithë mbrojtjet e tij dhe i ke katandisur në gërmadha kalatë e tij.
Psal Alb 89:41  Tërë kalimtarët e kanë plaçkitur dhe ai është bërë gazi i fqinjëve të tij.
Psal Alb 89:42  Ke lavdëruar dorën e djathtë të kundërshtarëve të tij dhe ke bërë të gëzohen tërë armiqtë e tu.
Psal Alb 89:43  Ke prishur tehun e shpatës së tij dhe nuk e ke ndihmuar në betejë.
Psal Alb 89:44  I ke dhënë fund madhështisë së tij dhe ke hedhur për tokë fronin e tij.
Psal Alb 89:45  Ke shkurtuar ditët e rinisë së tij dhe e ke mbuluar me turp. (Sela)
Psal Alb 89:46  Deri kur, o Zot? A do të fshihesh ti përjetë? A do të flakërojë si zjarr zemërimi yt?
Psal Alb 89:47  Kujto sa e shkurtër është jeta ime. Për çfarë kotësie ke krijuar gjithë bijtë e njerëzve?
Psal Alb 89:48  Cili është njeriu që jeton, pa parë vdekjen dhe që mund ta shkëputë jetën e tij nga pushteti Sheolit? (Sela)
Psal Alb 89:49  Ku janë, o Zot, mirësitë e tua të lashta, për të cilat iu betove Davidit në besnikërinë tënde?
Psal Alb 89:50  Kujto, o Zot, fyerjen që iu bë shërbëtorëve të tu, dhe si unë mbaj në zemër fyerjen e rëndë të të gjitha kombeve,
Psal Alb 89:51  me të cilën armiqtë e tu kanë fyer, o Zot, me të cilën kanë fyer hapat e të vajosurit tënd.
Psal Alb 89:52  I bekuar qoftë Zoti përjetë. Amen, po, amen!
Chapter 90
Psal Alb 90:1  O Zot, ti ke qenë për ne një strehë brez pas brezi.
Psal Alb 90:2  Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia.
Psal Alb 90:3  Ti e kthen njeriun në pluhur dhe thua: "Kthehuni, o bij të njerëzve".
Psal Alb 90:4  Sepse një mijë vjet në sytë e tu janë si dita e djeshme që ka kaluar, ose sikur të gdhish një natë.
Psal Alb 90:5  Ti i përlan si një përmbytje. Ato janë si një ëndërr, janë si barr që gjelbëron në mëngjes.
Psal Alb 90:6  Në mëngjes ai lulëzon dhe gjelbëron, në mbrëmje kositet dhe thahet.
Psal Alb 90:7  Sepse jemi të konsumuar nga zemërimi yt dhe jemi të tmerruar nga tërbimi yt.
Psal Alb 90:8  Ti i vë fajet tona para teje, mëkatet tona të fshehta në dritën e fytyrës sate.
Psal Alb 90:9  Sepse tërë ditët tona zhduken në zemërimin tënd; ne po i mbarojmë vitet tona si një psherëtimë.
Psal Alb 90:10  Ditët e viteve tona shkojnë deri në shtatëdhjetë vjet dhe për më të fortët në tetëdhjetë, por ajo që përbën krenarinë e tyre nuk është veçse mundim dhe dëshirë për t'u dukur, sepse kalon me të shpejtë dhe ne fluturojmë tutje.
Psal Alb 90:11  Kush e njeh forcën e zemërimit tënd dhe mërinë tënde sipas frikës që duhet pasur prej teje?
Psal Alb 90:12  Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.
Psal Alb 90:13  Kthehu, o Zot! Deri kur? Dhe ki mëshirë për shërbëtorët e tu.
Psal Alb 90:14  Na ngop në mëngjes me mirësinë tënde, dhe ne do të ngazëllojmë dhe do të kënaqemi në të gjitha ditët tona.
Psal Alb 90:15  Na gëzo në përpjestim me ditët që na ke pikëlluar dhe në kompensim të viteve që kemi vuajtur nga fatkeqësitë.
Psal Alb 90:16  Qoftë e qartë vepra jote shërbëtorëve të tu dhe lavdia jote bijve të tyre.
Psal Alb 90:17  Hiri i Zotit Perëndisë tonë qoftë mbi ne dhe e bëftë të qëndrueshme veprën e duarve tona; po, bëje të qëndrueshme veprën e duarve tona.
Chapter 91
Psal Alb 91:1  Kush banon në strehën e Shumë të Lartit, pushon në hijen e të Plotfuqishmit.
Psal Alb 91:2  Unë i them Zotit: "Ti je streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj".
Psal Alb 91:3  Me siguri ai do të të çlirojë nga laku i gjuetarit të shpendëve dhe nga murtaja vdekjeprurëse.
Psal Alb 91:4  Ai do të të mbulojë me pendët e tij dhe do të gjesh strehë nën krahët e tij; besnikëria e tij do të të shërbejë si mburojë dhe parzmore.
Psal Alb 91:5  Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës, sa nga shigjeta që fluturon ditën,
Psal Alb 91:6  as nga murtaja që endet në terr, as nga shfarosja që bën kërdinë në mesditë.
Psal Alb 91:7  Një mijë do të bien në krahun tënd dhe dhjetë mijë në të djathtën tënde, por aty nuk do të të afrohet.
Psal Alb 91:8  Mjafton që ti të këqyrësh me sytë e ty dhe do të shikosh shpërblimin e të pabesëve.
Psal Alb 91:9  Duke qenë se ke thënë: "O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde,
Psal Alb 91:10  nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t'i afrohet çadrës sate.
Psal Alb 91:11  Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua.
Psal Alb 91:12  Ata do të të mbajnë në duart e tyre, me qëllim që këmba jote të mos pengohet nga ndonjë gur.
Psal Alb 91:13  Ti do të ecësh mbi luanin dhe gjarpërin helmues, do të shkelësh luanin e vogël dhe kuçedrën.
Psal Alb 91:14  Duke qenë se ai ka vënë mbi mua dashurinë e tij, unë do ta çliroj dhe do ta çoj lart në vend të sigurt, sepse ai njeh emrin tim.
Psal Alb 91:15  Ai do të më kërkojë dhe unë do t'i përgjigjem; do të jem me të në fatkeqësi; do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj.
Psal Alb 91:16  Do ta ngop me jetë të gjatë dhe do t'i tregoj shpëtimin tim.
Chapter 92
Psal Alb 92:1  Éshtë bukur të kremtosh Zotin, dhe të këndosh lavdet në emrin tënd, o Shumë i Larti;
Psal Alb 92:2  të shpallësh në mëngjes mirësinë tënde dhe çdo natë besnikërinë tënde,
Psal Alb 92:3  me një harp me dhjetë tela, me lirën dhe me melodinë e qestes.
Psal Alb 92:4  Duke qenë se ti më ke gëzuar me atë që ke bërë, unë ngazëllohem për veprat e duarve të tua.
Psal Alb 92:5  Sa të mëdha janë veprat e tua, o Zot, sa të thella janë mendimet e tua!
Psal Alb 92:6  Njeriu pa mend nuk i njeh dhe budallai nuk kupton këtë:
Psal Alb 92:7  që të pabesët mbijnë si bari, dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi lulëzojnë për t'u shkatërruar përjetë.
Psal Alb 92:8  Por ti, o Zot, mbetesh i Shkëlqyeri përjetë.
Psal Alb 92:9  Sepse ja, armiqtë e tu, o Zot, sepse ja armiqtë e tu do të vdesin dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi do të shpërndahen.
Psal Alb 92:10  Por ti më ke dhënë forcë të barabartë me atë të buallit, ti me ke vajosur me vaj të freskët.
Psal Alb 92:11  Dhe sytë e mi kanë për të parë disfatën e armiqve të mi dhe veshët e mi kanë për të dëgjuar disfatën e njerëzve të këqij që ngrihen kundër meje.
Psal Alb 92:12  I drejti do të lulëzojë si palma, do të rritet si kedri i Libanit.
Psal Alb 92:13  Ata që janë mbjellë në shtëpinë e Zotit do të lulëzojnë në kopshtet e Perëndisë tonë.
Psal Alb 92:14  Do të japin fryte edhe në pleqëri, do të jenë të lulëzuar dhe të blertë,
Psal Alb 92:15  për të shpallur që Zoti është i drejtë; ai është Kështjella ime dhe nuk ka asnjë padrejtësi tek ai.
Chapter 93
Psal Alb 93:1  Zoti mbretëron; ai është veshur me madhështi; Zoti është mbuluar me mantel, është ngjeshur me forca. Po, bota është e qëndrueshme nuk do të tundet kurrë.
Psal Alb 93:2  Froni yt është nga përjetësia i qëndrueshëm; ti je i tillë nga përjetësia.
Psal Alb 93:3  Lumenjtë kanë ngritur, o Zot, lumenjtë kanë ngritur zërin e tyre; lumenjtë kanë ngritur valët e tyre plot zhurmë;
Psal Alb 93:4  por Zoti në vëndet shumë të larta është më i fuqishëm së zërat e ujërave të mëdha, më i fuqishëm se baticat e detit.
Psal Alb 93:5  Statutet e tua janë jashtëzakonisht të qëndrueshme. Shenjtëria i shkon shtëpisë sate, o Zot, përjetë.
Chapter 94
Psal Alb 94:1  O Perëndi i hakmarrjes, o Zot, Perëndi i hakmarrjeve, shkëlqe.
Psal Alb 94:2  Çohu, o gjykatës i tokës, dhe jepu shpërblimin mëndjemëdhenjve.
Psal Alb 94:3  Deri kur të pabesët, o Zot, deri kur të pabesët do të triumfojnë?
Psal Alb 94:4  Ata vjellin fjalë dhe mbajnë fjalime të paturpshme; të gjithë ata që kryejnë paudhësi flasin me arrogancë.
Psal Alb 94:5  Ata marrin nëpër këmbë popullin tënd, o Zot, dhe shtypin trashëgiminë tënde.
Psal Alb 94:6  Vrasin gruan e ve dhe të huajin, dhe vrasin jetimët,
Psal Alb 94:7  dhe thonë: "Zoti nuk shikon, Perëndia i Jakobit nuk kupton".
Psal Alb 94:8  Kërkoni të kuptoni, o njerëz të pamend midis popullit; dhe ju budallenj, kur do të bëheni të zgjuar?
Psal Alb 94:9  Ai që ka vënë veshin, a nuk dëgjon? Ai që ka formuar syrin, a nuk shikon?
Psal Alb 94:10  Ai që ndreq kombet, a nuk do t'i dënojë ata, ai që i mëson diturinë njeriut?
Psal Alb 94:11  Zoti i njeh mendimet e njeriut dhe e di që nuk janë veçse kotësi.
Psal Alb 94:12  Lum ai njeri që ti ndreq, o Zot, dhe që ti mëson sipas ligjit tënd,
Psal Alb 94:13  për t'i dhënë prehje në ditët e fatkeqësisë, deri sa t'i hapet gropa të pabesit.
Psal Alb 94:14  Sepse Zoti nuk ka për të hedhur poshtë popullin e tij dhe nuk ka për të braktisur trashëgiminë e tij.
Psal Alb 94:15  Gjykimi do të mbështetet përsëri mbi drejtësinë, dhe tërë ata që janë të drejtë nga zemra do t'i shkojnë pas.
Psal Alb 94:16  Kush do të ngrihet në favorin tim kundër njerëzve të këqij? Kush do të më dalë krah kundër atyre që kryejnë paudhësi?
Psal Alb 94:17  Në qoftë se Zoti nuk do të më kishte ndihmuar, do të kisha përfunduar shpejt në vendin e heshtjes.
Psal Alb 94:18  Kur thashë: "Këmba ime ngurron", mirësia jote, o Zot, më ka përkrahur.
Psal Alb 94:19  Kur një numër i madh shqetësimesh më mbysnin, përdëllimet e tua më jepnin zemër.
Psal Alb 94:20  Do të jetë vallë aleati yt gjykata e padrejtë, që thur padrejtësi në emër të ligjit?
Psal Alb 94:21  Ata mblidhen tok kundër të drejtit dhe dënojnë gjakun e pafajshëm.
Psal Alb 94:22  Por Zoti është kështjella ime dhe Perëndia im është kalaja në të cilën gjej strehë.
Psal Alb 94:23  Ai do të lëshojë mbi ta ligësinë e tyre dhe do t'i bëjë të vdesin për shkak të paudhësisë së tyre; Zoti, Perëndia ynë, do t'i shkatërrojë.
Chapter 95
Psal Alb 95:1  Ejani, t'i këndojmë me gëzim Zotit; t'i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë.
Psal Alb 95:2  Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë.
Psal Alb 95:3  Sepse Zoti është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë.
Psal Alb 95:4  Në duart e tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë majat e larta të maleve.
Psal Alb 95:5  I tij është deti, sepse ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e tij kanë modeluar.
Psal Alb 95:6  Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë.
Psal Alb 95:7  Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij,
Psal Alb 95:8  "mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë,
Psal Alb 95:9  ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia.
Psal Alb 95:10  Për dyzet vjet e pata neveri atë brez dhe thashë: "Janë një popull me zemër të përdalë dhe nuk i njohin rrugët e mia.
Psal Alb 95:11  Prandaj u betova në zemërimin tim: Nuk do të hyjnë në prehjen time".
Chapter 96
Psal Alb 96:1  Këndojini Zotit një këngë të re, këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës!
Psal Alb 96:2  Këndojini Zotit, bekoni emin e tij; lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij.
Psal Alb 96:3  Shpallni lavdinë e tij midis kombeve dhe mekullitë e tij midis tërë popujve.
Psal Alb 96:4  Sepse Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë; nga ai duhet të kemi frikë përmbi gjithë perënditë e tjera.
Psal Alb 96:5  Sepse gjithë perënditë e kombeve janë idhuj, por Zoti ka bërë qiejtë.
Psal Alb 96:6  Shkëlqimi dhe madhështia janë para tij, forca dhe bukuria janë në shenjtëroren e tij.
Psal Alb 96:7  Jepini Zotit, o familje të popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcë.
Psal Alb 96:8  Jepini Zotit lavdinë që i takon emrit të tij, çojini oferta dhe ejani në oborret e tij.
Psal Alb 96:9  Bini përmbys përpara Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij, dridhuni para tij, o banorë të të gjithë tokës.
Psal Alb 96:10  U thoni gjithë kombeve: "Zoti mbretëron; bota është vendosur mirë dhe nuk do të luajë nga vendi; ai do t'i gjykojë popujt me drejtësi".
Psal Alb 96:11  Le të gëzohen qiejtë dhe të gëzohet toka; le të zhurmojë deti dhe gjithçka gjindet në të.
Psal Alb 96:12  Le të ngazëllohet fusha dhe gjithçka gjindet në të. Atëherë tërë drurët e pyllit do të lëshojnë britma gëzimi përpara Zotit,
Psal Alb 96:13  sepse ai vjen, vjen për të gjykuar tokën. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi dhe popujt në besnikërinë e tij.
Chapter 97
Psal Alb 97:1  Zoti mbretëron; le të gëzohet toka dhe le të ngazëllohen ishujt e mëdhenj.
Psal Alb 97:2  Re dhe terr e mbështjellin; drejtësia dhe e drejta janë në themel të fronit të tij.
Psal Alb 97:3  Një zjarr i shkon përpara dhe i zhduk armiqtë e tij rreth e qark.
Psal Alb 97:4  Vetëtimat e tij ndriçojnë botën, toka i shikon dhe dridhet.
Psal Alb 97:5  Malet shkrihen si dylli përpara Zotit, përpara Zotit të të gjithë tokës.
Psal Alb 97:6  Qiejtë shpallin drejtësinë e tij dhe tërë popujt shohin lavdinë e tij.
Psal Alb 97:7  U ngatërrofshin të gjihë ata që u shërbejnë skulpturave dhe ata që mburren me idhujt; rënçin përmbys përpara atij të gjitha perënditë.
Psal Alb 97:8  Sioni ka dëgjuar dhe është gëzuar për to, dhe bijat e Judës janë gëzuar me gjykimet e tua, o Zot.
Psal Alb 97:9  Sepse ti, o Zot, je Shumë i Larti mbi tërë tokën, ty të përlëvdojmë mbi gjithë perënditë e tjera.
Psal Alb 97:10  Ju që e doni Zotin urreni të keqen! Ai ruan jetën e shenjtorëve të tij dhe i çliron nga dora e të pabesëve.
Psal Alb 97:11  Drita ka dalë për të drejtin dhe gëzimi për ata që janë të drejtë nga zemra.
Psal Alb 97:12  Ngazëllohuni tek Zoti, o njerëz të drejtë, dhe lëvdoni emrin e tij të shenjtë.
Chapter 98
Psal Alb 98:1  Këndojini Zotit një himn të ri sepse ka bërë mrekulli; dora e tij e djathtë dhe krahu i tij i shenjtë i kanë siguruar shpëtimin.
Psal Alb 98:2  Zoti ka bërë të njohur shpëtimin e tij dhe ka shprehur drejtësinë e tij përpara kombeve.
Psal Alb 98:3  Ai ka mbajtur mend mirësinë e tij dhe besnikërinë e tij për shtëpinë e Izraelit; të tëra skajet e tokës kanë parë shpëtimin e Perëndisë tonë.
Psal Alb 98:4  Dërgojini britma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës, shpërtheni në këngë gëzimi, ngazëlloni dhe këndoni lavde.
Psal Alb 98:5  Këndojini lavde Zotit me qeste, me qesten dhe me zërin e këngës.
Psal Alb 98:6  Dërgoni britma gëzimi me boritë dhe me zërin e bririt përpara Zotit, Mbretit.
Psal Alb 98:7  Le të zhurmojë deti dhe gjithçka ndodhet në të, bota dhe banorët e saj.
Psal Alb 98:8  Lumenjtë le të rrahin duart dhe malet le të ngazëllohen tok nga gëzimi përpara Zotit,
Psal Alb 98:9  sepse ai vjen të gjykojë tokën; ai do të gjykojë botën me drejtësi dhe popujt me paanësi.
Chapter 99
Psal Alb 99:1  Zoti mbretëron, popujt le të dridhen. Ai është ulur mbi Kerubinët, toka le të dridhet.
Psal Alb 99:2  Zoti është i madh në Sion dhe i shkëlqyeshëm mbi të gjithë popujt.
Psal Alb 99:3  Ata do të kremtojnë emrin tënd të madh dhe të tmerrshëm. Ai është i shenjtë.
Psal Alb 99:4  Mbreti është i fuqishëm dhe e do drejtësinë. Ti e ke vendosur të drejtën dhe e ushtrove Jakobin në gjykim dhe drejtësi.
Psal Alb 99:5  Përlëvdoni Zotin, Perëndinë tonë, dhe bini përmbys përpara stolit të këmbëve të tij. Ai është i shenjtë.
Psal Alb 99:6  Moisiu dhe Aaroni qenë ndër priftërinjtë e tij, dhe Samueli ndër ata që përmendën emrin e tij; ata iu drejtuan Zotit dhe ai iu përgjigj atyre.
Psal Alb 99:7  Ai u foli atyre nga kolona e resë, dhe ata respektuan dëshmitë e tij dhe statutet që u dhe atyre.
Psal Alb 99:8  Ti plotësove dëshirën e tyre, o Zot, Perëndia ynë. Ti ishe për ata një Perëndi që fal, dhe kur dënon prapësitë e tyre.
Psal Alb 99:9  Përlëvdoni Zotin, Perëndinë tonë, dhe adhurojeni në malin e tij të shenjtë, sepse Zoti, Perëndia ynë, është i shenjtë.
Chapter 100
Psal Alb 100:1  Dërgojini klithma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës!
Psal Alb 100:2  I shërbeni Zotit me gaz, ejani para tij me këngë gëzimi.
Psal Alb 100:3  Pranoni që Zoti është Perëndia; na ka bërë ai dhe jo ne vetë; ne jemi populli i tij dhe kopeja e kullotës së tij.
Psal Alb 100:4  Hyni në portat e tij me falenderim dhe në oborret e tij me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e tij.
Psal Alb 100:5  Sepse Zoti është i mirë; mirësia e tij është e përjetshme dhe besnikëria e tij vlen për të gjitha brezat.
Chapter 101
Psal Alb 101:1  Unë do të këndoj mirësinë tënde dhe drejtësinë tënde; do të këndoj lavdet e tua, o Zot.
Psal Alb 101:2  Do të kujdesem të bëj një jetë të ndershme. Kur do të vish tek unë? Do të ec me zemër të pastër brenda shtëpisë sime.
Psal Alb 101:3  Nuk do të vë para syve të mi asgjë të keqe; unë e urrej sjelljen e atyre që dënojnë; nuk do lejoj të bëhem si ata.
Psal Alb 101:4  Zemra e çoroditur do të largohet nga unë; nuk dua t'ia di për të keqen.
Psal Alb 101:5  Do të shfaros atë që shpif tinëz kundër të afërmit; nuk do të duroj njeriun hundëpërpjetë dhe zemërkrenar.
Psal Alb 101:6  Sytë e mi do të jenë mbi besnikët e vendit dhe do t'i mbaj afër vetes; ai që do të ecë me ndershmëri do të jetë shërbëtori im.
Psal Alb 101:7  Kush vepron me mashtrim, nuk ka për të banuar në shtëpinë time; kush thotë gënjeshtra nuk do të qëndrojë para syve të mi.
Psal Alb 101:8  Çdo mëngjes do të asgjesoj gjithë të pabesët e vendit, për të çrrënjosur nga qyteti i Zotit të gjithë ata që kryejnë paudhësi.
Chapter 102
Psal Alb 102:1  O Zot, dëgjo lutjen time dhe britma ime arriftë tek ty.
Psal Alb 102:2  Mos ma fshih fytyrën tënde ditën e fatkeqësisë sime. Zgjate ndaj meje veshin tënd; kur unë të kërkoj, nxito të më përgjigjesh.
Psal Alb 102:3  Sepse ditët e mia davariten si tymi dhe kockat e mia digjen si urë zjarri.
Psal Alb 102:4  Zemra ime është goditur dhe thahet si bari, dhe unë harroj madje të ha ushqim.
Psal Alb 102:5  Duke vajtuar vazhdimisht, lëkura ime po u ngjitet kockave të mia.
Psal Alb 102:6  I ngjaj pelikanit të shketëtirës dhe jam bërë si bufi i vendeve të shkretuara.
Psal Alb 102:7  Jam pa gjumë dhe si harabeli i vetmuar mbi çati.
Psal Alb 102:8  Armiqtë e mi tallen me mua tërë ditën; ata që më përqeshin flasin kundër meje.
Psal Alb 102:9  Sepse e ha hirin si buka dhe përzjej lotët me atë që pi.
Psal Alb 102:10  Po, për shkak të indinjatës sate dhe të zemërimit tënd, më ngrite dhe më hodhe larg.
Psal Alb 102:11  Ditët e mia janë si hija që zgjatet, dhe unë po thahem si bari.
Psal Alb 102:12  Por ti, o Zot, mbetesh përjetë, dhe kujtimi yt zgjat brez pas brezi.
Psal Alb 102:13  Ti do të ngrihesh dhe do të të vijë keq për Sionin, sepse erdhi koha të tregosh dhembshuri ndaj tij; dhe koha e caktuar erdhi.
Psal Alb 102:14  Sepse shërbëtorët e tu i duan edhe gurët e tij dhe u vjen keq për pluhurin e tij.
Psal Alb 102:15  Po, kombet do të kenë frikë nga emri i Zotit dhe gjithë mbretërit e dheut nga lavdia jote,
Psal Alb 102:16  kur Zoti do të rindërtojë Sionin dhe do të duket në lavdinë e tij.
Psal Alb 102:17  Ai do të dëgjojë lutjen e njerëzve të braktisur dhe nuk do ta përbuzë lutjen e tyre.
Psal Alb 102:18  Kjo do të shkruhet për brezin e ardhshmëm, dhe populli që do të krijohet do të lëvdojë Zotin,
Psal Alb 102:19  sepse ai shikon nga lartësia e shenjtërores së tij; nga qielli Zoti këqyr dheun,
Psal Alb 102:20  për të dëgjuar vajtimin e robërve, për të çliruar të dënuarit me vdekje;
Psal Alb 102:21  me qëllim që në Sion të shpallin emrin e Zotit dhe në Jeruzalem lavdinë e tij,
Psal Alb 102:22  kur popujt dhe mbretëritë do të mblidhen bashkë për t'i shërbyer Zotit.
Psal Alb 102:23  Rrugës ai ka pakësuar fuqinë time dhe ka shkurtuar ditët e mia.
Psal Alb 102:24  Kam thënë: "O Perëndia im, mos më merr në mes të ditëve të mia. Vitet e tua zgjasin brez pas brezi.
Psal Alb 102:25  Së lashti ti ke vendosur tokën dhe qiejtë janë vepër e duarve të tua;
Psal Alb 102:26  ata do të zhduken, por ti do të mbetesh; do të konsumohen të gjithë si një rrobe; ti do t'i ndërrosh si një rrobe dhe ata do të ndryshohen.
Psal Alb 102:27  Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund.
Psal Alb 102:28  Bijtë e shërbëtorëve të tu do të kenë një vendbanim dhe pasardhësit e tyre do të jenë të qëndrueshëm para teje".
Chapter 103
Psal Alb 103:1  Beko, shpirti im, Zotin, dhe të gjitha ato që janë tek unë të bekojnë emrin e tij të shenjtë.
Psal Alb 103:2  Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjë nga të mirat që ka bërë.
Psal Alb 103:3  Ai fal të gjitha paudhësitë e tua dhe shëron të gjitha sëmundjet e tua,
Psal Alb 103:4  shpengon jetën tënde nga shkatërrimi dhe të kurorëzon me mirësi dhe dhembshuri;
Psal Alb 103:5  ai ngop me të mira gojën tënde dhe të bën të ri si shqiponja.
Psal Alb 103:6  Zoti vepron me drejtësi dhe mbron çështjen e të shtypurve.
Psal Alb 103:7  Ai i tregon Moisiut rrugët e tij dhe bijve të Izraelit veprat e tij.
Psal Alb 103:8  Zoti është i mëshirshëm dhe zemërbutë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi.
Psal Alb 103:9  Ai nuk grindet përjetë dhe nuk e ruan zemërimin gjithnjë.
Psal Alb 103:10  Ai nuk na trajton siç e meritojnë mëkatet tona dhe nuk na dënon në bazë të fajeve tona.
Psal Alb 103:11  Sepse sa të lartë janë qiejtë mbi tokën, aq e madhe është mirësia e tij ndaj atyre që kanë frikë prej tij.
Psal Alb 103:12  Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona.
Psal Alb 103:13  Ashtu si një baba është i mëshirshëm me bijtë e tij, kështu është i mëshirshëm Zoti me ata që kanë frikë prej tij.
Psal Alb 103:14  Sepse ai e njeh natyrën tonë dhe nuk harron që ne jemi pluhur.
Psal Alb 103:15  Ditët e njeriut janë si bari; ai lulëzon si lulja e fushës;
Psal Alb 103:16  në qoftë se era i kalon sipër, ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
Psal Alb 103:17  Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi për ata që kanë frikë prej tij, dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
Psal Alb 103:18  për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij për t'i zbatuar në praktikë.
Psal Alb 103:19  Zoti e ka vendosur fronin e tij në qiejtë, dhe mbretërimi i tij sundon mbi gjithçka.
Psal Alb 103:20  Bekoni Zotin ju, engjëj të tij të pushtetshëm dhe të fortë, që bëni atë që thotë ai, duke iu bindur zërit të fjalës së tij.
Psal Alb 103:21  Bekoni Zotin, ju, tërë ushtritë e tij, ju, tërë ministrat e tij, që zbatoni vullnetin e tij.
Psal Alb 103:22  Bekoni Zotin, ju, të gjitha veprat e tij, në të tëra vendet e sundimit të tij. Shpirti im, beko Zotin!
Chapter 104
Psal Alb 104:1  Beko, o shpirti im, Zotin! O Zot, Perëndia im, ti je jashtëzakonisht i madh; je veshur me shkëlqim dhe madhështi.
Psal Alb 104:2  Ai të mbështjell me dritë si të ishte një mantel dhe i shtrin qiejtë si një çadër;
Psal Alb 104:3  ai ndërton mbi ujërat dhomat e tij të larta, i bën retë si qerren e tij dhe ecën mbi krahët erës.
Psal Alb 104:4  I bën erërat lajmëtarë të tij dhe flakët e zjarrit shërbëtorë të tij.
Psal Alb 104:5  Ai e ka krijuar tokën mbi themelet e saj; kjo nuk do të luajë kurrë përjetë.
Psal Alb 104:6  Ti e kishe mbuluar me humnerë si me një rrobe; ujërat ishin ndalur mbi malet.
Psal Alb 104:7  Në qortimin tënd ato ikën, në zërin e gjëmimit tënd u larguan me nxitim.
Psal Alb 104:8  Dolën malet dhe luginat u ulën në vendin që ti kishe caktuar për to.
Psal Alb 104:9  Ti u vure ujërave një kufi që nuk duhet ta kapërxenin; ato nuk do të kthehen më të mbulojnë tokën.
Psal Alb 104:10  Ai bën që të dalin burime në luginat; ato rrjedhin midis maleve,
Psal Alb 104:11  dhe u japin për të pirë tërë kafshëve të fushës; gomarët e egër shuajnë etjen e tyre.
Psal Alb 104:12  Pranë tyre banojnë shpendët e qiellit; midis gjelbërimeve lartojnë këngën e tyre.
Psal Alb 104:13  Nga dhomat e sipërme të tij ai u jep ujë maleve; toka ngopet me frytin e veprave të tua.
Psal Alb 104:14  Ai bën që të rritet bari për bagëtinë dhe bimësia në shërbim të njeriut, duke nxjerrë nga toka ushqimin e tij,
Psal Alb 104:15  dhe verën që gëzon zemrën e njeriut, vajin që bën të shkëlqejë fytyra tij dhe bukën që i jep forcë zemrës së njeriut.
Psal Alb 104:16  Kështu ngopen drurët e Zotit dhe kedrat e Libanit që ai ka mbjellë;
Psal Alb 104:17  aty bëjnë folenë e tyre zogjtë, ndërsa lejleku bën nëpër selvitë banesën e tij.
Psal Alb 104:18  Malet e larta janë për dhitë e egra, shkëmbinjtë janë streha e lepujve.
Psal Alb 104:19  Ai ka bërë hënën për stinët, dielli e di orën e perëndimit të tij.
Psal Alb 104:20  Ti dërgon terrin dhe bëhet natë; gjatë asaj shkojnë rreth e qark gjithë kafshët e pyllit.
Psal Alb 104:21  Luanët e vegjël vrumbullojnë duke kërkuar gjahun dhe i kërkojnë Perëndisë ushqimin e tyre.
Psal Alb 104:22  Por, kur lind dielli, ata tërhiqen dhe rrinë në strofkat e tyre.
Psal Alb 104:23  Atëherë njeriu del për të punuar dhe punon deri në mbrëmje.
Psal Alb 104:24  Sa të shumta janë veprat e tua, o Zot! Ti i ke bërë të gjitha me dituri; toka është plot me pasuritë e tua.
Psal Alb 104:25  Ja deti, i madh dhe i gjerë, ku gëlojnë krijesa të panumërta;
Psal Alb 104:26  e përshkojnë anijet dhe Leviathani, që ti ke formuar për t'u tallur në të.
Psal Alb 104:27  Të gjithë presin që ti t'u japësh ushqimin në kohën e duhur.
Psal Alb 104:28  Ti ua jep atyre dhe ata e mbledhin; ti hap dorën dhe ngopen me të mira.
Psal Alb 104:29  Ti fsheh fytyrën tënde dhe ata e humbasin fare; ti heq frymën, dhe ata vdesin duke u kthyer përsëri në pluhurin e tyre.
Psal Alb 104:30  Ti dërgon frymën tënde dhe ata krijohen, kështu ti ripërtërin faqen e dheut.
Psal Alb 104:31  Lavdia e Zotit të rrojë përjetë; le të gëzohet Zoti me veprat e tij;
Psal Alb 104:32  ai shikon tokën dhe kjo dridhet; ai prek malet dhe ato nxjerrin tym.
Psal Alb 104:33  Unë do t'i këndoj Zotit deri sa të kem jetë; do t'i këndoj lavde Perëndisë tim deri sa të jem.
Psal Alb 104:34  Le të jetë mendimi im i pëlqyer prej tij; unë do të ngazëllohem tek Zoti.
Psal Alb 104:35  Le të zhduken mëkatarët nga toka dhe të pabesët mos qofshin më. Shpirti im, bekoje Zotin! Aleluja.
Chapter 105
Psal Alb 105:1  Kremtoni Zotin, lutjuni për ndihmë emrit të tij, bëni të njohura veprat e tij midis popujve.
Psal Alb 105:2  Këndojini atij, këndojini lavde atij, mendoni thellë tërë mrekullitë e tij.
Psal Alb 105:3  Mburruni me emrin e tij të shenjtë; le të kënaqet zemra e tërë atyre që kërkojnë Zotin.
Psal Alb 105:4  Kërkoni Zotin dhe forcën e tij; kërkoni vazhdimisht fytyrën e tij.
Psal Alb 105:5  Mbani mend çuditë që ai ka bërë, mrekullitë dhe gjykimet e gojës së tij,
Psal Alb 105:6  ju, o pasardhës së Abrahamit, shërbëtorit të tij, o bij të Jakobit, të zgjedhur të tij.
Psal Alb 105:7  Ai është Zoti, Perëndia ynë; gjykimet e tij janë mbi gjithë tokën.
Psal Alb 105:8  Ai mban mend përjetë besëlidhjen e tij dhe për një mijë breza fjalën e komanduar prej tij,
Psal Alb 105:9  besëlidhjen që lidhi me Abrahamin dhe betimin që i bëri Isakut,
Psal Alb 105:10  që i konfirmoi Jakobit si statut të tij dhe Izraelit si një besëlidhje të përjetshme,
Psal Alb 105:11  duke thënë: "Unë do të të jap vendin e Kanaanit si pjesë e trashëgimisë suaj",
Psal Alb 105:12  kur nuk ishin veçse një numër i vogël, shumë të pakët dhe të huaj në vend,
Psal Alb 105:13  dhe shkonin nga një komb te tjetri, nga një mbretëri te një popull tjetër.
Psal Alb 105:14  Ai nuk lejoi që t'i shtypte njeri; përkundrazi ndëshkoi disa mbretër për hir të tyre,
Psal Alb 105:15  dhe tha: "Mos prekni të vajosurit e mi dhe mos bëni asnjë të keqe profetëve të mi".
Psal Alb 105:16  Pastaj solli zinë e bukës në vend dhe shkatërroi çdo burim ushqimesh.
Psal Alb 105:17  Dërgoi para tyre një njeri, Jozefin, që u shit si skllav.
Psal Alb 105:18  I shtrënguan këmbët me pranga dhe u rëndua me zinxhirë hekuri.
Psal Alb 105:19  Fjala e Zotit e vuri në provë, deri sa u plotësua ajo që kishte thënë.
Psal Alb 105:20  Atëherë mbreti dërgoi ta zgjidhnin, sunduesi i popujve dërgoi ta çlironin,
Psal Alb 105:21  dhe e bëri zot të shtëpisë së tij dhe qeveritar mbi të gjitha pasuritë e tij,
Psal Alb 105:22  për t'i lidhur princat e tij me gjykimin e tij dhe për t'u mësuar pleqve të tij diturinë.
Psal Alb 105:23  Edhe Izraeli erdhi në Egjipt dhe Jakobi qëndroi për ca kohë në vendin e Kamit.
Psal Alb 105:24  Dhe Perëndia e shumëzoi shumë popullin e tij dhe e bëri më të fuqishëm se armiqtë e tij.
Psal Alb 105:25  Pastaj ndryshoi zemrën e tyre, me qëllim që të urrenin popullin e tij dhe të kurdisnin mashtrime kundër shërbëtorëve të tij.
Psal Alb 105:26  Atëherë ai dërgoi Moisiun, shërbëtorin e tij, dhe Aaronin që ai kishte zgjedhur.
Psal Alb 105:27  Ata kryen midis tyre mrekullitë e urdhëruara prej tij dhe bënë çudira në tokën e Kamit.
Psal Alb 105:28  Dërgoi terrin dhe e bëri vendin të binte në errësirë, dhe ata nuk kundërshtuan fjalën e tij.
Psal Alb 105:29  I ndryshoi ujërat e tij në gjak dhe bëri që të ngordhnin peshqit e tij.
Psal Alb 105:30  Vendi i tyre u mbush me bretkosa të cilat hynë deri në dhomat e mbretërve të tyre.
Psal Alb 105:31  Me fjalën e tij erdhën një shumicë e madhe insektesh dhe mushkonjash në të gjithë territorin e tyre.
Psal Alb 105:32  U dërgoi breshër në vend të shiut dhe flakë zjarri në vendin e tyre;
Psal Alb 105:33  goditi edhe vreshtat e tyre dhe drurët e fikut, shkatërroi drurët e territorit të tyre.
Psal Alb 105:34  Ai foli, dhe erdhën karkaleca dhe vemje në numër të madh,
Psal Alb 105:35  që përpinë tërë bimësinë e vendit të tyre dhe hëngrën frytin e tokës së tyre.
Psal Alb 105:36  Ai goditi edhe të gjithë të parëlindurit në vendin e tyre, prodhimet e para në tërë fuqinë e tyre;
Psal Alb 105:37  dhe e nxori popullin e tij me argjend dhe me ar, dhe nuk pati asnjeri ndër fiset e tij që të tronditej.
Psal Alb 105:38  Egjiptasit u gëzuan nga ikja e tyre, sepse tmerri i Izraelit kishte rënë mbi ta.
Psal Alb 105:39  Ai shpalosi një re për t'i mbuluar dhe ndezi një zjarr për t'i ndriçuar natën.
Psal Alb 105:40  Me kërkesën e tyre ai solli shkurtat dhe i ngopi me bukën e qiellit.
Psal Alb 105:41  Çau shkëmbin dhe dolën prej tij ujëra; këto rridhnin në shketëtirë si një lumë.
Psal Alb 105:42  Sepse atij iu kujtua premtimi i shenjtë që i kishte bërë Abrahamit, shërbëtorit të tij;
Psal Alb 105:43  pastaj nxori popullin e tij me gëzim dhe njerëzit e tij të zgjedhur me britma gëzimi,
Psal Alb 105:44  dhe u dha atyre vendet e kombeve, dhe ata trashëguan frytin e mundit të popujve,
Psal Alb 105:45  me qëllim që të respektonin statutet e tij dhe t'u bindeshin ligjeve të tij. Aleluja.
Chapter 106
Psal Alb 106:1  Aleluja. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psal Alb 106:2  Kush mund të përshkruajë bëmat e Zotit ose të shpallë tërë lavdinë e tij?
Psal Alb 106:3  Lum ata që respektojnë drejtësinë, që bëjnë atë që është e drejtë në çdo kohë.
Psal Alb 106:4  Mos më harro mua, o Zot, sipas mirësisë sate që tregon ndaj popullit tënd, dhe më vizito me shpëtimin tënd,
Psal Alb 106:5  me qëllim që të shoh mirëqënien e të zgjedhurve të tu, të kënaqem në gëzimin e kombit tënd dhe të mbushem me lavdi për trashëgiminë tënde.
Psal Alb 106:6  Ne dhe etërit tanë kemi mëkatuar, kemi bërë paudhësi dhe të këqija.
Psal Alb 106:7  Etërit tanë në Egjipt nuk i kuptuan mrekullitë e tua, nuk kujtuan numrin e madh të mirësive të tua dhe ngritën krye pranë detit, Deti i Kuq.
Psal Alb 106:8  Megjithatë Zoti i shpëtoi për hir të emrit të tij, për të bërë të njohur fuqinë e tij.
Psal Alb 106:9  I bërtiti Detit të Kuq dhe ai u tha, dhe i udhëhoqi nëpër humnerat si nëpër një shkretëtirë.
Psal Alb 106:10  I shpëtoi nga dora e atij që i urrente dhe i shpengoi nga dora e armikut.
Psal Alb 106:11  Dhe ujërat i mbuluan armiqtë e tyre, dhe nuk shpëtoi as edhe një prej tyre.
Psal Alb 106:12  Atëherë u besuan fjalëve të tij dhe kënduan lavdinë e tij.
Psal Alb 106:13  Por shpejt i harruan veprat e tij dhe nuk pritën me besim plotësimin e planit të tij.
Psal Alb 106:14  U ndezën nga lakmia në shkretëtirë dhe e tunduan Perëndinë në vetmi.
Psal Alb 106:15  Dhe ai u dha atyre sa i kërkonin, por dërgoi midis tyre një lëngatë që pakësoi numrin e tyre.
Psal Alb 106:16  Kur në kamp patën smirë Moisiun dhe Aaronin, i shenjti i Zotit,
Psal Alb 106:17  toka u hap dhe përpiu Dathanin dhe groposi grupin e Abiramit.
Psal Alb 106:18  Një zjarr shpërtheu në mes të tyre dhe flaka i përpiu të pabesët.
Psal Alb 106:19  Bënë një viç në Horeb dhe adhuruan një shëmbëlltyrë prej metali të shkrirë,
Psal Alb 106:20  dhe e ndërruan lavdinë e tyre me shëmbëllytrën e një kau që ha bar.
Psal Alb 106:21  Harruan Perëndinë, Shpëtimtarin e tyre, që kishte bërë gjëra të mëdha në Egjipt,
Psal Alb 106:22  mrekullitë në vendin e Kamit, gjëra të tmerrshme në Detin e Kuq.
Psal Alb 106:23  Prandaj ai foli t'i shfarosë, por Moisiu, i zgjedhuri i tij, u paraqit mbi të çarën përpara tij për të penguar që zemërimi i tij t'i shkatërronte.
Psal Alb 106:24  Ata e përçmuan akoma vendin e mrekullueshëm, nuk i besuan fjalës së tij,
Psal Alb 106:25  por murmuritën në çadrat e tyre dhe nuk dëgjuan zërin e Zotit.
Psal Alb 106:26  Prandaj ai ngriti dorën kundër tyre, duke u betuar se do t'i rrëzonte në shkretëtirë,
Psal Alb 106:27  dhe se do t'i zhdukte pasardhësit e tyre midis kombeve dhe se do t'i shpërndante në të gjitha vendet.
Psal Alb 106:28  Ata i shërbyen edhe Baal-Peorit dhe hëngrën flijimet e të vdekurve.
Psal Alb 106:29  E zemëruan Perëndinë me veprimet e tyre dhe në mes tyre plasi murtaja.
Psal Alb 106:30  Por Finehasi u ngrit dhe bëri drejtësi; dhe murtaja pushoi.
Psal Alb 106:31  Dhe kjo iu vu në llogari të drejtësisë, brez pas brezi, përjetë.
Psal Alb 106:32  Ata e provokuan përsëri në ujërat e Meribas, dhe Moisiu pësoi të keqen për shkak të tyre,
Psal Alb 106:33  sepse e ashpërsoi frymën e tij (të Moisiut) dhe ai foli pa u menduar me buzët e tij.
Psal Alb 106:34  Ata nuk shkatërruan popujt, siç i kishte porositur Zoti;
Psal Alb 106:35  por u përzien midis popujve dhe mësuan veprat e tyre;
Psal Alb 106:36  u shërbyen idhujve të tyre, dhe këta u bënë një lak për ta;
Psal Alb 106:38  dhe derdhën gjak të pafajshëm, gjakun e bijve të tyre dhe të bijave të tyre, që u flijuan për idhujtë e Kanaanit; dhe vendi u ndot nga gjaku i derdhur.
Psal Alb 106:39  Kështu ata u ndotën me veprat e tyre dhe u kurvëruan me aktet e tyre.
Psal Alb 106:40  Dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër popullit të tij, dhe ai ndjeu një neveri për trashëgiminë e tij.
Psal Alb 106:41  I la në dorë të kombeve, dhe u sunduan nga ata që i urrenin.
Psal Alb 106:42  Armiqtë e tyre i shtypën dhe ata iu nënshtruan pushtetit të tyre.
Psal Alb 106:43  Ai i çliroi shumë herë, por ata vazhduan të ngrenë krye dhe të zhyten në paudhësinë e tyre.
Psal Alb 106:44  Megjithatë ai i kushtoi kujdes ankthit të tyre, kur dëgjoi britmat e tyre,
Psal Alb 106:45  dhe iu kujtua besëlidhja e lidhur me ta dhe në dhemshurinë e madhe të tij u qetësua.
Psal Alb 106:46  Bëri që ata të fitojnë përkrahje ndër të gjithë ata që i kishin çuar në robëri.
Psal Alb 106:47  Na shpëto, o Zot, Perëndia ynë, dhe na mblidh midis kombeve, me qëllim që të kremtojmë emrin tënd të shenjtë dhe të lumturohemi duke të lëvduar.
Psal Alb 106:48  I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, nga përjetësia në përjetësi. Dhe tërë populli le të thotë: "Amen". Aleluja.
Chapter 107
Psal Alb 107:1  Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psal Alb 107:2  Kështu thonë të shpenguarit prej Zotit që ai i ka çliruar nga dora e kundërshtarit,
Psal Alb 107:3  add dhe që ka mbledhur nga vende të ndryshme, nga lindja dhe perëndimi, nga veriu dhe nga jugu.
Psal Alb 107:4  Ata endeshin nëpër shkretëtirë, në vënde të shkretuara, dhe nuk gjenin asnjë qytet ku të banonin.
Psal Alb 107:5  Të uritur e të etur, jeta e tyre po ligështohej.
Psal Alb 107:6  Por në fatkeqësitë e tyre ata i thirrën Zotit dhe ai i çliroi nga ankthet e tyre;
Psal Alb 107:7  dhe i çoi në rrugën e drejtë, me qëllim që të arrinin në një qytet ku të banonin.
Psal Alb 107:8  Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve.
Psal Alb 107:9  Sepse ai ka ngopur shpirtin e etur dhe e ka mbushur me të mira shpirtin e uritur.
Psal Alb 107:10  Të tjerë rrinin në terr dhe në hijen e vdekjes, robër të pikëlluar dhe në zinxhira,
Psal Alb 107:11  sepse ishin rebeluar kundër fjalëve të Perëndisë dhe i kishin përçmuar këshillat e Shumë të Lartit;
Psal Alb 107:12  prandaj ai rrëzoi zemrën e tyre me shqetësime; ata ranë poshtë dhe asnjeri nuk u vajti në ndihmë.
Psal Alb 107:13  Por në fatkeqësinë e tyre ata i thirrën Zotit, dhe ai i shpëtoi nga ankthet e tyre,
Psal Alb 107:14  i nxori nga terri dhe nga hija e vdekjes dhe i këputi lidhjet e tyre.
Psal Alb 107:15  Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve,
Psal Alb 107:16  sepse ai ka shembur portat prej bronzi dhe ka këputur shufrat prej hekuri.
Psal Alb 107:17  Disa njerëz pa mend vuanin për sjelljen e tyre rebele dhe për mëkatet e tyre;
Psal Alb 107:18  ata urrenin çdo ushqim dhe kishin arritur në prag të vdekjes,
Psal Alb 107:19  por në fatkeqësinë e tyre i thirrën Zotit, dhe ai i shpëtoi nga ankthet e tyre.
Psal Alb 107:20  Ai dërgoi fjalën e tij dhe i shëroi, i shpëtoi nga gropa.
Psal Alb 107:21  Le ta kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve;
Psal Alb 107:22  le të ofrojnë flijime lëvdimi dhe le të tregojnë veprat e tij me këngë gëzimi.
Psal Alb 107:23  Ata që zbresin në det me anije dhe që bëjnë tregëti mbi ujërat e mëdha,
Psal Alb 107:24  shohin veprat e Zotit dhe mrekullitë e tij në humnerat e detit.
Psal Alb 107:25  Sepse ai urdhëron dhe shkakton një erë furtune, që i ngre përpjetë valët e detit.
Psal Alb 107:26  Ata ngjiten deri në qiell dhe bien në humnera; shpirti i tyre ligështohet nga ankthi.
Psal Alb 107:27  Atyre u merren këmbët dhe lëkunden si të dehur, dhe nuk dinë më ç'të bëjnë.
Psal Alb 107:28  Por në fatkeqësitë e tyre i këlthasin Zotit, dhe ai i shpëton nga ankthet e tyre.
Psal Alb 107:29  Ai e fashit furtunën në një murmurim dhe valët e saj pushojnë.
Psal Alb 107:30  Kur ato qetësohen, ata gëzohen, dhe ai i çon në portin e dëshiruar prej tyre.
Psal Alb 107:31  Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë që bën në dobi të bijve të njerëzve;
Psal Alb 107:32  le ta lëvdojnë në kuvendin e popullit dhe le ta lavdojnë në këshillin e pleqve.
Psal Alb 107:33  Ai i shndërroni lumenjtë në shkretëtirë dhe burimet e ujit në vende të thata;
Psal Alb 107:34  tokën pjellore në vend të thatë për shkak të sjelljes së keqe të banorëve të saj.
Psal Alb 107:35  Ai e shndërron shkretëtirën në liqen dhe tokën e thatë në burime uji.
Psal Alb 107:36  Atje ai strehon të uriturit, dhe këta ndërtojnë një qytet për të banuar,
Psal Alb 107:37  mbjellin arat dhe kultivojnë vreshta që prodhojnë një korrje të bollshme.
Psal Alb 107:38  Ai i bekon dhe ata shumëzohen fort, dhe ai nuk e pakëson bagëtinë e tyre.
Psal Alb 107:39  Por pastaj pakësohen në një numër të vogël dhe dobësohen për shkak të shtypjes, të fatkeqësisë dhe të ankthit.
Psal Alb 107:40  Ai hedh përbuzjen mbi princat dhe i bën që të enden nëpër vende të shkreta, ku nuk ekziston asnjë rrugë.
Psal Alb 107:41  Por e ngre nevojtarin nga varfëria dhe i shton familjet e tyre si një kope.
Psal Alb 107:42  Njerëzit e drejtë e shohin këtë dhe kënaqen, por tërë njerëzit e këqij e mbajnë gojën të mbyllur.
Psal Alb 107:43  Ai që është i urtë le t'i këqyrë këto gjëra dhe le të çmojë mirësinë e Zotit.
Chapter 108
Psal Alb 108:1  Zemra ime është e prirur për mirë, o Perëndi, unë do të këndoj dhe do të kremtoj lëvdimet e tua me gjithë forcën time.
Psal Alb 108:2  Zgjohuni, o harpa dhe qeste, unë dua të zgjoj agimin.
Psal Alb 108:3  Unë do të të kremtoj midis popujve, o Zot, dhe do të këndoj lëvdimet e tua midis kombeve.
Psal Alb 108:4  Sepse mirësia jote është e madhe, arrin deri mbi qiejtë, dhe e vërteta jote deri te retë.
Psal Alb 108:5  Qofsh i përlëvduar, o Perëndi, përmbi qiejtë dhe lavdia jote shkëlqeftë mbi gjithë tokën,
Psal Alb 108:6  me qëllim që të dashurit e tu të çlirohen; shpëtomë me të djathtën tënde dhe përgjigjmu.
Psal Alb 108:7  Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do ta ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit.
Psal Alb 108:8  Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjvënësi im;
Psal Alb 108:9  Moabi është legeni ku unë lahem; mbi Edomin do të hedh sandalen time, mbi Filisti do të dërgoj britma triumfi".
Psal Alb 108:10  Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom?
Psal Alb 108:11  A nuk je ti, o Perëndi, që na ke kthyer, dhe nuk del më, o Perëndi, me ushtritë tona?
Psal Alb 108:12  Na ndihmo ti kundër kundërshtarëve, sepse ndihma e njeriut është e kotë.
Psal Alb 108:13  Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe do të jetë ai që do t'i shtypë armiqtë tanë.
Chapter 109
Psal Alb 109:2  sepse njerëz të pabesë dhe të pandershëm kanë hapur gojën e tyre kundër meje dhe kanë folur kundër meje me një gjuhë gënjeshtare;
Psal Alb 109:3  më kanë sulmuar me fjalë urrejtjeje dhe më kanë luftuar pa shkak.
Psal Alb 109:4  Në këmbim të dashurisë sime më akuzojnë, por unë i drejtohem lutjes.
Psal Alb 109:5  Ata më kanë larë të mirën me të keqen dhe dashurinë time me urrejtje.
Psal Alb 109:6  Vendos një njeri të keq mbi të dhe një akuzues le të jetë në të djathtë të tij.
Psal Alb 109:7  Kur të gjykohet, bëj që të gjendet fajtor dhe lutja e tij të bëhet mëkat.
Psal Alb 109:8  Qofshin të pakta ditët e tij dhe një tjetër zëntë vendin e tij.
Psal Alb 109:9  Bijtë e tij mbetshin jetimë dhe gruaja e tij e ve.
Psal Alb 109:10  U bëfshin endacakë dhe lypsarë bijtë e tij dhe e kërkofshin ushqimin larg shtëpive të tyre të rrënuara.
Psal Alb 109:11  Fajdexhiu i marrtë të gjitha pasuritë e tij dhe të huajtë i vjedhshin frytin e mundit të tij.
Psal Alb 109:12  Askush mos pastë mëshirë për të dhe askujt mos i ardhtë keq për jetimët e tij.
Psal Alb 109:13  U shkatërrofshin pasardhësit e tij; në brezin e dytë emri i tyre u shoftë.
Psal Alb 109:14  U kujtoftë para Zotit paudhësia e etërve të tij dhe mëkati i nënës së tij mos u shoftë.
Psal Alb 109:15  U dalshin gjithnjë mëkatet e tyre para Zotit, me qëllim që ai të zhdukë nga toka kujtimin e tyre.
Psal Alb 109:16  Sepse atij nuk i shkoi ndër mend të kishte dhemshuri, por e ka përndjekur të varfërin, nevojtarin dhe atë që ishte zemërthyer deri sa t'u shkaktonte vdekjen.
Psal Alb 109:17  Mbasi e ka dashur mallkimin, rëntë ai mbi të; dhe mbasi nuk është kënaqur me bekimin, ky u largoftë prej tij.
Psal Alb 109:18  Mbasi u mbulua me mallkim si me një rrobe, i hyftë ai si ujë në trupin e tij dhe si vaj në kockat e tij;
Psal Alb 109:19  Qoftë për të si një rrobe që e mbulon dhe si një brez që e lidh përjetë.
Psal Alb 109:20  Qoftë ky nga ana e Zotit shpërblimi për kundërshtarët e mi dhe për ata që flasin keq kundër meje.
Psal Alb 109:21  Por ti, o Zot, o Zot, vepro në favorin tim për hir të emrit tënd, çliromë me dhemshurinë dhe mirësinë tënde,
Psal Alb 109:22  sepse unë jam i varfër dhe nevojtar, dhe zemra ime është plagosur brenda meje.
Psal Alb 109:23  Unë iki si një hije që zgjatet, jam i tronditur si një karkalec.
Psal Alb 109:24  Gjunjët e mi dridhen nga të pangrënët dhe trupi im është dobësuar për mungesë të dhjamit.
Psal Alb 109:25  Jam bërë një faqezi për ta; kur më shohin, tundin kokën.
Psal Alb 109:26  Ndihmomë, o Zot, Perëndia im, shpëtomë për dhemshurinë tënde,
Psal Alb 109:27  dhe ta dinë që kjo është vepër e duarve të tua, dhe që ti, o Zot, e ke bërë.
Psal Alb 109:28  Ata do të mallkojnë, por ti do të bekosh; kur të ngrihen, do të mbeten të hutuar, por shërbëtori yt do të gëzohet.
Psal Alb 109:29  U mbulofshin me turp kundërshtarët e mi dhe u mbështjellshin me turp si me mantel,
Psal Alb 109:30  Unë do të kremtoj me të madhe Zotin me gojën time dhe do ta lëvdoj në mes të një turme të madhe,
Psal Alb 109:31  sepse ai rri në të djathtë të të varfërit për ta shpëtuar nga ata që e dënojnë me vdekje.
Chapter 110
Psal Alb 110:1  Zoti i thotë Zotërisë time: "Ulu në të djathtën time deri sa t'i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua".
Psal Alb 110:2  Zoti do ta shtrijë nga Sioni skeptrin e fuqisë sate. Ai sundon në mes të armiqve të tu.
Psal Alb 110:3  Populli yt do të afrohet vullnetarisht ditën e pushtetit tënd; në madhështinë e shenjtërisë, nga gjiri i agimit, ti do të kesh vesën e rinisë sate.
Psal Alb 110:4  Zoti është betuar dhe nuk do të pendohet: "Ti je prift përjetë sipas urdhërit të Melkisedekut".
Psal Alb 110:5  Zoti është në të djathtën tënde. Ai ka për të zhdukur disa mbretër ditën e zemërimit të tij.
Psal Alb 110:6  Ai do të gjykojë kombet, do t'i mbushë me kufoma dhe do të zhdukë qeveritarët e pjesës më të madhe të tokës.
Psal Alb 110:7  Rrugës do të pijë ujë nga përroi dhe si pasojë do të ngrerë kokën.
Chapter 111
Psal Alb 111:1  Aleluja. Unë do të kremtoj Zotin me gjithë zemër në këshillën e të drejtëve dhe në kuvend.
Psal Alb 111:2  Të mëdha janë veprat e Zotit, të kërkuara nga të gjithë ata që kënaqen me to.
Psal Alb 111:3  Veprat e tij janë madhështore dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë.
Psal Alb 111:4  Ai bën që mrekullitë e tij të kujtohen; Zoti është i dhemshur dhe plot mëshirë.
Psal Alb 111:5  Ai u jep ushqime atyre që kanë frikë prej tij dhe do ta mbajë mend gjithnjë besëlidhjen e tij.
Psal Alb 111:6  Ai i tregoi popullit të tij fuqinë e veprave të tij, duke i dhënë trashëgiminë e kombeve.
Psal Alb 111:7  Veprat e duarve të tij janë e vërteta dhe drejtësia; tërë urdhërimet e tij janë të qëndrueshme,
Psal Alb 111:8  të patundura përjetë, për gjithnjë, të kryera me vërtetësi dhe drejtësi.
Psal Alb 111:9  Ai i dërgoi popullit të tij shpëtimin, ka vendosur besëlidhjen e tij përjetë; i shenjtë dhe i tmerrshëm është emri i tij.
Psal Alb 111:10  Frika e Zotit është zanafilla e diturisë; kanë dituri të madhe ata që zbatojnë në praktikë urdhërimet e tij; lëvdimi i tij vazhdon në përjetësi.
Chapter 112
Psal Alb 112:1  Aleluja. Lum njeriu që ka frikë nga Zoti dhe gjen një gëzim të madh në urdhërimet e tij.
Psal Alb 112:2  Pasardhësit e tij do të jenë të fuqishëm mbi tokë, brezat e njerëzve të drejtë do të jenë të bekuar.
Psal Alb 112:3  Në shtëpinë e tij ka bollëk dhe pasuri dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë.
Psal Alb 112:4  Drita lind në terr për ata që janë të drejtë, për njeriun e dhemshur, të mëshirshëm dhe të drejtë.
Psal Alb 112:5  Do të jetë i lumtur njeriu që ka dhemshuri dhe jep hua, dhe i drejton punët e tij me drejtësi,
Psal Alb 112:6  sepse nuk do të lëvizet kurrë; i drejti do të kujtohet gjithnjë.
Psal Alb 112:7  Ai nuk do t'u trëmbet lajmeve të këqia; zemra e tij është e fortë, me besim tek Zoti.
Psal Alb 112:8  Zemra e tij është e sigurt; ai nuk do të ketë fare frikë, deri sa të mos shikojë triumfues mbi armiqtë e tij.
Psal Alb 112:9  Ai ka shpërndarë lirisht, u ka dhënë nevojtarëve, drejtësia e tij vazhdon përjetë dhe fuqia e tij do të ngrihet në lavdi.
Psal Alb 112:10  I pabesi do ta shohë dhe do të zemërohet, do të kërcëllijë dhëmbët dhe do të konsumohet; dëshira e të pabesëve nuk do të realizohet kurrë.
Chapter 113
Psal Alb 113:1  Aleluja. Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit.
Psal Alb 113:2  Qoftë i bekuar emri i Zotit tani dhe përjetë.
Psal Alb 113:3  Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit.
Psal Alb 113:4  Zoti shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e tij ndodhet përmbi qiejtë.
Psal Alb 113:5  Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta,
Psal Alb 113:6  kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejtë dhe mbi tokë?
Psal Alb 113:7  Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat,
Psal Alb 113:8  për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij.
Psal Alb 113:9  Ai bën që gruaja shterpe të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja.
Chapter 114
Psal Alb 114:1  Kur Izraeli doli nga Egjipti dhe shtëpia e Jakobit nga një popull që fliste një gjuhë të huaj,
Psal Alb 114:2  Juda u bë shenjtorja e tij dhe Izraeli zotërimi i tij.
Psal Alb 114:5  Ç'pate ti, o det, që ike, dhe ti, o Jordan, që u ktheve prapa?
Psal Alb 114:6  Dhe ju, o male, që u hodhët si desh, dhe ju, o kodra, si qengja?
Psal Alb 114:7  Dridhu, o tokë, në prani të Zotit, në prani të Perëndisë të Jakobit,
Psal Alb 114:8  që e shndërroi shkëmbin në liqen, shkrepin në një burim uji.
Chapter 115
Psal Alb 115:1  Jo neve, o Zot, jo neve, por emrit tënd jepi lavdi, për mirësinë tënde dhe për besnikërinë tënde.
Psal Alb 115:2  Sepse do të thonë kombet: "Ku është tani Perëndia i tyre?".
Psal Alb 115:3  Por Perëndia ynë është në qiejtë dhe bën tërë atë që i pëlqejnë.
Psal Alb 115:4  Idhujt e tyre janë argjend dhe ar, vepër e duarve të njeriut.
Psal Alb 115:5  kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin,
Psal Alb 115:6  kanë veshë por nuk dëgjojnë, kanë hundë por nuk nuhasin,
Psal Alb 115:7  kanë duar por nuk prekin, kanë këmbë por nuk ecin; me grykën e tyre nuk nxjerrin asnjë zë.
Psal Alb 115:8  Njëlloj si ata janë ata që i bëjnë, tërë ata që u besojnë atyre.
Psal Alb 115:9  O Izrael, ki besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.
Psal Alb 115:10  O shtëpi e Aaronit, ki besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.
Psal Alb 115:11  O ju që keni frikë nga Zoti; kini besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.
Psal Alb 115:12  Zoti na kujtoi dhe do të na bekojë; po, ai do të bekojë shtëpinë e Izraelit dhe do të bekojë shtëpinë e Aaronit.
Psal Alb 115:13  Ai do të bekojë ata që kanë frikë nga Zoti, të vegjël dhe të mëdhenj.
Psal Alb 115:14  Zoti ju bëftë të rriteni, ju dhe bijtë tuaj.
Psal Alb 115:15  Qofshin të bekuar nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën.
Psal Alb 115:16  Qiejtë janë qiejtë e Zotit, por tokën ai ua ka dhënë bijve të njerëzve.
Psal Alb 115:17  Nuk janë të vdekurit ata që lëvdojnë të Zotin, as ata që zbresin në vendin e heshtjes.
Psal Alb 115:18  Por ne do ta bekojmë Zotin, tani dhe përjetë. Aleluja.
Chapter 116
Psal Alb 116:1  Unë e dua Zotin, sepse ai dëgjoi zërin tim dhe lutjet e mia.
Psal Alb 116:2  Duke qenë se e ka kthyer ndaj meje veshin e tij, unë do ta kërkoj në gjithë ditët e jetës sime.
Psal Alb 116:3  Vargonjtë e vdekjes më kishin rrethuar dhe ankthet e Sheolit më kishin pushtuar; fatkeqësia dhe dhembja më kishin vënë përfund.
Psal Alb 116:4  Atëherë i kërkova ndihmë Zotit: "O Zot, të lutem, më shpëto".
Psal Alb 116:5  Zoti është i dhemshur dhe i drejtë, Perëndia ynë është i mëshirshëm.
Psal Alb 116:6  Zoti mbron njerëzit e thjeshtë; unë isha katandisur në një gjendje të mjeruar, dhe ai më shpëtoi.
Psal Alb 116:7  Kthehu, o shpirti im, në prehjen tënde, sepse Zoti të mbushi me të mira.
Psal Alb 116:8  Po, sepse ti ke çliruar jetën time nga vdekja, sytë e mi dhe lotët dhe këmbët e mia nga rrëzimi.
Psal Alb 116:9  Unë do të eci në prani të Zotit në tokën e të gjallëve.
Psal Alb 116:10  Unë kam besuar dhe prandaj flas. Unë isha shumë i pikëlluar,
Psal Alb 116:11  dhe thoja gjatë përhumbjes sime: "Çdo njeri është gënjeshtar".
Psal Alb 116:12  Ç'do t'i jap Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë?
Psal Alb 116:13  Unë do të ngre kupën e shpëtimit dhe do të thërres emrin e Zotit.
Psal Alb 116:14  Do të plotësoj zotimet e mia ndaj Zotit në prani të të gjithë popullit të tij.
Psal Alb 116:15  Éshtë e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij.
Psal Alb 116:16  Unë jam me të vërtetë shërbëtori yt, o Zot, jam shërbëtori yt, bir i shërbëtores sate; ti i këpute lidhjet e mia.
Psal Alb 116:17  Unë do të të ofroj një flijim falenderimi dhe do të përmend emrin e Zotit.
Psal Alb 116:18  Do t'i plotësoj zotimet e mia Zotit në prani të të gjithë popullit të tij,
Psal Alb 116:19  në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jeruzalem. Aleluja.
Chapter 117
Psal Alb 117:1  Lëvdoni Zotin, ju gjithë kombet! Kremtojini, ju gjithë popujt!
Psal Alb 117:2  Sepse e madhe është dhemshuria e tij ndaj nesh, dhe besnikëria e Zotit vazhdon përjetë. Aleluja.
Chapter 118
Psal Alb 118:1  Kremtojeni Zotin sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psal Alb 118:2  Po, Izraeli le të thotë tani: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".
Psal Alb 118:3  Po, tani shtëpia e Aaronit le të thotë: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".
Psal Alb 118:4  Po, le të thonë tani ata që kanë frikë nga Zoti: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".
Psal Alb 118:5  Në ankth kërkova Zotin, dhe Zoti m'u përgjigj dhe më çoi larg.
Psal Alb 118:6  Zoti është për mua; unë nuk do të kem fare frikë; çfarë mund të më bëjë njeriu?
Psal Alb 118:7  Zoti është për mua nga ata që më ndihmojnë, dhe unë do t'i shikoj triumfues armiqtë e mi.
Psal Alb 118:8  Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t'i kesh besim njeriut.
Psal Alb 118:9  Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t'u kesh besim princave.
Psal Alb 118:10  Tërë kombet më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t'i zhduk ato.
Psal Alb 118:11  Më kishin rrethuar, po, më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t'i shkatërroj.
Psal Alb 118:12  Më kishin rrethuar si bleta, por u shuan si zjarr ferrishtash; në emër të Zotit unë do t'i shkatërroj.
Psal Alb 118:13  Ti më kishe shtyrë me dhunë për të më rrëzuar, por Zoti më ndihmoi.
Psal Alb 118:14  Zoti është forca ime dhe kënga ime, ai ka qenë shpëtimi im.
Psal Alb 118:15  Një britmë gëzimi dhe fitoreje jehon në çadrat e të drejtëve; dora e djathtë e Zotit bën çudi.
Psal Alb 118:16  E djathta e Zotit u ngrit; e djathta e Zotit bën çudi.
Psal Alb 118:17  Unë nuk do të vdes, por do të jetoj dhe do të tregoj veprat e Zotit.
Psal Alb 118:18  Zoti më ka ndëshkuar rëndë, por nuk më ka lënë në dorë të vdekjes.
Psal Alb 118:19  Më hapni portat e drejtësisë; unë do të hyj dhe do të kremtoj Zotin.
Psal Alb 118:20  Kjo është porta e Zotit, të drejtët do të kalojnë nëpër të.
Psal Alb 118:21  Unë do të të kremtoj, sepse më je përgjigjur dhe ke qenë shpëtimi im.
Psal Alb 118:22  Guri, që ndërtuesit kishin hedhur, u bë guri i qoshes.
Psal Alb 118:23  Kjo është vepër e Zotit, dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tona.
Psal Alb 118:24  Kjo është dita që Zoti ka bërë; le të gëzohemi dhe të ngazëllojmë në të.
Psal Alb 118:25  O Zot, na ndihmo tani; o Zot, bëj që tani të kemi mbarësi.
Psal Alb 118:26  I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit; ne ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.
Psal Alb 118:27  Zoti është Perëndia dhe ka bërë që mbi ne të shkëlqejë drita e tij; lidheni viktimën e flijimit në brirët e altarit.
Psal Alb 118:28  Ti je Perëndia im, unë do të të kremtoj; ti je Perëndia im, unë do të të përlëvdoj.
Psal Alb 118:29  Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Chapter 119
Psal Alb 119:1  Lum ata që kanë një rrugë pa njollë dhe që ecin me ligjin e Zotit.
Psal Alb 119:2  Lum ata që respektojnë mësimet e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër
Psal Alb 119:3  dhe nuk kryejnë të keqen, por ecin në rrugët e tij.
Psal Alb 119:4  Ti na ke urdhëruar të respektojmë urdhërimet e tua me kujdes.
Psal Alb 119:5  Oh, rrugët e mia qofshin të qëndrueshme në respektimin e statuteve të tua.
Psal Alb 119:6  Atëherë nuk do të turpërohem, kur të kem parasysh të gjitha urdhërimet e tua.
Psal Alb 119:7  Do të të kremtoj me zemër të drejtë ndërsa mësoj dekretet e tua të drejta.
Psal Alb 119:8  Do të respektoj statutet e tua, mos më braktis plotësisht.
Psal Alb 119:9  Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër? Duke e ruajtur me fjalën tënde.
Psal Alb 119:10  Të kam kërkuar me gjithë zemër; mos më lër të devijoj nga urdhërimet e tua.
Psal Alb 119:11  E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje.
Psal Alb 119:12  Ti je i bekuar, o Zot, më mëso statutet e tua.
Psal Alb 119:13  Me buzët e mia kam numëruar të gjitha dekretet e gojës sate.
Psal Alb 119:14  Gëzohem duke ndjekur porositë e tua, ashtu sikur të zotëroja tërë pasuritë.
Psal Alb 119:15  Do të mendoj thellë mbi urdhërimet e tua dhe do të marrë në konsideratë shtigjet e tua.
Psal Alb 119:16  Do të kënaqem me statutet e tua dhe nuk do ta harroj fjalën tënde.
Psal Alb 119:17  Bëji të mirë shërbëtorit tënd, dhe unë do të jetoj dhe do të respektoj fjalën tënde.
Psal Alb 119:18  Hapi sytë e mi dhe unë do të sodit mrekullitë e ligjit tënd.
Psal Alb 119:19  Unë jam i huaji mbi dhe; mos m'i fshih urdhërimet e tua.
Psal Alb 119:20  Shpirti im tretet nga dëshira e dekreteve të tua në çdo kohë.
Psal Alb 119:21  Ti i qorton kryelartët, që janë të mallkuar, sepse largohen nga urdhërimet e tua.
Psal Alb 119:22  Hiq prej meje turpin dhe përbuzjen, sepse unë i kam respektuar porositë e tua.
Psal Alb 119:23  Edhe sikur princat të ulen dhe të flasin kundër teje, shërbëtori yt do të mendohet thellë mbi ligjet e tua.
Psal Alb 119:24  Porositë e tua janë gëzimi im dhe këshilltarët e mi.
Psal Alb 119:25  Unë bie përmbys në pluhur; më ringjall sipas fjalës sate.
Psal Alb 119:26  Të kam treguar rrugët e mia, dhe ti më je përgjigjur; më mëso statutet e tua.
Psal Alb 119:27  Më bëj që të kuptoj rrugën e urdhërimeve të tua, dhe unë do të mendohem thellë mbi mrekullitë e tua.
Psal Alb 119:28  Jeta ime tretet në dhimbje; më jep forcë sipas fjalës sate.
Psal Alb 119:29  Mbamë larg nga gënjeshtra dhe, në hirin tënd, bëmë të njohur ligjin tënd.
Psal Alb 119:30  Kam zgjedhur rrugën e besnikërisë; i kam vënë dekretet e tua para vetes.
Psal Alb 119:31  Jam i lidhur me porositë e tua; o Zot, mos lejo që unë të hutohem.
Psal Alb 119:32  Do të veproj në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse ti do të më zgjerosh zemrën.
Psal Alb 119:33  Më mëso, o Zot, rrugën e statuteve të tu dhe unë do ta ndjek deri në fund.
Psal Alb 119:34  Më jep mënçuri dhe unë do ta ruaj ligjin tënd; po, do ta respektoj me gjithë zemër.
Psal Alb 119:35  Më bëj të ec në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse në to gjej kënaqësinë time.
Psal Alb 119:36  Përkule zemrën time parimeve të tua dhe jo lakmisë.
Psal Alb 119:37  Largoji sytë e mi nga gjërat e kota dhe gjallëromë në rrugët e tua.
Psal Alb 119:38  Mbaje fjalën tënde shërbëtorit tënd, që ka frikë nga ty.
Psal Alb 119:39  Largo nga unë fyerjet e rënda, që më trëmbin, sepse dekretet e tua janë të mira.
Psal Alb 119:40  Ja, unë dëshiroj me zjarr urdhërimet e tua; gjallëromë në drejtësinë tënde.
Psal Alb 119:41  Le të më arrijë shpirtmadhësia jote, o Zot, dhe shpëtimi yt sipas fjalës sate.
Psal Alb 119:42  Kështu do të mund t'i përgjigjem atij që më fyen, sepse kam besim te fjala jote.
Psal Alb 119:43  Mos hiq plotësisht nga goja ime fjalën e së vërtetës, sepse unë kam shpresë te dekretet e tua.
Psal Alb 119:44  Kështu do të respektoj ligjin tënd vazhdimisht, përjetë.
Psal Alb 119:45  Do të ec në liri, sepse kërkoj urdhërimet e tua.
Psal Alb 119:46  Do të flas për porositë e tua para mbretërve dhe nuk do të turpërohem.
Psal Alb 119:47  Do të kënaqem me urdhërimet e tua, sepse i dua.
Psal Alb 119:48  Do të ngre duart e mia drejt urdhërimeve të tua, sepse i dua, dhe do të mendohem thellë mbi statutet e tua.
Psal Alb 119:49  Mbaje mend fjalën që i ke dhënë shërbëtorit tënd, me të cilën me kë bërë të kem shpresa.
Psal Alb 119:50  Ky është përdëllimi im në pikëllim, që fjala jote më ka dhënë jetë.
Psal Alb 119:51  Kryelartët më mbulojnë me tallje, por unë nuk largohem nga ligji yt.
Psal Alb 119:52  Mbaj mend dekretet e tua të lashta, o Zot, dhe kjo më ngushëllon.
Psal Alb 119:53  Një indinjatë e madhe më pushton për shkak të të pabesëve që braktisin ligjin tënd.
Psal Alb 119:54  Statutet e tua kanë qenë kantikët e mi në shtëpinë e shtegëtimit tim.
Psal Alb 119:55  O Zot, unë kujtoj emrin tënd natën dhe respektoj ligjin tënd.
Psal Alb 119:57  Ti je pjesa ime, o Zot, kam premtuar të respektoj fjalët e tua.
Psal Alb 119:58  Të jam lutur shumë, me gjihë zemër; ki mëshirë për mua sipas fjalës sate.
Psal Alb 119:59  Kam shqyrtuar rrugët e mia dhe i kam kthyer hapat e mia ndaj urdhërave të tua.
Psal Alb 119:60  Pa asnjë mëdyshje nxitova të respektoj urdhërimet e tua.
Psal Alb 119:61  Litarët e të pabesëve më kanë mbështjellë, por unë nuk e kam harruar ligjin tënd.
Psal Alb 119:62  Në mes të natës ngrihem që të të kremtoj, për shkak të dekreteve të tua të drejta.
Psal Alb 119:63  Unë jam shok i gjithë atyre që kanë frikë prej teje dhe i atyre që respektojnë urdhërimet e tua.
Psal Alb 119:64  O Zot, toka është e mbushur me mirësinë tënde; më mëso statutet e tua.
Psal Alb 119:65  Ti i ke bërë të mira shërbëtorit tënd, o Zot, sipas fjalës sate.
Psal Alb 119:66  Më mëso të gjykoj drejt dhe të kem njohje, sepse u besoj urdhërimeve të tua.
Psal Alb 119:67  Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.
Psal Alb 119:68  Ti je i mirë dhe bën të mira; më mëso statutet e tua.
Psal Alb 119:69  Kryelartët kanë trilluar kundër meje, por unë do të respektoj urdhërimet e tua me gjithë zemër.
Psal Alb 119:70  Zemra e tyre është e pandjeshme si dhjami; por unë kënaqem me ligjin tënd.
Psal Alb 119:71  Ka qenë një e mirë për mua të jem pikëlluar, që kështu të mësoja statutet e tua.
Psal Alb 119:72  Ligji i gojës sate për mua është më i çmuar se mijëra monedha ari dhe argjendi.
Psal Alb 119:73  Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë; më jep zgjuarësi që të mund të mësoj urdhërimet e tua.
Psal Alb 119:74  Ata që kanë frikë prej teje do të më shohin dhe do të kënaqen, sepse pata shpresë në fjalën tënde.
Psal Alb 119:75  Unë e di, o Zot, që dekretet e tua janë të drejta, dhe që ti më ke hidhëruar në besnikërinë tënde.
Psal Alb 119:76  Mirësia jote qoftë përdëllimi im, sipas fjalës që i ke dhënë shërbëtorit tënd.
Psal Alb 119:77  Ardhshin tek unë dhemshuritë e tua të mëdha dhe kështu paça mundësi të jetoj, sepse ligji yt është kënaqësia ime.
Psal Alb 119:78  U ngatërrofshin mëndjemëdhenjtë, sepse më trajtojnë në mënyrë të padrejtë dhe pa arsye; por unë mendohem shumë mbi urdhërimet e tua.
Psal Alb 119:79  Le të drejtohen tek unë ata që kanë frikë nga ti dhe ata që njohin urdhërat e tua.
Psal Alb 119:80  Le të jetë zemra ime e paqortueshme lidhur me statutet e tua, me qëllim që unë të mos ngatërrohem.
Psal Alb 119:81  Shpirti im shkrihet nga dëshira e zjarrtë e shpëtimit tënd; unë kam shpresë në fjalën tënde.
Psal Alb 119:82  Sytë e mi dobësohen duke pritur të shkojë në vend fjala jote, ndërsa them: "Kur do të më ngushëllosh?".
Psal Alb 119:83  Ndonëse jam bërë si një calik i ekspozuar në tym, nuk i kam harruar statutet e tua.
Psal Alb 119:84  Sa janë ditët e shërbëtorit tënd? Kur do t'u vish hakut atyre që më ndjekin?
Psal Alb 119:85  Mëndjemëdhenjtë kanë hapur gropa për mua; ata nuk veprojnë sipas ligjit tënd.
Psal Alb 119:86  Tërë urdhërimet e tua meritojnë besim; më përndjekin pa të drejtë; ndihmomë.
Psal Alb 119:87  Më kanë eliminuar gati gati nga toka, por unë nuk i kam braktisur urdhërimet e tua.
Psal Alb 119:88  Gjallëromë sipas mirësisë sate, dhe unë do të respektoj porositë e gojës sate.
Psal Alb 119:89  Gjithnjë, o Zot, fjala jote është e qëndrueshme në qiejtë.
Psal Alb 119:90  Besnikëria jote vazhdon brez pas brezi; ti e ke vendosur tokën dhe ajo ekziston.
Psal Alb 119:91  Qielli dhe toka ekzistojnë deri në ditën e sotme, sepse çdo gjë është në shërbimin tënd.
Psal Alb 119:92  Në qoftë se ligji yt nuk do të kishte qenë kënaqësia ime, do të isha zhdukur në pikëllimin tim.
Psal Alb 119:93  Nuk do t'i harroj kurrë urdhërimet e tua, sepse me anë të tyre ti më ke dhënë jetën.
Psal Alb 119:94  Unë jam yti; shpëtomë, sepse kam kërkuar urdhërimet e tua.
Psal Alb 119:95  Të pabesët më zënë pusi që unë të vdes, por unë do të mbështetem në parimet e tua.
Psal Alb 119:96  Pashë caqet e çdo gjëje të përsour, por urdhërimi yt nuk ka asnjë cak.
Psal Alb 119:97  Oh, sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsiatja ime gjithë ditën.
Psal Alb 119:98  Urdhërimet e tua më bëjnë më të urtë se armiqtë e mi, sepse janë gjithnjë me mua.
Psal Alb 119:99  Kuptoj më shumë se të gjithë mësuesit e mi, sepse urdhërimet e tua janë përsiatja ime.
Psal Alb 119:100  Kam më tepër zgjuarësi se pleqtë, sepse respektoj urdhërimet e tua.
Psal Alb 119:101  Kam përmbajtur hapat e mia nga çdo shteg i keq, për të respektuar fjalën tënde.
Psal Alb 119:102  Nuk jam larguar nga dekretet e tua, sepse ti vetë më ke mësuar.
Psal Alb 119:103  Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time.
Psal Alb 119:104  Me anë të urdhërimeve të tua unë përfitoj zgjuarësinë; prandaj urrej çdo shteg falsiteti.
Psal Alb 119:105  Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.
Psal Alb 119:106  Unë jam betuar dhe do ta mbaj betimin që të respektoj dekretet e tua të drejta.
Psal Alb 119:107  Unë jam shumë i pikëlluar, gjallëromë, o Zot, sipas fjalës sate.
Psal Alb 119:108  O Zot, prano ofertat spontane të gojës sime dhe mësomë dekretet e tua.
Psal Alb 119:109  Ndonëse e kam gjithnjë shpirtin në pëllëmbë të dorës, nuk e harroj ligjin tënd.
Psal Alb 119:110  Të pabesët më kanë ngritur kurthe, por unë nuk jam larguar nga udhërimet e tua.
Psal Alb 119:111  Porositë e tua janë trashëgimia ime përjetë; ato janë gëzimi i zemrës sime.
Psal Alb 119:112  Jam zotuar me gjithë zemër për t'i zbatuar në praktikë statutet e tua përjetë, deri në fund.
Psal Alb 119:113  Unë i urrej njerëzit që gënjejnë, por e dua ligjin tënd.
Psal Alb 119:114  Ti je streha ime dhe mburoja ime; unë shpresoj në fjalën tënde.
Psal Alb 119:115  Largohuni, o njerëz të këqij, sepse unë dua të respektoj urdhërimet e Perëndisë tim.
Psal Alb 119:116  Më ndihmo sipas fjalës sate, që unë të jetoj, dhe të mos lejoj të ketë hutim në shpresën time.
Psal Alb 119:117  Përforcomë dhe unë do të shpëtoj, dhe do t'i kem gjithnjë statutet e tua përpara syve të mi.
Psal Alb 119:118  Ti i hedh poshtë të gjithë ata që largohen nga statutet e tua, sepse mashtrimi i tyre është gënjeshtër.
Psal Alb 119:119  Ti zhduk si fundërrina tërë të pabesët e tokës; prandaj unë i dua porositë e tua.
Psal Alb 119:120  Mishi im dridhet i tëri nga frika jote, dhe unë kam frikë nga dekretet e tua.
Psal Alb 119:121  Unë kam bërë atë që është e ndershme dhe e drejtë; mos më braktis në duart e shtypësve të mi.
Psal Alb 119:122  Jepi siguri dhe mbarësi shërbëtorit tënd, dhe mos lejo që mëndjemëdhenjtë të më shtypin.
Psal Alb 119:123  Sytë e mi dobësohen duke kërkuar shpëtimin tënd dhe fjalën e drejtësisë sate.
Psal Alb 119:124  Kujdesu për shërbëtorin tënd sipas mirësisë sate dhe mësomë statutet e tua.
Psal Alb 119:125  Unë jam shërbëtori yt; më jep mendje, që të mund të njoh porositë e tua.
Psal Alb 119:126  Éshtë koha, o Zot, që të veprosh; ata kanë anuluar ligjin tënd.
Psal Alb 119:127  Për këtë arësye unë i dua urdhërimet e tua më tepër se ari; po, më tepër se ari i kulluar.
Psal Alb 119:128  Për këtë arësye i konsideroj të drejta urdhërimet e tua dhe urrej çdo shteg të gënjeshtrës.
Psal Alb 119:129  Porositë e tua janë të mrekullueshme, prandaj shpirti im i respekton.
Psal Alb 119:130  Zbulimi i fjalëve të tua ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë.
Psal Alb 119:131  Unë hap gojën time dhe psherëtij, nga dëshira e madhe e porosive të tua.
Psal Alb 119:132  Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, ashtu si bën me ata që e duan emrin tënd.
Psal Alb 119:133  Stabilizoi hapat e mia sipas fjalëve të tua dhe mos lejo që asnjë paudhësi të më sundojë.
Psal Alb 119:134  Më çliro nga shtypja e njerëzve dhe unë do të respektoj urdhërimet e tua.
Psal Alb 119:135  Bëj që të shkëlqejë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd dhe më mëso statutet e tua.
Psal Alb 119:136  Rrëke lotësh zbresin nga sytë e mi, sepse nuk respektohet ligji yt.
Psal Alb 119:137  Ti je i drejtë, o Zot, dhe dekretet e tua janë të drejta.
Psal Alb 119:138  Ti i ke përcaktuar porositë e tua me drejtësi dhe me besnikëri të madhe.
Psal Alb 119:139  Zelli im të tret, sepse armiqtë e mi kanë harruar fjalët e tua.
Psal Alb 119:140  Fjala jote është e pastër nga çdo zgjyrë; prandaj shërbëtori yt e do.
Psal Alb 119:141  Jam i vogël dhe i përbuzur, por nuk i harroi udhërimet e tua.
Psal Alb 119:142  Drejtësia jote është një drejtësi e përjetshme dhe ligji yt është i vërtetë.
Psal Alb 119:143  Ankthi dhe shqetësimi më kanë pushtuar, por urdhërimet e tua janë gëzimi im.
Psal Alb 119:144  Porositë e tua janë të drejta përjetë; më jep mendje dhe unë do të jetoj.
Psal Alb 119:145  Unë bërtas me gjithë zemër; përgjigjmu, o Zot, dhe unë do të respektoj statutet e tua.
Psal Alb 119:146  Unë të kërkoj; shpëtomë, dhe do të respektoj porositë e tua.
Psal Alb 119:147  Unë zgjohem para agimit dhe bërtas; unë kam shpresë te fjala jote.
Psal Alb 119:148  Sytë e mi paraprijnë natën për të menduar thellë fjalën tënde.
Psal Alb 119:149  Dëgjo zërin tim sipas mirësisë sate; o Zot, gjallëromë sipas dekretit tënd të drejtë.
Psal Alb 119:150  Kam afër vetes ata që ndjekin të keqen, por ata janë larg ligjit tënd.
Psal Alb 119:151  Ti je afër, o Zot, dhe të gjitha urdhërimet e tua janë të vërteta.
Psal Alb 119:152  Prej shumë kohe kam mësuar urdhërimet e tua, të cilat i ke vendosur përjetë.
Psal Alb 119:153  Merr parasysh pikëllimin tim dhe më çliro, sepse nuk e kam harruar ligjin tënd.
Psal Alb 119:154  Mbro çështjen time dhe më shpengo; më gjallëro sipas fjalës sate.
Psal Alb 119:155  Shpëtimi është larg nga të pabesët, sepse ata nuk kërkojnë statutet e tua.
Psal Alb 119:156  Dhemshuritë e tua janë të mëdha, o Zot; më gjallëro sipas dekreteve të tua të drejta.
Psal Alb 119:157  Persekutuesit e mi dhe armiqtë e mi janë të shumtë; por unë nuk largohem nga porositë e tua.
Psal Alb 119:158  I pashë të pabesët dhe i urrej, sepse nuk respektojnë fjalën tënde.
Psal Alb 119:159  Ki parasysh sa i dua urdhërimet e tua! O Zot, gjallëromë sipas mirësisë sate.
Psal Alb 119:160  Shuma e fjalës sate është e vërteta; dhe të gjitha dekretet e tua të drejta qëndrojnë përjetë.
Psal Alb 119:161  Princat më përndjekin pa arësye, por zemra ime ka shumë frikë nga fjala jote.
Psal Alb 119:162  Unë ndjej një gëzim të madh në fjalën tënde, ashtu si ai që gjen një plaçkë të madhe.
Psal Alb 119:163  Urrej dhe s'e shoh dot me sy gënjeshtrën, por e dua ligjin tënd.
Psal Alb 119:164  Të lëvdoj shtatë herë në ditë për dekretet e tua të drejta.
Psal Alb 119:165  Paqe të madhe kanë ata që e duan ligjin tënd, dhe nuk ka asgjë që mund t'i rrëzojë.
Psal Alb 119:166  O Zot, unë shpresoj në shpëtimin tënd dhe i zbatoj në praktikë urdhërimet e tua.
Psal Alb 119:167  Unë kam respektuar porositë e tua dhe i dua me të madhe.
Psal Alb 119:168  Kam respektuar urdhërimet e tua dhe porositë e tua, sepse të gjitha rrugët janë para teje.
Psal Alb 119:169  Le të arrijë deri te ti britma ime, o Zot; me jep mendja sipas fjalës sate.
Psal Alb 119:170  Le të arrijë deri te ti lutja ime, çliromë sipas fjalës sate.
Psal Alb 119:171  Buzët e mia do të përhapin lavde, me qëllim që ti të më mësosh statutet e tua.
Psal Alb 119:172  Gjuha ime do të shpallë fjalën tënde, sepse tërë urdhërimet e tua janë të drejta.
Psal Alb 119:173  Dora jote më ndihmoftë, sepse unë kam zgjedhur urdhërimet e tua.
Psal Alb 119:174  Unë dëshiroj me zjarr shpëtimin tënd, o Zot, dhe ligji yt është gëzimi im.
Psal Alb 119:175  Le të kem mundësi të jetoj që të të lëvdoj, dhe le të më ndihmojnë dekretet e tua.
Psal Alb 119:176  Unë po endem si një dele e humbur. Kërko shërbëtorin tënd, sepse unë nuk i harroi urdhërimet e tua.
Chapter 120
Psal Alb 120:1  Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m'u përgjigj.
Psal Alb 120:2  O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese.
Psal Alb 120:3  Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare?
Psal Alb 120:4  Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje.
Psal Alb 120:5  I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit!
Psal Alb 120:6  Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen.
Psal Alb 120:7  Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.
Chapter 121
Psal Alb 121:1  Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma?
Psal Alb 121:2  Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën.
Psal Alb 121:3  Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë.
Psal Alb 121:4  Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.
Psal Alb 121:5  Zoti është ai që të mbron, Zoti është hija jote, ai ndodhet në të djathtën tënde.
Psal Alb 121:6  Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën.
Psal Alb 121:7  Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe; ai do të ruajë jetën tënde.
Psal Alb 121:8  Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë.
Chapter 122
Psal Alb 122:1  U gëzova kur më thanë: "Shkojmë në shtëpinë e Zotit".
Psal Alb 122:2  Këmbët tona u ndalën brenda portave të tua, o Jeruzalem.
Psal Alb 122:3  Jeruzalemi është ndërtuar si një qytet i bashkuar mirë,
Psal Alb 122:4  ku ngjiten fiset, fiset e Zotit, për të kremtuar emrin e Zotit.
Psal Alb 122:5  Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit.
Psal Alb 122:6  Lutuni për paqen e Jeruzalemit, le të begatohen ata që të duan.
Psal Alb 122:7  Pastë paqe brenda mureve të tua dhe begati në pallatet e tua.
Psal Alb 122:8  Për hir të vëllezërve të mi dhe të miqve të mi tani do të them: "Paqja qoftë te ti".
Psal Alb 122:9  Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë, unë do të kërkoj të mirën tënde.
Chapter 123
Psal Alb 123:1  Drejt teje i ngre sytë e mi, drejt teje që je ulur në qiejtë.
Psal Alb 123:2  Ja, ashtu si sytë e shërbëtorëve drejtohen te dora e zotërve të tyre dhe sytë e shërbëtores te dora e zonjës së saj, kështu sytë tona drejtohen te Zoti, Perëndia ynë deri sa ai të ketë mëshirë për ne.
Psal Alb 123:3  Ki mëshirë për ne, o Zot, ki mëshirë për ne, sepse jemi velur jashtë mase me përçmimin.
Psal Alb 123:4  Shpirti ynë është velur jashtë mase me talljen e arrogantëve dhe me përçmimin e krenarëve.
Chapter 124
Psal Alb 124:1  Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli:
Psal Alb 124:2  "Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh,
Psal Alb 124:3  ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh;
Psal Alb 124:4  atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne,
Psal Alb 124:5  atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne".
Psal Alb 124:6  Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre.
Psal Alb 124:7  Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam.
Psal Alb 124:8  Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejtë dhe tokën.
Chapter 125
Psal Alb 125:1  Ata që kanë besim tek Zoti janë si mali i Sionit, që nuk mund të lëvizet, por qëndron përjetë.
Psal Alb 125:2  Ashtu si Jeruzalemi është rrethuar nga male, kështu Zoti rri përreth popullit të tij, tani dhe përjetë.
Psal Alb 125:3  Sepse skeptri i të pabesëve nuk do të pushojë përjetë mbi trashëgiminë e të drejtëve, që të drejtët të mos i shtyjnë duart e tyre për të bërë të keqen.
Psal Alb 125:4  O Zot, bëju të mirë njerëzve të mirë dhe atyre që kanë zemër të ndershme.
Psal Alb 125:5  Por ata që ndjekin rrugë dredha-dredha, Zoti do t'i bëjë që të ecin bashkë me ata që bëjnë paudhësi. Paqja qoftë mbi Izrael.
Chapter 126
Psal Alb 126:1  Kur Zoti i bëri robërit e Sionit të kthehen, na u duk si ëndërr.
Psal Alb 126:2  Atëherë goja jonë u mbush me qeshje dhe gjuha jonë me këngë gëzimi, atëherë thuhej midis kombeve: "Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ta".
Psal Alb 126:3  Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ne, dhe jemi tërë gëzim.
Psal Alb 126:4  Bëj të rikthehen robërit tanë, o Zot, ashtu si përrenjtë në jug.
Psal Alb 126:5  Ata që mbjellin me lotë, do të korrin me këngë gëzimi.
Psal Alb 126:6  Vërtetë ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet, por ai do të kthehet më këngë gëzimi duke sjellë duajt e tij.
Chapter 127
Psal Alb 127:1  Në qoftë se Zoti nuk ndërton shtëpinë, me kot lodhen ndërtuesit; në qoftë se Zoti nuk ruan qytetin, më kot e ruanë rojet.
Psal Alb 127:2  Éshtë e kotë që ju të çoheni herët dhe të shkoni vonë për të pushuar dhe për të ngrënë bukën e nxjerrë me punë të rëndë, sepse ai u jep pushim atyre që do.
Psal Alb 127:3  Ja, bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti; fryti i barkut është një shpërblim.
Psal Alb 127:4  Si shigjeta në duart e një trimi, kështu janë bijtë e rinisë.
Psal Alb 127:5  Lum ai njeri që ka kukurën e tij plot! Ata nuk do të ngatërrohen kur të diskutojnë me armiqtë e tyre te porta.
Chapter 128
Psal Alb 128:1  Lum kushdo që ka frikë nga Zoti dhe që ecën në rrugët tij.
Psal Alb 128:2  Atëherë ti do të hash me mundin e duarve të tua, do të jesh i lumtur dhe do të gëzosh begatinë.
Psal Alb 128:3  Gruaja jote do të jetë si një hardhi prodhimtare në intimitetin e shtëpisë sate, bijtë e tu si drurë ulliri rreth tryezës sate!
Psal Alb 128:4  Ja, kështu do të bekohet njeriu që ka frikë nga Zoti.
Psal Alb 128:5  Zoti të bekoftë nga Sioni dhe ti pafsh begatinë e Jeruzalemit tërë ditët e jetës sate.
Psal Alb 128:6  Po, pafsh bijtë e bijve të tu. Paqja qoftë mbi Izraelin.
Chapter 129
Psal Alb 129:1  Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli:
Psal Alb 129:2  "Shumë më kanë shtypur qysh prej rinisë sime, por nuk kanë mundur të më mposhtin.
Psal Alb 129:3  Lëruesit kanë lëruar mbi kurrizin tim dhe kanë bërë aty brazda të gjata".
Psal Alb 129:4  Zoti është i drejtë; ai i preu litarët e të pabesëve.
Psal Alb 129:5  U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin!
Psal Alb 129:6  U bëfshin si bari i çative, që thahet para se të rritet;
Psal Alb 129:7  nuk ia mbush dorën korrësit, as krahët atyre që lidhin duajt;
Psal Alb 129:8  dhe kalimtarët mos thënçin: "Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit".
Chapter 130
Psal Alb 130:1  Nga vënde të thella unë të këllthas ty, o Zot.
Psal Alb 130:2  O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia.
Psal Alb 130:3  Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot?
Psal Alb 130:4  Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje.
Psal Alb 130:5  Unë pres Zotin, shpirti im e pret; unë kam shpresë në fjalën e tij.
Psal Alb 130:6  Shpirti im pret Zotin, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin.
Psal Alb 130:7  O Izrael, mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhemshuri dhe shpëtim të plotë.
Psal Alb 130:8  Ai do ta çlirojë Izraelin nga të gjitha paudhësitë e tij.
Chapter 131
Psal Alb 131:1  O Zot, zemra ime nuk është mendjemadhe dhe sytë e mi nuk janë krenarë, dhe unë nuk merrem me gjëra tepër të mëdha dhe tepër të larta për mua.
Psal Alb 131:2  E kam qetësuar dhe e kam tulatur me të vërtetë shpirtin tim, si një fëmijë i zvjerdhur në gjirin e nënes së tij; shpirti im brenda meje është si një foshnje e zvjerdhur.
Psal Alb 131:3  O Izrael, shpreso tek Zoti, tani dhe përjetë.
Chapter 132
Psal Alb 132:1  Mbaje mend, o Zot, Davidin dhe të gjitha mundimet e tij,
Psal Alb 132:2  ashtu si ai iu betua Zotit dhe lidhi kusht me të Fuqishmin e Jakobit, duke thënë:
Psal Alb 132:3  "Nuk do të hyj në çadrën e shtëpisë sime, nuk do të hipi mbi shtratin tim;
Psal Alb 132:4  nuk do t'i jap gjumë syve të mi as pushim qepallave të mia,
Psal Alb 132:5  deri sa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit".
Psal Alb 132:6  Ja, dëgjuam të flitet për të në Efratah, e gjetëm në fushat e Jaarit.
Psal Alb 132:7  Le të shkojmë në banesën e tij, le ta adhurojmë përpara fronit të këmbëve të tij.
Psal Alb 132:8  Çohu, o Zot, dhe eja në vendin ku pushon ti dhe arka e forcës sate.
Psal Alb 132:9  Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi, dhe le të këndojnë nga gëzimi shenjtorët e tu.
Psal Alb 132:10  Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd, mos e dëbo fytyrën e të vajosurit tënd.
Psal Alb 132:11  Zoti iu betua Davidit në të vërtetë dhe nuk do të ndryshojë: "Unë do të vë mbi fronin tënd një fryt të të përbrendëshmëve të tua.
Psal Alb 132:12  Në rast se bijtë e tu do të respektojnë besëlidhjen time dhe porositë e mia, që unë do t'u mësojë atyre, edhe bijtë e tyre do të ulen përjetë mbi fronin tënd".
Psal Alb 132:13  Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij:
Psal Alb 132:14  "Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur.
Psal Alb 132:15  Do të bekoj fort zahiretë e tij, do t'i ngop me bukë të varfërit e tij;
Psal Alb 132:16  do t'i vedh priftërinjtë e tij me shpëtim, do të ngazëllojnë shenjtorët e tij me britma gëzimi.
Psal Alb 132:17  Këtu do ta rris fuqinë e Davidit dhe do t'i jap një llambë të vajosurit tim.
Psal Alb 132:18  Do t'i mbuloj me turp armiqtë e tij, por mbi të do të lulëzojë kurora e tij".
Chapter 133
Psal Alb 133:1  Ja, sa e mirë dhe e kënaqshme është që vëllezërit të banojnë bashkë në unitet!
Psal Alb 133:2  Éshtë si vaji i çmuar i shpërndarë mbi krye, që zbret mbi mjekrën e Aaronit, që zbret deri në cep të rrobave të tij.
Psal Alb 133:3  Éshtë si vesa e Hermonit, që zbret mbi malet e Sionit, sepse atje Zoti ka vënë bekimin, jetën në përjetësi.
Chapter 134
Psal Alb 134:1  Ja, bekoni Zotin, ju, të gjithë shërbëtorët e Zotit, që e kaloni natën në shtëpinë e Zotit.
Psal Alb 134:2  Ngrini duart në drejtim të shenjtores dhe bekoni Zotin.
Psal Alb 134:3  Të bekoftë Zoti nga Sioni, ai që ka krijuar qiejtë dhe tokën.
Chapter 135
Psal Alb 135:1  Aleluja. Lëvdoni emrin e Zotit, lëvdojeni, o shërbëtorë të Zotit,
Psal Alb 135:2  që rrini në shtëpinë e Zotit, në oborret e shtëpisë së Perëndisë tonë.
Psal Alb 135:3  Lëvdoni Zotin, sepse Zoti është i mirë; i këndoni lavde emrit të tij, sepse ai është i dashur.
Psal Alb 135:4  Sepse Zoti ka zgjedhur për vete Jakobin, dhe Izraelin si thesar të tij të veçantë.
Psal Alb 135:5  Po, unë pranoj që Zoti është i madh dhe që Zoti ynë është përmbi të gjitha perënditë.
Psal Alb 135:6  Zoti bën ç'të dojë në qiell dhe në tokë, në dete dhe në të gjitha humnerat.
Psal Alb 135:7  Ai i larton avujt nga skajet e tokës, prodhon vetëtimat për shiun, e nxjerr erën nga depozitat e tij.
Psal Alb 135:8  Ai i goditi të parëlindurit e Egjiptit, si të njerëzve ashtu edhe të kafshëve,
Psal Alb 135:9  dërgoi shenja dhe mrekulli në mes teje, o Egjipt, mbi Faraonin dhe mbi të gjithë shërbëtorët e tij.
Psal Alb 135:10  Ai goditi kombe të mëdha dhe vrau mbretër të fuqishëm:
Psal Alb 135:11  Sionin, mbretin e Amorejve, Ogun, mbretin e Bashanit, dhe tërë mbretëritë e Kanaanit.
Psal Alb 135:12  Dhe vendet e tyre ua dhe në trashëgimi, në trashëgimi Izraelit, popullit të tij.
Psal Alb 135:13  O Zot, emri yt rron përjetë; kujtimi yt, o Zot, brez pas brezi.
Psal Alb 135:14  Sepse Zoti do t'i sigurojë drejtësinë popullit të tij dhe do të ketë mëshirë për shërbëtorët e tij.
Psal Alb 135:15  Idhujt e kombeve janë argjendi dhe ari, vepra të dorës së njeriut;
Psal Alb 135:16  kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin,
Psal Alb 135:17  kanë veshë por nuk dëgjojnë; nuk kanë frymë në gojën e tyre.
Psal Alb 135:18  Të ngjashëm me ta janë ata që i bëjnë, kushdo që ka besim tek ata.
Psal Alb 135:19  Shtëpi e Izraelit, bekoje Zotin; shtëpi e Aaronit, bekoje Zotin.
Psal Alb 135:20  Shtëpi e Levit, bekoje Zotin; ju që keni frikë nga Zoti, bekojeni Zotin.
Psal Alb 135:21  Nga Sioni u bekoftë Zoti, që banon në Jeruzalem. Aleluja.
Chapter 136
Psal Alb 136:1  Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psal Alb 136:2  Kremtoni Perëndinë e perëndive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psal Alb 136:3  Kremtoni Zotin e zotërive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psal Alb 136:4  atë që vetëm bën mrekulli të mëdha, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psal Alb 136:5  atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psal Alb 136:6  atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psal Alb 136:7  atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psal Alb 136:8  diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psal Alb 136:9  hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psal Alb 136:10  Ai që goditi Egjiptasit në parëbirnitë e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psal Alb 136:11  dhe e nxori Izraelin nga mjedisi i tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psal Alb 136:12  me dorë të fuqishme dhe krah të shtrirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psal Alb 136:13  Atë që ndau Detin e Kuq në dy pjesë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psal Alb 136:14  dhe e bërë Izraelin të kalojë në mes të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psal Alb 136:15  por fshiu Faraonin dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psal Alb 136:16  Atë që e çoi popullin e tij nëpër shkretëtirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psal Alb 136:17  atë që goditi mbretër të mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psal Alb 136:18  dhe vrau mbretër të fuqishëm, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë;
Psal Alb 136:19  Sihonin, mbretin e Amorejve, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psal Alb 136:20  dhe Ogun, mbretin e Bashanit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psal Alb 136:21  Dhe u dha atyre si trashëgimi vendin e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psal Alb 136:22  në trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psal Alb 136:23  Ai u kujtua për ne në kushtet tona të këqija, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psal Alb 136:24  dhe na çliroi nga armiqtë tanë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psal Alb 136:25  Ai i jep ushqim çdo krijese, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psal Alb 136:26  Kremtoni Perëndinë e qiellit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Chapter 137
Psal Alb 137:1  Atje, pranë lumenjve të Babilonisë, rrinim ulur dhe qanim, duke kujtuar Sionin;
Psal Alb 137:2  mbi shelgjet e kësaj toke kishim varur qestet tona.
Psal Alb 137:3  Atje, ata që na kishin çuar në robëri, na kërkonin fjalët e një kënge, po, ata që na shtypnin kërkonin këngë gëzimi, duke thënë: "Na këndoni një këngë të Sionit".
Psal Alb 137:4  Si mund të këndonim këngët e Zotit në një vend të huaj?
Psal Alb 137:5  Në rast se të harroj ty, o Jeruzalem, e harroftë dora ime e djathtë çdo shkathtësi;
Psal Alb 137:6  m'u lidhtë gjuha me qiellzën, në rast se nuk të kujtoj ty, në rast se nuk e vë Jeruzalemin përmbi gëzimin tim më të madh.
Psal Alb 137:7  Mbaji mënd, o Zot, bijtë e Edomit, që ditën e Jeruzalemit thonin: "Shkatërrojini, shkatërrojini që nga themelet".
Psal Alb 137:8  O bijë e Babilonisë, që duhet të shkatërrohesh, lum ai që do ta lajë të keqen që na ke bërë!
Psal Alb 137:9  Lum ai që merr foshnjët e tua dhe i përplas kundër shkëmbit!
Chapter 138
Psal Alb 138:1  Unë do të të kremtoj me gjithë zemër, përpara perëndive do të këndoj lavdet e tua.
Psal Alb 138:2  Do të adhuroj i kthyer nga tempulli yt i shenjtë dhe do të kremtoj emrin tënd për mirësinë tënde dhe vërtetësinë tënde, sepse ti ke përlëvduar fjalën tënde dhe emrin tënd përmbi çdo gjë tjetër.
Psal Alb 138:3  Ditën në të cilën të kërkova, ti m'u përgjigje dhe e rrite fuqinë e shpirtit tim.
Psal Alb 138:4  Tërë mbretërit e tokës do të të kremtojnë, o Zot, kur të dëgjojnë fjalët e gojës sate,
Psal Alb 138:5  dhe do të këndojnë rrugët e Zotit, sepse e madhe është lavdia e Zotit.
Psal Alb 138:6  Ndonëse Zoti është i shkëlqyeshëm, ai tregon kujdes për njerëzit e thjeshtë, por mëndjemadhin e njeh nga larg.
Psal Alb 138:7  Edhe sikur unë të eci në mes të fatkeqësisë, ti do të më ruash të gjallë; ti do të zgjatësh dorën kundër zemërimit të armiqve të mi, dhe dora jote e djathtë do të më shpëtojë.
Psal Alb 138:8  Zoti do të kryejë veprën e tij tek unë; o Zot, mirësia jote vazhdon përjetë; mos i braktis veprat e duarve të tua.
Chapter 139
Psal Alb 139:2  Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim.
Psal Alb 139:3  Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia.
Psal Alb 139:4  Sepse, edhe para se të jetë fjala mbi gojën time ti, o Zot, e di atë plotësisht.
Psal Alb 139:5  Ti më rrethon nga pas dhe përpara dhe vë dorën tënde mbi mua.
Psal Alb 139:6  Njohja jote është shumë e mrekullueshme për mua, aq e lartë sa unë nuk mund ta arrij.
Psal Alb 139:7  Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate?
Psal Alb 139:8  Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty.
Psal Alb 139:9  Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit,
Psal Alb 139:10  edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë.
Psal Alb 139:11  Po të them: "Me siguri terri do të më fshehë", madje edhe nata do të bëhet dritë rreth meje:
Psal Alb 139:12  terri vetë nuk mund të të fshehë asgjë, madje nata shkëlqen si dita; terri dhe drita janë të barabarta për ty.
Psal Alb 139:13  Po, ti ke formuar të përbrëndëshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënes sime.
Psal Alb 139:14  Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë.
Psal Alb 139:15  Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në thellësitë e tokës.
Psal Alb 139:16  Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.
Psal Alb 139:17  Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi! Sa i madh është gjithë numri i tyre!
Psal Alb 139:18  Po të doja t'i numëroja, do të ishin më të shumtë se rëra; kur zgjohem jam ende me ty.
Psal Alb 139:19  Me siguri, ti do vrasësh të pabesin, o Perëndi; prandaj ju, njerëz gjakatarë largohuni nga unë.
Psal Alb 139:20  Ata flasin me pabesi kundër teje; armiqtë e tu përdorin më kot emrin tënd.
Psal Alb 139:21  A nuk i urrej vallë ata që të urrejnë, o Zot, dhe a nuk i urrej ata që ngrihen kundër teje?
Psal Alb 139:22  Unë i urrej me një urrejtje të përsosur; ata janë bërë armiqtë e mi.
Psal Alb 139:23  Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia.
Psal Alb 139:24  dhe shiko në se ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.
Chapter 140
Psal Alb 140:1  Më çliro, o Zot, nga njerëzit e këqij; më mbro nga njerëzit e furishëm,
Psal Alb 140:2  që thurrin ligësi në zemër të tyre; ata mblidhen vazhdimisht për të bërë luftë.
Psal Alb 140:3  Mprehin gjuhën e tyre si gjarpëri dhe kanë helm gjarpëri nën buzët e tyre. (Sela)
Psal Alb 140:4  Më mbro, o Zot, nga duart e të pabesit dhe më mbro nga njeriu i dhunës, që komplotojnë për të më rrëzuar.
Psal Alb 140:5  Kryelartët kanë fshehur për mua një lak dhe litarë, më kanë ngritur një rrjetë buzë shtegut, kanë vënë kurthe për mua. (Sela)
Psal Alb 140:6  Unë i thashë Zotit: "Ti je Perëndia im; dëgjo, o Zot, britmën e lutjeve të mia.
Psal Alb 140:7  O Zot Perëndi, ti je forca e shpëtimit tim, ti e ke mbuluar kokën time ditën e betejës.
Psal Alb 140:8  O Zot, mos u jep të pabesëve atë që dëshirojnë; mos favorizo planet e tyre, që të mos lavdërohen. (Sela)
Psal Alb 140:9  Bëj që koka e atyre që më rrethojnë të mbulohet nga çoroditja e vetë buzëve të tyre.
Psal Alb 140:10  Rënçin mbi ta qymyre të ndezur; i hedhshin në zjarr, në gropa të thella, nga ku të mos mund të ngrihen.
Psal Alb 140:11  Njeriu gojëkeq mos qoftë i qëndrueshëm mbi tokë; fatkeqësia përndjektë njeriun e dhunës deri në shkatërrim".
Psal Alb 140:12  Unë e di që Zoti do të mbrojë çështjen e të pikëlluarit dhe do t'i sigurojë drejtësi të varfërit.
Psal Alb 140:13  Sigurisht të drejtët do të kremtojnë emrin tënd, dhe njerëzit e ndershëm do të banojnë të praninë tënde.
Chapter 141
Psal Alb 141:1  O Zot, unë të këlthas ty; nxito të më përgjigjesh. Vëri veshin zërit tim, kur të këlthas ty.
Psal Alb 141:2  Le të arrijë lutja ime para teje si temjani, ngritja e duarve të mia si flijimi i mbrëmjes.
Psal Alb 141:4  Mos lejo që zemra ime të priret nga asgjë e keqe dhe kështu të kryejë veprime të këqija bashkë me ata që bëjnë paudhësi; dhe bëj që unë të mos ha ushqimet e tyre të shijshme.
Psal Alb 141:5  Le të më rrahë madje i drejti, do të jetë një mirësjellje nga ana e tij; le të më qortojë ai, do të jetë si vaji mbi kokë; koka ime nuk ka për ta refuzuar. Por lutja ime vazhdon të jetë kundër veprimeve të tyre të këqija.
Psal Alb 141:6  Princat e tyre i hodhën nga skërkat dhe ata do t'i dëgjojnë fjalët e mia, sepse ato janë të këndshme.
Psal Alb 141:7  Ashtu si ai që lëron dhe çan tokën, kështu kockat tona janë të përhapura në hyrje të Sheolit.
Psal Alb 141:8  Por sytë e mia janë drejtuar te ti, o Zot, Zoti im; unë strehohem te ti, mos më lër të pambrojtur.
Psal Alb 141:9  Më ruaj nga laku që më kanë përgatitur dhe nga kurthet e njerëzve që kryejnë paudhësi.
Psal Alb 141:10  Të pabesët rënçin vetë në rrjetat e tyre, ndërsa unë do të kaloj tutje.
Chapter 142
Psal Alb 142:1  Unë i këlthas me zërin tim Zotit; me zërin tim i lutem Zotit.
Psal Alb 142:2  Para tij paraqes vajtimin tim, para tij parashtroj fatkeqësinë time.
Psal Alb 142:3  Kur fryma po më dobësohej, ti e dije ecjen time. Ata kanë përgatitur një lak për mua te shtegu që po kaloja.
Psal Alb 142:4  Vështroj në të djathtën time dhe ja: nuk ka njeri që të më njohë; çdo rrugë shpëtimi është e mbyllur; asnjeri nuk kujdeset për jetën time.
Psal Alb 142:5  Unë të këlthas ty, o Zot, dhe të them: "Ti je streha ime, pjesa ime në tokën e të gjallëve.
Psal Alb 142:6  Dëgjo me vëmendje klithmën time, sepse jam katandisur si mos më keq; më çliro nga përndjekësit e mi, sepse janë më të fortë se unë.
Psal Alb 142:7  Më nxirr nga burgu që të mund të kremtoj emrin tënd. Të drejtët do të mblidhen tok rreth meje, sepse ti do të më mbushësh me të mira".
Chapter 143
Psal Alb 143:1  Dëgjo lutjen time, o Zot, vëru veshin lutjeve të mia; përgjigjmu me besnikërinë dhe drejtësinë tënde.
Psal Alb 143:2  Dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd, sepse asnjë i gjallë nuk do të jetë i drejtë para teje.
Psal Alb 143:3  Sepse armiku më përndjek, ai e ka rrëzuar deri për tokë jetën time; më detyron të banoj në vende të errëta, ashtu si ata që kanë vdekur prej një kohe të gjatë.
Psal Alb 143:4  Prandaj fryma ime dobësohet brenda meje, dhe zemra ime e ka humbur krejt brenda trupit tim.
Psal Alb 143:5  Kujtoj ditët e lashta; bie në mendime të thella mbi tërë veprat e tua; reflektoj mbi gjëra që kanë bërë duart e tua.
Psal Alb 143:6  I zgjas duart e mia drejt teje; shpirti im është i etur për ty, si një tokë e thatë. (Sela)
Psal Alb 143:7  Nxito të më përgjigjesh, o Zot, fryma ime po dobësohet; mos më fshih fytyrën tënde, që të mos bëhem i ngjashëm me ata që zbresin në gropë.
Psal Alb 143:8  Më bëj të ndjej mirësinë tënde në mëngjes, sepse unë kam besim te ti; më trego rrugën nëpër të cilën duhet të eci, sepse unë e lartoj shpirtin tim drejt teje.
Psal Alb 143:9  Më çliro nga airmiqtë e mi, o Zot, te ti unë fshihem.
Psal Alb 143:10  Më mëso so ta plotësoj vullnetin tënd, sepse ti je Perëndia im; Fryma jote e mirë le të më udhëheqë në tokë të shenjtë.
Psal Alb 143:11  Gjallëromë, o Zot, për hir të emrit tënd; me drejtësinë tënde më shpëto nga fatkeqësia.
Psal Alb 143:12  Në mirësinë tënde shkatërro armiqtë e mi dhe zhduki tërë ata që e pikëllojnë shpirtin tim, sepse unë jam shërbëtori yt.
Chapter 144
Psal Alb 144:1  Bekuar qoftë Zoti, kështjella ime, që i mëson duart e mia për luftë dhe gishtërinjtë e mi për betejë.
Psal Alb 144:2  Ai është hiri im dhe kështjella ime, streha ime e lartë dhe çliruesi im, mburoja ime në të cilën gjej strehë, ai që ma nënshtron mua popullin tim.
Psal Alb 144:3  O Zot, çfarë është njeriu që ti të kujdesesh për të, ose biri i njeriut që ti ta përfillësh?
Psal Alb 144:4  Njeriu është si një frymë dhe ditët e tij janë si hija që kalon.
Psal Alb 144:5  Uli qiejtë e tu, o Zot, dhe zbrit, dhe ata do të nxjerrin tym.
Psal Alb 144:6  Hidh rrufetë dhe shpërndaji, lësho shigjetat e tua dhe bëji të ikin.
Psal Alb 144:7  Shtrije dorën tënde nga lart, më shpëto dhe më çliro nga ujërat e mëdha dhe nga dora e të huajve,
Psal Alb 144:8  goja e të cilëve thotë gënjeshtra dhe dora e djathtë e tyre është një e djathtë mashtrimi.
Psal Alb 144:9  O Perëndi, do të këndoj një kantik të ri, do të këndoj lavdet e tua me një harpë me dhjetë tela.
Psal Alb 144:10  Ti, që u jep fitoren mbretërve dhe që çliron shërbëtorin tënd David nga shpata e kobshme,
Psal Alb 144:11  më shpëto dhe më çliro nga dora e të huajve, goja e të cilëve thotë gënjeshtra dhe dora e djathtë e tyre është një e djathtë mashtrimi.
Psal Alb 144:12  Bijtë tanë në rininë e tyre qofshin si një bimë e harlisur, dhe bijat tona qofshin si shtylla qosheje, të gdhendura mirë për të zbukuruar një pallat.
Psal Alb 144:13  Hambaret tona qofshin plot dhe paçin nga të gjitha të mirat; kopetë tona u shtofshin me mijëra dhe dhjetra mijëra në fushat tona;
Psal Alb 144:14  qetë tanë tërheqshin ngarkesa të rënda dhe mos pastë asnjë sulm të papritur, dalje të papritur as britmë në sheshet tona.
Psal Alb 144:15  Lum ai popull që është në gjendje të tillë, lum ai popull që ka për Perëndi Zotin.
Chapter 145
Psal Alb 145:1  Unë do të të përlëvdoj, o Perëndia im dhe Mbreti im, dhe do të bekoj emrin tënd përjetë.
Psal Alb 145:2  Do të të bekoj çdo ditë dhe do të lëvdoj emrin tënd përjetë.
Psal Alb 145:3  Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë dhe madhështia e tij është e panjohshme.
Psal Alb 145:4  Një brez do t'i shpallë lëvdimet e veprave të tua tjetrit dhe do t'i njoftojë mrekullitë e tua.
Psal Alb 145:5  Do të mendohem thellë mbi shkëlqimin e lavdishëm të madhështisë sate dhe mbi veprat e tua të mrekullueshme.
Psal Alb 145:6  Këto do të flasin për fuqinë e veprave të tua të tmerrshme, dhe unë do të tregoj madhështinë tënde.
Psal Alb 145:7  Ata do të shpallin kujtimin e mirësisë sate të madhe dhe do të këndojnë me gëzim drejtësinë tënde.
Psal Alb 145:8  Zoti është i dhemshur dhe mëshirplot, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi.
Psal Alb 145:9  Zoti është i mirë me të gjithë dhe plot dhemshuri për të gjitha veprat e tij.
Psal Alb 145:10  Tërë veprat e tua do të të kremtojnë, o Zot, dhe shenjtorët e tu do të të bekojnë.
Psal Alb 145:11  Ata do të flasin për lavdinë e mbretërisë sate dhe do të tregojnë për fuqinë tënde,
Psal Alb 145:12  për t'u bërë të njohura bijve të njerëzve mrekullitë e tua dhe shkëlqimin e madhërishëm të mbretërisë sate.
Psal Alb 145:13  Mbretëria jote është një mbretëri përjet dhe sundimi yt vazhdon brez pas brezi.
Psal Alb 145:14  Zoti përkrah tërë ata që rrëzohen dhe ngre përsëri në këmbë tërë ata që janë rrëzuar.
Psal Alb 145:15  Sytë e të gjithëve shikojnë drejt teje duke pritur, dhe ti u jep atyre ushqimin në kohën e duhur.
Psal Alb 145:16  Ti e hap dorën tënde dhe plotëson dëshirën e çdo qënieje të gjallë.
Psal Alb 145:17  Zoti është i drejtë në të gjitha rrugët e tij dhe dashamirës në të gjitha veprat e tij.
Psal Alb 145:18  Zoti është pranë gjithë atyre që kërkojnë, pranë gjithë atyre që e kërkojnë në të vërtetë.
Psal Alb 145:19  Ai kënaq dëshirën e atyre që kanë frikë prej tij, dëgjon britmën dhe i shpëton.
Psal Alb 145:20  Zoti mbron të gjithë ata që e duan dhe do të shkatërrojë të gjithë të pabesët.
Psal Alb 145:21  Goja ime do të tregojë lëvdimin e Zotit, dhe çdo qënie do të bekojë emrin e tij të shenjtë përjetë.
Chapter 146
Psal Alb 146:2  Unë do ta lëvdoj Zotn deri sa të kem jetë, do të këndoj lavde për Perëndinë tim gjatë gjithë jetës sime.
Psal Alb 146:3  Mos kini besim te princat dhe as te ndonjë bir njeriu, që nuk mund të shpëtojë.
Psal Alb 146:4  Kur fryma e tij ikën, ai kthehet përsëri në tokë dhe po atë ditë planet e tij zhduken.
Psal Alb 146:5  Lum ai që ka Perëndinë e Jakobit si ndihmë, shpresa e të cilit është tek Zoti, Perëndia i tij,
Psal Alb 146:6  që ka krijuar qiejtë dhe tokën, detin dhe gjithçka është në to, që ruan besnikërinë përjetë,
Psal Alb 146:7  që u jep të drejtë të shtypurve dhe ushqim të uriturve. Zoti çliron të burgosurit.
Psal Alb 146:8  Zoti u hap sytë të verbërve, Zoti ngre ata që janë rrëzuar, Zoti i do të drejtët.
Psal Alb 146:9  Zoti mbron të huajt, ndihmon jetimin dhe gruan e ve, por përmbys udhën e të pabesëve.
Psal Alb 146:10  Zoti mbretëron përjetë, Perëndia yt, o Sion, brez pas brezi. Aleluja.
Chapter 147
Psal Alb 147:1  Lëvdoni Zotin, sepse është një gjë e mirë t'i këndosh lavde Perëndisë tonë, sepse është e kënaqshme dhe e leverdishme ta lëvdosh.
Psal Alb 147:2  Zoti ndërton Jeruzalemin, dhe mbledh të humburit e Izraelit.
Psal Alb 147:3  Ai shëron ata që e kanë zemrën të thyer dhe lidh plagët e tyre.
Psal Alb 147:4  Llogarit numrin e yjeve dhe i thërret të gjitha sipas emrit të tyre.
Psal Alb 147:5  I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e tij dhe e pafund zgjuarësia e tij.
Psal Alb 147:6  Zoti larton njerëzit e përulur, por ul deri në tokë njerëzit e këqij.
Psal Alb 147:7  Këndojini Zotit me falenderim, këndojini me qeste lavde Perëndisë tonë,
Psal Alb 147:8  që mbulon qiellin me re, përgatit shiun për tokën dhe bën që të rritet bari në malet.
Psal Alb 147:9  Ai i jep ushqime bagëtisë dhe zogjve të korbeve që thërresin.
Psal Alb 147:10  Ai nuk kënaqet në forcën e kalit, dhe nuk gjen ndonjë gëzim në këmbët e njeriut.
Psal Alb 147:11  Zoti kënaqet me ata që kanë frikë prej tij, me ata që shpresojnë në mirësinë e tij.
Psal Alb 147:12  Lëvdo Zotin, o Jeruzalem, kremto Perëndinë tënd, o Sion.
Psal Alb 147:13  Sepse ai ka përforcuar shufrat e portave të tua dhe ka bekuar bijtë e tu në mes teje.
Psal Alb 147:14  Ai e ruan paqen brenda kufijve të tu dhe të ngop me grurin më të mirë.
Psal Alb 147:15  Dërgon mbi tokë urdhërin e tij, fjala e tij merr dheun.
Psal Alb 147:16  Dërgon borën si lesh dhe përhap brymën si hi.
Psal Alb 147:17  Hedh breshërin e tij si me copa; kush mund t'i bëjë ballë të ftohtit të tij?
Psal Alb 147:18  Dërgon fjalën e tij dhe i shkrin ato; bën që të fryjë era e tij, dhe ujërat rrjedhin.
Psal Alb 147:19  Ai ia ka bërë të njohur Jakobit fjalën e tij, dhe Izraelit statutet e tij dhe dekretet e tij.
Psal Alb 147:20  Ai nuk e ka bërë këtë me asnjë komb tjetër; dhe ato nuk i njohin dekretet e tij. Aleluja.
Chapter 148
Psal Alb 148:1  Aleluja. Lëvdoni Zotin nga qiejtë, lëvdojeni në vendet shumë të larta.
Psal Alb 148:2  Lëvdojeni, ju të gjithë engjëjt e tij, lëvdojeni ju mbarë ushtritë e tij.
Psal Alb 148:3  Lëvdojeni, o diell dhe hënë, lëvdojeni, ju mbarë yje të ndritshme.
Psal Alb 148:4  Lëvdojeni, ju qiej të qiejve, dhe ju ujëra përmbi qiejtë.
Psal Alb 148:5  Tërë këto gjëra le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse ai dha urdhër dhe ato u krijuan.
Psal Alb 148:6  Ai i ka vendosur përjetë, në përjetësi; por ka bërë një statut që nuk do të kalojë kurrë.
Psal Alb 148:7  Lëvdojeni Zotin nga toka, ju përbindësh të detit dhe mbarë oqeane,
Psal Alb 148:8  zjarr dhe breshër, borë dhe re, ajër i shtrëngatës që zbaton urdhërat e tij,
Psal Alb 148:9  mbarë male dhe kodra, mbarë dru frutorë dhe kedra;
Psal Alb 148:10  ju mbarë kafshë të egra dhe shtëpiake, rrëshqanorë dhe zogj me krahë;
Psal Alb 148:11  ju mbretër të dheut dhe mbarë popuj, princa dhe gjyqtarë të tokës;
Psal Alb 148:13  Le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse vetëm emri i tij përlëvdohet. Lavdia e tij qëndron përmbi tokën dhe qiejtë.
Psal Alb 148:14  Ai e ka rritur forcën e popullit të tij, një arsye kjo lëvdimi për të gjithë shenjtorët e tij, për bijtë e Izraelit, një popull i afërt për të. Aleluja.
Chapter 149
Psal Alb 149:1  Aleluja. Këndojini Zotit një këngë të re, këndoni lavdinë e tij në kuvendin e shenjtorëve.
Psal Alb 149:2  Le të ngazëllohet Izraeli tek ai që e ka bërë, le të ngazëllohen bijtë e Sionit te Mbreti i tyre.
Psal Alb 149:3  Le të lëvdojnë emrin e tij me valle, të këndojnë lavdet e tij me dajre dhe me qeste,
Psal Alb 149:4  sepse Zoti kënaqet me popullin e tij; ai i kurorëzon me shpëtim njerëzit e përulur.
Psal Alb 149:5  Le të ngazëllohen shenjtorët në lavdi, le të këndojnë nga gëzimi mbi shtretërit e tyre.
Psal Alb 149:6  Le të kenë në gojën e tyre lavdet e Perëndisë dhe në dorën e tyre një shpatë që pret nga të dy anët;
Psal Alb 149:7  për t'u hakmarrë me kombet dhe për t'u dhënë ndëshkime popujve,
Psal Alb 149:8  për t'i lidhur mbretërit e tyre me zinxhirë dhe fisnikët e tyre me pranga hekuri,
Psal Alb 149:9  për të zbatuar mbi ta gjykimin e shkruar. Ky është nderi që u rezervohet mbarë shenjtorëve të tij. Aleluja.
Chapter 150
Psal Alb 150:1  Aleluja, lëvdoni Perëndinë në shenjtoren e tij, lëvdojeni në kupën qiellore të pushtetit të tij.
Psal Alb 150:2  Lëvdojeni për mrekullitë e tij, lëvdojeni sipas madhështisë e tij.
Psal Alb 150:3  Lëvdojeni me tingullin e burive, lëvdojeni me tingullin e harpës dhe me qeste.
Psal Alb 150:4  Lëvdojeni me dajre dhe me valle, lëvdojeni me vegla me tela dhe me frymë.
Psal Alb 150:5  Lëvdojeni me cembale tingëlluese, lëvdojeni me cembale kumbuese.
Psal Alb 150:6  Çdo gjë që merr frymë le të lëvdojë Zotin. Aleluja.